Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, deklaroi këtë të enjte se djegia e mandateve me iniciativën e Partisë Demokratike në vitin 2019, është influencë e drejtpërdrejtë e financimeve ruse.
Kryemadhi financimet ruse-PD-takimi-Yurikim
E ftuar në emisionin “Opinion”, Kryemadhi deklaroi se ajo personalisht ka bindjen e plotë që br aktisja e institucioneve nga PD-ja e udhëhequr nga Lulzim Basha është produkt i influencës ruse.
“Për fatin tonë të keq unë kam bindjen e plotë që dje gja e mandatave është influenca e rusëve”, tha Kryemadhi.
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, deklaron se nga skena politike do të mund ta largojë vetëm vota e sovranit.
Ai tha se populli do të flasë shumë shpejt.
Beti Njuma: Ka një gjë që do t’ju largonte nga politika, psh hu mbja në zgjedhjet lokale?
Ilir Meta: Nga politika më largon vetëm populli i Shqipërisë.
Beti Njuma: Ose drejtësia dhe parlamenti?
Ilir Meta: Po po, patjetër, patjetër. Vetëm populli i Shqipërisë më largon, kaq. Asgjë tjetër. Ndjenja e detyrës ndaj atdheut është kaq e fortë sa do ta bëjmë deri në fund. Populli është mbi çdo gjë tjetër. Populli do flasë, bën sikur nuk flet por i mban shënim të gjitha.
Ish-kreu i PD, Lulzim Basha, ka reaguar pas lajmit se Rusia ka financuar Partinë Demokratike me 500 mijë dollarë në vitin 2017, kohë kur drejtohej nga vetë ai.
Në një status në Twitter Basha shkruan:
Partia Demokratike nuk ka marrë kurrë asnjë financim të huaj e aq më pak me burim rus. Kur pretendime të tilla u qarkulluan në disa media, Partia Demokratike i kërkoi zyrtarisht drejtësisë hetimin e këtyre akuzave dhe bashkëpunoi plotësisht me drejtësinë e cila hodhi poshtë.
çdo pretendim për financime të huaja. Ne jemi krenarë për partneritetin e palëkundur me aleatin tonë strategjik, SHBA dhe të vendosur të ecim përpara në krah të aleatëve tanë euro-atlantikë për konsolidimin e vlerave perëndimore dhe integrimin e plotë të Shqipërisë në BE.
Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku dhe ministrja e Arsimit Evis Kushi por zhvillojnë një fushatë sensibilizuese me nxënësit e shkollës “Lasgush Poradeci” për t’i mësuar se si të kursejnë energji.
Pasi Balluku u shpjegoi fëmijëve procesin e prodhimit të energjisë, u kërkoi atyre që të bëhen zëdhënës të kursimit të energjisë, ku dijet që do të marrin sot gjatë kësaj fushate do t’i transmetojnë tek prindërit e tyre.
“Ne do kërkojmë përmes jush në këtë fushatë, që të ktheheni në zëdhënësit e kursimit të energjisë elektrike. E dini ju që kur e heqim telefonin nga karikimi, karikuesi që mbetet në prizë konsumon energji? Deri më sot nuk e kemi vrarë ndonjëherë mendjen se kemi thënë cfarë do ndodhë me 1 karikues? Po me 1 milionë karikues të gjithë në prizë në të njëjtën kohë? E dini ju që kur hapim derën e frigoriferit harxhohet më shumë energji? Se duhet të ruajë 4 gradëshin që është niveli i sipërm. Kur hapet dera e përballet me 25 gradët e temperaturës nis të punojë më shumë. Keni dëgjuar kohët e fundit për disa masa ekstreme që ne sigurisht nuk do i ndërmarrim.
Në Zvicër nëse e ndez kondicionerin mbi 19 gradë për t’u ngrohur është një thye rje e rëndë e lig jit dhe shkon në bur g. Kjo është një gjë që nuk do ndodhë asnjë herë te ne por djemtë e vajzat që do qëndrojnë me ju do u thonë kush është më e mira për të kursyer. Pra që kondicioneri duhet të qendrojë gjatë dimrit jo më shumë se 21 gradë e gjatë verës jo më pak se 27 gradë. Dera frigoriferit nuk duhet që të qendrojë e hapur. Vëllai të heqë karikuesin nga priza. Kur gjyshin e zë gjumi para tv e ti afrohesh për t’i marrë telekomandën e thotë mos e fik, ai është momenti që duhet fikur TV pasi nuk po e ndjek kush e është momenti që duhet të kursejmë energji. Jam e sigurt që ju duhet të jeni zëdhënësit më të mirë për fushatën e kursimit dhe do jeni heronjtë e energjisë”, tha Balluku.
“Treni nuk ndalet” Kështu I është përgigjur kryetari i PD-së, kryetarit të grupit parlamentar Taulant Balla I cili deklaroi dje në kuvend se nuk duhej habitur nëse Berisha do të shpallej nongrata dhe nga BE-ja.
“Nuk kam asnjë informacion të tillë. Unë di që BE ka një rezolutë ku deklarohet se asnjë vendim i tillë nuk duhet të merret pa proces gjy qësor. Por duhet të jem i qartë: Asgjë në botë nuk do mundet kurrë të ndalojë këtë projekt.
Ky tren është i pandalshëm. Sado të lobojë Edi Rama. Sado miliona të shpenzojë. E vërteta është që kjo lokomotivë do ta nxjerrë ate nga pushteti. Kjo është përgjigja ime,” tha Berisha nga Postriba ku pas homazheve në kujtim të kryengritjes së Postribës pati dhe një konferencë me gazetarët.
Kryeministri Edi Rama tha se kompania SHELL po bën të gjithë testet lidhur me sasinë e madhe të gazit dhe nafës të zbuluar në Shpirag.
Gjatë fjalimit të tij në takimin me dhomat e biznesit, Rama se nëse arrihet të komericalizohet nafta e zbuluar e cila siç tha është e një cilësie shumë të lartë, Shqipëria do të kthehet në një fuqi të rëndësishme ekonomike në rajon.
“Është cilësia më e lartë në botë, super e lehtë. Problemi është te komercializmi i saj se është shumë thellë. SHELL po teston nëse ka sasinë e mjaftueshme për të justifikuar investimin. Bëhet fjalë për të ardhura që ndryshojnë fuqinë ekonomike të Shqipërisë.
Por kjo është një ëndërr e bukur për momentin se nuk mund ta themi me siguri se mund ta komercializojmë naftën shqiptare”, tha Rama.