Kryeministri Edi Rama e pranon se Greqia është zgjeruar me 12 milje detare, por thotë se kjo është një e drejtë që Shqipëria e ka ushtruar që në vitin 1990.
Lidhur me zërat për tradhëti kombëtare, kreu i Qeverisë shkruan në Tuiter se ata që i fryjnë kësaj ideje janë llumi nacional-folklorik i politikës.
Shqipëria dhe Greqia sipas tij, ka arritur marrëveshjë për dërgimin e çështjes në Gjykatë Ndërkombëtare.
Reagimi i plotë:
Ja edhe dokumentat e vitit 1990 kur Shqipëria bëri fiks këtë që bëri Greqia sot dhe që është në fuqi sot e gjithë ditën në regjistrin e OKB! As pala greke s’kishte çfarë kontestonte atëherë as ne s’kemi ne çfarë kontestojmë tek vendimi i Greqisë!
Lëreni llumin në batakun e vet. Jetojmë në shekullin XXI dhe në mes të Europës,ku nuk mund të “shiten” e “blihen” dot dete e territore as fshehurazi, as haptazi nga asnjë autoritet i veçantë! Këto mund të ndodhin vetëm në batakun e ligësisë e të injorancës,ku llumi i shqiptarisë gjen shesh për përsheshin e tij!
E drejta e 12 miljeve ushtrohet aty ku është e mundur dhe jo aty ku s’ka mundësi, siç është rasti në zonën mes nesh ku vija ndarëse do të vendoset me gjyq! Greqia e ka ushtruar këtë të drejtë së fundmi, fiks siç e ka ushtruar Shqipëria qysh në vitin 1990! Të tjerat janë dokrra!
Pas rrëzimit të marrëveshjes famëkeqe të 2009 dhe mosmarrëveshjes që pasoi, ne kemi arritur më në fund dakordësinë me palën greke që delimitimin e kufirit tonë detar ta çojmë në Gjykatën Ndërkombëtare! Shtrirja 12 milje e Greqisë në Jon s’ka lidhje me zonën joniane mes nesh!
Llumi nacional-folklorik i politikës shqiptare pa kufij, pa din e iman, është derdhur sërish në oqeanin digjital përmes shpifjes së madhe të “shitjes së detit” Greqisë! Këtë marrëzi ekstreme për përfitime politike mund ta besojnë vetëm ata që s’duan të dëgjojnë e as të kuptojnë! /noa.al/
Berisha apo Rama, cili prej tyre është Kryeministri më i mirë? Analistët diskutuan në studio, dhanë argumente sipas shijeve, por nuk e ndanë në fund se cili prej tyre ishte më i suksesshëm.
Lidhur me pyetjen, Blendi Fevziu dhe Baton Haxhiu kanë diskutuar në emisionin “Zonë e Lirë” në Tv Klan.
Dy gazetarët kanë ndarë me mendime të ndryshme për këtë çështje.
Blendi Fevziu: Tani Batoni thotë që Rama është Kryeministri më i mirë në historinë shqiptare, ç’të them unë?
Baton Haxhiu: Më thuaj cilin e krahason me Ramën? Më thuaj 1?
Blendi Fevziu: Baton tani më thuaj cilin Kryeministër njeh nga historia e Kryeministrave shqiptarë që të bëjmë krahasimin?
Blendi Feviu: S’mund të thuash që është më i mirë se Berisha si Kryeministër.
Baton Haxhiu: Çfarë të them?
Blendi Fevziu: Nuk e thua dot. Për çfarë është më i mirë?
Baton Haxhiu: Se Rama?
Blendi Fevziu: Po, se unë vitet 2005-2009 dhe ti je dakord me mua që janë vitet më të mira të qeverisjes në Shqipëri.
Baton Haxhiu: E do mendimin tim?
Blendi Feviu: Po. Dhe besoj që këtu nuk më kundërshton dot, 2005-2009…
Arian Çani: Ja ta dëgjojmë.
Baton Haxhiu: E para, Berisha është një prej Kryeministrave karizmatik, përplasës dhe e ndan shoqërinë në gjysmë. Këto janë karakteristikat e liderit. Por Berisha nuk ka shije, të gjitha gjërat që ka ndërtuar janë të vjetra pa përfunduar akoma. Kjo është çështja kryesore.
Blendi Fevziu: Po Berisha nuk është drejtori i dekorit të qytetit.
Baton Haxhiu: Kur ti ta bën vendin…
Blendi Fevziu: Ka ndërtuar akse rrugore. Ka ndërtuar “Rrugën e Kombit”.
Baton Haxhiu: Mirë, mirë ajo është historike.
Arian Çani: Hoqi vizat, hoqi vizat.
Blendi Fevziu: Nga shtëpia e Çanit dhe shtëpia ime më shpejt shkon në Elbasan se në Rogner.
Baton Haxhiu: Ajo që ia bën njeriut jetën më të bukur është shija.
Arian Çani: E ka për Rilindjen urbane.
Blendi Fevziu: Unë nuk jam kundër me këtë.
Baton Haxhiu: Është Tirana, është mënyra si..
Blendi Fevziu: Baton…
Baton Haxhiu: Më thuaj një gjë duket e bukur në kohën e Berishës?
Blendi Fevziu: Nuk po diskutojmë këtu për estetikë. A hoqi vizat? Futi Shqipërinë në NATO, këto janë gjëra madhore për një vend. Rruga e Kombit. Nëse më thua ti që janë bërë mirë, po të them unë sot se disa nga veprat e rilindjes urbane janë bërë shumë të mira dhe unë uroj që kushdo të jetë Kryeministër më vonë të shohë Shqipërinë me një sy tjetër.
Arian Çani: Dakord, dakord. Por kanalet e zeza nuk kanë ndryshuar, mbajnë erë gjithandej./NOA.al
– Hiqen të gjitha privilegjet në pensione apo në trajtime të tjera shërbëtorëve të parë publikë, deputetëve! Trajtimi i tyre material i privilegjuar është një atentat ndaj barazisë së shtetasve dhe thyen barazinë e tyre para ligjit.
– Të gjithë ata punonjës të administratës që gjyqi me vendim i kthen në punë, është e detyrueshme të kthehen në punë dhe rrogat e paguara zëvendësuesve apo atyre vetë pa bërë punë, t’u vihen në ngarkim përgjegjsve të tyre.
– Asnjë nëpunës nuk mund të bëjë “kërcime” në karrierë, dhe të ngrihet më lart se dy rrangje nga pozicioni që mbante më parë. Karriera graduale është zëmra e burokracisë.
– Hiqet dorë nga praktika e republikës së vjetër që ministritë ndahen si llokma elektorale ndaj partie politike në koalicion. Mos e ndani shtetin sipas partive aq sa një partie e trashëgon një ministri nga fillimi deri në fund të një mandati legjislativ. Kjo është e turpshme!
– Administrata publike, cdo agjenci e saj, ministri apo drejtori, duhet të bëjë cdo vit bilancin e arritjeve dhe të metave duke e botuar në një raport publik vjetor të botuar dhe me akses për cdo qytetar dhe sipërmarrje.
– Kërkohet që ministrat në krye të 2 vjetëve në detyrë të dalin në riafirmim të postit të tyre vetëm pasi të marrim besimin e komisioneve parlamentare përkatëse dhe të kuvendit. Cdo ministër brenda dy viteve votëbesohet individualisht.
– Asnjë ministër të mos jetë deputet sepse kjo infekton rëndë ndarjen e pushteteve. Madje as kryeministri nuk ka përse të jetë deputet! Aktualisht që prej “shekujsh” kryeministri në fakt drejton me sy e me vetulla edhe punimet e kuvendit!
– Asnjë antar partie në administratë. Kush hyn në administratën publike dorëzon teserën e partisë.
– Asnjë punonjës i administratës publike, si policët dhe oficerëtj, edhe ata, nuk kanë të drejtë të dalin në fushata dhe mitingje elektorale as para puble as pas buke, pra as në orarin zyrtar dhe as pas tij.
– Cdo punonjës i administratës publike duke përfshirë edhe vetë ministrat në rast se kandidojnë në një fushatë elektorale duhet të japin më parë dorëheqjen nga posti që mbajnë!
– Të njihet e drejta e punonjëve të administratës publike për të krijuar dhe marrë pjesë në Unionin profesional të administratës publike si përfaqësuesja kolektive e interesave të punonjësve të kësaj administrate në mbrojtjen e tyre në punë.
– Pasi të bëhet monitorimi dhe matja e proceseve të punës të shfryhet administrata publike së paku në 50% të numrit aktual të punonjësve që vjen për arsye trafiqesh të mirëfillta elektorale.
– Asnjë i afërm i rrethit të parë familjar të një ministri, deputeti, etj., i ngjashëm me ta, nuk mund të punësohet në administratën publike pasi të parët kanë marrë postet përkatëse. Familjariteti po bën kërdinë. Kjo të aplikohet edhe për pronarët e cdo medieje.
– Në asnjë administratë publike nuk mund të punojnë njëkohësisht, burri dhe gruaja, prindërit dhe fëmijët, vëllezër e motra.
– I gjithë dokumentacioni jo sekret shtetëror i cdo administrate publike të vendoset on line dhe të jetë i aksesueshëm nga cdo qytetar i interesuar, sipas parimit të “open source”.
– Cdo moskthim përgjigjeje brenda një afati shumë të shkurtër kohor të përcaktuar me ligj nga ana e një nëpunësi ndaj qytetarit të ndëshkohet me gjoba dhe masa të tjera administrative dhe të shënohet në cv e nëpunësit.
– Rrogat dhe shpërblimet e nëpunësve të administratës të ndahen në dy pjesë, paga fikse dhe paga në funksion të performancës personale vjetore të cdo nëpunësi ose drejtorie.
– Të konceptohet dhe përpilohet karta etike për nëpunësin e administratës publike dhe të shpallet dhe të bëhet e detyrueshme vendosja e saj në cdo zyrë administrate dhe në hyrje të cdo institucioni.
– Asnjë punonjës administrate publike të mos emërohet në detyrë pa pasur notën mesatare mbi 8,5 gjatë diplomimit të tij. Forumet rinore të partive politike janë bërë tramplina punësimi në administratë e të rinjve.
– Cdo administratë të hapi dhe të modernizojë sipas kritereve zyrën e ankimimeve publike dhe kjo të jetë pjesë e komunikimit publik e administratës që tani pothuajse është zhdukur.
– Asnjë titullar nuk ka të drejtë të emërojë një të afërm të tij edhe të shkallës së dytë a të tretë të lidhjes familjare pasi është emëruar në detyrë.
– Askush nuk mund të qendrojë nëpunës sado i ulët në administratë nëse për të ka një vendim dënimi nga gjykata.
– Cdo nëpunës i administratës publike duhet që të ketë tre diploma, atë universitare, të një gjuhe të huaj, si edhe diplomën e shkollës së administratës publike, të një niveli të caktuar, marrë jo më larg sesa tre vjet nga data e emërimit të tij.
– Cdo nëpunës duhet të certifikojë cdo pesë vjet kompetencat e duhura për vendin e tij të punës.
– Cdo shkelje financiare administrative e konstatuar nga kontrolli i lartë i shtetit është në ngarkim të titullarëve të institucionit.
– Kryeministri të detyrohet që cdo shkelje të konstatuar nga kontrolli i lartë i shtetit ta dërgojë edhe ai në Prokurori.
– Të krijohet agjencia qendrore e etikës të administratës publike, e cila survejon dhe vigjëlon për deontologjinë e nëpunësit të administratës publike.
– Të krijohet shërbimi administrativ on line për qytetarët.
– Të gjitha shërbimet e thjeshta administrative që nuk prodhojnë parà të jenë falas për personat fizikë.
– Në cdo administratë, femrat të jenë jo më pak se 50 përqind e numrit të përgjithshëm të nëpunësve.
– Të gjitha ndërtesat e administratës publike të bëhen urgjentisht të aksesueshme për personat me aftësi fizike të kufizuara.
– Në të gjitha mjediset e shërbimeve të administratës publike ose në “open space” të vendosen kamera të monitorueshme.
– Ndalohen marrjet e dhuratave dhe pasuria e cdo punonjësi të administratës publike të monitorohet me detyrimin për t’u justifikuar në cdo cast dhe pas cdo periudhe, në hyrje apo gjate ushtrimit të detyrës.
– Asnjë nëpunës nuk mund të ushtrojë një detyrë nëse ai ose familja e tij janë në konflikt interesi midis të mirës publike dhe interesave private të tij.
– Asnjë nëpunës nuk mund të jetë në detyrë nëse ai ose pjestarë të rrethit të tij të parë familjar ushtrojnë biznese në atë fushë që mbulon administrata përkatëse.
– Punonjësit e administratës në shërbim të qytetarit duhet të jen me uniforma.
– Zyrat e burimeve njerëzore plotësojnë cdo vit cv e nëpunësve duke dhënë vlerësimet përkatëse sipas standarteve përkatëse.
-Vlerësimi vjetor i nëpunësve bëhet me sistem vlerësimi cilësor dhe sasior me notat përkatëse. Pa pasur një nivel të caktuar vlerësuar nga komisioni përkatës, askush nuk mund të ngrihet në detyrë ose në rang.
– Në cdo administratë qendrore krijohen këshillat e vlerësimit të karrierës të nëpunësve të përbëra nga specialistë të jashtëm caktuar nga agjenci të jashtme tekniko-shkencore, nga përfaqësues të personelit si edhe nga pushteti ekzekutiv.
– Asnjë nëpunës i administratës publike nuk mund të rikthehet, pasi ka ikur nga kjo administratë, në po atë nivel dhe rang ku ka qenë, ose më poshtë tij.
– Të vendosen rangjet e nëpunësve të administratës publike.
Cdo nëpunës së pak 10 përqind të ditëve të punës gjatë një viti duhet t’i ketë të planizuara në terren.
– 50 përqind e agjencive apo departamenteve të administratës publike të cvendoset nga Tirana nëpër rrethe në kuadrin e decentralizimit territorial të administratës publike.
-Të hiqen këshilltarët e jashtëm që shpesh janë qoka akorduar militantëve apo beniaminëve personalë.
– Asnjë ministër të mos drejtojë borde ose keshilla brenda administratës që ai drejton politikisht.
– 10 përqind e nëpunësve të jenë me kohë të pjesëshme pune, ardhur nga agjenci dhe institucione teknike ku vazhdojnë pa shkëputje punën e tyre.
– Të krijohet qendra e novacionit të vazhdueshëm administratës publike.
– 10 përqind e investimeve të negociuara nga një administratë të përdoren për inovacionin e saj, për përmirësimin e bazës teknologjike, si edhe për shperblime për punonjësit e saj.
– Asnjë tenderim nuk mund të kryhet sipas vendimeve të administratës, por me praktikat e ankandit publik.
– Të vendosen medaljet e punës në administratën publike dhe të shoqërohen me motivet përkatëse materiale, morale dhe të karrierës.
– Punonjësi civil të pajiset detyrimisht me adresë ëeb dhe të jetë i detyruar t’i përgjigjet kërkesave, pyetjeve dhe vërejtjeve qytetare on line.
– Mosha mesatare e të gjithë punonjësve të administratës publike në cdo agjenci të variojë midis 35 dhe 50 vjeç.
– Asnjë punonjës që nis për të herë të parë një marrëdhënie pune në administratën publike të mos ketë të drejtë ta nisi me një rang më të lartë sesa rangu më i ulët.
– Punonjësi i administratës publike të përfitojë nga shërbimet restoratore dhe të kafenesë në qendrën e tij të punësimit me tarifa të veçanta.
– Punonjësi i administratës publike veç kryeministrit nuk mund të përdori asnjë mjet transporti zyrtar (veturë) jashtë shërbimeve zyrtare që kryhen.
– Punonjësi i administratës publike të ketë të drejtën e përfitimit të shpërblimeve suplementare në varësi të të ardhurave që krijohen në sektorin që mbulon si pasojë e punës së tij.
– Të përcaktohen “gabimet e rënda etike dhe profesionale” në krye të detyrës dhe masat disiplinore që i shoqërojnë ato.
– Punonjësi i administratës publike përfiton bonuese financiare sipas shkallëve të ndryshme për cdo periudhë kohe pune në këtë administratë.
– Punonjësi i administratës publike edhe pas pesë vitesh nga dalja prej pune nga kjo administratë nuk ka të drejtë të punojë në sektorin privat që administrata në fjalë ka mbuluar.
– Punonjësi i administratës publike me kohë pune të plotë nuk ka të drejtë të punojë pas orarit të punës në një biznes që funksionon në sektorin që ajo mbulon./NOA.al
Për tre ditë, në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari” kanë ardhur 16,379 udhëtarëve nga e mbarë Diaspora shqiptare.
Zyrtari për marrëdhënie me publikun në ANP, Bujar Gashi, ka thënë në një prononcim për albinfo.ch se nga e shtuna e kaluar, e deri të hënën, kanë ardhur 16,379 udhëtar në Aeroportin e Prishtinës.
Nga e shtuna që lamë pas e deri me 27 dhjetor, priten të realizohen 480 fluturime.
“Nga e shtuna a javës që lamë pas (19.12.2020), deri të dielën më 27.12.2020, priten të realizohen 480 fluturime, (vajtje-ardhje),” shprehet Gashi.
Nga ana tjetër, vetëm dje në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari” janë realizuar 57 fluturime vajte-ardhje
Greqia miraton dekretin për zgjerimin e ujërave territorialë nga 6 në 12 milje në detin Jon. Dekreti presidencial është miratuar pasi u paraqit në Gjykatën e Kasacionit i nënshkruar nga kryeministri dhe anëtarët e Këshillit të Ministrave. Zgjerimi detar i Greqisë përfshin pjesën veriore të ishujve Jon në Kepin Tainaro.
Mediat greke e konsiderojnë dekretin si një mesazh të qeverisë greke për Turqinë. “Qeveria Greke po i dërgon një mesazh Turqisë pas dritës jeshile të dhënë nga Këshilli i Shtetit për shtrirjen e ujërave territoriale nga 6 në 12 milje detare në Ishujt Jon dhe në Kepin Tainaro në Peloponez”, shkruan “Protothema”.
Zgjerimi i ujërave territoriale në zonën e detit Jon, në përputhje me Konventën Ndërkombëtare për Ligjin e Detit, përkthehet automatikisht në një Zonë Ekonomike Ekskluzive (EEZ), pra në një zonë detare në të cilën një shtet ka të drejtë të hulumtojë ose shfrytëzojë ndryshe burimet detare përfshirë prodhimin e energjisë elektrike të ujit dhe ajrit.
Media greke nga ana tjetër nënvizojnë se përcaktimi i kufijve detarë, mbyllja e gjireve, si dhe zgjerimi i ujërave territoriale në Detin Jon, hapin rrugën për hartimin e marrëveshjes Greqi-Shqipëri bashkë-detyruese për ankesë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë.
Zgjidhja e mosmarrëveshjes në një gjykatë ndërkombëtare për caktimin e zonave detare, u ra dakord gjatë vizitës së ministrit të Jashtëm Nikos Dendias në Tiranë dhe takimit që ai pati me kryeministrin shqiptar Edi Rama./noa
Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që të shkojë në Spitalin Infektiv në ditën e Krishtlindjeve.
Paraditen e sotme, kreu i qeverisë së bashku me ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu janë parë në ambientet e spitalit të ashtuquajtur Covid 1.
Ata janë pritur nga një grup mjekësh dhe infermierësh, ndërsa Rama në shenjë falënderimi i ka dhuruar atyre një buqetë me lule dhe është përulur para tyre.
Spitali Infektiv është i pari që u hap për pacientët me COVID-19 në Shqipëri në fillim të pandemisë.
Po ashtu teksa ka ikur nga Infektivi Rama ka përshëndetur me dorë edhe familjarët e pacientëve jashtë spitalit.
Kryeministri Edi Rama ka rrëfyer momentin e takimit me Fatos Nanon dhe propozimin e këtij të fundit për ta bërë ministër.
Rama tha se ai ndodhej në va rrimin e të atit kur kishte takuar kryeministrin e asokohe, Fatos Nano dhe se nuk kishte plane që të kthehej në Shqipëri. Edi Rama: Erdha për fu neralin e tim eti me një biletë vajtje-ardhje. Fatos Nanon e kam admiruar nga larg kur ishte në b urg, e kam pas takuar tek ambasada franceze.
Aty ishte para bu rgosjes dhe asnjë nuk i afrohej, unë shkova thjesht e përshëndete, se kisha takuar ndonjëherë dhe nuk e takova më deri pasi doli nga bu rgu.
Kur u bë kryeministër, mos gabohem kam ardhur unë, i thashë dua ta takoj. Në darkën e fitores, kam qenë me Bashkim Shehun në Barcelonë, kemi marrë në telefon Spartak Ngjelën dhe e pyetëm cfarë po bëhet e tha, na se po të kaloj mjekrën e më kaloi Fatos Nanon.
Dhe më bëri përshtypje mënyra si foli. “Të gjithë bashkë, të jemi të bashkë të gjithë, të lutem kthehu”. Më pas jam kthyer, jemi takuar, kemi ngrënë një darkë bashkë, më tha që duhet të kthehesh.
I thashë që kam jetën time, nuk dua të merrem me zyra e qeverira. Hajde tha bëj c’të duash, merr c’të duash. I thashë kur të duash të të mbështes, të mbështes.
Kam ardhur për të varrosur tim atë, jo të bëhem ministër. As nuk e kam menduar kurrë. Ka qenë pas fu neralit që më ka bërë një telefon dhe pastaj jemi takuar dhe i kam thënë do rri.
Kryeministri Edi Rama, shpesherë është kritikaur se vizaton e shkarrativ dokumentat zyrtare, madje në media dhe rrjete sociale janë publikuar edhe disa dokumenta.
Për lidhjen e tij me pikturën, ka folur mbrëmjen e sotme edhe kreu i qeverisë, i cili tregoi se shkarravit gjatë gjithë kohës kur është në punë. Duke iu referuar një studimi, Rama tha në emisionin “Opinion” se personat që shkarravisin kur flasin, i ulet st resi deri në 50%.
“Unë gjatë gjithë kohës shkarravis këtu kur janë në punë. Këto (lapsat dhe penelat) janë dro ga ime. Kjo ndodh ndërkohë që unë jam krejtësisht i fokusuar te bashkëbiseduesi dhe dora ime shkarravit.
Ka një studim se shumë njerëz shkarravisin gjatë bisedimit. Studimi thotë se personat që shkarravisin kur flasin, i ulet stresi deri në 50%”, theksoi kryeministri.