Aktualitet

‘Ja sa do të jetë çmimi për pasanikët’, Rama flet për rritjen e çmimit të energjisë elektrike

Kryeministri Edi Rama ishte këtë të premte në shkollën e re “Andrea Stefani”, nga ku bëri thirrje për të ndërgjegjësuar fëmijët për kursimin e energjisë elektrike.
“Ndërkohë që cmimi rritet e rritet në mënyrë marramendëse në treg, në bursë, ku duhet ta importojmë e mbetet ai që ishte për familjarët e bizneset është qeveria, buxheti i shtetit që plotëson gjithë atë hendek që zgjerohet midis cmimit real e cmimit që paguan secili në faturë. Duhet në gjithë shkollat të sensibilizohen fëmijët e më pas të kthehen në këshilltarët e prindërve që mos harxhojnë energji të panevojshme por të jemi sa më të kursyer që të përballojmë, jemi të vetmit që kemi mbetur pa rritur cmimin e energjisë elektrike për konsumatorët familjarë biznesin e vogël”.

Rama ndërkohë ka komentuar dhe reagimet që ka bërë opozita pas vendosjes së fashës 800 kw/h. Kryeministri theksoi se cmimi i energjisë nuk do të preket, por nuk dihet deri kur.

“Cmimi i energjisë nuk do preket as për familjet as për bizneset e vogla deri kur unë këtë s’di ta them shpresoj shumë deri në fund, por kjo do varet shumë dhe nga sa do jemi në gjendje të kursejmë e të mos e trajtojmë energjinë, sikur jemi në mallin e babait”.

Edi Rama: Ka pasur një përpjekje apo një dyndje mbase dhe krejt të papërgjegjshme ng të njëjtët burim e të keqinbformimit, manipulimit të shqetësimit të opinionit sikur medemek do rritet energjia elektrike.
Por në fakt nuk do rritet as për familjarët as për bizneset por do ndryshojë qasja për ata që konsumojnë energji përtej atij kufiri që është kufiri që plotëson të gjitha nevojat normale të një familje për të pasur funksionimin normal.

Janë 96% e familjeve shqiptare që harxhojnë deri në 80 kw/h është një 4% me shtëpi të mëdha, pishina në shtëpi, oborre të mëdha, që janë ata që kanë një konsum shumë intensiv që shkojnë përtej 800 kw/h dhe ajo që është e hatashme është që këta 4% që janë dhe më të pasurit, të kamurit e këtij vendi konsumojë 20% të të gjithë konsumit të familjeve shqiptare.

Për ta, e për cdo kw/h që është mbi 800 do ketë cmim real të tregut. S’ka kuptim që shumica dërrmuese e popullit të paguajë për një cmim të mbrojtur për të ndricuar oborret, fasadat, të mbajnë me ujë të ngrohtë pishinat të atyre që kanë mundësi të paguajnë më shumë.

Cmimi i energjisë nuk do preket as për familjet as për bizneset e vogla deri kur unë këtë s’di ta them shpresoj shumë deri në fund, por kjo do varet shumë dhe nga sa do jemi në gjendje të kursejmë e të mos e trajtojmë energjinë, sikur jemi në mallin e babait, se është një mall që ka një vlerë të jashtëzakonshme e kosto për buxhetin e shtetit.

‘Ja sa do të jetë çmimi për pasanikët’, Rama flet për rritjen e çmimit të energjisë elektrike Read More »

Rama flet për rritjen e çmimit të energjisë elektrike: ‘Për pasanikët çmimi do të jetë…’

)Kryeministri Edi Rama ishte këtë të premte në shkollën e re “Andrea Stefani”, nga ku bëri thirrje për të ndërgjegjësuar fëmijët për kursimin e energjisë elektrike.

“Ndërkohë që cmimi rritet e rritet në mënyrë marramendëse në treg, në bursë, ku duhet ta importojmë e mbetet ai që ishte për familjarët e bizneset është qeveria, buxheti i shtetit që plotëson gjithë atë hendek që zgjerohet midis cmimit real e cmimit që paguan secili në faturë. Duhet në gjithë shkollat të sensibilizohen fëmijët e më pas të kthehen në këshilltarët e prindërve që mos harxhojnë energji të panevojshme por të jemi sa më të kursyer që të përballojmë, jemi të vetmit që kemi mbetur pa rritur cmimin e energjisë elektrike për konsumatorët familjarë biznesin e vogël”.

Rama ndërkohë ka komentuar dhe reagimet që ka bërë opozita pas vendosjes së fashës 800 kw/h. Kryeministri theksoi se cmimi i energjisë nuk do të preket, por nuk dihet deri kur.

“Cmimi i energjisë nuk do preket as për familjet as për bizneset e vogla deri kur unë këtë s’di ta them shpresoj shumë deri në fund, por kjo do varet shumë dhe nga sa do jemi në gjendje të kursejmë e të mos e trajtojmë energjinë, sikur jemi në mallin e babait”.

Edi Rama: Ka pasur një përpjekje apo një dyndje mbase dhe krejt të papërgjegjshme ng të njëjtët burim e të keqinbformimit, manipulimit të shqetësimit të opinionit sikur medemek do rritet energjia elektrike.
Por në fakt nuk do rritet as për familjarët as për bizneset por do ndryshojë qasja për ata që konsumojnë energji përtej atij kufiri që është kufiri që plotëson të gjitha nevojat normale të një familje për të pasur funksionimin normal.

Janë 96% e familjeve shqiptare që harxhojnë deri në 80 kw/h është një 4% me shtëpi të mëdha, pishina në shtëpi, oborre të mëdha, që janë ata që kanë një konsum shumë intensiv që shkojnë përtej 800 kw/h dhe ajo që është e hatashme është që këta 4% që janë dhe më të pasurit, të kamurit e këtij vendi konsumojë 20% të të gjithë konsumit të familjeve shqiptare.

Për ta, e për cdo kw/h që është mbi 800 do ketë cmim real të tregut. S’ka kuptim që shumica dërrmuese e popullit të paguajë për një cmim të mbrojtur për të ndricuar oborret, fasadat, të mbajnë me ujë të ngrohtë pishinat të atyre që kanë mundësi të paguajnë më shumë.

Cmimi i energjisë nuk do preket as për familjet as për bizneset e vogla deri kur unë këtë s’di ta them shpresoj shumë deri në fund, por kjo do varet shumë dhe nga sa do jemi në gjendje të kursejmë e të mos e trajtojmë energjinë, sikur jemi në mallin e babait, se është një mall që ka një vlerë të jashtëzakonshme e kosto për buxhetin e shtetit.

Rama flet për rritjen e çmimit të energjisë elektrike: ‘Për pasanikët çmimi do të jetë…’ Read More »

Çmimet kapin qiellin/ INSTAT ka publikuar treguesit e inflacionit për gushtin

INSTAT ka publikuar treguesit e inflacionit për gushtin ku vërehet një rritje e fortë e çmimeve duke kapur nivele rekord, të cilat Shqipëria nuk i ka hasur gjatë 20 viteve të fundit.

Sipas INSTAT, çmimet gjatë gushtit në të gjithë ekonominë u rritën me 8 për qind, ndërkohë që goditjen më të madhe e patën sektorë si “transporti” me 19.3 për qind dhe ushqimet me më shumë se 14 për qind.

Brenda këtij grupi, shtrenjtimin më të madh e pësuan produktet bazike të të ushqyerit në një familje mesatare të vendit siç janë vaji, qumështi, vezët, sheqernat, mishi, etj.

Çmimet kapin qiellin/ INSTAT ka publikuar treguesit e inflacionit për gushtin Read More »

 Rama paralajmëron: Do ngrihet një Njësi Speciale Policore me emrin ‘Jonada’

Kryeministri Edi Rama tha se vitin e ardhshëm do të jetë gati njësia speciale që do të quhet “Jonada”, emri i vogëlushes që u vr a në Potam nga efektivi i po licisë.
Agjencisë së Mbikëqyrjes Po licore dhe Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit Rama u shpreh se do të ketë monitorime nga ajri dhe deti me qëllim garantimin e sigurisë për pushuesit.

“I kam kërkuar ministrit të krijojmë një njësi speciale pol icore që do e quajmë “Jonada” dhe vitin e ardhshëm të jetë aktive në monitorimin e plazheve nga uji dhe ajri dhe me dron për të garantuar sigurinë e plotë për pushuesve.

Pa ju rë në në qafë për inerci të gjithë atyre që vizitojnë Shqipërinë përmes ujërave territorialë dhe nuk kanë arsye të shohin po lic më sy përsa kohë nuk kër cënojnë asgjë”, tha Rama.

 Rama paralajmëron: Do ngrihet një Njësi Speciale Policore me emrin ‘Jonada’ Read More »

Rama prezanton paketën e krizës: Rritje për punonjësit e Administratës dhe Policisë së Shtetit

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot paketën e dytë të rezistencës për përballimin e krizës. Kreu i qeverisë bëri me dije se me këtë ndërhyrje paga minimale nga 32 mijë lekë do të shkojë 34 mijë lekë.
Rritje page do të ketë edhe për punonjësit e Administratës, Policisë së Shtetit dhe Burgjeve. Rama tha gjithashtu se pensionet dhe ndihma ekonomike për personat me aftësi të kufizuara do të indeksohen për herë të dytë.

“Do të thotë për shembull për pensionet. Indeksohen zakonisht një herë në vit në muajin prill. Këtë vit janë indeksuar në këtë muaj duke marrë parasysh edhe efektin e inflacionit. Për herë të parë do të riindeksohen. DO të kemi riindeksim të llogaritur me normën e inflacionit që shkon në 6% duke u nisur nga indkesiomi i përparshëm por në 9.5% si indeksim tërësor i këtij viti. Kjo do të ndodhë edhe për personat me aftësi të kufizuara.

Do të rrisim me 10% ndihmën ekonomike, do ta dyfishojmë për gratë kryefamiljare me dy fëmijë. Të gjitha gratë që janë në kushtet e papunësisë do të marrin një ndihmë ekonomike të dyfishuar. Do të vazhdojmë programin e rritjes së pagave siç është paralajmëruar për sektorët prioritarë, pasi kemi rritur me efekt nga muaji korrik pagat për ushtarakët, mjekët me ndërhyrjen dytë dhe me një paketë afatmesëm do të rrisim pagat për administratën. Do të rrimë po ashtu pagat për Policinë e Shtetit dhe Burgjeve. Rritja edhe njëherë e pagës mininale, nga 32 në 34 mijë lekë. Nuk do të ketë pagë më të ulët se 34 mijë lekë”, tha Rama.

Rama prezanton paketën e krizës: Rritje për punonjësit e Administratës dhe Policisë së Shtetit Read More »

Ilir Meta bën deklaratën e fortë dhe paralajmëron: ‘E dimë guximin e lepurushit Edi Rama’

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka folur ditën e sotme në një konferencë për shtyp, ku zbuloi atë që opozita do të bëjë në të ardhmen.
Meta tha mes të tjerash se opozita do të luftojë dhëmb për dhëmb, referuar rasteve të Ramës për rastet e “riedukimit të gazetarëve”.

“Opozita do ti përgjigjet dhëmb për dhëmb e do ti shkulë çdo dhëmb e dhëmballë të korruptuar.

E dimë guximin e lepurushit Edi Rama. Opozitën do të ketë përballë. Tani ka humbur edhe mundësinë të thotë qafsha mamin nuk e bëj këtë.

Nuk ka për të qenë Shqipëria çiflig i Ramës. Shumë shpejt Rama do ti nënshtrohet llogaridhënies bashkë me rruspat e tij”, tha ai.

Ilir Meta bën deklaratën e fortë dhe paralajmëron: ‘E dimë guximin e lepurushit Edi Rama’ Read More »

Dorëheqja e papritur e Gledis Nanos, ish-ministri i Drejtësisë h edh dy shimet e forta: Kush e shkarkoi Drejtorin e Po licisë së Shtetit

Ish-ministri i drejtësisë Ylli Manjani ka reaguar në lidhje me dorëheqjen e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë Gledis Nanos. Me anë të një postimi në Facebook, Manjani shkruan se dorëheqja e Nanos është shkarkim nga ana e kryeministrit Edi Rama.
Postimi i Plotë:

Zakonisht, kur del llafi në media që “filani dha dorëheqje”, ndërkohë që “filani” sdi gjë fare ose nuk flet vetë, dorëheqja e supozuar është shk arkim. Shkarkim pa shkak të dukshëm. Thjesht i është prishur terezia udhëheqësit.
Nuk e di, po mua kështu më ngjan kjo “dorëheqja e Gledis Nanos”… Do ta besoj vërtetë që ka dhënë dorëheqje kur ICiTAP, jo zonja Kim, të thotë një fjalë. Kjo e fundit dihet, mbështet çdo gjë që bën Rama. Për mua Gledis Nano po shkarkohet dhe s’po e lënë të flasë. Në asnjë rast kjo nuk quhet “dorëheqje”. Është një shkarkim pa motivacion sipas ligjit.
***
Gledis Nanon nuk e njoh e as e kam idenë ç’përfaqëson. Kisha krijuar idenë në distancë se është një drejtues qytetar, megjithë kritikat që i kemi bërë.

Dorëheqja e papritur e Gledis Nanos, ish-ministri i Drejtësisë h edh dy shimet e forta: Kush e shkarkoi Drejtorin e Po licisë së Shtetit Read More »

Berisha: ‘Rama të heqë dorë nga ndërtimi i Dubait të familjes’

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha këtë të hënë ka hedhur ak uza në drejtim të qeverisë për ndërtimin e portit të ri të Durrësit.
Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Berisha tha se Rama dhe kompania që do të bëjë ndërtimin po përvetësojnë mbi 1 mln metër katror truall për ndërtime.

“Rama dhe kompania e tij përvetësojnë mbi 1 mln metër katror truall për ndërtime

Informoj qytetarët shqiptarë se nga ky vendim korru ptiv, antili gjor i Edi Ramës, Rama dhe kompania e tij përvetësojnë mbi 1 mln metër katror truall për ndërtime, baraz kjo me rreth 3 miliardë euro.

Në këtë aferë, me pasoja të rënda strategjike për vendin, me pasoja të rënda që sy nojnë defaktorozimin e Shqipërisë dhe rolit të saj strategjik në transportin e BE dhe NATO, Edi Rama parashikon me makinerinë e mashtrimit të tij, investime prej 2 miliardë eurosh në marinën turistike.

Njeriu që ka marrë përsipër këtë investim, parashikonte një investim prej 4 miliardë eurosh në Serbi, dhe përfundoi me një investim prej 20 milionë eurosh.

D ëmi është i pallogaritshëm sepse me këtë lëvizje, taksapaguesit shqiptarë gjo biten me një së paku 1 miliard euro, që sipër Edi Ramës do përdoren për ndërtimin e Portit të ri në Porto Romano”-tha Berisha.

Më tej Berisha i kërkoi Bashkimit Europian të nisë një hetim rreth asaj që e cilësoi aferë korruptive e portit të Durrësit.

“I kërkoj Edi Ramës që të heqë dorë nga përpjekjet për ndërtimin e Dubait të familjes së tij në Durrës. E garantoj që ajo nuk do mund të ndodhë dhe i kërkoj Al Alabarit të heqë dorë dhe të mos përdoret nga kryeministri më i korruptuar në të gjithë kohërat në Shqipëri. I kërkoj BE të nisë një he tim rreth aferës korr uptive të portit të Durrësit dhe të bëjë gjithçka që ky port të mbetet port strategjik i rajonit dhe BE-së”-tha Berisha.

Berisha: ‘Rama të heqë dorë nga ndërtimi i Dubait të familjes’ Read More »