Aktualitet

Në kushte ekstreme varfërie/ Historia e dh imbshme e familjes nga Gjirokastra, nuk kanë para për djalin e sëmurë

Fabio 2 vjeç është në gjendje të vështirë shëndetësore pasi koka e tij ka mbledhur ujë.

Në kushte ekstreme varfërie kemi gjetur në lagjen “11 Nëntori” të Gjirokastrës një familje në me një hall të madh.

Mjekët i kanë thënë prindërve të Fabios se djali duhet të operohet urgjentisht. Familja është në gjendje të vështirë ekonomike, Ermali kryefamiljari herë gjen punë e herë jo, Ferideja e ëma e Fabios është e papunë. Familja ka katër fëmijë të mitur, më i vogli është 2 muajsh.

“Unë jam Emanuela jam 7 vjeç, vëllai është shumë i sëmurë, gjysmën e ka me ujë e gjysmën tjetër me gjak, kokën e ka të madhe”, -thotë vogëlushja për vëllain e vogël.

“Fëmijët i kam sëmurë të dy, vajzën e kam me epilepsi djalin me ujë ne kokë, i është rritur koka djalin e kam vizituar më thanë nuk kemi çfarë të bëjmë. Nuk më zë gjumi fare kam frikë se mos më ikën, dua ta kem mirë si gjithë të tjerët. Që kur jam martuar unë kam vuajtura, nuk kam mundësi t’i edukoj, unë 200.000 marrë por 150.000 kam qiranë, jetoj me borxhe në 4 dyqane këtu.

Unë dua tu jap një copë bukë fëmijëve, më kërkojnë fëmijët por nuk kam pasur, djalin në kopsht nuk ma pranuan atje, kam shumë hallë mbi supe, e çfarë e dua jetën? Operacioni kushton 15.000 euro na thanë mjeket. I kam humbur shpresat. Asgjë nuk përballoj dot më por shpresë kam tek Elvis Naçi, tek Sidriti dhe shqiptarët, janë shpresa ime e fundit”, -thotë gruaja.

“Unë dhe nusja zgjuar rrimë, po na ikën truri, po nuk u operua do më iki fëmija nga duart më tha mjeku. Nuk e dua këtë më mirë të iki unë nga jeta sesa djali. Unë herë me pune herë pa pune. Nuk marr dot kredi po më luan mendja”, -thotë kryefamiljari Ermali./NOA.al

Në kushte ekstreme varfërie/ Historia e dh imbshme e familjes nga Gjirokastra, nuk kanë para për djalin e sëmurë Read More »

U emërua zëvendësministri i ri i Ekonomisë dhe Financave/ Flet Besart Kadia: ‘Jam ekonomist, për mua idetë janë të parat, pastaj vijnë përkatësitë politike’

Besart Kadia, ish-ekspert ekonomik i PD-së dhe këshilltar personal ekonomik i kryetarit të opozitës Lulzim Bashës, u emërua zëvendësministri i ri i Ekonomisë dhe Financave.

I rekrutuari i fundit nga Edi Rama, ka dhënë një intervistë për Arian Çanin.

I pyetur se çfarë mund t’i ofrojë ai qeverisë dhe Shqipërisë, Kadia ka thënë se flet shumë mirë anglisht dhe kjo mund të ndihmojë integrimin e vendin në BE, sepse ai mund të komunikojë me njerëz të huaj dhe të rëndësishëm.

“Një pikë e imja e fortë, është komunikimi në anglisht… Kjo mund të ndihmojë në integrimin në BE, diskutime me njerëz të rëndësishëm…”, – tha ai.

Analisti Arjan Curri e thumboi: Përkthyes e? Kjo është shumë pak…

Por ndërhyri Arjan Çani: Moooooos

Kadia ka shpjeguar edhe arsyet përse e pranoi ftesën e Edi Ramës për t’u bërë zv. ministër. Sipas Kadisë, Rama ka pëlqyer idetë e tij dhe ai do të shërbejë për të integruar Shqipërinë në BE.

Kadia tha se nuk i ka ndryshuar idetë e tij dhe shprehu gatishmërinë të bëhet edhe deputet, nëse Rama do ta ftojë.

“Unë dua të them, jam ekonomist, për mua idetë janë të parat, pastaj vijnë përkatësitë politike. Unë jam zv. ministër i shtetit që drejtohet nga Edi Rama. Kemi sfida për të integruar Shqipërinë në BE. Unë kam marrë përsipër të bëjë gjëra të paveshura me politikën. Kjo nuk do të thotë se nuk do të mbështes Ramën, kur jemi në të njëjtën linjë”.

“Nuk kam hequr dorë nga bindjet e mia pro biznes, pro tregut të lirë. Mendoj se Rama ka qenë konseguent, për të çuar përpara idetë. Unë nuk kam qenë dakord për shumë gjëra, por nuk jam armik me ata që mendojnë ndryshe. Përveç taksës progresive, që mendoj se është gabim, vijoj të mendoj se nuk është e duhura,“ deklaroi Kadia.

“Në rast se Rama vlerëson se idetë e mia janë të mirëpritura, patjetër që po. Kam bërë diskutim korrekt, më pëlqeu respekti që kishte për idetë e mia“, tha ish-eksperti ekonomik dhe këshilltari i Bashës, i cili 6 muaj para zgjedhjeve u bashkua me Ramën, për një postë me rëndësi te Financat./NOA.al

U emërua zëvendësministri i ri i Ekonomisë dhe Financave/ Flet Besart Kadia: ‘Jam ekonomist, për mua idetë janë të parat, pastaj vijnë përkatësitë politike’ Read More »

Revolta e shqiptares pasi u gjobit: ‘Masa hajgare-Shtet hajgare-popullin Zoti e shpëtoftë’

Një qytetare e Kosovës ka shprehur zemërimin e madh ndaj masave kundër Covid-19 dhe izolimit të pjesshëm, të miratuara nga Qeveria e Kosovës, që u futën sot në fuqi.

Dafina Boja ka thënë se pasi ka përfunduar orarin e punës në Prishtinë në ora 17:30, është nisur menjëherë për në Pejë.

Peja është futur në izolim në ora 19:00, prandaj Policia e Kosovës e ka gjobitur Bojën me 200 euro pak minuta pas orarit.

Boja ka reaguar në Facebook duke shprehur zemërim ndaj vendimeve të qeverisë, saktësisht ndaj kryeministrit Avdullah Hoti dhe ministrit të Shëndetësisë Armend Zemajt.

Më poshtë gjeni postimin e saj të plotë:

Masa hajgare-Shtet hajgare-popullin Zoti e shpëtoftë

Ky është shteti i Armend Zemajt!

Në ora 17:30 e kam përfunduar orarin tim të punës në Prishtinë dhe jam nisur për në Pejë në shtëpi.

Në ora 19:00 policia e Pejës në hyrje të qytetit, me urdherat e Avdullah Hotit, Armend Zemes dhe te tjerëve me shqiptuan gjobë 200 euro./NOA.al

Revolta e shqiptares pasi u gjobit: ‘Masa hajgare-Shtet hajgare-popullin Zoti e shpëtoftë’ Read More »

Rama dhe Balluku në Vlorë: ‘Bela’ i duhet edhe shiut për energjinë por edhe…

Kryeministri Edi Rama së bashku me ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku, kanë inspektuar sot në mbrëmje punimet në kantierin e bypass-it në Vlorë.

Gjatë diskutimeve, kryeministri Edi Rama, ka zbuluar edhe emrin që i thërret ministres Balluku.

Ai i thërret me një emër ndryshe nga sa jemi mësuar ta dëgjojmë.

Në një moment Rama dëgjohet duke i thënë: Bela, Bela!

Më tej Rama tha se Belinda është ministre që i duhet kohë e mirë por i duhet edhe kohë e keqe.

Kryeministri shtoi se “Bela” i duhet edhe shiut për energjinë por edhe koha e mirë për infrastrukturën.

Por nuk mbaron me kaq.

Kujtojmë se pak kohë më parë, ishte ministrja Balluku tha se i thërriste Ramës, shkurt KM, që do të thotë kryeministër.

Ndërkohë, Belinda Ballaku pak kohë më parë u deklarua pozitive me Covid. Ajo e kaloi shpejt dhe me shumë sukses virusin, duke u kthyer mbrëmjen e sotme në krye të detyrës./Noa

Rama dhe Balluku në Vlorë: ‘Bela’ i duhet edhe shiut për energjinë por edhe… Read More »

Hidhini një sy motit përpara se të bëni plane për fundjavën

Edhe gjatë fundjavës vendi ynë pritet të karakterizohet nga një mot i qëndrueshëm dhe temperatura relativisht të larta.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti si ditën e Shtunë ashtu dhe ditën e Diel parashikohet të jetë i kthjellët në të gjithë territorin.

Vranësira të pakta kalimtare do ketë kryesisht në relievet malore të vendit.

Era përgjatë këtyre dy ditëve pritet të fryjë e lehtë me shpejtësi mesatare 1-4m/s dhe me rrahje deri në 7m/s.

Temperaturat në orët e mëngjesit do të jenë relativisht të ftohta, ndërsa në vlerat e mesditës në rajonin e ultësirës perëndimore nuk parashikohet të kalojnë vlerat 22-23°C. /noa.al/

Hidhini një sy motit përpara se të bëni plane për fundjavën Read More »

Marrëveshja që i dha fund grevës së naftëtarëve/ Rama: ‘U kemi qarë hallin, si në një familje’

Është arritur një marrëveshje mes qeverisë dhe naftëtarëve grevistë, ku parashikohet një pagë prej 40 mijë lekësh për 12 muaj.

Nga kjo marrëveshje pritet të përfitojnë 870 naftëtarë. Ndërkohë 15 mijë lekë të tjera për çdo punonjës për një vit rresht do të paguhen sigurimet shëndetësore.

Në total për çdo muaj, për një vit rresht, naftëtarët do të marrin nga 58 mijë lekë, çka është pranuar prej tyre.

Marrëveshje mes qeverisë dhe naftëtarëve erdhi pas ndërprerjes së grevës që naftëtarët kishin nisur prej ditësh, ku kërkonin pagat e prapambetura dhe rikthimin në punë.

Fillimisht grevistët nuk pranonin të uleshin për të biseduar me qeverinë.

Por pas thirrjeve të kryeministrit Rama për të ndërprerë grevën, u arrit një marrëveshje.

Pas këtij takimi, Rama teksa edhe u mbyll greva, tha se “ajo që ne kemi vënë në dispozicion për 870 naftëtarë dhe punonjës të rafinerisë është pritur me shumë pozitivitet nga ana e tyre”.

“Natyrisht në këtë kohë kaq të vështirë, ku duhet të kalkulojmë si asnjë herë më parë në eksperiencës time. Nuk është e lehtë, por jemi të bindur se bëmë të duhurën. 40 mijë lek neto në mënyrë që të kenë garancinë e një page mjaftë të arsyeshme duke marrë parasysh edhe situatën që kanë kaluar”, u shpreh kreu i qeverisë.

“Kemi qarë hallin si një familje. Askush nuk do të jetë vetëm. Do bëhet për këdo që është në nevojë. Ne nuk i kemi të pakufizuara mundësit. Por ky grup i meriton. Është një rafineri që kërkon investim të konsiderueshëm. Vazhdojmë intesivisht procesin, në momentin që do jetë investitori ata nuk do kenë nevojë për mbështetjen që janë paga të konsiderueshme. Ne jemi në kontakt me tre kompani janë të mëdha dhe të rëndësishme por koha është problem”, theksoi kryeministri pas takimit të mbrëmjes së sotme./NOA.al

Marrëveshja që i dha fund grevës së naftëtarëve/ Rama: ‘U kemi qarë hallin, si në një familje’ Read More »

Majko: ‘Dua të them se UÇK mund të ishte gjithçka, por kurrë nuk mund të akuzohet se ka funksionuar si një strukturë k riminale’

Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko është shprehur për “Euronews Albania” se deklarata e presidentit serb Aleksandër Vuçiç nuk duhet parë si provokim, por është protokoll i vërtetë i marrëdhënies shqiptaro-serbe, një konflikt i ngrirë.

“Mendoj që nuk duhet parë si provokim apo retorikë, por një fakt që politika serbe po prodhon për rajonin. Aktualisht nuk mendoj se jemi duke parë ndonjë surprizë, por vazhdimësinë e një lloj papërgjegjshmërie, e cila u deklarua më së fundmi. Është protokoll i vërtetë i marrëdhënies shqiptaro-serbe, një konflikt i ngrirë”, u shpreh ministri.

Ai theksoi më tej se Serbia është një nga shtet që po ar matoset më shumë në rajon dhe se ky armatim nuk beson se është për gjueti rosash.

“Besoj që cilido e ka parë që Serbia është një nga shtetet që po armatoset në mënyrën më të vrullshme në krahasim me vendet e rajonit. Nuk besoj se ky armatim është për gjueti rosash. Është një politikë që i përgjigjet pikërisht kësaj që më fund u deklarua si protokoll i konfliktit të ngrirë. Mendoj që teknologjia serbe për të krijuar fqinj me status gjysmë shtetëror duke filluar nga Bosnja tek Kosova dhe tani mesa duket do të kapë edhe Malin e Zi”, tha ai.

“Duhet të jemi të sinqertë me veten dhe pastaj me BE-në. Mendoj që konflikti mes shqiptarëve dhe serbëve është një konflikt i ngrirë. Është një konflikt që menaxhohet nga Moska dhe Vuçiç është thjesht një nënprodukt i kësaj politike.

Mendoj që deklarimet e Moskës dhe ministrisë së Jashtme të Rusisë lidhur me shkuarjen në Hagë të drejtuesve të UÇK-së e vërteton shumë qartë këtë”, tha ai më tej.

Majko nënvizoi se në gjykatë o njëra o tjetra palë meriton të shkojë, të dyja është absurde.

“Mendoj se të gjithë jemi të vetëdijshëm se ajo që po ndodh është goxha e rëndë. Tani ka filluar një proces gjyqësor, dhe të gjitha komentet tona do të ishin moment dobësie. Dua të them se UÇK mund të ishte gjithçka, por kurrë nuk mund të akuzohet se ka funksionuar si një strukturë k riminale. Një gjë duhet të jetë e qartë UÇK-ja ka pasur hesape të hapura me r egjimin e Millosheviçit. O njëra o tjetra meriton të shkojnë në gjykatë. Të dyja është absurde”, tha ai.

Majko: ‘Dua të them se UÇK mund të ishte gjithçka, por kurrë nuk mund të akuzohet se ka funksionuar si një strukturë k riminale’ Read More »

Ashpërsohen tonet mes kryeministrit Rama dhe kreut demokrat, Lulzim Basha: ‘Këta ëndërrojnë v dekjen e sa më shumë shqiptarëve dhe timen mundësisht’

Ashpërsohen tonet mes kryeministrit Rama dhe kreut demokrat, Lulzim Basha. Shefi i qeverisë ka reaguar në Twitter, pas videos së publikuar nga Basha, i cili vijon ta akuzojë shefin e qeverisë se i ka ikur nga duart kontrolli i situatës së pandemisë në vend.

Rama shkruan se opozita ëndërron vdekjen e tij dhe sa më shumë shqiptarëve, duke e cilësuar si të neveritshme videon e publikuar nga Basha.
“Kur ju them këta ëndërrojnë katastrofën, asfiksinë, v dekjen e sa më shumë shqiptarëve dhe timen mundësisht, kujtoni se bëj politikë! Jo, them vetëm të vërtetën e hidhur, siç e thotë vetë, kjo video e neveritshme e postuar nga Lulëzim Basha! Çfarë politike e mjerë!” shkruan Rama. /noa.al/

Ashpërsohen tonet mes kryeministrit Rama dhe kreut demokrat, Lulzim Basha: ‘Këta ëndërrojnë v dekjen e sa më shumë shqiptarëve dhe timen mundësisht’ Read More »