Aktualitet

Ambasada Amerikane jep njoftimin shumë të rëndësishëm

Ambasada Amerikane ka bërë thirrje për të aplikuar në programin YES. Sipas Ambasadës kjo është mundësia juaj për të kaluar një vit akademik në Shtetet e Bashkuara me një bursë të plotë. “Aplikimet janë të hapura deri më 2 nëntor”, thuhet në njoftim.

Postimi i Ambasadës

Mos humbisni afatin për të aplikuar në programin YES! Niseni aplikimin tuaj për YES që sot ???? https://buff.ly/30iPlni

Kjo është mundësia juaj për të kaluar një vit akademik në Shtetet e Bashkuara me një bursë të plotë. Aplikimet janë të hapura deri më 2 nëntor!

Ambasada Amerikane jep njoftimin shumë të rëndësishëm Read More »

Ja sa gjoba vendosi sot Policia për mos mbajtjen e maskës

Policia e Shtetit ka ndëshkuar në 24 orët e fundit me masën administrative 3.000 lekë, 765 qytetarë që lëviznin pa maskat mbrojtëse.

Gjithashtu janë ndëshkuar me masën 1.000.000 lekë secili, 3 administratorë lokalesh, pasi nuk respektuan protokollet e sigurisë, duke qëndruar të shapuar pas orës 20:00.

Strukturat e Policisë kanë vijuar kontrollet në terren në të gjithë vendin, për të monitoruar zbatimin e masës së re për parandalimin e përhapjes së COVID-19, mbajtjen e detyrueshme të maskës mbrojtëse, e cila është detyrim për të gjithë qytetarët, që në momentin që dalin nga shtëpia.

Gjatë këtyre kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 8 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit apo nuk e kanë pasur atë me vete, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë.

Policia e Shtetit falënderon qytetarët që respektojnë këtë masë mbrojtëse dhe apelon që të gjithë të vendosin maskat mbrojtëse, të respektohet me rigorozitet vetëkarantinimi i detyrueshëm nga ata qytetarë që janë të prekur me COVID-19, pronarët e lokaleve të respektojnë protokollet e sigurisë dhe të mos kundërshtojnë urdhrin e punonjësve të Policisë, pasi Policia e Shtetit është në shërbim të qytetarëve, për të mbrojtur jetën dhe shëndetin e tyre, ndaj dhe është i rëndësishëm zbatimi i kësaj mase mbrojtëse sepse parandalon infektimin me COVID-19.

Ja sa gjoba vendosi sot Policia për mos mbajtjen e maskës Read More »

Horoskopi për ditën e diel, parashikimi për të lindurit e çdo shenje

Dashi

Do të duhet t’i përkushtoheni marrëdhënies tuaj në çift, sepse javët e fundit problemet rreth punës dhe të parave ju kanë larguar paksa nga jeta juaj e dashurisë. Ditët në vijim do të jenë perfekte për çiftet që duan ta bëjnë lidhjen e tyre zyrtare.

Demi

Do të keni një nevojë të madhe për të përjetuar emocione më të qëndrueshme dhe intensive. Ju duhet të filloni të mendoni më shumë për veten, për mirëqenien tuaj. Për këtë arsye, do të jetë e rëndësishme të qëndroni larg atyre që ju shkaktojnë humor të keq. Shmangni diskutimet!

Binjakët

Siç tregohet nga horoskopi i Paolo Fox të dielën dhe gjatë gjithë nëntorit do të ketë ide të mira, veçanërisht në punë. Plus, do të keni mbështetjen e miqve dhe kolegëve të mirë për të çuar përpara projektet tuaja. Nëntori premton të jetë një muaj plot kënaqësi!

Gaforrja

Mund të ndiheni paksa poshtë në mendime, sepse do të keni ndjenjën e nënvlerësimit. Ndonjëherë ndiheni sikur po punoni shumë, por pastaj përpjekjet tuaja nuk njihen. Ata që janë duke përjetuar një marrëdhënie konfliktuale mund të duan të shpëtojnë nga kjo situatë: jini të kujdesshëm!

Luani

Siç parashikon horoskopi i Paolo Fox, duhet ta trajtoni veten me një të dielë relaksi dhe argëtimi së bashku me njerëzit që doni. Do të jeni akoma mjaft nervozë: do të donit të mbani shqetësimet në një distancë të sigurt me njerëzit që mund t’ju bezdisin.

Virgjëresha

Do të keni Hënën në një aspekt të favorshëm. E diela premton të jetë një ditë me forcë të madhe. Vërtetë, periudha është shumë e komplikuar dhe vështirësitë janë të shumta për të gjithë, por ju vazhdoni të mbroheni nga një qiell i bukur. Mos e harxhoni ditën kot!

Peshorja

Do të duhet të përpiqesh të qëndrosh i qetë, veçanërisht në familje. Kini kujdes të mos bini në grackën e polemikave! Në tërësi, do të jetë një e diel pozitive. Pak nga pak do të rizbuloni gëzimin për të bërë plane për të ardhmen.

Akrepi

Mund të sulmohesh nga shumë trazira të brendshme. Mundohuni të jeni të kujdesshëm, veçanërisht nëse do të punoni. Ka nga ata që do të kenë pak qetësi, nga ata që përkundrazi ndiejnë një dëshirë të thellë për të shpëtuar, për të qenë diku tjetër!

Shigjetari

E diela fillon muajin nëntor. Venusi është përsëri në favor dhe do t’ju lejojë të merrni jetën tuaj të dashurisë përsëri në dorë, për t’i dhënë asaj drejtimin që dëshironi. Thjesht përpiquni të flisni qartë dhe sinqerisht me partnerin tuaj.

Bricjapi

Do të jetë e nevojshme të përpiqeni të rigjeni qetësinë që keni humbur në ditët e fundit. Në orët e ardhshme do të dëshironi të përfshiheni, të sfidoni fatin tuaj dhe të arrini qëllimet që i keni vendosur vetes. Jeni duke rikuperuar për të rigjetur vendosmërinë e së kaluarës!

Ujori

Siç rekomandohet nga horoskopi i Paolo Fox, duhet të punoni shumë për të gjetur qetësi më të madhe dhe nëse keni nevojë të falni veten, për gabimet që keni bërë. Gjatë kësaj kohe ju shqetësojnë shumë disa mendime negative dhe disa pendime. Mos u tregoni shumë të ashpër me veten tuaj!

Peshqit

Do të jeni në gjendje të fitoni mbështetjen e Venusit për të siguruar sërish marrëdhënien tuaj si çift. Nëse kohët e fundit keni përjetuar ndonjë mosmarrëveshje, tani e tutje do të keni mundësinë të korrigjoni dhe rigjeni mirëkuptimin me partnerin tuaj.

/NOA.al

Horoskopi për ditën e diel, parashikimi për të lindurit e çdo shenje Read More »

Rama zgjedh Valbonën për të kaluar fundjavën (foto)

Kryeministri Edi Rama është zhvendosur këtë fundjavë në Valbonë, Tropojë, së bashku me bashkëshorten e tij, Lindën dhe djalin e vogël, Zaho.

Foton e ka publikuar vetë kryeministri, ku e shoqëron me një mbishkrim:

“Valbonë, Tropojë – Në bujtinën tradicionale të Kolë Gjonit, një shembëlltyrë e pasionit për punën në mes të një spektakli magjepsës të natyrës, ku Kola bashkë me gruan e djemtë presin e përcjellin vizitorë shqiptarë e turistë të huaj, duke e ndërtuar suksesin prej vitesh pa lëvizur nga vendi, teksa të tjerë po kthejnë sytë çdo vit e më shumë kah Valbona, me projekte interesante e me dëshirën për ta zbuluar këtë thesar mahnitës të Shqipërisë, ndërkohë që ne vazhdojmë të investojmë për ta mbështetur këtë zbulim me infrastrukturë, modele zhvillimi si Qendra e Re Turistike, financime direkte për bujqësinë, blegtorinë, bujtinat, si edhe zgjidhjen e problemit të vjetër të pronësisë.”

Rama zgjedh Valbonën për të kaluar fundjavën (foto) Read More »

Meta: ‘Kam vite që nuk fle gjumë.Mos e provokoni popullin shqiptar. I ngre unë dhe vetëm një herë, do ti ngre atëherë kur duhet’

Presidenti Ilir Meta ka paralajmëruar se do ta ngrejë edhe një herë popullin shqiptar, por kjo do të ndodhë, sipas tij, në kohën e duhur.

Presidenti në “Zonë e Lirë” ka pohuar se ka një strategji për këtë, për të cilën ka vite që nuk fle gjumë.

“Mos e provokoni popullin shqiptar. I ngre unë dhe vetëm një herë, do ti ngre atëherë kur duhet. Atë ditë që do të jetë dita e fundit. E kam me shpirt unë, me strategji. Kam vite që nuk fle gjumë. Tani po vjen momenti final dhe askush nuk mund t thotë nesër se presidenti nuk na tha”, – u shpreh Meta.

“Këtu institucionet kanë rënë, shteti është kapur dhe është koha të ngrihet populli. Çdo gjë në kohën e duhur! Është beteja e parë që fillon rivendosja e rendit kushtetues në Shqipëri” – theksoi kreu i shtetit.

Më tej Presidenti nuk kurseu akuzat e ashpra ndaj kryeminsitrit. Ai e konsideroi atë të marrë peng, prej 20 vitesh nga një grup kundër interesave të Shqipërisë, gjë që e dëshmoi edhe me vendimin e djeshëm në Kuvend të Kodit Zgjedhor, ndonëse aleatët perëndimorë i bënë thirrje për konsensus dhe për respektimin e marrëveshjes së 5 qershorit.

“Ç’kërkon Ilir Meta, të bëhet mbret apo të bjerë dëshmor”.

Këtë deklaratë të kryeministrit Edi Rama dje në parlament, Ilir Meta e shikon si mesazh kërcënues nga kreu i qeverisë, ndërsa gjen edhe kush fshihet pas.

“Është një kërcënim që ai ë bën për llogari të armiqve të Shqipërisë që janë të shqetësuar se po ua prish, çmontoj të gjitha planet, nga kapja totale e reformë në drejtësi nga lojërat me kufijtë e Kosovës, këtu ka një pengesë që do ta ketë deri në fund. E kam për kënaqësi të bie dëshmor” tha Meta te Zonë e Lirë.

I irrituar, Presidenti e cilësoi kryeministrin “qen bir qeni”.

“Një luan nuk trembet nga një lepur. Lepuri është zënë në çark dhe është marrë peng. Del e thotë jam krenar për babanë tim. Për çfarë është krenar ai, që Kristaqi ka varur Havzi Nelën”.

“Pse çfarë e kishte të atin ai qen bir qeni? Ai është një këlysh blloku që ka të bëjë me një President nga Skrapari, e para. E dyta, ta dëgjojë ai dhe shqiptarët, po i them sot mos guxo të provokosh trazira në Shqipëri siç ke bërë për këto vite për llogari të Sorosit dhe për llogari të miqve të t’u serbë”.

“Nuk ke të bësh me Ilir Metën, por me 10 mln shqiptarë, prandaj nuk del në studio ai. Çuni Kristaqit që u thotë shqiptarëve në parlament që jam krenar për babain tim. Pse partizan e kishte babain ai. Babai i tij ishte 10 vjeç kur mbaroi lufta” – ishte përgjigja e Metës për deklaratat e Edi Ramës.

I pyetur nëse duhet të jetë lideri i opozitës, kreu i Shtetit thotë se sot është lideri i Shqipërisë për të rikthyer vendin në shinat kushtetuese.

“Nuk me interesojnë partitë. Është 10 fishuar populli i 2 marsit. S’dal dot në rrugë se njerëzit më thonë shpërndaje Parlamentin. Unë jam lideri i Shqipërisë sot. Mua më qëlloi kjo detyrë”, tha Meta.

/NOA.al

Meta: ‘Kam vite që nuk fle gjumë.Mos e provokoni popullin shqiptar. I ngre unë dhe vetëm një herë, do ti ngre atëherë kur duhet’ Read More »

Cfarë duhet të bëni për të gjetur motivin e humbur

Të gjithë e dimë se sa e vështirë është të ambentohesh me “normalitetin e ri” që pandemia ka krijuar.

Nëse nuk keni energji dhe motivim për t’ia dalë gjatë ditës, duam t’ju sigurojmë që nuk jeni të vetmit.

Sa bukur do të ishte sikur të kishim një buton që të mund ta shtypnim kur të donim dhe ai të na furnizonte me energji, por kjo nuk është e mundur. Ama do t’ju prezantojmë me disa truke dhe këshilla të vogla që mund t’i bëni pjesë të përditshmërisë tuaj në mënyrë që të gjeni motivimin e humbur.

Bëni pushim

Po, ju meritoni të pushoni, pavarësisht se sa e ngarkuar është dita juaj. Nëse po përpiqeni të përfundoni një detyrë dhe thjesht nuk mundeni, sepse trupi juaj nuk ka mjaftueshëm energji, mos e detyroni veten me zor. Niveli i ulët i energjisë është një sinjal që duhet të bëni pushim. Qoftë edhe 5 minuta do mund t’ju ndihmojnë.

Dilni jashtë

Duhet të dilni jashtë sa herë që ka diell. Edhe pse kjo nuk është gjithmonë e mundur kur punoni në zyrë, është e domosdoshme për nivelin tuaj të energjisë. Ekspozimi ndaj një doze të caktuar dielli ul prodhimin e melatoninës (hormoni përgjegjës për gjumin) dhe rrit vigjilencën. Përveç kësaj, ajri i pastër ju relakson dhe ju jep shtysën e duhur. Nëse mendoni se nuk keni kohë të dilni jashtë, atëherë mund të konsumoni vaktet tuaja në natyrë.

Bëni dush

Nëse bëni dush në mëngjes do të shikoni se energjia dhe produktiviteti juaj do të rriten në mënyrë eksponenciale. Madje uji ju zgjon më mirë sesa një kafe. Personalisht preferoj të lahem me ujë të ngrohtë dhe në fund, i dedikoj 1 minutë ujit të ftohtë. Uji i ftohtë rrit vigjilencën dhe është provuar shkencërisht se ofron dhe benefite të tjera shëndetësore.

Fikni telefonin

Telefoni ofron benefite të shumta, por gjithashtu përbën një ndër shpërqëndrimet më të mëdha të kohës sonë. Duhet të gjeni një balancë, pasi rrjetet sociale mund t’ju shpërqëndrojnë gjë që “vret” produktivitetin tuaj. Kur ndjeni se nuk jeni produktiv, fikni telefonin ose lëreni në një dhomë tjetër. Disa studime tregojnë se kur nuk e shikoni telefonin tuaj ju nuk jeni aq të tunduar për të kontrolluar rrjetet sociale dhe, si për rrjedhojë, mund të fokusoheni në punët e rëndësishme.

Jini aktiv

Nëse stresi po ju privon për të qenë produktiv, aktiviteti fizik që ka në fokus frymëmarrjen, si për shembull yoga, mund t’ju ndihmojë. Nëse kuptoni se nuk jeni produktiv për shkak të lodhjes ose mërzisë, atëherë fokusoni energjinë tuaj në cardio. Kjo do t’ju japi një zgjidhje momentale dhe pastaj duhet të flini herët në darkë./NOA.al

Cfarë duhet të bëni për të gjetur motivin e humbur Read More »

Iu vendos tr itol në derën e shtëpisë shtetasit nga Vlora, një ‘mesazh’ për lidhjen e tij me SHISH?

Një ditë pas ngjarjes, ku iu vendos tr itol në derën e shtëpisë shtetasit nga Vlora, Tahsim Banushaj, po licia ka ngritur pistën e parë të hetimit.

Edhe pse motivet e kësaj ngjarjeje mbeten ende të paqarta, është marrë në pyetje pronari i banesës, i cili jetonte në shtëpi vetëm me bashkëshorten e tij.

69-vjeçari Tahsim Banushaj ka punuar si kasap në Vlorë, ndërsa është me origjinë nga fshati Ramicë. Sipas informacioneve nga Policia e Vlorës, mësohet se Banushaj kohë më parë ka qenë edhe bashkëpunëtor i SHISH-it, çka mund të jetë një nga pistat e hetimit të Policisë së Vlorës. Këta të fundit dyshojnë se vendosja e lëndës plasëse mund të jetë një “mesazh” për lidhjen e tij të mëparshme si bashkëpunëtor me këtë institucion.

Ndërkohë, pronari i banesës ka folur rreth momentit kur edhe është dëgjuar shpërthimi dhe frikën e atyre çasteve. Për fat dëmtimi ka qenë vetëm në derën kryesore të banesës.

“Ishim në gjumë. Nga ora 3 e mëngjesit dëgjojmë si krismë, shpërthim. Obobo i thashë gruas, tërmet. Dolën edhe komshinjtë nga banesat e tyre dhe po pyesnin për shpërthimin. Mendova se mund të kishte ndodhur diku tjetër fillimisht. Mora elektrikun e dorës pashë këtu në banesë, fillimisht nuk gjeta gjë. U afrova te dera dhe aty pashë dëmet e shkaktuara. ‘Qenka ‘dasma’ jonë’, i thashë gruas. Na e kanë hedhur ne. Nuk më shkon mendja te njeri. Nuk i kam njeriu borxh. Kam punuar si kasap. Ndoshta dikush më ka borxh mua. Fëmijët i kam të shpërndarë, këtu dhe jashtë shtetit. Edhe mund të kenë gabuar derë, ndoshta. Edhe Policia ma ka ngatërruar emrin”, është shprehur Tahsim Banushaj.

Megjithatë, një tjetër pistë që policia nuk e përjashton, është edhe ndonjë konflikt i mundshëm i 69-vjeçarit, gjë që ky i fundit e ka përjashtuar. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 3 e 16 minuta të mëngjesit të së premtes në lagjen “Hajro Çakërri” dhe zona ku ndodhi shpërthimi është në periferi të qytetit, ku mungojnë dhe kemarat e sigurisë. /NOA/

Iu vendos tr itol në derën e shtëpisë shtetasit nga Vlora, një ‘mesazh’ për lidhjen e tij me SHISH? Read More »

‘Qen bir qeni’/ Rama i kthen përgjigje Metës: Eshtë një lolo që ka lajthitur!

Një ditë pasi presidenti llir Meta ka sulmuar Edi Ramën, duke e cilësuar “qen bir qeni dhe këlysh të bllokut”, kreu i qeverisë i ka kthyer përgjithe me të njëjtën monedhë.

Nga Kukësi, ku ndodhej për të prezantuar përzgjedhjen e kandidatëve për deputet, Rama tha se kreu i shtetit është kthyer në një “lolo” dhe pranon se për zgjedhjen e tij ka kontribuar edhe mazhoranca.

“Ilir Meta bashkë me Monikën, ça kërkon? Ça kërkon Meta nga shqiptarët që nuk rri dot një ditë rehat dhe pa bërë sherr. Kur zihen dy vetë fiton një i tretë dhe kjo është deviza e tij, fut në sherr që të fitojë vetë. E bënë shqiptarët kryeministër, kryetar dhe president, natyrisht, edhe unë edhe ne e bëmë president, por ishte me votat e tij dhe ne s’mund ta linim vendin pa president, – deklaroi Rama. Unë isha shumë i qartë se kush ishte roli i tij edhe tek çadra dhe isha shumë i qartë se Meta e kishte vendosur që të hidhej prapë në anën tjetër dhe ne i dhamë një president opozitës, jo lolo… Fakti që ai është kthyer në lolo, nuk ka qenë kështu në të shkuarën, njerëzit edhe rrjedhin edhe lajthisin, por kjo s’mund të parashikohet. Për cilën arsye duhet votuar për partinë e tij. Bashkë me Monikën janë kthyer si çokollata kinder surpriza, kur e hap gjen dy gogolë brenda…”.

Kryeministri u shpreh se aeroporti i Kukësit po bëhet realitet dhe shumë shpejt do ketë linja ajrore që nuk i ka as Tirana dhe as Prishtina.

“Shumëkush pyet përse na duhet një mandat i tretë? Përse unë kërkoj së bashku me skuadrën time një mandat të tretë për PS? Kjo për një arsye të thjeshtë, sepse kthesa që kemi marrë dhe tani kemi hyrë thellë për të dalë në rrugën që e ngre Shqipërinë në një nivel tjetër nuk mund të zmbrapset, sot kur gjithçka ka filluar të marrë formë si ky aeroport. Përfytyroni sikur PS e lë në mes këtë punë do të ndodhë më Shqipëri e njëjta gjë që ndodhi me rrugën e Kombit.

Shumë kush ka rrezikuar në rrugën e Kombit, ku u kthe në burim aksidentesh. Shikojeni sot çfarë po ndodh me rrugën e Kombit. Është një ndryshim cilësor i standardeve, i mënyrës së të projektuarit dhe të ndërtuarit në çdo funksion të çdo kalimtari. Shikoni se sa vepra arti ka gjatë rrugës, mbikalime apo rrugë dytësore për të lidhur komunitetet deri dje të izoluara. Shikoni çfarë vepre e jashtë zakonshme historike është bërë.

Thonë aeroporti ishte gati, por nëse do të kishte gjysmë gati parafytyroni se sa herë do ta kishte inauguruar Saliu. Ishte një pistë e ndërtuar me bujari të madhe nga mbreti i Emirateve të Bashkuara dhe e asistuar këtu nga vetë princi i kurorës, por u ndërtua në atë kohë të ulur thjesht mjetet që sillnin ndihma për ata që u shpërngulën me dhunën e spastrimit etnik nga Kosova.

Nuk ishte një pistë që mund të shërbente si aeroport Kombëtar. Sot është një kantier i madh, në punë intensivisht. Pasi janë zgjidhur problemet me të gjitha banorët

Është një ambicie shumë e madhe , jo vetëm për ata Kuksianët që do t’i sjell këtu me avion. 120 vota PD do ti ketë nga unë. Do të marr ata që kanë sharë më shumë, i ftoj të shajnë sepse kush do të shajë më shumë do të ketë një vend në avion. Ky do të jetë një aeroport që do të sigurojë linja që nuk i ka as Tirana dhe nuk do t’i ketë as Prishtina. Do të krijohen mijëra vende pune. Shumë më thotë çfarë i do aeroportet , kur ne s’kemi bukë, ato janë fabrika zhvillimi, sjellin me vete shumë aktivitete të tjera”, tha kryeministri. /NOA/

‘Qen bir qeni’/ Rama i kthen përgjigje Metës: Eshtë një lolo që ka lajthitur! Read More »