Pas Edona Bilalit, Elisa Spiropali ka marrë rolin e drejtueses politike të Partisë Socialiste të Shkodrës, ndërsa për ta prezantuar e ka shoqëruar Damian Gjiknuri.
Për mediat, Gjiknuri dhe Spiropali thanë se ky pozicion është me rëndësi dhe se Shkodra nuk është nga qarqet e thjeshta për PS-në.
Gjiknuri gjithashtu shtoi se do ishte më mirë për të ardhmen e Shkodrës nëse kjo bashki do votonte për Partinë Socialiste por zgjedhja u takon qytetarëve.
“Unë jam i bindur që Elisa me eksperiencën e saj si drejtuese politike, me eksperiencën politike të saj të gjatë dhe si ish-drejtuese FRESH-it, do të jetë në gjednje ta ngrejë edhe më fort punën e Partisë Socialiste në Shkodër dhe PS të rikthehet në rekordet më të mira historike që ka pas në të kaluarën dhe unë kam bindjen që Elisa me zotësinë e saj do t’ia arrijë”, u shpreh Gjiknuri.
Nga 1 tetori, Agjencia për Eficencën e Energjisë ka nisur fazën e garave të subjekteve që ofrojnë panelet e energjisë diellore dhe instalimin e tyre. Subjektet e interesuara kanë kohë të aplikojnë deri më datë 18 tetor dhe të paraqesin dokumentet sipas kritereve të përcaktuara, ndërsa fituesi do të shpallet më datë 30 tetor.
Kjo është një nismë e qeverisë që mbështet 2 mijë familje që do të duan të impementojnë në shtëpinë e tyre panele diellore dhe qeveria do t’i subvencionojë me 70% të shumës.
Ministrja e Energjisë ka bërë me dije detajet e procesit duke thënë se pas fazës së garave, do të bëhet shortlistë e një grupi të subjekteve që përmbushin kushtet teknike dhe financiare, si dhe çmimin tavan për koston e cdo njësie që do të instalohet në godinat e familjarëve që do të aplikojnë për fazën e dytë.
Ndërsa më 1 nëntor do të ketë një listë të subjekteve që ofrojnë shërbimin dhe qytetarët do të kenë të drejtë të aplikojnë për vendosjen e paneleve diellore për ngrohjen e ujit.
“Kjo fazë e dytë konsiston në kërkesën e qytetarit për t’u bërë pjesë. Qytetari do të zgjedhë një nga subjektet fituese për të vijuar punën me të duke kryer vetëm pagesën 30%. Pasi të jenë përfunduar të gjitha hapat dhe kur të futet në punë kjo njësi gjeneruese, subjekti do të kompensohet nga Agjencia për Eficencën e Energjisë me 70%. Qytetari do të jetë i qetë dhe nuk do të ketë asnjë detyrim tjetër”, tha Balluku.
Qeveria shpreson që në janar 2023 të hapet një fazë tjetër e programit për të arritur 10 mijë njësi gjeneruese deri më 31 mars. Balluku u shpreh se verifikimi i marrëdhënies së qytetarit dhe subjektit ofertues është e rregullt do të bëhet përmes task forcës kur të dorëzohet dosja për rimbursim nga Agjencia e Eficencës së Energjisë.
Një nga deputetët karizmatikë të PD, Saimir Korreshi, ka ‘goditur’ sërish sot në Kuvend me fjalimin e tij. Sot ai ka ‘lavdëruar’ Taulant Ballën për ndonjë investim. Por gjithsesi jeta në Lushnje sipas tij është një ‘jetë qeni’.
PJESË NGA FJALA
Kur dëgjoj fjalimet tuaja, them vallai jetojmë në të njëjtin planet a jo? Se me të thënë të drejtën, të vish nga baza dhe të thuash që atje është grurë çdo gjë, vallai ju qofshi. Me të thënë të drejtën sesi është situata në Lushnjë dhe më gjerë, duhet të dalim të gjithë dhe të shikojmë se vetëm jetë nuk ka atje, është kthyer në jetë qeni. Shyqyr që erdhi Taulanti dhe e dëgjojnë llafin dhe i japin ndonjë investim, se Lushnja kishte 12 vite dhe nuk ishte prekur ndonjëherë, si duket paska takat dhe forcë Taulanti, gjithsesi.
Falë Zotit që tavani i shkollës ra natën, ky është një problem që të gjithë deputetët e Lushnjës duhet ta dinin. Nuk keni ngulur një kokërr gozhdë aty. Më thoni kush kanë qenë ata inspektorë që shkuan dhe panë atë shkollë në procesin e fillimit të ri shkollor. Keni dërguar dy persona atje për të suvatuar, turp, aty po bien kolonat.
Kthehemi tek pjesa e fermerëve, unë s’kam parë asnjë fermer të lumtur. Ne kaluam periudhën e grurit, të gjitha peripecitë. Të gjithë fermerët kanë dalë në protestë për rrushin, 200 lekë kg, ku është qeveria, vetëm gruri? Po rrushi? Kemi rrezik me këtë situatë të na ngeli rrushi varur dhe preshi përpjetë në arë me këto çmime. Gjithsesi pjesa tjetër e kanalizimeve dhe kullimit, sfidoj këdo këtu meqë çonin ujin dhe njomnin, të shkojmë në njësinë Administrative Dushk, Gramsh, Zhama, në qoftë se shkon pikë uji atje, mund të bëjmë një bast publik dhe të shkojmë bashkërisht atje.
Analisti Neritan Sejamini, ka folur mbrëmjen e sotme në emisionin “Të Paekspozuarit” për publikimin e databazës së personave të dyshuar nga hak erat iranianë dhe ka listuar të gjithë të dhënat që u janë vje dhur shqiptarëve.
Sejamini tha se situata është shumë e rë ndë dhe se të dhënat mund të keqpërdoren dhe abu zohen, por se deri tani askush nuk ka marrë përgjegjësi për atë që ka ndodhur.
“Të gjithë të dhënat tona janë të hapura në publik. Sot, në një pjesë të mirë të vendeve të botës, mund të hapësh llogari bankare, pa vajtur fare fizikisht. Pasojat e këtyre janë të jashtëzakonshme. Ne jemi të rre zikuar, sepse nuk e kuptojmë që të dhënat tona personale, gjeneralitetet, numrat e ID, me këto kopjon identitetin e çdokujt, merr kredi, hyn në borxhe. Të gjithë këto gjëra që qeveria kalon kështu, këto kanë pasoja. Shyqyr që në Shqipëri nuk kemi sisteme të tilla dhe jemi të pazhvilluar. Duhet të falënderojmë zotin që jemi vend i pazhvilluar në shërbimet dixhitale.
Të dhënat tatimore janë vjedhur, pagat janë vj edhur, target janë vje dhur, ID, telefonat janë marrë nga patronazhitët.
Të dhënat e TIMS janë vj edhur. Të dhënat po licore janë vj edhur. Së fundmi kemi të dhënat e njerëzve të dy shuar apo h etuar. Kjo është histori që nuk ka mbaruar. Në cdo shtet të botës do të ishte prob lem i madh dhe kat astrofë. Sot në Shqipëri, me të gjithë këto skandale dhe vjed hje të të dhënave tona, nuk kemi asnjë lloj përgjegjësie administrative. Nuk di të jetë pushuar një IT, një përgjegjës, një polic, askush. Ne duhet të kërkojmë llogari qeverisë.
Ne mund ti mbyllim këto me log jikën e ar mikut, që ka bërë agre sion Irani dhe nuk kemi cfarë të bëjmë.
Raporti i Microsoft thotë se iranianët kanë hyrë nëpërmjet një pike të dobët që është neglizhuar. A është analizuar kjo gjë? Sa pika të tjera ka? A janë nxjerrë mësime? A ka mbajtur njeri përgjëgjësi?
Ne e mbyllim me ato që thotë Rama”, deklaroi Sejamini.
Në muajin nëntor do të vendoset fasha duke pasur parasysh parametrat ose do t’i rikthehemi këtij vendimi duke pasur parasysh parametrat. Është e vërtetë që nuk është shtuar asnjë burim energjie. Ne kemi bërë një ndryshim shumë të rëndësishme në kontrata e bëra me hidrocentralet nga qeveria e mëparshme.
sot do ta çonin shpenzimin e buxhetit në pikën ku do të kishim një hap larg dhëmbët e falimentimit të shteti.
Duke qenë se ne i rinegociuam ato kontrata, vendosëm një tavan edhe përballë jo vetëm investitorëve por dhe përfaqësuesve diplomatikë që na ulën në tavolinë dhe na kundërshtonin, ne kemi shumë më pak detyrime ndaj tyre. Në kushtet e kësaj krize kemi një fitim shumë më të madh në raport me atë që do të kishim, 300 milion në vit.
Nëse ka sot një mburojë mbi cmimin e energjisë, nëse sot familjet shqiptare nuk kanë asnjë qindarkë rritje cmimi, krahasuar viteve më parë, vjen si rezultat i faktit se përdoren për të kompensuar këtë diferencë. Shikoni në faturën e energjisë, se kemi vënë një shënim aty, bëni një shumëzim mes cmimit që paguani dhe cmimit reale. Qeveria shqiptare mbron cmimin tuaj.
Qytetari: Jep urdhër për shkollat se dhe kur mbaron mësimi dritat nuk i fikin, në Tiranë ke disa
Rama: Kjo është shumë e vërtetë.
Ne kemi bërë gati planin për vendosjen e administratorit të energjisë në të gjitha institucionet publike dhe ndërkohë Ministrja e Arsimit ka përgatitur dhe direktivat për të gjitha drejtoritë dhe zyrat arsimore dhe për të gjitha shkollat që patjetër duhet ti kenë dritat e fikura kur mbaron mesimi me përjashtim të një drite emergjente.”
Kryeministri Rama deklaroi sot se administrata duhet të jetë e para në kursimin e energjisë.
Rama: Administrata duhet t’i paraprijë me forcën e shembullit gjithë këtij dimri kaq kë rcënues në aspektin e burimeve të energjisë për gjithë botën dhe vendin tonë. Për këtë arsye ne kemi një plan kursimi. Në kryeministri do shikoni që nuk ndriçohet godina siç ndriçohej më parë. n ë të gjitha institucionet do vendoset një administrator i energjisë, i është vendosur një target që të kursejnë 15%.
Jam dakord që administrata duhet të paraprijë në këtë proces.