Kryeministri Edi Rama nga takimi me strukturat e Partisë Socialiste në Vlorë, i ka uruar shërim të shpejtë, drejtuesit politik të qarkut, Damian Gjiknuri, i cili është infektuar me koronavirus.
Rama gjatë takimit i ka uruar shërim të shpejtë edhe shqiptarët që po përballen me sëmundjen e COVID-19.
Ai ka thënë se edhe Spitali i Vlorës ka krijuar një hapësire të nevojshme për të përballuar rastet me COVID në këtë qark.
“I urojmë drejtuesit politik i Qarkut shërim të shpejtë, Damian Gjiknuri po përballet ne këto momente me armikun e padukshëm.
Po ashtu, i uroj shërbim të shpejtë të gjithë shqiptarëve që në këto momente e kanë këtë sfidë.
Uroj dhe ekipin e Vlorës për punën që kanë bërë sëbashku me ministren për një transformim fantastik të spitalit të Vlorës, por dhe për vënien në dispozicion të hapësirës së spitalit për mundësinë që të gjendemi në kushtet kur duhet të zgjerojmë frontin e mbrojtjes nga COVID-i”, tha Rama. /NOA.al
Rama jep lajmin e mirë për familjet me asistencë: Do ua dyfishojmë ndihmën ekonomike deri në fund të pandemisë
Kryeministri Edi Rama nga qyteti i Vlorës ka dhënë lajmin e mirë për familjet që marrin asistencë ekonomike, pasi u shpreh se deri në përfundim të pandemisë pagesa që ata marrin do të dyfishohet.
Ndërkohë për sa i përket rritjes së numrit të testimeve, Rama u shpreh se kjo është në dorë të Komitetit të Ekspertëve, pasi në rast se ata e kërkojnë atëherë do të ketë edhe rritje të testimeve.
“Nëse komiteti teknik i ekspertëve do të na kishte kërkuar të blinim më shumë, do të blinim më shumë, kur ne kemi mundësi sot në këtë fazë dhe falë një politike të suksesshme me financat publike dhe një largpamësie për të mos i hedhur municionet që në fillim për këtë luftë që nuk dihet sa zgjat.
Mundësinë që të paguajmë në mënyrë dinjitoze që as nuk e prisnin fare ata naftëtarët dje, kur kemi mundësi sot do ua dyfishojmë ndihmën ekonomike të gjitha familjeve me ndihmë ekonomike deri në fund të pandemisë, nuk paskemi mundësi të blejmë më shumë tamponë?
Por as komiteti teknik nuk e ka kërkuar por as numri i tamponëve të bërë nuk ka rezultuar problem në raport me epideminë”, tha Edi Rama.
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi thotë se kryeministri Edi Rama në këto 4 viteve nuk ka bërë asgjë për qytetarët.
Gjatë fjalës së saj me banorët e njësisë 1 në Tiranë, Kryemadhi tregoi edhe bisedat që ajo bën me socialistët e thjeshtë, të cilët i thonë se qeveria nuk ka bërë asgjë në këto 4 vite.
“Në këto 4 vite që ky zotëria kishte gjithë tepsinë, kusinë a i rriti pagat, ai i ktheu shqiptarët nga emigracioni, arriti mundësinë për të punësuar të rinjtë, a uli taksat? Kur takoj socialistet, ata thonë: Monika kemi 4 vjet që dëgjojmë premtime premtime dhe zero realizime. Flet për projekte 3D por ne nuk paguajmë dot faturën e dritave vjen dhe të pret dritat. Nuk kemi mundësi të paguajmë ilaçet. Kemi frikë të flasim për rritjen e çmimit të ilaçeve. Nuk jetohet me frikë”, tha Kryemadhi.
Sipas saj, do ta përmbysin Ramën jo si individ, por si sistem.
“Do ta përmbysim, jo Edi Ramën si individ, por si sistem, si mentalitet, që mos ti shkojë më në mendje, jo vetëm Ramës por të gjithë ata që duan të bëhen si Rama, që raste të tilla të mos vijnë më. Të punojmë cdo ditë që të rinjtë mos ikën nga Shqipëria, por të jetojnë këtu”, u shpreh Kryemadhi.
Një 36-vjeçar i cili drejtonte mjetin pa patentë është vënë në pranga nga policia në Vlorë.
Ai akuzohet sepse ka kundërshtuar dhe më pas ka dhunuar fizikisht një efektiv të Policisë Rrugore.
Bëhet e ditur se, në aksin rrugor Vlorë-Gjorm, shërbimet e Policisë Rrugore, i kanë bërë shenjë ndalimi mjetit tip “Benz”, drejtuesi i të cilit nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të policisë dhe është larguar.
Pas disa minuta ndjekjeje, punonjësit e Policisë Rrugore e kanë ndaluar dhe në momentin që po i komunikonin shkeljen, ky shtetas ka dalë nga makina dhe ka dhunuar fizikisht punonjësin e Policisë.
Shtetasi me inicialet R.M. është prangosur më pas nga efektivët, duke e shoqëruar atë në komisariat, nga verifikimet ka rezultuar se ai ishte duke lëvizur pa leje drejtimi./NOA.al
Presidenti Ilir Meta, i ka bërë sërish sot thirrje qeverisë, që të shtojë testimet dhe të rrisë buxhetin shëndetësor, për të përballuar si duhet krizën që ka shkaktuar pandemia.
Meta bëri po ashtu thirrje që të gjithë të vendosin maskat.
“Të shtohen testimet”.
“Të rritet buxheti për sistemin shëndetësor”.
“Të rimbursohet çdo qytetar që mjekohet në banesë”.
“Të gjithë të vendosin maskat”.
“Së bashku kundër COVID-19, për mbrojtjen e shëndetit të çdo qytetari!”, – u shpreh Presidenti përmes një reagimi në Facebook.
/NOA.al
Prej javësh, qytetarët shqiptarë janë dëshmitarë të përpjekjeve të ethshme të qeveritarëve që rreken t’u mbushin mendjen se përgjigja shqiptare ndaj COVID shkëlqen.
Në fillim ishte studimi i revistës prestigjioze “The Lancet” që e nxirrte Shqipërinë vendin me shëndetësinë më të mirë në Ballkan. Duke harruar se Ballkani nuk ka vetëm Bosnjë e Mal të Zi, por edhe Kroaci, Rumani e Turqi, klasifikimi i “The Lancet” u propagandua si arritja më mbresëlënëse e shëndetësisë rilindase.
Dyshimet e para lindën kur Shqipëria ishte klasifikuar më mirë jo vetëm se Turqia, por edhe se Belgjika dhe Australia. Petët e lakrorit u zbuluan kur vetë autorët sqaruan se këto klasifikime ishin bërë mbi bazën e informacioneve (lexo: “gënjeshtrave”) të dhëna nga marifetçinjtë shqiptarë të shifrave.
Më pas ishte vizita e Drejtorit Rajonal të OBSH-së që u shit si konfirmim i sukseseve të qeverisë në përpjekje për kontrollin e COVID-it. Dr Kluge takoi qeveritarë e mjekë, vizitoi spitale dhe laboratorë dhe bëri atë që ka për mision e detyrë organizata e vet – inkurajimin e përpjekjeve të çdo qeverie nëpërmjet diplomacisë shëndetësore.
Në fund të vizitës së Dr Kluge doli qartë se i vetmi vlerësim pozitiv i ekipit të tij ishte marrja në kohë e masave të karantinës në muajin mars, një masë për të cilën edhe sot ka konsensus të gjërë se ishte e saktë, por që nisi të bëjë efektin e kundërt kur u teprua në muajt në vijim për t’i lënë vendin dështimit të madh që nisi në maj e qershor.
Së fundmi, java që kaloi paraqiti para qytetarëve një ansambël të orkestruar politiko-teknik që nga pothuajse çdo studio televizive, u mundua çdo natë të helmonte mendjen e qytetarëve.
Paturpësia arriti në momentet kur u tentua të shpëlahej truri i shikuesve me deklarata që flisnin për luksin në spitale, shtretërit e shumtë që mezi presin të trajtojnë qytetarët, personelin e bollshëm mjekësor, faktin që gjithçka ofrohet falas, faktin që Shqipëria është (sërish) vendi më i suksesshëm në Ballkan për sa i takon vdekshmërisë, etj.
A thua se nuk janë shqiptarët që po paguajnë 15 milionë euro çdo muaj vetëm për testimin, qindra e mijëra euro për çdo pacient të trajtuar në shtëpi me skemat mashtruese të trajtimit, dhjetëra mijëra euro për çdo pacient që dërgohet në Turqi (shpesh për të vdekur atje) në përpjekje të dëshpëruar për të gjetur shpëtim nga “parajsa shëndetësore” që ka krijuar në Shqipëri, rilindja.
Ajo që nxori zbuluar propagandën kësaj here ishin vetë shifrat e qeverisë, kur INSTAT publikoi raportin tremujor të vdekshmërisë. Në periudhën kur ministria raporton 300 vdekje nga COVID, INSTAT raporton 1,300 vdekje më tepër në raport me vitet e shkuara. Edhe sikur gjysma e tyre të jenë nga COVID, mjafton për ta kthyer Shqipërinë në 15-20 vendet me v dekshmërinë më të lartë në botë!
Në kushtet kur as testojnë, as gjurmojnë dhe as trajtojnë, pra nuk zbatojnë asnjë nga rekomandimet e OBSH-së të cilën përfaqëson Dr Kluge, përgjigja shqiptare ndaj COVID paraqitet e dështuar në çdo element.
Masat e vetme të marra gjatë javëve të fundit – gjoba për mosmbajtje maske në rrugë dhe ndalim-qarkullimi pas orës 22.00 janë qesharake dhe, siç po tregon situata epidemiologjike, pa asnjë efekt për të kufizuar përhapjen e epidemisë.
Ndërkohë është arritur në pikën ku bombolat e oksigjenit po shiten në tregun e zi për një mijë euro dhe furnizimi i pacientit me ajrin e përditshëm kalon 100 euro!
Kjo qeverie e nisi me premtimin për shendetësi falas për të arritur në pikën kur edhe ajrin, pacientët po e blejnë me pare!!!
Demagogjia dhe alibitë nuk ndihmojnë për të kontrolluar virusin! Shkenca, evidencat, përvojat e mira të botës dhe transparenca po!
Qeveritarëve të sotëm, ndoshta alibitë mund t’u hyjnë në punë më vonë! Për momentin ka nevojë për veprim të vendosur dhe masa të shpejta! Përndryshe rrezikohet të shkojmë drejt një dimri me të vërtetë të vështirë!/a.m/NOA.al
Kryeministri Edi Rama prej pasdites së djeshme ndodhet në Vlorë, zonën ku ai është edhe deputet.
Rama inspektoi dy kantiere të reja ndërtimi që janë hapur së fundmi, si Parku i Shtëpisë së Pavarësisë dhe zgjatja e Transballkanikes deri tek porti.
“Dy zhvillime që lidhen me transformimin e madh të portit të qytetit në një port turistik, me hotele, restorante, dyqane, rezidenca të reja dhe spostimin e portit të mallrave tek Triporti, ku do të kemi një port të ri me standarde ndërkombëtare – dy investime masive këto që do ta çojnë Vlorën turistike një hap të madh përpara, duke ndikuar ndjeshëm në ekonomi, punësim e imazhin e saj ndërkombëtar”, tha Rama. Rama nga Vlora bëri premtimin e radhës, për ta kthyer Sarandën verën që vjen në një qytet me infrastrukturë moderne.
Gjatë këtij inspektimi nuk munguan dhe batutat e kryeministrit me qytetarë vlonjatë.
Njëra prej tyre, nuk e njohu kryeministrin.
Qytetarja: Edi Rama është ky?
Rama: Jo, po ça ti them? T’i çoj ndonjë fjalë?
Qytetarja: Bëj të fala
Rama: Patjetër
Qytetarja: Dola të të shoh nga afër se të shoh gjithnjë në televizor
Rama: Epo jam cik si i mbuluar tani se ca të bëjmë do mbrojmë veten dhe njëri tjetrin.
Qytetarja tjetër: Shoku Rama, suksese. Vlora të do shumë mos ça kokë se ça thotë ai matufi.
Rama: Po lëre mo atë çke me atë ti, ai s’di not ta kam thënë. /NOA.al
Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një bisedë telefonike me ministrin e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Italisë, Luigi Di Maio.
Bashkëbiseduesit diskutuan për situatën e luftës ndaj COVID-19 dhe bashkëpunimi dypalësh mes të dy vendeve, njoftoi sot Ministria e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Italisë.
Gjithashtu pjesë e diskutimeve ishte edhe perspektiva europiane e Shqipërisë.
Rama dhe Di Maio biseduan edhe për bashkëpunimin mes dy vendeve në kuadër të Presidencës shqiptare të OSBE-së./atsh