Aktualitet

Masat e marra për fundvit/ P olicia e Shtetit: ‘Asnjë qytetar apo automjet nuk do të lëviz’

Lidhur me masat sht rënguese anti-Covid, drejtori i Departamentit për Sigurinë në Po licinë e Shtetit Gjovalin Loka, përmes një deklarate bëri me dije masat e marra nga Po licia e Shtetit për garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë festave të fundvitit, si dhe për zbatimin e masave shtesë anticovid.

“Nisur nga situata e krijuar për shkak të COVID-19, duke filluar nga mbrëmja e ditës së sotme deri më datë 04.01.2021, orari i lëvizjes së këmbësorëve, automjeteve, si dhe mbajtja hapur e lokaleve që ofrojnë shërbime për qytetarët do të ndalohet nga ora 20:30 e mbrëmjes deri në orën 06:00 të mëngjesit”, – thuhet në njoftim, teksa jepen edhe masat konkrete që janë ndërmarrë në të gjithë territorin.

Masat e Po licisë së Shtetit për festat e fundvitit:

Në kuadër të festave të fundvitit, me qëllim krijimin e një mjedisi të sigurt për qytetarët, si dhe në zbatim të Urdhrave të Ministrisë së Shëndetësisë për vendosjen e masave të reja kufizuese me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID 19, strukturat e Po licisë së Shtetit kanë marrë një sërë masash shtesë.

Nisur nga situata e krijuar për shkak të COVID-19, duke filluar nga mbrëmja e ditës së sotme deri më datë 04.01.2021, orari i lëvizjes së këmbësorëve, automjeteve, si dhe mbajtja hapur e lokaleve që ofrojnë shërbime për qytetarët do të ndalohet nga ora 20:30 e mbrëmjes deri në orën 06:00 të mëngjesit.

Strukturat e Po licisë së Shtetit kanë marrë masa që pas orës 20:30 të mbrëmjes së sotme deri në orën 06:00 të mëngjesit të çdo dite deri më datë 4 janar, të mos lejojnë asnjë qytetar apo automjet që të lëvizë, si dhe asnjë lokal të mos jetë i hapur. Përjashtohen nga ky kufizim vetëm personeli shëndetësor, ai po licor, ush tarak, gazetarët dhe ata që janë në punë turni i tretë në linjat e prodhimit të konsumit të përditshëm.

Policia e Shtetit e ka vlerësuar si të domosdoshme marrjen e disa masave shtesë, si dhe kalimin e të gjithë strukturave të Policisë në gatishmëri “Shërbim të përforcuar”.

Për këtë qëllim, Policia e Shtetit ka hartuar planet e masave në nivel qendror dhe atë vendor, në të cilat janë përcaktuar objektivat dhe detyrimet për strukturat e saj, nëpërmjet të cilave synohet:

Rritja e sigurisë së jetës dhe pronës së qytetarëve duke rritur prezencën policore në të gjithë territorin, për faktin se në raste festash kemi rritje të numrit të qytetarëve të cilët kthehen pranë familjeve të tyre për të festuar festat e fundvitit;

Sigurimi në kohë i informacioneve për parandalimin e ngjarjeve kriminale, evidentimi dhe mbajtja nën kontroll e personave me precedent kriminal dhe penal, sidomos e atyre personave që kthehen për të festuar festat, duke identifikuar dhe mbajtur në vëzhgim automjetet që përdorin apo ambienteve që frekuentojnë ata, me qëllim parandalimin e ngjarjeve kriminale;

Rritja e efikasitetit të shërbimeve të Policisë në njohjen e situatës operative kriminale, nëpërmjet bashkërendimit dhe bashkëveprimit efektiv të strukturave, me agjencitë e tjera të zbatimit të ligjit brenda dhe jashtë vendit;

Monitorimi i qarkullimit të automjeteve, duke shtuar prezencën policore në të gjitha akset rrugore nacionale, qytetase dhe ndërqytetëse, në përdorimin e mjeteve logjistike si radarë e dragera, për parandalimin e drejtimit të mjetit në gjendje të dehur apo me shpejtësi mbi normat e lejuara, në funksion të parandalimit të aksidenteve rrugore;

Krijimi i lehtësirave ligjore në pikat e kalimit të kontrollit kufitar në rast se do ketë fluks në hyrje duke shtuar burimet njerëzore dhe infrastrukturën, si dhe aplikimin e kontrolleve të lehtësuara kufitare.

Shtimin e kontrollit të automjeteve në bazë të analizave të riskut, me qëllim parandalimin dhe go ditjen e tr afiqeve të paligjshme, kryesisht të lëndëve narkotike, në shtimin e patrullave në kufi rin e gjelbër, si dhe në bashkëpunimin dhe bashkërendimin e veprimeve me homologët kufitarë për parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare;

Shtimi i kontrolleve ndaj subjekteve që tregtojnë fishekzjarrë, duke bashkëpunuar me strukturat e tjera ligjzbatuese.

Në këtë kuadër po intensifikohen kontrollet për verifikimin e kushteve të prodhimit, magazinimit, tregtimit dhe përdorimit nga subjektet e licencuara të lëndëve piroteknike dhe fi shekzjarrët.

Po licia e Shtetit e vlerëson si mjaft të çmuar bashkëpunimin me komunitetin dhe në këtë kontekst do të analizojë dhe rivlerësojë informacionet për identifikimin e autorëve të ngjarjeve kriminale kundër jetës dhe pronës, konfliktet për motive të ndryshme, për personat në k ërkim, si dhe do të organizojnë operacione për kapjen e tyre, duke angazhuar edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, Repartin Special “RENEA” dhe Njësinë Speciale “FAST”.

Policia e Shtetit, nëpërmjet këtyre masave synon që festa e Krishtlindjes dhe e Vitit të Ri të mos veniten nga episode të mundshme paligjshmërie, pavarësisht se ndryshe nga çdo vit nuk do të kemi festime masive dhe në rrugë, as për natën e sotme dhe as për natën e ndërrimit të viteve, për shkak të situatës së pandemisë COVID-19, pasi masat e reja kufizuese ndalojnë qarkullimin e qytetarëve dhe të automjeteve apo mbajtjen hapur të lokaleve pas orës 20:30 të mbrëmjes deri në orën 06:00 të mëngjesit.

Në këtë kuadër, Po licia e Shtetit kërkon mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e qytetarëve që të mos grumbullohen për festime në sheshe apo në ambiente të tjera dhe të shmangin përdorimin e fi shekzjarrëve.

Të gjithë qytetarët duhet të festojnë në shtëpi pranë familjeve të tyre dhe të ndihmojnë Po licinë, duke respektuar masat kufizues anticovid, si dhe duke de noncuar çdo paligjshmëri në numrin 112 dhe në Ko misariatin Dixhital.

Po licia e Shtetit është tërësisht e angazhuar për të krijuar një ambient sa më të sigurt dhe uron të gjithë qytetarët: Gëzuar festat, shëndet, mbarësi dhe sa më shumë besim e bashkëpunim të ndërsjellët për të mirën e përbashkët gjatë vitit 2021./NOA.al

Masat e marra për fundvit/ P olicia e Shtetit: ‘Asnjë qytetar apo automjet nuk do të lëviz’ Read More »

Presidenti Meta tregon cili është ‘ilaçi i shërimit’ për shqiptarët

Presidenti Ilir Meta ka dhënë “ilaçin e shërimit” për të rrëzuar qeverinë e Edi Ramës, i cili kërkon mandatin e tretë ndërsa zgjedhjet do të mbahen më 25 Prill. Në një intervistë për emisionin “Aktualitet” nga Bejdo Malo në Fax News, Meta tha se ilaçi i shërimit është pjesëmarrja e qytetarëve në zgjedhje ku përmes votës do të mbrojnë të ardhmen e tyre dhe të fëmijëve.

“Po të jetë për kryeministrin tonë, nuk ka të 3-in, por të 13-in në xhep. Besoj që ilaçi i shërimit është pjesëmarrja e gjithë qytetarëve për të treguar se meritojnë të drejtat e tyre që i kanë në kushtetutë, që luftojnë për të drejtat e tyre, askush nuk ka dhe nuk mund të ketë të drejtë të ankohet apo të kritikojë në rast se nuk merr pjesë në zgjedhje, në rast se nuk shpreh opinionin e tij përmes votës, vendimin e tij, besimin e tij, ndëshkimin e tij dhe unë besoj që qytetarët e kanë kuptuar se vota është akoma më e rëndësishme.
E kanë për të mbrojtur të ardhmen e tyre, të fëmijëve të tyre, interesin e tyre, interesin e vendit, të atdheut tonë. Jam shumë optimist dhe se në vendin tonë për shumë kohë nuk bëhen zgjedhje, shqiptarët janë të paduruar për të shkuar drejt kutive të votimit këtë herë”, tha Meta.

Ndërsa jemi pranë festave të fundvitit, Presidenti tha se do i kalojë me familjen, larg aktiviteteve të gjërave për shkak të situatës por edhe për të ruajtur qetësinë. Fjala inkurajuese që ka për të gjithë shqiptarët në këto ditë të vështira është:

“Jam i bindur që ne do ta kalojmë këtë situatë dhe ditët e mira pas kësaj vijnë.”

Presidenti Meta tregon cili është ‘ilaçi i shërimit’ për shqiptarët Read More »

Ish-deputeti i PS i bashkohet LSI-së, shfaqet me takimin e Kryemadhit

Tjetër ish-anëtar i PS është bashkuar me LSI kohët e fundit në prag të zgjedhjeve. Ish-deputeti i PS, Arion Muça është bashkuar në një takim me Kryemadhin duke u shfaqur në krah të saj në takim.

Kryemadhi nga ana tjetër thotë se edhe vetë brenda PS po e kuptojnë zhgënjimin prej dështimeve të qeverisë aktuale.
Ajo i bën thirrje të gjithëve shqiptarëve me apo pa parti që ndihen të lodhur nga partitë politike të tjera të bashkohen me LSI.

TATUSI NGA MONIKA KRYEMADHI

Arioni na takoi sot në Fier me nje grup intelektualësh e aktivistësh, që bashkë me të, janë afruar në LSI.

Një bashkëbisedim i sinqertë që nxorri në pah sfidat që përballen jo vetëm shumica e shqiptarëve, por edhe vetë ata brenda PS.

Mund ta kuptoj zhgënjimin e tyre, pasi dështimet e kësaj qeverie po dëmtojnë të gjithë shqiptarët pavarësisht se cilën parti kanë votuar në të shkuarën.

Unë ju mirëpres të gjithëve, edhe nëse jeni me një parti, pa parti, apo si shumica e shqiptarëve që ndihen të lodhur nga partitë politike, që të bashkoheni me mua dhe LSI në misionin tonë për të rikthyer shpresën, vendet e punës dhe mundësitë këtu në vendin tonë dhe bashkë ta bëjmë Shqipërinë të ndihet sërish shtëpi për të gjithë.

Ish-deputeti i PS i bashkohet LSI-së, shfaqet me takimin e Kryemadhit Read More »

Jozefina Topalli: ‘Falë Lulzim Bashës, Rama ka gjasa të fitojë një mandat tjetër’

Jozefina Topalli tregoi arsyen që e shtyu pas katër vitesh t’i rikthehet politikës aktive me një parti të re.

“Ajo nuk është më Partia Demokratike, ajo ruan vetëm dy germa, siglën e PD-së. PD është përfaqësim, është parim, është filozofi, është mision. Nuk e gjen.Të gjitha këto janë të tra dhtuara”.

Ish-nënkryetarja e Partisë Demokratike, tani nën drejtimin e një partie të re, “Lëvizja për Ndryshim” , fajëson Lulzim Bashën për gjendjen e opozitës, dhe shprehet se falë tij, Rama ka gjasa të fitojë një mandat tjetër.

“Është presjoni dhe garancia, që Edi Rama ka qenë tetë vite në pushtet, me të cilët ndan shumë gjëra përtej politikes, dhe që është elementi dhe arma, me të cilën Edi Rama do të përpiqet të marrë mandatin tretë. Sondazhet e bëra në Shqipëri flasin për një realitet krejt të ri për atë, që ëndërrojnë tre kryetarët. Është unike në botë. Që të flitet se shqiptarët janë të pakënaqur 70% ndaj opozitës se sa ndaj qeverisë. Unë e jam e bindur se ato nuk e duan këtë qeveri, është e ko rruptuar, mb ytur në sk andale, e paaftë për të qeverisur, e dë shtuar në çdo fushë të vendit, por ato kanë kuptuar “po të kishte pasur opozitë, Edi Rama nuk do ishte sot, ndaj dhe 70% e shqiptarëve janë të pakënaqur nga opozita”, tha Topalli.

Sipas saj, demokratët janë të zhg ënjyer nga opozita gjatë këtyre 8 viteve, dhe partia demokratike e ka hu mbur besimin e shqiptarëve.

“Janë shumë të dës hpëruar. Ato janë zemra e Partisë Demokratike dhe ato janë të tr adhtuar dhe u bënë shumë vite, sigurisht që ato do të reagojnë, do të jenë të parët që do të reagojnë. Ata do shkojnë atje ku ato ndihen të përfaqësuar, me të cilët kanë bërë be tejat, dhe tek ato që nuk ndihen të tradhtuar. Mjaft 8 vjet mashtrim!”, tha ajo.

Topalli shprehet se lëvizja për ndryshim, do të ketë kandidatë në të gjithë territorin.

Ajo do të kërkojë bashkëpunimin edhe të partive të tjera, që janë kundër asaj që Topalli e quan trinomi i kryetarëve.

“Një parti, e cila do jetë në të gjithë territorin e Shqipërisë. Me lisat e saj, por sigurisht në muajt e ardhshëm besoj se edhe me lista të përbashkëta me parti të tjera të reja, që janë kundër tre kryetarëve të korruptuar. Ne po punojmë për listën e emrave. Unë kam një parim “ne nuk kemi luksin për të përjashtuar asnjeri”. Unë jam e hapur për të negociuar me këdo, por me një kusht: që në qëllimin e tyre dhe në punën e tyre të ketë një synim “largimin e Edi Ramës, Ilir Metës dhe Lulzim Bashës”, shtoi Topalli. Më herët mes partisë së saj dhe Bindjes Demokratike, që drejtohet nga Astrit Patozi është arritur një marrëveshje që të futen me lista të përbashkëta në zgjedhje.

Ajo ende nuk e ka vendosur se ku do të kandidojë, ndërsa kandidimi në më shumë se një qark, është një mundësi.

“Unë edhe e mendoj, por nuk kam marrë ndonjë vendim, por edhe mendoj që mund të jem e pranishme në 1, 2 apo 3 qarqe”, u shpreh Topalli.

Si bashkëpunëtore e vjetër e ish kryeministrit Sali Berisha, Topalli shprehet se për krijimin e partisë së re nuk ka folur me të.

“Jo! Kjo nuk është nisma e z. Berisha, kjo është nisma e atyre të cilët besojnë se duhet mbyllur një kapitull i tre dekadave dhe nuk bien dakord me monopolizimin që kryetarët u bëjnë partive të tyre, sistemit politik dhe pasurive të shqiptarëve”, shtoi ajo, duke pretenduar se me këtë lëvizje ka edhe mbështetjen edhe të faktorit ndërkombëtar. /NOA.al

Jozefina Topalli: ‘Falë Lulzim Bashës, Rama ka gjasa të fitojë një mandat tjetër’ Read More »

Zgjedhjet e 25 prillit/ Balla: Hera e parë në 30 vite që qytetarët shqiptarë votojnë edhe për kandidatin brenda listës së partive

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi sot gjatë seancës plenare se Kuvendi përmbyll të gjithë legjislacionin që lidhet me marrëveshjen e 5 qershorit.

Gjatë fjalës së mbajtur Balla u shpreh se “legjislacioni garanton zhvillimin e zgjedhjeve jo vetëm të lira demokratike por unë shpresoj, jam shumë i bindur se zgjedhjet e 25 prillit do të jenë edhe zgjedhjet me standardet më të mira demokratike, një m anifestim i standardeve më të mira demokratike në vend. I bëj thirrje çdo partie politike që nga ky moment që hyjmë në atë katërmujorëshin e procesit parazgjedhor, të heqë dorë nga retorikat e panevojshme të cilat nuk i bëjnë mirë procesit zgjedhor. I bëj thirrje PD-së, LSI-së ta përshëndesin votimin e kuvendit të Shqipërisë, të të gjithë kuadrit ligjor që lidhet me respektimin e marrëveshjes së 5 qershorit sepse edhe duke mos qenë prezent në Kuvendin e Shqipërisë, deputet e kuvendit të Shqipërisë, pjesë e opozitës parlamentare e kanë mbështetur transfuzimin në ligj të të gjithë këtyre marrëveshjeve. Falë marrëveshjes me opozitën parlamentare të 21 korrikut të këtij viti, ne kemi mundësi që në zgjedhjet e 25 prillit, jo vetëm qytetarët shqiptarë të votojnë për partitë por qytetarët shqiptarë do të votojnë edhe për kandidatët që ata duan brenda listës së partisë. Është hera e parë në këto 30 vite që qytetarët shqiptarë nuk votojnë vetëm për partinë por edhe për kandidatin që duan brenda një liste të kandidatëve të partive politike’’.

“Vetëm në këto dy javë apo tre javë të fundit, qoftë projektligji që zgjidh përfundimisht përfitimin nga sigurimet shoqërore në periudhën e punësimit në ish kooperativat bujqësore, të cilat kanë trashëguar problematika që lidhen qoftë me hu mbjen e dokumentacionit, qoftë me mosdorëzimin e arkivës nga ana e kooperative bujqësore në strukturat e sigurimeve shoqërore, qoftë me dj egien e dokumentacionit gjatë vitit të mbrapshtë 1997 dhe tashmë disa qindra, mijëra ish-kooperativistë dhe ish-kooperativiste pasi kooperativat u prishën para 30 vitesh, nuk arritën dot të marrin pensionin që u takonte për shkak se letrat ishin humbur dhe si pasojë e legjislacionit në fuqi, duhet të shkonin e të pë rplaseshin në dyert e gjykatave. Pra, procesi gjykatë pas gjykate, shkalla e parë e çonte në apel,apeli i kthente, apeli e çonte në Gjykatë të Lartë, Gjykata e kthente dhe 30 vite, unë sot i them të gjithë këtyre bashkëqytetar tanë kudo që ndodhen dhe që kanë qenë në këto ish kooperativa e që kanë pasur këtë hall, ky hall u zgjidh sot me votën e kuvendit të Shqipërisë. Gjej rastin të falenderoj edhe opozitën parlamentare jo vetëm për këtë votim, sepse bashkë kemi votuar një sërë vendimesh të rëndësishme dhe kur ka rënë diskutimi për çështje të këtij karakteri, gjithmonë pjesa më e madhe e opozitës parlamentare i kanë mbështetur. Nuk flas për deputetë të opozitës parlamentare që është riregjistruar tek SHQUPI apo SHPK e Monika Kryemadhit por në përgjithësi deputetët e opozitës parlamentare kanë mbështetur’’, shtoi kreu i grupit parlamentar të PS-së.

Balla foli edhe për dy ligje të rëndësishme të tjera, për të cilat u shpreh se “punonjësit e Uzinës së Poliçanit, të Gramshit, të Mjekësit, do ta shohin bashkë me qeverinë edhe të uzinës së baterive në Berat që janë punonjës që për shkak të mos përfshirjes në pensionin e ish-ushtarakëve, as tek të tjera kishin mbetur në këto 30 vite pezull, të pambuluar nga legjislacioni në fuqi për sigurimet shoqërore dhe për trajtimin me pension të posaçëm. Falenderoj Ministrinë e Mbrojtjes që e solli këtë projektligj në një kohë të shkurtër dhe mund t’u themi edhe atyre, disa qindra, në fakt nëse mbledhin Mjeksin, Gramshin dhe Poliçanin, janë disa mijëra ndër vite që marrin një zgjidhje të pensionit të tyre dhe pastaj për nëntokën, zgjidhja që ka sjellë kolegu Beqaj përmes këtij amendamenti është zgjidhje e duhur që ka ardhur në kohën e duhur për ti dhënë zgjidhje përfundimtare’’. /atsh

Zgjedhjet e 25 prillit/ Balla: Hera e parë në 30 vite që qytetarët shqiptarë votojnë edhe për kandidatin brenda listës së partive Read More »

Papunësia/ Kush janë qytetet më të goditura nga Covid-19 në Shqipëri

Qarqet e Shkodrës, Vlorës dhe Korçës panë rritjen më të lartë vjetore të papunësisë në tremujorin e tretë të këtij viti, sipas të dhënave zyrtare që referohen nga Anketa e Forcave të Punës.

Të dhënat mbi papunësinë sipas qarqeve, tregojnë se Shkodra shënoi një rritje të treguesit në tremujorin e tretë me 6.4 pikë përqindje në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke arritur në 15%, nga 8.6% në tremujorin e tretë 2019. Qarku i Shkodrës gjatë këtij tremujori ka qenë më i godituri nga pandemia Covid-19, si në numrin e lartë të infektimeve, ashtu edhe të fataliteteve.

Pas Shkodrës, Vlora ishte qarku i dytë më rritjen e më të lartë të papunësisë, me 3.3 pikë për qind (pp) në raport me një vit më parë, e ndjekur nga Korça me 2.4 pp rritje, Lezha me 2.4 pp përqind, Elbasani me 1.6 pikë pp dhe Berati me 0.5pp.

Në krahun tjetër, Dibra dhe Gjirokastra shënuan rënie të normës së papunësisë në raport me një vit më parë, përkatësisht me 3 dhe 1.9 pikë për qind.

Më shumë se sa përmirësimi i tregut të punës, në këto qarqe ka ndikuar tkurrja e popullsisë për shkak të emigracionit të lartë në Dibër dhe plakjes së popullsisë në Gjirokastër.

Me tej normat e papunësisë në tremujorin e tretë shënuan rënie vjetore edhe në qarkun e Tiranës me 1.7pp, Durrësit 1.5pp, Fierit 1.3pp dhe Kukësit me 1.3pp.

Qarku me normën më të madhe të papunësisë në vend, në fund të tremujorit të tretë vijoi të ishte Lezha, me një normë prej 19.7%. Në vend të dytë ka kaluar Vlora (ishte e treta një vit më parë, pas Tiranës), me 15%, ndërsa kërcimin më të madh e ka bërë Shkodra, që ka kaluar në qarkun e tretë me papunësinë më të lartë, nga i teti që ishte një vit më parë, ndërsa Tirana zbriti e pesta.

Shkodra dhe Vlora, që panë rritjen më të lartë të papunësisë, janë ato që kanë raportuar dhe më shumë mbyllje të bizneseve. Sipas të dhënave të tjera të Tatimeve, në Vlorë mbylljet e subjekteve u dyfishuan, gjatë periudhës 1 maj – 31 tetor (në raport me të njëjtën periudhë 2019), duke i kaluar 520 biznese, që kanë pushuar së ushtruari aktivitetin e tyre. Në Shkodër, janë 65% më shumë subjekte të kaluara në status pasiv, duke arritur në 414.

Në tremujorin e tretë 2020, shkalla zyrtare e papunësisë në Shqipëri ishte 11,6 %, sipas INSTAT. Në terma vjetorë, treguesi u rrit me 0,2 pikë përqindje. Krahasuar me tremujorin e mëparshëm, shkalla zyrtare e papunësisë u ul me 0,3 pikë përqindje.

Shkalla zyrtare e papunësisë për burrat është 11,4 % dhe për gratë 11,8 %. Krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2019, shkalla e papunësisë për burrat është në të njëjtin nivel, ndërsa për gratë është rritur me 0,4 pikë përqindje.

Shkalla zyrtare e papunësisë për të rinjtë është 20,7 %. Në terma vjetorë shkalla e papunësisë së të rinjve shfaq tendencë në ulje. Krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2019, shkalla e papunësisë për të rinjtë në tremujorin e tretë të vitit 2020, është 0,7 pikë përqindje më e ulët.

Krahasuar me tremujorin e dytë 2020, shkalla e papunësisë për të rinjtë është ulur me 0,7 pikë përqindje. Shkalla e papunësisë për grup-moshën 30-64 vjeç është 9,0 %.

Në terma vjetorë, ky tregues është rritur me 0,5 pikë përqindje. Krahasuar me tremujorin e mëparshëm për këtë grup-moshë, shkalla e papunësisë u ul me 0,5 pikë përqindje. /Monitor/

Papunësia/ Kush janë qytetet më të goditura nga Covid-19 në Shqipëri Read More »

Meta: ‘Koha për të refuzuar falsitetin e këtij sistemi’

Presidenti i Republikës Ilir Meta, përmes një foto-postimi në rrjetet sociale, shprehet se ka ardhur koha që një sistemi fals që nuk dëgjon dhe nuk i jep asnjë mundësi të rinjve, duhet refuzuar.

“Koha për të refuzuar falsitetin e këtij sistemi, që nuk i dëgjon, nuk i përfshin dhe nuk ju jep asnjë mundësi të rinjve“, shkruan presidenti Ilir Meta.

Ky ishte mesazhi i radhës së presidentit Ilir Meta kundër mazhorancës aktuale, duke e akuzuar për mos dhënien e mundësisë për të rinjtë që po largohen. Një ditë më parë, Meta pati një takim me të rinjtë, pjesë e Rrjetit Kombëtar për të Rinjtë në Shqipëri.

Meta: ‘Koha për të refuzuar falsitetin e këtij sistemi’ Read More »

Kujdesi nuk është asnjëherë i tepërt/ Yuri Kim i habit të gjithë, dezinfekton sallën dhe foltoren

Kujdesi nuk është asnjëherë i tepërt, sidomos tani në kohë pandemie. Pak para se të ulej për të nënshkruar marrëveshjen e re dypalëshe mes Shqipërisë dhe SHBA-ve, ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, ka dezinfektuar sallën dhe vendin ku do qëndronte. Kim hyri në sallë e pajisur me maskë, ndërsa në duar mbante dezinfektues.

Ajo shpërndau dezinfektuesin në foltoren ku do të mbante fjalën si dhe në tryezën ku qëndroi ulur. Ajo u rikthye edhe njëherë tjetër për të mos lënë asnjë cep pa spërkatur.

Sot, ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjoni, së bashku me ambasadoren e SHBA-së në Shqipëri, kanë nënshkruar marrëveshjen e re të ekstradimit me SHBA-të.

Kujdesi nuk është asnjëherë i tepërt/ Yuri Kim i habit të gjithë, dezinfekton sallën dhe foltoren Read More »