Aktualitet

Basha: Vendi është në ’emergjencë për jetë a vd ekje’

Në bashkëbisedimin e tij të radhës me gazetarët, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka akuzuar ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, e cila dje në Kuvend tha se nëse spitalet do të mbingarkohen, do duhet të zgjidhet mes pacientëve që do trajtohen ose jo. Kjo sipas Bashës, do të thotë se do zgjedhin “kush do jetojë e kush do vdesë”.

“E dëgjuat ministren e Shëndetësisë që tha do zgjedhim kush do trajtohet e kush nuk do marrë trajtim, e dëgjuan të gjithë tek e tha me zë e figurë do zgjedhim kush do trajtohet e kush jo. Pse?

Pse kemi ardhur në këtë pikë? Se paratë që duhet të shkonin për të trajtuat të gjithë të sëmurët me Covid, i kanë vjedhur, kjo eshtë e vërteta. Kush ia jep të drejtën Ramës e kukullave të tij të vendosin kush duhet të marrë trajtim ose jo? Krim më të rëndë se ky a mund të ketë ndaj qytetarëve? Me fjalë të tjera do zgjedhin kush do jetojë e kush do vdesë. Kush ia jep të drejtën Edi Ramës të zgjedhë kush do të jetojë e kush do të vdesë?”.

Sipas Bashës, numri i viktimave ka shkuar në 500 dhe se të infektuarit kanë mbërritur mbi 20 mijë persona.

“Pse nuk rritet numri i testimeve? Ata po fshehin të keqen, shifrat janë dyfish më të larta nga sa raportohen. Paratë për oksigjenët dhe tamponët i kanë vjedhur, paratë i çojnë te mafia e plehrave dhe thonë pastaj se kush do jetojë e kush do vdesë, jo se nuk ka para, por paratë tuaja shqiptarë i ka vjedhur, i ka çuar te zyrat e luksit, në kohë pandemia ka vijuar të vjedhë taksat e shqiptarëve dhe tani thotë se kush do vdesë e jetojë.”, – vijon kryedemokrati.

Basha shtoi se vendi është në “emergjencë për jetë a vdekje, në emergjencë shëndetësore, mos e lejoni propagandën e njeriut të lidhur me mafien e plehrave. Pse nuk bën 2.100 testime në ditë, pse nuk paguan bonusin për të gjithë mjekët e infermierët sipas propozimit tonë. Nuk ka nevojë të merrem me gojën e tij të c’thurrur”, – tha mes të tjerash ai. /NOA/

Basha: Vendi është në ’emergjencë për jetë a vd ekje’ Read More »

Tërmet i fuqishëm godit Turqinë

Një tërmet i fuqishëm ka goditur para pak minutash Turqinë, në qytetin Dode Dodekaneze, ku lëkundjet janë ndjerë deri në Stamboll, Izmir, Çanakkale, Denizli dhe Bursa.

Epiqendra e tërmetit që u ndie në shumë provinca u njoftua si İzmir Karabağlar. Sipas Qendrës Evropiane të Sizmologjisë, AFAD njoftoi intensitetin e tërmetit si 6.9, ballë i shkallës Rihter..

Nga pamjet që vijnë nga Turqia, bëhet fjalë për një katastrofë të madhe, edhe pse për momentin flitet për dëme të mëdha materiale dhe jo për viktima.

Këshilli i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave deklaroi se tërmeti ishte 6.6 i shkallës rihter dhe epiqendra e tij Deti Egje. Tërmeti është ndier deri në ishujt grekë të detit Egje. /NOA/

Tërmet i fuqishëm godit Turqinë Read More »

Artan Hoxha përfundon në Prokurori, zbardhet arsyeja

Gazetari Artan Hoxha ka qenë i pari që raportoi mbi ngjarjen e rë.ndë në Malësinë e madhe ku hu.mbën jetën dy të rinj, Vilson Cutaj dhe Klement Pepa.

Sot ai njofton se i është përgjigjur kërkesës së Prokurorisë së Shkodrës, për të dhënë deklarime në lidhje me këtë ngjarje.

Ai ironizon dhe shkruan se kur do shteti, e kap lepurin me qerre.

“Ja pra…
kur do shteti, e kap lepurin me qerre…..

Me 25 shtator 2020
deklarova publikisht se Shqiperia po vjen “ere kan.abis dhe b.arut”…
Me 3 tetor 2020
Ekspozova dhe denoncova ka.nabizimin e vendit në vit zgjedhor, me video dhe prova…
4 tetor 2020

Publikova dhe deno.ncova ngjarjen e vr.asjes se dy te rinjeve dhe zhd.ukjes se autorit te kr.imit, ku motivi ishte pa.zaret e pri.shura per parcelat e mbjellla me ka.nabis në veri te vendit…
29 tetor 2020
Perfundova në dispozicion te hetimit te agjesive te zbatimit te ligjit….
Kisha vite pa i ngjitur shkallet e policise gjyqesore te Qarkut te Shkodres….

Me video: Sot me mesdite duke iu pergjigjur kerkeses se prokurorise se Shkodres, per te dhene deklarime në lidhje me ngjarjen e 3 tetorit 2020, ku mbeten te vr.are Vilson Çutaj dhe Klement Pepa, nga autori i kr.imit Daniel Pepa….”, shkruan Artan Hoxha.

Artan Hoxha përfundon në Prokurori, zbardhet arsyeja Read More »

Lëvizja e papritur para zgjedhjeve, Jozefina Topalli tregon kush e ftoi të rikthehet në politikën aktive

Ish-zv. Kryetarja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli thotë se do të përfshihet në zgjedhjet e ardhshme parlamentare me Lëvizjen për Ndryshim, pasi është e ftuar nga një grup të rinjsh me kauzë patriotike.

Ish-kryetarja e Kuvendit tha se angazhimi i saj vjen pas një reflektimi të thellë pas një karriere 30-vjeçare në politikë.

“Pak para se të fillonte emisioni po kontaktoja me një tjetër person që po më thoshte mund të iki. Kjo është shumë e trishtueshme.

Vetëm në një vit e gjysmë nga Shqipëria janë larguar 130 mijë shqiptarë. Kjo është dhimbje e madhe dhe bazuar në këtë dhimbje, ata (të rinjtë) mendojnë se mund të ndërgjëgjësojnë dhe të ndalin boshatisjen e vendit.Pas 30 vite është hera e parë që ndjej dhe prek dhe shosh se vendin jonë, i cili ka qenë një ndër popujt më optimist më me shpresë është kthyer sipas statistikave të fundit nga UN, në shoqërinë që është më pesimiste dhe arrin deri në shkallën 46% ndërkohë mesatarja e popullsisë globale që kanë këtë ndjenjën e pesimizmit është 32%”, shtroi ajo për “Ilva now”.

Topalli tha se, para se të ndryshosh të tjerët duhet ndryshuar vetja dhe pikërisht nga këtu e ka nisur duke shtuar se, ka reflektuar për atë që ka ndodhur në Shqipëri vitet e fundit, përfshirë dhe kohën kur PD ishte në pushtet.

Lëvizja e papritur para zgjedhjeve, Jozefina Topalli tregon kush e ftoi të rikthehet në politikën aktive Read More »

Meta e nis ditën me pak fiskulturë, Presidenti vrap nga liqeni

Presidenti Ilir Meta ka nisur ditën me ecje nga zona e Liqenit. I shoqëruar nga miku i tij, Meta i veshur sportiv ka nisur ecjen e mëngjesit për të mbajtur trupin në formë.

Krahas videos së shpërndarë kreu i shtetit i uron një mëngjes të mirë të gjithëve, duke u shpërndarë ndjekësve të tij edhe një mesazh të rëndësishëm lidhur me formën trupore.

“Mirëmëngjes të gjithëve! Mos harroni aktivitetin sportiv. Mendje e shëndoshë, në trup të shëndoshë!,”-shkruan Meta.

Meta e nis ditën me pak fiskulturë, Presidenti vrap nga liqeni Read More »

Portieri legjendar Ilion Lika protagonisti i ditës së sotme në Asamblenë e Partisë Socialiste në Njësinë 9

Partia Demokratike, si kandidatë për deputetë në qarkun e Tiranës, përzgjodhi edhe dy futbollistë të njohur; ish-kapitenin kuqezi, Andi Lila, si dhe ish-kapitenin e bardhebluve, Gentian Muça.
Por kësaj strategjie i është kundëpërgjigjur menjëherë kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.
Në fushatën e tij të PS-së, që ka nisur prej kohësh, ai pas ish-futbollistit Redi Jupi, të cilin e ka përfshirë në stafin e ngushtë, prezantoi sot një emër të njohur për futbollin e kryeqytetit.
Portieri legjendar i Tiranës dhe i kombëtares shqiptare të futbollit, Ilion Lika ka qenë protagonisti i ditës së sotme në Asamblenë e Partisë Socialiste në Njësinë 9.

Futbollisti mjaft i dashur, sidomos për tifozët e Dinamos dhe të Tiranës, ka rrëfyer publikisht zhgënjimin e tij personal për besimin që i dha kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha në vitin 2011, kur garoi për Bashkinë e Tiranës.
Lika rrëfeu se Basha, me t’u bërë kryebashkiak, jo vetëm theu çdo premtim, por e çoi skuadrën drejt humnerës, nga e cila u deshën plot 5 vite për të marrë veten.

Për këtë rimëkëmbje Lika falenderoi kryetarin e Bashkisë sot, Erion Veliaj, për mbështetjen, por edhe për vlerësimin e çmimit që morën të gjithë lojtarët për titullin kampion.

“Në vitin 2011 kam bërë fushatë për Lul Bashën. Prisnim gjëra të mëdha, sakrifikuam, por thashë do ia vlejë, sepse u dhanë shumë premtime për sportin, ekipin. Administratori i përgjithshëm i ekipit ishte kryetari i Bashkisë në ato vite, Lulzim Basha. Përveç premtimeve, llafeve, gënjeshtrave që unë i kam mbajtur mbi kurriz, po ashtu futbollistët, shokët e mi, stafi drejtues, ekipi në ato vite mori një rrugë drejt greminës. Ishin vite të zeza”.

“Ekipi i Tiranës u fut nëpër borxhe, 1 miliardë e gjysmë lekë. Gjithë lojtarët dhe stafi drejtues u drejtuam nëpër gjykata që të zgjidhnim çështjet. Presidenti aktual i ekipit të Tiranës, Refik Halili është ai që po i lan këto borxhe dhe them se po dalim avash-avash, por është paguar një shumë e madhe falë edhe mbështetjes, – jo për reklamë, por është çdo gjë realitet, – të Bashkisë së Tiranës me në krye Erion Veliajn, që na ka ndenjur afër, na ka ndihmuar në çdo aspekt, si në aspektin sportiv, me fushat, terrenet, te të gjitha, duke përmendur edhe shpërblimin e fundit që na dha, rreth 150 milionë lekë të vjetra për ekipin, sepse doli kampion,” u shpreh Ilion Lika.

Ilion Lika solli në vëmendje është ato që po bën Bashkia e Tiranës dhe qeveria për sportin.

“Ne duhet të mbështesim njerëzit që punojnë! Ne duhet të mbështesim ata njerëz që i shohim më të aftë për të ardhmen e familjes sonë, fëmijëve tanë. Unë personalisht jam babai i 2 fëmijëve dhe e shoh të ardhmen, jo ndërmjet premtimeve boshe e gënjeshtrave, por te puna që po bëhet. Janë bërë terrene sportive, janë bërë investime nëpër stadiume.”

Më konkretisht ai foli për stadiumin kombëtar, si dhe investimet e tjera në terrene sportive.

“ Mund të flasim për pallate sporti, siç është pallati i sportit te ish-Kompleksi “Dinamo”, që është një perlë që s’ka ndryshim fare nga pallatet e sportit evropiane. Vajza ime shkollohet te “Jeronim De Rada”. Ajo është bërë një shkollë evropiane. Faleminderit edhe për kushtet që ke krijuar për vajzën time! Nëse doni që e ardhmja jonë, e ardhmja e familjeve tona, e fëmijëve tanë të jetë e ardhme e ndritur, ju lutem të mbështesim njeriun që i ka bërë premtimet realitet, Erion Veliajn,” tha Ilion Lika.

/NOA.al

Portieri legjendar Ilion Lika protagonisti i ditës së sotme në Asamblenë e Partisë Socialiste në Njësinë 9 Read More »

Replika mes Gjuzit dhe Ruçi në Parlament: ‘Kush jeni ju që më thoni të ulem’

Vijojnë replikat mes deputetit KUjtim Gjuzi dhe kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi në Parlament. Gjatë seancës së sotme, Gjuzi ka kërkuar nga gratë deputete që të shkojnë në grevën e urisë në mbështetje të naftëtarëve të Ballshit. Po u përplas me kryeparlamentarini, duke theksuar se ky i fundit nuk mund ta urdhërojë që të qëndrojë ulur.

“Gripi është stinor. Nuk ka grip. Kush të ulet. Kush jeni ju që më thoni të ulem. Kemi qenë bashkë në këshillin bashkiak, nuk ulem kollaj unë. Ju gratë deputete duhet të shkoni atje në mbështetje të grevistëve. Unë tani do e dorëzoj kërkesën për interpelancë urgjente”, deklaroi Gjuzi nga foltorja.

Ndërsa Ruçi i është përgjigjur: “Kot e harxhove gjithë kohën tënde. Dorëzoje kërkesën tënde. Kur të shqyrtohet do marrësh përgjigje”.

Nuk është hera e parë që deputetit i opozitës parlamentare debaton me kreun e Kuvendit, më shumë për etikën dhe sjelljen, se sa për problemet e vërteta në vend. /NOA/

Replika mes Gjuzit dhe Ruçi në Parlament: ‘Kush jeni ju që më thoni të ulem’ Read More »

Debat i ashpër në seancën parlamentare mes deputetit Murrizi dhe ministrit të Brendshëm Leshaj: ‘Ik or mos bëj dërr dërr…’

Një debat i ashpër është regjistruar sot në seancën parlamentare mes deputetit Myslim Murrizi dhe ministrit të Brendshëm, Sandër Leshaj.

Ishte fillimisht deputeti që hodhi akuza ndaj policisë për gjobat që po vendos për mos mbajtjen e maskave.

Debati degjeneroi në sherr, teksa ministri iu kundërpërgjigj Murrizit. Lleshaj tha se “Murrizi ka qenë polic dhe polic ka mbetur”.

“Polic ke qenë dhe polic ke mbetur, nuk merret policia me deputetët. Ke qenë polic dhe ke dështuar me policinë financiare. Zbatoni ligjin, sepse përballë ligjit je askushi, – i është drejtuar Lleshaj, deputetit Murrizi. – E ke të vështirë ta trashësh zërin, ti s’e di nga jam unë… Deputetët duhet të jenë të parët model”.

Ndërkohë që ish-deputeti i Partisë Demokratike, me mikrofon të mbyllur i është kthyer: “Ik or mos bëj dërr dërr…”.

Më pas, kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka ftuar ministrin Lleshaj të ulet në sallën e Parlamentit. /NOA/

Debat i ashpër në seancën parlamentare mes deputetit Murrizi dhe ministrit të Brendshëm Leshaj: ‘Ik or mos bëj dërr dërr…’ Read More »