Aktualitet

Kuvendi i Shqipërisë voton ministrin e ri të Brendshëm dhe atë të Bujqësisë

Me 97 vota pro, 4 kundër dhe 5 abstenim, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar sot Bledi Çuçin si ministër të Brendshëm dhe po me këtë numër votash ka miratuar edhe ministren e re të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Milva Ekonomi.

Ndërsa me 101 vota pro, Kuvendi miratoi shkarkimin e Sandër Lleshajt si ministër të Brendshëm.

Çuçi u propozua një ditë më parë nga kryeministri Rama, pas dorëheqjes së Sandër Lleshaj nga posti.

Emrat e dy ministrave të rinj u dekretuan sot pa vonesa nga presidenti Ilir Meta dhe Kuvendi i futi ato në rendin e ditës, pasi kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla tha se ata duhet ta marrin detyrën sa më shpejt.

Lëvizjet erdhën pas dorëheqjes së Sandër Lleshajt, për shkak të vr asjes së të riut Klodian Rasha nga një efektiv po licie. /noa.al/

Kuvendi i Shqipërisë voton ministrin e ri të Brendshëm dhe atë të Bujqësisë Read More »

Doni të kontaktoni bashkinë Vlorë për probleme të ndryshme ? Ja emrat dhe numrat e telefonave të punonjësve sipas drejtorive.

DREJTORIAEMERMBIEMERNR.TEL
Drejtoria JuridikeDautZeraj695593602
Drejtoria e menaxhimit te pronave publikeSonelaHaxhiraj699939587
Drejtoria e Burimeve NjerëzoreLauraBrinja682208980
Drejtoria e InformacionitDesildaCaci696153970
Drejtoria e Finances, Buxhetit dhe KontabilitetitTaullaZanaj682010078
Drejtoria e Taksave dhe Tarifave VendoreOltjonBejaj692651220
Drejtoria e Planifikimit dhe Zhvillimit te TerritoritFatjonDevollaj692543216
Drejtoria e Zbatimit te ProjekteveJurgenCollaku696271429
Drejtoria e Ndihmes, Sherbimit socialIrenaStasa695294051
Drejtoria e Emergjencave CivileAdrianVreshtazi692298167
Drejtoria e Mbrojtjes KonsumatoreAnjezaShiko682020626
Policia BashkiakeMejtimMece695890262
Zyra e Gjendjes CivileNereidaLeka698109294
Inspektoriati NdertimorZambakSelmani695383433

Doni të kontaktoni bashkinë Vlorë për probleme të ndryshme ? Ja emrat dhe numrat e telefonave të punonjësve sipas drejtorive. Read More »

‘Na ike, Feti Brahimi,Zëbilbil i Labërisë,Pas na le këngën e madhe,Vargun dritë, të dritësisë’/ Elegji për rapsodin e madh të Labërisë, Feti Brahimi/ Nga Sejmen Gjokoli

Nga Sejmen Gjokoli
NA IKE, FETI BRAHIMI
-Elegji për rapsodin e madh të Labërisë, Feti Brahimi-
1.
Na ike, Feti Brahimi,
Penë lari, në Shushicë,
Avazi këngëve labe,
I Lapardhasë me dritë.
2.
Penë bukuri me çika,
Me lirikat si kurorë,
Me humorin që se ndaje,
Si në furkë, tjerrur hollë.
3.
Lezet i këngës së madhe,
Gjashtë zëra si vjolinë,
Derdhur fëshfërimë e barit,
Janin-o, o moj, Janinë.
4.
Pena buronjë të buroi,
Një jetë me vargjet-këngë,
Herë mjaltë e trëndelinë,
Herë hekur, nëpër dhëmbë.
5.
Herë dufe Labërie,
Herë derte, halle shumë,
Herë detit me maraze,
Herë natës së pa gjumë.
6.
Këndove lulet e malit,
Trëndelinat në korie,
Këndove për nënat labe,
Që lindën e rritën yje.
7.
Këndove bejkat e stanit,
Labëreshat lulezonja,
Ato që në këngë mbenë,
Gajtane shkruar me shkronja.
8.
Derdhe melodi e këngë,
Për marazet e çobanit,
Dhe vallen me fustanellë,
Në silah të xhamadanit.
9.
I këndove Labërisë,
Labërisë që deshe shumë,
Me vargjet si majë malesh,
Me këngët që rrodhën lumë.
10.
Me humorin që e kishe,
Si melhem plage në buzë,
Me vargjet që të buronin,
Ndezuar si eshka në shpuzë.
11.
Na ike, Feti Brahimi,
Zëbilbil i Labërisë,
Pas na le këngën e madhe,
Vargun dritë, të dritësisë.

‘Na ike, Feti Brahimi,Zëbilbil i Labërisë,Pas na le këngën e madhe,Vargun dritë, të dritësisë’/ Elegji për rapsodin e madh të Labërisë, Feti Brahimi/ Nga Sejmen Gjokoli Read More »

Baton Haxhiu zbulon arsyen pse Rama zgjodhi Çuçin si ministër të Brendshëm

Gazetari Baton Haxhiu e ka cilësuar një hap të kujdesshëm të kreut të qeverisë Edi Rama vendimin për të emëruar Bledi Çuçin ministër të Brendshëm.

Haxhiu deklaroi se Rama nuk dëshiron konflikt dhe as përplasje me presidentin Ilir Meta përpara zgjedhjeve.

“Ngjashmëri me atë në përzgjedhje. I kujdesshëm për të mos zgjedhur një njeri që ka ashpërsi, një karakter që edhe në dukje edhe në veprim është ashtu. Rama e njeh Bledin se çfarë është puna e tij.

Rama nuk dëshiron ko nflikt para zgjedhjeve, nuk do ash përsi. Ndryshe do dërgonte në presidencë një njeri që presidenti do e refuzonte duke i lënë peshën Metës.

Ose ta linte vendin pas ministër të Brendshëm për t’ia lënë në dorë presidentit. Duke qenë se kritikat ndaj kryeministrit ka qenë se përzgjedh femra në poste të tilla dhe ato nuk i përmbushin kushtet, e kanë bërë që të përzgjedhë një njeri që nuk është ko nfliktual. Unë po të isha do veproja ndryshe”, tha Haxhiu në Abc News.

Baton Haxhiu zbulon arsyen pse Rama zgjodhi Çuçin si ministër të Brendshëm Read More »

‘Lamtumirë Fetiu ynë/Me këgën shpuzë mbylle synë/Penë artë për Labërinë/Për iso-polifoninë!’

Lamtumir Fetiu ynë
Me këgën shpuzë mbylle syn.
Penë artë për Labërinë.
Për iso-polifoninë.
Këngët kurora të rrinë
Ikonë e madhja Janinë.
Fjala jote vetëtinë
Maleve me trëndelinë.
Sharku muzës në krahinë
Lapardha ngrite selinë.
Alimeja të dha gjin.
Riza Saliu melodinë.
Skalite grupin violinë
Skenave derdhe magjinë.
Lapardhiote farfurinë
Ylberore në ç’do stinë.
Se kurseve mjeshtërinë
Dhe për Ansamblin Çipin.
Gdhënde nderin dhe lavdinë
Prehu i qetë te kjo lëndinë.
Krah për krah me Nertesin,
Me Dulen dhe me Hamndin,
Takoni Asllan Alin.
Në xh ehnet hyjnorët rrinë,
Në qiell me yllësin.
Meritoni përjetësinë.
/Tomorr Lelo/ Ansambli Folklorik Cipini

‘Lamtumirë Fetiu ynë/Me këgën shpuzë mbylle synë/Penë artë për Labërinë/Për iso-polifoninë!’ Read More »

Presidenti Meta dekreton emërimin në detyrë të Çuçi dhe Ekonomit

Presidenti Ilir Meta nuk ka vonuar veprimet proceduriale, duke emëruar Bledi Çuçin në postin e ministrit të Brendshëm dhe Milva Ekonomin si ministre të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Një ditë më parë, kreu i shtetit, tha se ishte njohur nga mediat për ministrat e rinj dhe do të përgjigjej sa më shpejt me dekret.

Bledi Çuçi u propozua nga kryeministri Rama si ministër i Brendshëm, pas dorëheqjes së Sandër Lleshajt, i cili u largua pas protestave për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha.

Ndërsa Milva Ekonomi u propozua në vend të Bledi Çuçit si ministre e Bujqësisë.

Presidenti Meta dekreton emërimin në detyrë të Çuçi dhe Ekonomit Read More »

Qeveria merr vendimin, rrit pagën minimale, ja sa do të jetë…

Qeveria shqiptare me anë të një VKM-je ka miratuar rritjen e pagës minimale, e cila që nga 1 janari 2021 do të bëhet 30 mijë lekë të reja në muaj, nga 26000 lekë që është tani.

Për të marrë këtë pagë bazë duhet që të kryhen 174 orë pune në muaj ndërsa shtesat jepen mbi pagën bazë.
Këshilli i ministrave vendosi:

1. Paga bazë minimale mujore, për punonjësit, në shkallë vendi, që është e detyrueshme të zbatohet nga çdo person, juridik a fizik, vendas ose i huaj, të jetë 30 000 (tridhjetë mijë) lekë.

2. Paga bazë minimale mujore jepet për 174 orë pune në muaj, të kryera gjatë kohës normale të punës.
3. Paga bazë minimale orare të jetë 172.4 (njëqind e shtatëdhjetë e dy pikë katër) lekë.

4. Shtesat me karakter të përhershëm jepen mbi pagën bazë.

5. Vendimi nr.809, datë 26.12.2018, i Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e pagës minimale në shkallë vendi”, shfuqizohet.

Qeveria merr vendimin, rrit pagën minimale, ja sa do të jetë… Read More »

Debat mes Silva Binos dhe ish ministrit: Mbylle, më njeh shumë mirë mua

Një debat në studio për vaksinat kaloi në tone të larta zëri mes doktoreshë Silva Binos dhe ish-ministrit të Shëndetësisë Tritan Shehu.

Debati:
Bino: Ore ti , ku i gjen këto, Flet kot më kot tani. Mbylle tani!

Shehu: O Silva mos u nxeh aman,. Merre me qetësi se s’dua të sëmurë. Ti nuk je as epidemiologe, ku e di këtë punë ti.

Bino: Shiko mos ofendo tani, se kemi punuar bashkë, ti më njeh shumë mirë mua.
Shehu: Do punojmë bashkë dhe në të ardhmen Silva.

Bino: Po atëherë më lër të flas.

Debat mes Silva Binos dhe ish ministrit: Mbylle, më njeh shumë mirë mua Read More »