Aktualitet

Reagon për herë të parë Drejtori i Përgjithshëm i Po licisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku për zhd ukjen e Ervis Martinaj

Drejtori i Përgjithshëm i Pol icisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, ka deklaruar këtë të premte se për zhdu kjen e të shumëkë rkuarit Ervis Martinaj po licia është duke punuar dhe se do të flasë me fakte e prova.

“Mund t’ju them që strukturat e Posaçme të lu ftës kundër kri mit, në Drejtorinë e Përgjithshme dhe në nivel vendor janë të angazhuara maksimalisht. Do të flasim mbi fakte, mbi prova. Nuk mund të flasim pa pasur prova” tha ai.

Edhe ministri i Brendshëm Bledi Çuçi deklaroi se do të flitet kur të kenë prova e nuk mund të flasin pa i pasur ato.

“Ne do të flasim kur të kemi prova.

Po licia e shtetit nuk mund të flasi pa pasur prova,” tha ministri.

Ndërkohë një javë më parë kryeministri Edi Rama deklaroi se tashmë policia e kishte një përgjigje, por duhet të prisnin edhe pak për prova.

Reagon për herë të parë Drejtori i Përgjithshëm i Po licisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku për zhd ukjen e Ervis Martinaj Read More »

Manastirliu: ‘Nga 1 tetori do të dyfishohet ndihma ekonomike, ja kategoritë që e përfitojnë’

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka dalë në një konferencë për mediat pas mbledhjes së qeverisë për të njoftuar vendimet e marra.

Manastirliu tha se duke filluar nga data 1 tetor do të dyfishohet ndihma ekonomike për familjet që kanë 2 fëmijë dhe janë pjesë e ndihmës ekonomike.

“Kemi miratuar disa vendime, përcaktohet se nga 1 tetori rritet me 10 % ndihma ekonomie për të gjitha familjet që përfitojnë asistencë sociale. Nga 1 tetor dyfishohet pagesa për ndihmën ekonomike për familjet që kanë 2 fëmijë dhe janë pjesë e ndihmës ekonomike, që janë rreth 5700 gra kryefamiljare me dy fëmijë.

Familjet që janë përfitues enë ndihmë ekonomike me 3+ fëmijë, kemi dysfishuar ndihëm nga janari. Për të moshuarit pa pension pleqërie, dyfishohet ndihma ekonomike, më shumë se 5300 të moshuar që përitojnë.

Për peronat me aftësi të kufizuara pas u është ideksuar me 7.5% masa e mbështetsë, sot është marr një tjetër vendim në lidhje me mbështetjen e energjisë elektrike, u rritet masa e mbështetjes për kompensimin për energjinë elektrike, shkon në 3 mijë lekë të reja, ndërs apër pesronat që kanë status të verbërt të kategorisë së dytë, shkon në 2400 lekë të reja”, tha Manastirliu./Opinion.al

Manastirliu: ‘Nga 1 tetori do të dyfishohet ndihma ekonomike, ja kategoritë që e përfitojnë’ Read More »

Shqiptari nga Vlora lë pa fjalë Blendi Fevziun: ‘Jam pronari, por dyshemenë e laj si punë shtesë’

Gazetari i njohur, Blendi Fevziu, me anë të një postimi në rrjetin social ‘Facebook’ me postuar një histori frymëzuese dhe inkurajuese të një shqiptari.

Fevziu tregon për emigrantin shqiptar që e takoi kur po lante dyshemenë e aeroportit të Balfastit, por gazetari shkruan se ai pronar i disa lokaleve por larjen e dyshemesë iu kishte përgjigjur e bënte si punë shtesë.

Postimi i plotë i Blendi Fevziut:

La menjane makinen e vogel mbi te cilen po pastronte dyshemene e aeroportit te Balfastit ne ate ore te vone dhe me ftoi per kafe. U mundova ta refuzoja me xhentilese, duke e falenderuar dhe kur insistimi nuk rreshti i tregova qe zona e kafeneve ishte mbyllur tashme. Mos ki merak me tha, beri perpara, hapi shiritin qe ndalonte hyrjen e kafeneve, nde zi ekspresin nen hutimin tim total.

I kam une me qira keto ketu me tha, po hajde ulu.

Ti po laje dyshemene i thashe, c’pune ke me lokalet.

Jam pronari. Dyshemene e bej si pune shtese. Sot s’kisha punetor dhe po e bej vete. Sapo mbylla lokalet.

U zgjat mbi banak, mori nje cope kek dhe ma afroi ndersa ngrohej ekspresi. Kete e ben nje grua nga Vlora me tha. E ben si qemoti. Une ja marr asaj dhe i shes.

Historia e tij ishte thuajse e pabesueshme. Kishte ikur nga Sevasteri i Vlores si shume shqiptare te tjere ne vitet ‘90 – te. Kishte kaluar malin per ne Greqi ku kishte punuar ca vite. Ishim shume vellezer me tha dhe shume te varfer. Prisja qe vellai te hiqte kepucet qe ti vishja une. Pas ca vitesh ne Greqi kishte marre rrugen per Angli. Nen kamion nga Franca ne Britani. Kishte punuar ne Londer dhe ku djali i vetem po i rritej ishte transferuar ne Irlanden e Veriut. kishte bere cdo lloj pune dhe tani kishte nje stabilitet financiar per tu admiruar. Por punonte serish. Ku te mundete. Me pasionin qe mund te punoje vetem nje njeri qe e do punen. Kur kisha prinderit gjalle me tha, shkoja ne Shqiperi me makine. Ishte larg, por e mbushja me dhurata per plakat dhe pleqte e fshatit. Tani vinte me rralle. Djali po i behej grafik dizajner dhe ishte krenar per te.

Ne nuk beme shkolle, tha, nuk mundem. Por djali po!

Me percolli deri tek avioni. Me mahniti historia e tij. Besimi se me pune mund te rimekembesh. Ishte kaq e ngjashme me historite e plot emigranteve te tjere. Qe iken nga mjerimi i viteve ‘90, qe besuan tek enderra e lirise dhe ajo jua ktheu serish mbrapsht.

Shqiptari nga Vlora lë pa fjalë Blendi Fevziun: ‘Jam pronari, por dyshemenë e laj si punë shtesë’ Read More »

‘Me ba me më dal para Edi Rama i bie në p lumb ballit’

Në takimin e sotëm të kryetarit të PD-së me banorët e Pukës dhe Fushë-Arrezit, një grua e moshuar ka bërë deklaratën e fortë duke kërkuar autorizimin e ish-kryeministrit për të që lluar me pl umb Edi Ramën.

82 vjeçarja përdori fjalë të ashpra drejtuar kryeministrit, ndërsa kreu i PD-së iu përgjigj duke thënë se ajo çfarë duhet është vetëm vota.

Berisha takim me banorët e Pukës dhe Fushë-Arrëzit:

Zeria Dizdari: Në Pukë nuk ke asnjë, me dalë dikush me bër tit, me vr a dikën. Unë jam 82 vjeçe, me ba me më dal përpara, i bi në pl umb ballit Edi Ramës. Ai ka siguruar nipa e mbesa e stërmbesa duke vje dhur shqiptarët. Del e thotë që shqiptarët janë të mbrojtur. Jo kur të marrë pushtetin zoti Berisha, por më para, më autorizo mua, pa i ra në plumb ballit s’e lë. Sa kam me jetu unë, po shkoj e po e zh duk qenin.

Sali Berisha: Votën kemi plu mb ne…

‘Me ba me më dal para Edi Rama i bie në p lumb ballit’ Read More »

Busti i Mbretëreshës Elizabeth II shfaqet në mes të qytetit në Shqipëri

Sot është ceremonia e lamtumirës së Mbretëreshës Elizabeth II, monakes britanike që në ndë rroi jetë në moshën 96-vjeçare më 8 shtator 2022.

Ndërkohë që pritet t’i jepet lamtumira e fundit, në Kukës është vënë busti i saj.

Busti është vendosur para Pallatit të Kulturës së këtij qyteti, ndërsa nuk dihet se kush është autori i kësaj vepre artistike. Nga ana e bashkisë kanë raportuar se nuk dihet se kush e ka vendosur, ndërsa kanë mohuar që të jetë porosi e tyre.

Vdekja e Mbretëreshës Elizabet II, ka tronditur edhe qytetin verior të Hasit, i cili një pjesë të rinisë e ka në emigrim pikërisht në Britaninë e Madhe.

Bashkia Has i shprehu ngushëllimet e sinqerta familjes mbretërore për humbjen e madhe, ndërkohë që më herët ata kishin planifikuar vendosjen e një statuje të Mbretëreshës në qytet.

Busti i Mbretëreshës Elizabeth II shfaqet në mes të qytetit në Shqipëri Read More »

Fatos Nano feston 70 vjetorin e lindjes, foto nga darka familjare e liderit historik të PS

Ish-kryeministri Fatos Nano ka festuar sot 70-vjetorin e tij të lindjes. Kjo ditë speciale e gjeti ish-liderin e PS mes festës të organizuar enkas për të nga familjarët dhe miqtë e tij.

Ka qenë kryebashkiaku i Kavajës, Redjan Krali, i cili është edhe i afërmi i Nanos, që ka ndarë disa foto nga festa, ku ai shfaqet në krah të bashkëshortes së tij Xhoana Nano.

Mentori im! Të qofshin të shumta vitet dhe i gëzofsh me zemrën plot! Ky rrugëtim i imi nuk do të kishte qenë i njejti pa mbështetjen, bekimin dhe këshillat e tua!

Kam mbledhur çdo urtësi tënden që ma ke dhuruar me shumë bujari në çdo takim a bisedë të gjatë që shkëmbejmë bashkë dhe i ruaj si pasurinë më të vyer! Shëndet e jetë të gjatë”, shkruan Krali.

Fatos Nano feston 70 vjetorin e lindjes, foto nga darka familjare e liderit historik të PS Read More »

Berisha e ak uzoi se mbylli ‘dosjen ruse’ të Bashës, paralajmëron Rama: ‘Shumë shpejt do të habiteni më gjëra të tjera’

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi se shumë shpejt, do të dalin në dritë histori të tjera në lidhje me financimet ruse në Shqipëri.
“Financimi rus i PD është denoncuar nga PS dhe Taulant Ballës, Erion Braçes e me radhë, nuk kanë lënë gjë pa iu thënë e bërë.

Çfarë kërkoni sot? Basha ka dalë e ka treguar përrallë me 500 vullnetarë nga diaspora që financuan paratë, por nuk vunë emrat. Ja ku jemi sot, shumë shpejt do të habiteni me gjëra të tjera”, tha Rama në bashkëbisedim me gazetarët e qytetarët në rrjetet sociale.

Pasi iu kujtua që Sali Berisha e ka akuzuar se ka qenë ai që i ka mbyllur “dosjen ruse” Bashës në drejtësinë shqiptare, Rama tha: “Ai është monumenti i shpifjeve dhe gënjeshtrave. Është llumi më i madh që ka pasur Shqipëria.

Që kur Shqipëria është bërë shtet nuk e ka një të dytë. A nuk është i njëjti që e mbrojti me pathos Lulzim Bashën?

Ku hyj unë tani? Ku është dora ime në këtë mes. Por kjo është historia e një shejtan-budallai që torolis një vend të tërë duke iu tërhequr për hunde të gjithë ju – jo mua, jo PS – por ju që vazhdoni e pranoni që ta konsideroni si pikë referimi, si subjekt që meriton të hyjë në gojën tuaj e të futet në mes të debatit publik. Është katastrofë”.

Berisha e ak uzoi se mbylli ‘dosjen ruse’ të Bashës, paralajmëron Rama: ‘Shumë shpejt do të habiteni më gjëra të tjera’ Read More »

Rama uron Fatos Nanon për ditëlindje: Edhe 100 të bëhesh kryetari ynë!Familja do të ketë gjithnjë nevojë për këshillat e tua!

Kryeministri Edi Rama i ka uruar ditëlindjen liderit historik të Partisë Socialiste, Fatos Nanos.

“Edhe 100 kryetari ynë”, shkruan Rama krah fotos së Nanos të cilit përveç shëndetit dhe harmonisë në familjen e tij, i uron dhe fitore të tjera në familjen e përbashkët politike e cila sipas kryeministrit do të ketë nevojë gjithmonë për këshillat e tij.

“Edhe 100 kryetari ynë dhe vetëm përpara, me shëndet, humor e harmoni në familjen tënde, po edhe me punë të mira e të tjera fitore në këtë familjen e përbashkët politike, që do të ketë gjithnjë nevojë për mbështetjen e këshillat e tua”, shkruan Rama në “Facebook”.

Ish-kryeministri Fatos Nano ditën e sotme feston ditëlindjen e 70-të.

Rama uron Fatos Nanon për ditëlindje: Edhe 100 të bëhesh kryetari ynë!Familja do të ketë gjithnjë nevojë për këshillat e tua! Read More »