Presidenti Ilir Meta e ka nisur ndryshe ditën këtë mëngjes.
Teksa ka postuar një foto në rrjetet sociale, kreu i shtetit ka zgjedhur të bëjë një shëtitje nga liqeni Artificial i Tiranës dhe ka shijuar kafen e mëngjesit. “Mirëmëngjes!
Më pak gjumë dhe më shumë oksigjen!”, shkruan Meta.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është me konfirmimin e aktakuzave të ngritura ndaj tij dhe dorëheqjen e tij nga posti i presidenti është kthyer në fokusin e mediave ndërkombëtare dhe ka nxitur reagimet brenda dhe jashtë Kosovës.
Por kush është Hashim Thaçi dhe cili është kontributi i tij në shoqërinë dhe politikën kosovare? Hashim Thaçi i lindur në Skenderaj të Kosovës , në vitin 1968 ai është diplomuar për filozofi në Prishtinë. Në vitet 1990-1993, ai ishte lider i lëvizjes studentore në Kosovë, kohë kur u mbyllen shkollat edhe universiteteti i Prishtinës. Me krijimin e ushtrisë çlirimtare të Kosovës, nga viti 1997 deri në 1999 Thaçi ishte një nga figurat kryesore drejtuese.
Në vitin 1999, me përfundimin e luftës së Kosovës, Thaçi u bë kreu i delegacionit kosovar në Rambuje të Francës, ku u kërkua arritja e një marrëveshjeje paqeje mes Kosovës dhe Serbisë, e cila u refuzua nga Serbia.
Thaçi është edhe kryeministri i parë i qeverisë së Përkohshme të Kosovës pas fundit të luftës. Në vitin 2001, në zgjedhjet e para parlamentare partia e Thaçit humbi zgjedhjet dhe vazhdoi rrugën si opozitar. Në 2003 ai u arrestua në Hungari për t’u liruar më pas.
Në zgjedhjet e 2007 ai u zgjodh kryeministër i vendit dhe më 17 shkurt 2008 ishte zyrtari që lexoi deklaratën e Pavarësisë së Kosovës, si shpërblim në luftën e gjatë për lirinë e vendit. Në vitin 2011, ai u rizgjodh sërish si kryeministër dhe në të njëjtin vit u akuzua nga këshilltari zvicerian Dick Marty, ku pjesëtarë të shumtë UCK-së akuzoheshin për krime lufte.
Prej Prillit të 2016 dhe deri më 5 nëntor 2020, ai mbajti postin e Presidentit të vendit. Në qershor të këtij viti, Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur akuza ndaj Thaçi dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, por edhe persona të tjerë për krime kundër njerëzimit ndër të cilat vrasje, zhdukje të personave, përpjekje dhe tortura. Krimet e paraqitura në Aktakuzë përshijnë qindra viktima të identifikuara shqiptarë, serbë dhe romë të Kosovës dhe kundërshtarë politikë. Aktakuza është vetëm një padi penale e cila është rezultat i një hetimi të gjatë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar.
Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar të Kosovës me seli në Hagë, që njihet si Gjykata Speciale për krime të luftës në Kosovë, është krijuar më 3 gusht 2015 me një amendament të veçantë në Kushtetutën e Kosovës, që në atë kohë u mbështet nga vetë Thaçi.
Kosova ndodhet sot në një nga momentet më të vështira dhe më problematike të pas pavarësisë së saj. Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi, Azem Syla dhe drejtues të tjerë të lartë të UÇK – së në vitet 1997 – 1999 dhe politikanë të rëndësishëm të Kosovës së pavarur, nisën sot një betejë të vështirë dhe të gjatë ligjore. Ata duhet të vërtetojnë përpara Gjykatës Speciale, jo vetëm pafajësinë e tyre individuale, por edhe atë të Luftës së Kosovës dhe forcës ushtarako – politike që i takonin në atë kohë. Po. Kjo është e vërteta e vetme, që nuk duhet ngatërruar me thëniet se lufta e Kosovës ishte e drejtë dhe e pastër, por liderët e saj ishin pis. Hashim Thaçi dhe të tjerë nuk po akuzohen për krime individuale, që janë të dënueshme në çdo kohë e çdo rrethanë, por për linjën e komandimit si drejtues të rëndësishëm politikë dhe ushtarakë të UÇK – së. Thënë ndryshe, ata po akuzohen për një platformë kolektive dhe të organizuar të krimeve të luftës, që unë jam i bindur që ska ekzistuar kurrë. Po akuzohen, sipas shtypit, me dokumenta të Prokurorisë serbe të Millosheviçit dhe me dëshmitarë ish oficerë policorë që kanë përgjegjësi për ngjarjet e rënda të viteve 1998 – 1999 në Kosovë. Ata duhet të përgjigjen për luftën e tyre, duke mbrojtur bazën mbi të cilën është ngritur Republika e Kosovës sot. Lufta e Kosovës nuk ishte lufta e një popullsie të shtypur dhe të dhunuar mbi baza etnike! Lufta e Kosovës ishte një shembull i jashtëzakonshëm i rrezistencës; ishte një model botëror se si kurajoja dhe krenaria, mund të dominojnë mbi shtyjen edhe kur kjo duket më e fuqishme. Ajo nuk ishte vetëm lufta e shqiptarëve. Ajo ishte një luftë morale dhe etike, që provokoi një debat të madh botëror. Ishte një luftë të cilën ne e përballëm krah SHBA, Britanisë së Madhe, Gjermanisë, Francës, Italisë, Australisë, Zelandës së Re, Hollandës dhe vendeve të tjera, demokratike të botës. E përballëm si një kauz morale, dhe patëm të drejtë. Una kam bindjen, dhe besoj se këtu bashkohen edhe shumica e shqiptarëve, se UÇK dhe shqiptarët s’kanë pasur kurrë një platformë të organizuar për krime kundër njerëzimit. Kundër civilëve të çdo etnije qofshin ata. Në këto 20 vite gjykata të ndryshme ndërkombëtare kanë gjetur përgjegjësi individuale, por asnjëherë një platformë kolektive kriminale të UÇK – së. Besoj dhe shpresoj që edhe këtë herë do të jetë e njëjtë. Hashim Thaçi nuk po akuzohet as si President i Kosovës, as si ish Kryeministër, as si politikan i mirë apo i keq. Hashim Thaçi po akuzohet se në ditën më të vështirë të vendit të tij zgjodhi ti bashkohet UÇK – së dhe të marrë përgjegjësi politike në të. Zgjodhi të luftojë dhe jo të nënshtrohet. Zgjodhi të ishte fitimtar dhe jo humbës i përjetshëm. Thaçi dhe të tjerët nuk po gjykohen për atë që janë sot, por për atë që ishin dje. Nuk po gjykohen se janë pjesë e disa formacioneve politike me simpatikë dhe antipatitë e tyre, por se në momentin më të rëndësishëm të historisë së vendit të tyre dhe të gjithë shqiptarëve ishin në anën e duhur të historisë. Po dënohen sepse në murin e varfër të historisë shqiptare, e vendosën UÇK – në dhe luftën e Kosovës si një stoli të rrallë dhe krenare. Ndaj unë besoj se mirënjohja e shqiptarëve s’do t’ju mungjë kurrë, ashtu si kurajoja për të vërtetuar edhe ligjerisht, së duke akuzuar luftën e një populli, por gabohet sërish.
Po licia e Shtetit gjobit në 24 orët e fundit 619 qytetarë në gjithë vendin, që lëviznin pa maskat mbrojtëse.
“Si rezultat i këtyre kontrolleve, në të gjithë vendin, Patrullat e Përgjithshme dhe ato të Po licisë Rrugore kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë secili, 619 qytetarë që lëviznin pa maskat mbrojtëse”, tha po licia në njoftimin e saj, duke publikuar dhe pamjet ku duken të ndaluar vajza të reja, djem dhe të shoqëruar me furgon po licie, ata që nuk kishin me vete mjet identifikimi.
“Gjatë këtyre kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Po licisë në të gjithë vendin, 9 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Po licisë dokumentin e identifikimit apo nuk e kanë pasur atë me vete, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë”, tha Po licia.
Presidenti aktual i Shteteve të Bashkuara vijon me pretendimet për parregullsi në zgjedhje.
Së fundmi ai shkroi në Tuiter se votat e arritura pas zgjedhjeve nuk do të numërohen.
“Çdo votë që ka arritur pas ditës së zgjedhjeve nuk do të numërohet”, shkroi Trump.
Por rrjeti social Tuiter ia bllokoi duke e fshirë postimin e kreut të Shtëpisë së Bardhë.
Ndërkohë, ekipi i avokatëve të Donald Trump depozitoi në gjykatë një padi me anë të së cilës kërkon ndalimin e numërimit të votave me postë në shtetet e Michigan, Pensilvani dhe Georgia.
Ndërkaq, Xho Baiden është përpara Donald Trump në garën për President të Shteteve të Bashkuara në katër vitet e ardhshme. /noa.al/
Presidenti Ilir Meta dhe Kryeministri Edi Rama kanë reaguar pas konfirmimit nga Gjykata Speciale të aktakuzës ndaj Hashim Thaçit për krime lufte.
Reagimi e metës dhe Ramës erdhi pak momente, pasi Thaçi deklaroi dorëheqjen.
Rama: Gjyqi absurd, Thaçi ka gjithë mbështetjen e solidaritetin e Shqipërisë
Rama shkruan në Twitter, se Thaçi ka të gjithë mbështetjen e Shqipërisë në këtë betejë.
“Hashim Thaçi ka gjithë mbështetjen e solidaritetin e Shqipërisë në këtë betejë të radhës për Kosovën dhe për drejtësinë e pacenueshme të Luftës Çlirimtare! Procesi absurd ndaj tij do të vulosë përfundimisht pastërtinë e UÇK-së dhe pamundësinë për ta rishkruar historinë e saj”, – shkroi Rama në Twitter.
Meta: Lufta e UÇK-së heroike, velrësoi aktin e dorëheqjes
Presidenti, Ilir Meta, reagoi më herët, duke vlerësuar aktin e Hashim Thaçit për të dhënë dorëheqjen nga detyra për shkak të konfirmimit të akuzave nga ana e Gjykatës Speciale.
Kreu i Shtetit përsëriti qëndrimin se beson në pafajësinë e Hashim Thaçit dhe bashkëluftëtarëve të tjerë dhe shtoi se ky është një moment për të forcuar unitetin për interesin kombëtar.
“Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë e drejtë dhe heroike. Vlerësoj aktin e dorëheqjes së Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, për t’u ballafaquar me akuzat dhe besoj në pafajësinë e Tij e të gjithë bashkëluftëtarëve, sikundër është konfirmuar edhe në të kaluarën.
“Ky është një moment reflektimi për të forcuar më shumë bashkëpunimin dhe unitetin, në interesin më të mirë kombëtar”, shkruan presidenti Meta.
Pas konfirmimit të aktakuzës, Hashim Thaçi dha dorëheqjen nga posti si President i Kosovës, përmes një konference për shtyp.
Postin e mbetur bosh të presidentit të Kosovës pritet ta marrë kryeparalamentarja, Vjosa Osmani,
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, është gjobitur për mosmbajtje maske në ambjentet e jashtme nga policia, për herë të dytë brenda dy ditëve të fundit.
Monika Kryemadhi po zhvillonte një takim ditën e sotme një takim me banorët e prekur nga tërmeti në Durrës, por gjatë diskutimeve me qytetarët e grumbulluar, teksa po diskutoheshin problematikat, aty ka mbërritur edhe policia.
Efektivët kanë kërkuar shpërndarjen e turmës, pasi nuk respektohej distanca, teksa Kryemadhin i kanë komunikuar vendosje gjobe si pasojë e mosmbajtjes së maskës, në ambiente publike.
Sipas aktit Normativ asaj i është kërkuar karta e identitetit.
Kryetarja e LSI me tone të larta, ka treguar të dhënat e saj.
“Vendose gjobën. Unë jam Monika Kryemadhi, vajza e Ramazan Kryemadhit. Lindur më 9 prill 1974”, u dëgjua t’iu thoshte kryetarja e LSI, efektivëve të policisë.
Monika Kryemadhi ka firmosur gjobën e caktuar nga Policia, e dyta në dy ditë, ndërkohë që ndaj saj është marrë e njëjta masë administrative edhe ditën e djeshme në një takim me banorët e Kombinatit.
Pjesë nga përplasja e Monika Kryemadhit me efektivin e policisë sot në Durrës:
Kur polici i kërkoi të tregonte një mjet identifikimi kryetares së LSI, për mosmbajtjen e maskës, Monika Kryemadhi e pyeti e revoltuar nëse kryeminsitri Edi Rama i kishe dhënë urdhër.
Polici: Mua s’më jep urdhër Edi Rama, mua më jep urdhër policia e shtetit
Kryemadhi: Policia e Shtetit e ke vendimin e paligjshëm. Polici sanitare, kaq.
Polici: Kartën me vete e keni? Keni shkelur aktin normativ për mosvendosjen e barrierës mbrojtëse, do ndëshkohesh 3 mijë lekë bashkë me zonjën.
Kryemadhi: Jeta e këtyre zotërinjve kushton më shumë se 3 mijë lekë gjobë.
Polici: Keni kartë me vete?
Kryemadhi:Unë jam Monika Kryemadhi vlla, e bija e Ramazan Kryemadhit, 9 prill 1974 datëlindja, 30 mijë lekëshi jot edhe i REdi Ramës s’është asgjë përballë shtëpisë së kësaj zonjës, kësaj që i kanë ikur të gjithë fëmijët, nuk ka gjobë që i zgjidh hallin.
Mos u shqetëso se më 25 prill do e gjobisin shqiptarët Edi Ramën, bam bam e do ja çjerrin maskën.