Aktualitet

Presidenti Kosovës, Hashim Thaçi ka dhënë dorëheqjen nga posti që mbante

Presidenti Kosovës, Hashim Thaçi ka dhënë dorëheqjen nga posti që mbante.

Në një konferencë për shtyp, ai u shpreh se është informuar se Gjykata Speciale ka konfirmuar akuzën për krime lufte dhe kjo është arsyeja e dorëheqjes.

Pasi dha dorëheqjen, Thaçi u paraqit në zyrat e Eulex.

Kompetencat e Presidentit, bazuar në Kushtetutën e Kosovës, i kalojnë kryeparlamentares, Vjosa Osmani.

“Para pak çastesh jam informuar zyrtarisht se gjykatësi i procedurës parapake i Dhomave të Specializuara ka konfirmuar aktakuzën kundër meje”, – u shpreh Thaçi.

“Janë këto momente jo të lehta për mua, familjen time dhe juve që më keni mbështetur. Unë do të bashkëpunoj ngushtë me drejtësinë dhe nga ky moment jam në dispozicion të drejtësisë. Sot, më shumë se kurrë, ju lus dhe ju bëj thirrje të mos e humbisni shpresën, durimin dhe besimin. Ju ftoj që të reflektojmë se sa shumë kemi fituar si komb në këto tri dekada”, – shtoi presidenti Thaçi.

Më tej kreu i shtetit të Kosovës u shpreh se aktakuza kundër tij dhe bashkëluftëtarëve është çmim i vogël i radhës që duhet të paguajnë për lirinë e vendit.

“Jam me fat që jam gjallë dhe kam përjetuar ëndrrën tonë shekullore që të bëhet realitet. Jam krenar që me bashkësinë ndërkombëtare dhe aleatët tanë kemi luftuar gjenocidin e Millosheviqit dhe kemi fituar lirinë”, – theksoi Hashim Thaçi.

Më herët, Gjykata Speciale konfirmoi aktakuzën edhe ndaj kreut të PDK-së, Kadri Veseli.

Ndërsa një ditë më parë për të njëjtat akuza u arrestua ish-kryeparlajmentari, Jakup Krasniqi.

/NOA.al

Presidenti Kosovës, Hashim Thaçi ka dhënë dorëheqjen nga posti që mbante Read More »

‘Sot një ditë e trishtë pvr Kosovën’- Nga Afrim Krasniqi

NGA Afrim Krasniqi

Sot një ditë e trishtë për Kosovën: drejtuesit kryesor të shtetit sot, por edhe drejtuesit kryesorë të UÇK dje, u akuzuan zyrtarisht dhe tashmë do të jenë nën hetime në Hagë.

Dorëheqje e Presidentit Thaçi dhe e kryetarit të opozitës kryesore Kadri Veseli. Një listë e gjatë politikanësh janë gjithashtu nën hetim, ndërkohë që dy prej politikanë të tjerë të rëndësishëm, Haradinaj e Lima, kanë qenë në Hagë dhe nuk përjashtohet mundësua të thirren përsëri.

Cilido që përballet me një akuzë duhet të provojë pafajësinë e tij dhe vetëm drejtësia mund ta provojë këtë, akuza dhe hetimet janë nga një gjykatë ndërkombëtare e votuar nga vetë Kuvendi i Kosovës, por mbetet i trishtë fakti se Kosova po penalizohet shumë më tepër sesa agresori dhe se ajo po bëhet vendi i vetëm jo diktatorial, ku drejtuesit kryesorë politikë merren nën hetim ndërkombëtar.

E trishtë sepse shumë prej këtyre emrave bënë akte të jashtëzakonshme për Kosovën në lëvizjen për pavarësi, ashtu siç më vonë u bënë gjithashtu pengesë serioze e saj në procesin e ndërtimit të shtetit të së drejtës.

E trishtë sepse Kosova ka 1000 probleme më emergjente sesa përballja me Hagën të elitës së saj politike drejtuese, dhe tashmë, rrezikon të hyj në një rreth vicioz aktesh, retorike, veprimesh dhe pasojash.

E trishtë se ndonëse një emër pozitiv si Vjosa Osmani merr funksionet e Presidentit në detyrë, raportet midis drejtuesve që nuk janë rrugës për në Hagë mbeten konfliktuale dhe shumë të tensionuara, qeveria mbetet e dobët, kriza politike mbetet në prag. E trishtë sepse Kosova nuk ka “Ibrahim Rugova”, se emra me integritet si Fatmir Sejdiu nuk e përfaqësojnë më Kosovën dhe se liderë politikë si Kurti kanë humbur mbështetjen perëndimore. E trishtë sepse edhe Shqipëria është në krizë dhe Tirana zyrtare nuk është më një zë i besueshëm mbështetës për Kosovën në kancelaritë perëndimore, dhe se kështu, “bota shqiptare” hyn shumëfish në krizë politike e përfaqësimi.

Fotoja e përzgjedhur nga autori, publicisti Afrim Krasniqi, lidhur me artikullin.

/NOA.al

‘Sot një ditë e trishtë pvr Kosovën’- Nga Afrim Krasniqi Read More »

Kryeministri prezanton risinë që do vihet së shpejti në zbatim në Shqipëri

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar nismën inovative në biznes. Rama tregon se çdo i ri, që ka një ide biznesi, do të ketë mundësinë që në rrugëtimin e tij të jetë i asistuar si financiarisht, ashtu edhe në ekspertizë, për të ndjekur ëndrrën e të qenit një Sipërmarrës.

Postimi i Ramës
MIRËMËNGJES

dhe Let’s Start UP

*Çdo i ri, që ka një ide biznesi, do të ketë mundësinë që në rrugëtimin e tij të jetë i asistuar si financiarisht, ashtu edhe në ekspertizë, për të ndjekur ëndrrën e të qenit një Sipërmarrës me anë të krijimit të një baze ligjore të re, në favor të nismave inovative.

Kryeministri prezanton risinë që do vihet së shpejti në zbatim në Shqipëri Read More »

‘Totalisht i bindur!Trump është shqiptar’/ Nga Genc Ymeraj

Nga Genc Ymeraj

Kur pak ditë më parë, disa portale vrapuan ta nxjerrin Trump-in shqiptar, e mora me të qeshur. Zakoni ynë, i thashë vetes.

Por sot në mëngjes jam totalisht i bindur, ë kishin të drejtë. Nuk u nisa fare nga incidente të vogla gjatë deklaratave të tij të këtyre viteve si banori i parë i Shtëpisë së Bardhë. Por thjesht nga performanca e tij sot.

Kur rezultatet e nxjerrin rivalin deri tani kryesues, Trump del dhe thotë triumfator se nuk e priste kaq të thellë fitoren. Pastaj më tej, totalisht i yni, kur del e thotë se po i vjedhin vota. Histori e re për SHBA-në.

Jo mo po eshte shqiptar burri i botës. Deri në drekë, besoj se do dalë të bëjë dhe shqiponjën me duar.

Emocion prej vëllau..Trump është shqiptar. Totalisht. Me këtë entuziazëm, ftoj dhe presidentin e Shqipërisë, tëmos e vonojë edhe një titull të shpejtë “Mjeshtër i madh”.

/NOA.al

‘Totalisht i bindur!Trump është shqiptar’/ Nga Genc Ymeraj Read More »

Arr estohet ish-kryeparlamentari i Kosovës, niset për në Hagë

Ish-zëdhënësi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, njëkohësisht ish kryetar i parlamentit të Kosovës, Jakup Krasniqi është arr estuar.

Pas nëntë orësh ba stisjeje të banesës së tij nga Gjykata Speciale, aKrasniqi është pr angosur sot dhe është nisur për në Hagë.

Kjo u konfirmuar edhe nga avokati i Krasniqit, Valon Hasani, i cili shtoi se Krasniqi është nisur për në Hagë, ku shumë shpejt do të dalë përpara gjykatës. “ Sapo përfundoi ba stisja, u krye ndalimi.

Aksioni nisi që në orën në 05:30, e vazhdoi edhe në shtëpinë e Krasniqit në Negroc të Drenasit.

Lëvizje të tilla janë konsideruar si të panevojshme dhe traumatike për familjen Krasniqi.

Dhomat e Specializuara të Kosovës, me seli në Hagë, njoftuan sot se Zyra e Prokurorit të Specializuar aktualisht është duke kryer operacione në Prishtinë.

Jakup Krasniqi, i cili nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë është intervistuar në korrik të vitit të kaluar, ka qenë zëdhënës, si dhe anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Më herët gjatë ditës, Qeveria e Republikës së Kosovës bëri të ditur se po o ndjek nga afër këto zhvillim dhe tha se tha se “prezumimi i pafajësisë duhet të respektohet në çdo rast përderisa nuk ka një vendim tjetër të gjykatës kompetente”.

/NOA.al

Arr estohet ish-kryeparlamentari i Kosovës, niset për në Hagë Read More »

Administratori në QS, vetëm 22 vjec u merrte studentëve para për dhomat në konvikt

Hetim në gjendje të lirë ka nisur po licia për 22-vjeçarin me inicialet S. Xh., me detyrë administrator në godinat e Qytetit Studenti, pasi akuzohet për veprën penale “Korr upsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Po licia e Tiranës bën me dije se i riu do tëhetohet pasi akuzohet se i ka marrë një shumë parash një studenti, për regjistrimin në një nga këto godina.

Në fakt mosha e Administratorit është paradiksale, veç akuzë penale, pasi studenti del nga banka e shkollës minimalisht në moshën 22 deri në 23 vjeç dhe për të marrë një post drejtues, i duhet disa vite eksperiencë.

Raste të tjera arrestimesh sot në Tiranë

Blutë arrestuan një të ri i cili kundërshtoi punonjësit e Po licisë, dhe 5 drejtues mjetesh, për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë arr estimin në flagrancë të shtetasit E. A., 29 vjeç, pasi në rrugën “Ndre Mjeda”, ka kundërshtuar dhe goditur për shkak të detyrës punonjësit e Policisë, për të shmangur kontrollin fizik ndaj tij.

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

N., 48 vjeç, pasi në rrugën “Demokracia”, u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse;

B., 26 vjeç, G. I., 36 vjeç, A. B., 46 vjeç, dhe E. B., 32 vjeç, pasi janë kapur në flagrancë nga shërbimet e Po licisë duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore.

/NOA.al

Administratori në QS, vetëm 22 vjec u merrte studentëve para për dhomat në konvikt Read More »

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi nuk i shpëton gjobës nga policia për mosmbajtjen e maskës

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi nuk i ka shpëtuar gjobës nga policia për mosmbajtjen e maskës.

Ajo dhe ish-deputetja Floida Kërpaçi ishin pa maska në takimin që zhvilluan me banorët e Kombinatit, në Tiranë.

Në fakt, znj. Kryemadhi nuk ka mbajtur maskë edhe pse është e detyrueshme.

Madje pak ditë ma parë tha se është e kujdesshme me higjienën dhe dezinfektimin. /noa.al/

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi nuk i shpëton gjobës nga policia për mosmbajtjen e maskës Read More »

Reagon vajza e ish-kryeparlamentarit pas bastisjes së shtëpisë:’Babi sakrifikoi vitet më të bukura të jetës që ne dhe fëmijët tuaj të gezojmë lirinë’

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, Euleks-i ka bastisur shtëpinë e ish-kryeparlamentarit të Kosovës, Jakup Krasniqi.

Pjesëtarë të EULEX-it me mbështetjen e Policisë së Kosovës, ndodhen tashmë ndodhen në shtëpinë e Krasniqit në Prishtinë.

Për këtë ka reaguar vajza e Krasniqit, Gresa, e cila ka fajësuar deputetët e Kuvendit të Kosovës për votimin e Gjykatës Speciale. Ajo përmes një postimi në Facebook, i ka quajtur deputetë “të dështuar, të shitur e të ndryrë”.

“Babi sakrifikoi vitet më të bukura të jetës që ne dhe fëmijët tuaj të gëzojmë lirinë. Unë jam krenare me babin tim, po fëmijët e juaj? Si ndihen me prindërit e tyre tradhtar?”, ka shkruar Gresa Krasniqi.

Postimi i plotë:

Kadri Veseli, Enver Hoxhaj, Elmi Reçica, Agim Aliu, Fadil Beka, Labinota Demi-Murtezi, Sala Berisha-Shala, Bekim Haxhiu, Xhavit Haliti, Ramiz Kelmendi, Latif Gashi, Adem Grabovci, Azem Syla, Zenun Pajaziti, Agim Çeku, Naim Fetahu, Besim Beqaj, Nezir Çoçaj, Rrustem Mustafa, Mexhide Mjeku-Topalli, Blerta Deliu-Kodra, Selvije Halimi, Xhevahire Izmaku, Hajdar Beqa, Salihe Mustafa

Ish-bashkëpartiakë të babit, deputet të legjislaturës më të dështuar, deputet të dështuar, të shitur e të ndyrë. A po ju pelqejnë këto pamje, si po ndiheni me këto pamje?

Babi sakrifikoi vitet më të bukura të jetës që ne dhe fëmijët tuaj të gezojmë lirinë. Unë jam krenare me babin tim, po fëmijët tuajj? Si ndihen me prindërit e tyre tradhëtar.

Reagon vajza e ish-kryeparlamentarit pas bastisjes së shtëpisë:’Babi sakrifikoi vitet më të bukura të jetës që ne dhe fëmijët tuaj të gezojmë lirinë’ Read More »