Aktualitet

Po bën lojë të dyfishtë me ndërtimet pa leje? Rama: ‘Po të ishte ‘loje e dyfishte’ e po të isha unë pjesë e lojës do i lejoja e në fund do i merrja për vete, jo për shetin’

Kryeministri Edi Rama iu përgjigj komentuesve në rrjetet sociale të cilët e “aku zuan se pallatet bëhen me lejen tënde”.

Rama pranoi se edhe sot ka ndërtime pa leje, por ia hodhi fajin sërish sistemit të drejtësisë.

“Ndërtimet pa leje kanë qenë kanceri i këtij vendi, ka ndërtime pa lejen patjetër nuk diskutohet, por po të vijmë tek këto metrat katrorë pa leje abu zim mbi një leje ndërtimi e kemi ulur 10 fish.

Sot jemi në kushtet kur duhet t’i japim një goditje përfundimatere këtij fenomeni të shëmtuar e fyes. E pamundur që ne të vendosim kontroll të plotë e të rreptë kur vjen puna te ata që ndërtojnë, një avlli, një cati dhe një shtëpi në fshat e të vijë të ketë shans për parrallinjtë e binzesmenët të hapen ndenjësesh e të bëjnë metra katrorë në kryeqytet.

Kjo që po bëjmë ka ardhur si reuzlutat se nxirr li gje e masa sa të duash, bëj kontrolle e de noncime sa të duash sa kohë ky sistem drejtësie në nivelin e pro kurorive e gjy katave të rretheve nuk është i pastruar je i destinuar të turpërohesh”.
Rama një tjetër komentueseje që i tha se po bën lojë të dyfishtë me ndërtimet pa leje, iu përgjigj:

“Po të ishte “loje e dy fishte” e po të isha unë pjesë e lojës do i lejoja e në fund do i merrja për vete, jo për shetin. Se kjo s’ka pikë logjike, është të fyesh inteligjencën tënde.

Cfarë është kjo lojë e dyfishtë? Kjo s’ka kupitm që i lejoj të ndërtohet e i marr për shtetin.
Sot ndodh sepse mua nuk më kap dot askush me para dhe për mua paraja nuk vjen asnjëherë e para”.

Po bën lojë të dyfishtë me ndërtimet pa leje? Rama: ‘Po të ishte ‘loje e dyfishte’ e po të isha unë pjesë e lojës do i lejoja e në fund do i merrja për vete, jo për shetin’ Read More »

Çfarë ndodhi me rritjen e çmimit të energjisë elektrike? Vjen lajmi fantastik

Qeveria shqiptare është tërhequr nga vendimi për të rritur çmimin e energjisë elektrike për konsumatorët familjarë.

Kryeministri Edi Rama ka lajmëruar në rrjetet sociale se nuk do të hyjë në fuqi nesër, pra më 1 tetor fasha 800 KW/H.

“Sot kam një lajm pozitiv, në 1 shtator kur vendosëm fashën kërkesa nga KESH-i ishte 17 mijë kwh, kërkesa sot është 11 mijë kwh.

Me këtë ulje të ndjeshme ka luajtur rol të rëndësishëm ulja e temperaturave, por edhe qasja e abonentëve familjarë për ta kursyer energjinë. Kemi pasur përmirësime në Fierz aty dhe ku është burimi kryesor i energjisë, si pasojë e reshjeve. Në këto kushte dhe duke parë projeksionet për të lehtësuar barrën faktike mbi të gjitha familjet ne vendosëm që aplikimi i fashës prej 800 kwh të mos aplikohet më 1 tetor”, tha Rama.

Çfarë ndodhi me rritjen e çmimit të energjisë elektrike? Vjen lajmi fantastik Read More »

Ambasadorja Yuri Kim del me mesazhin e rëndësishëm për popullin shqiptar

Ambasadorja Yuri Kim ka shpërndarë një deklaratë të bërë mbrëmjen e djeshme, duke theksuar që populli shqiptar ka ardhur koha që të mendojnë për të zgjedhur rrugën drejt së ardhmes dhe drejt Perëndimit.
“Mendoj se ndonjëherë, kur shikon çështje të tilla si dobësia e institucioneve demokratike, po, asgjë nuk është e garantuar.” shkruan Yuri Kim.

Mes të tjerash Yuri Kim thekson se është jetike për demokracinë që vijohet Reforma në Drejtësi.

“Është koha që populli shqiptar dhe qeveria shqiptare të zgjedhin përsëri se cilën rrugë do të zgjidhni. Mendojmë se rruga është përpara drejt të ardhmes, drejt perëndimit. Mendoj se ndonjëherë, kur shikon çështje të tilla si dobësia e institucioneve demokratike, po, asgjë nuk është e garantuar. Pra, mendoj që udhëheqësit duhet të marrin një vendim, çka është dhe arsyeja pse e theksojmë aq fort reformën në drejtësi, sundimin e ligjit, marrëdhënien tuaj me NATO-n. Ne besojmë që institucionet janë jetike për një demokraci” tha Yuri Kim në Opinion.

Ambasadorja Yuri Kim del me mesazhin e rëndësishëm për popullin shqiptar Read More »

Kryeministri Rama u hap dyert rusëve: Janë të mirëseardhur në Shqipëri!

Në daljen për mediat nga kryeministria pas zhvillimit të mbledhjes së Këshillit të Ministrave, kryeministri Edi Rama është pyetur për lu ftën në Ukrainë dhe “arr atisjen” e mijëra rusëve nga Rusia pas urdhrit për mobilizim të pjesshëm ushtarak nga Vladimitr Putin.

Teksa shifra e të larguarve nga Rusia ka kaluar 100 mijë vetëm në Kazakistan dhe Gjeorgji dhe numri pritet të rritet pas frikës nga rekrutimi për në front, Gjermani ishte vendi i parë që i hapi dyert atyre, duke iu premtuar mbështetje dhe kujdes.

Por, edhe Rama duket se është pro hapjes së dyerve për “miqtë” nga Rusia që mund të vijnë pas braktisjes së vendit në shenjë revolte ndaj Putin, pasi i u përgjigj gazetarëve duke thënë: “Janë të mirëseardhur në Shqipëri”.

Kryeministri Rama u hap dyert rusëve: Janë të mirëseardhur në Shqipëri! Read More »

A do të flasë po licia për fatin e Ervis Martinajt? Kryeministri Rama: ‘Në momentin e parë që do të ketë provat e nevojshme…’

Kryeministri Edi Rama është pyetur ditën e sotme nga gazetarët në lidhje me deklaratën e mundshme nga p olicia për fatin e Ervis Martinajt.

Rama u shpreh se në momentin e parë që pol icia do të ketë provat e nevojshme do të ketë edhe komunikimin e paralajmëruar.
Ai nënvizoi se për sa kohë nuk ka komunikim për mediat, domethënë që nuk janë siguruar ende provat e nevojshme.

“Di të them që në momentin e parë që pol icia do të ketë provat e nevojshme do të ketë edhe komunikimin. Për sa kohë nuk ka komunikimin do të thotë që nuk ka ende provat e nevojshme”, tha Rama.

A do të flasë po licia për fatin e Ervis Martinajt? Kryeministri Rama: ‘Në momentin e parë që do të ketë provat e nevojshme…’ Read More »

Ish-presidentët shqiptarë shkojnë në Hagë për t’u takuar me krerët e UÇK

Ish-presidentët Rexhep Meidani, Alfred Moisiu dhe Bamir Topi, si dhe ish-kryeministri Pandeli Majko, të shoqëruar nga Behgjet Pacolli, kanë mbërritur këtë të mërkurë ne Hagë, ku do të takohen me ish-krerët e UÇK-së. Ata kanë udhëtuar me avionin privat të biznesmenit kosovar, Pacollit.
“Historia nuk mund të rishkruhet. UÇK është krenaria jonë kombëtare”, ka shkruar krahas fotografisë që ka shpërndarë nga Haga këshilltari i Pacollit, Jetlir Zyberaj.

Ky i fundit njoftoi më herët se Pacolli iu ksihte dërguar ftesë ish-presidentëve të Shqipërisë për të vzituar liderët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë, ftesë që u pranuar nga ish-liderët shqiptarë..

Kujtojmë se në ftesën që u është dërguar liderëve të Shqipërisë, thuhej se takimi me Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin do të bëhet për t’u solidarizuar me ish-krerët e UÇK, të cilët prej një viti ndodhen në Hagë, të aku zuar për krime lu fte kundër njerëzimit.

Ish-presidentët shqiptarë shkojnë në Hagë për t’u takuar me krerët e UÇK Read More »

Qeveria e re ka një lajm të mirë për ju që doni ë shkoni në Angli

Kryeministrja britanike Liz Truss do të nisë një rishikim të fortë të sistemit të vizave të vendit në një lëvizje për të trajtuar mungesat akute të fuqisë punëtore në industritë kryesore, raportoi të dielën “Financial Times”.

Kryeministrja do të sfidojë disa nga kolegët e saj të kabinetit kundër imigracionit duke bërë ndryshime në “listën e profesioneve që kanë mangësi”, duke lejuar disa industri të sjellin më shumë staf, si për shembull inxhinierë nga jashtë, tha gazeta.

“Rishikimi mund të miratojë gjithashtu një lehtësim të kërkesës për të folur anglisht në disa sektorë për të mundësuar më shumë punëtorë të huaj në vend”, tha raporti, duke cituar një zyrtar të “Downing Street”.

I pyetur në lidhje me idenë se rregullat e imigracionit mund të zbuten, ministri i Financave të Mbretërisë së Bashkuar Kwasi Kwarteng i tha BBC të dielën “Nuk ka të bëjë me lehtësimin e rregullave“.

I pyetur nëse do t’i shtoheshin më shumë profesione listës së njerëzve që mund të hynin, Kwarteng tha se ministri i Brendshëm do të jepte një përditësim në javët në vijim.

“Financial Times” në raportin e saj tha gjithashtu se qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ishte e vendosur të heqë kufirin për punëtorët sezonalë nga jashtë që punojnë në bujqësi.

Por zyra e Truss nuk iu përgjigj menjëherë kërkesës së Reuters për koment.

Qeveria e re ka një lajm të mirë për ju që doni ë shkoni në Angli Read More »

Balluku: Këto janë pajisjet shtëpiake që harxhojnë deri në 800 kWh në muaj

Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku ka publikuar një tabelë shpjeguese për konsumin e energjisë deri në 800 kWh në muaj.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Balluku shprehet se janë analizuar aktivitetet shtëpiake që mbulojnë 800kWh në muaj, ndërsa sugjeron qytetarët të kursejnë.

“Çfarë aktivitetesh shtëpiake mbulojnë 800kWh? Lexoni tabelën dhe krahasoni konsumin tuaj mujor. Kursimi është ajo çka të gjithë duhet të bëjmë në këtë moment të vështirë të krizës energjetike në mbarë botën. Kursejmë që të kemi!”, shkruan ministrja.

Kujtojmë se nga 1 tetori konsumatorët që harxhojnë më shumë se 800 kWh do të paguajnë 42 lekë/kWh.

Konkretisht, tarifa për blerjen e energjisë është 35 lekë për kWh, plus 7 lekë tarifat e transmetimit.
Kjo rritje e energjisë të aplikohet vetëm për periudhën tetor-dhjetor, ndërkohë që më pas do të ketë një vendimmarrje të dytë edhe në varësi të situatës meteorologjike.

Balluku: Këto janë pajisjet shtëpiake që harxhojnë deri në 800 kWh në muaj Read More »