Rënia e sasive të mëdha të dëborë në zonat malore ka shkaktuar ndërprerjen e energjisë elektrike në një sërë fshatrash.
Një prej tyre është fshati Çajë në Kukës, një nga fshatrat më malorë në zonë. Kompania OSHE thotë se mbrëmjen e shkuar, ka rënë sërish dëborë duke dëmtuar linjën që furnizon me energji zonën.
“Elektricisti Xhemil Mezini, 57 vjeç, gjatë punës së sotme në fshatin Çajë në Kukës, për tu dhënë energji banorëve të zonës ku bora e rënë gjatë natës së mbrëmshme dëmtoi Linjën e TM në kabinën Shehlerë të Cajës!”- njofton OSHE.
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim zbuloi në emisionin “Real Story” në Neës24 se Shqipëria do të jetë organizatore e një stërvitjeje të madhe të NATO-së ku do të marrin pjesë 26 shtete.
“Për mbrojtjen, këtë vit do të kemi diçka me shumë rëndësi dhe jam e kënaqur t’ju flas pak më shumë për të. Është hera e parë që e përmend në publik, por do të kemi atë që e quajmë stërvitjen ushtarake Defender 21. Do të jetë një stërvitje e drejtuar nga Ushtria e SHBA në Europë dhe do të përfshijë rreth 26 vende të ndryshme, 30 mijë trupa.
Do të jenë ndoshta 6 mijë trupa që do të kalojnë nëpër Shqipëri në maj dhe qershor dhe javën e ardhshme, Zv. Komandanti i Ushtrisë Amerikane për Europën dhe Afrikën do të jetë këtu për të informuar udhëheqësit e vendet dhe publikun se çfarë është kjo stërvitje. Pra, shumë domethënëse” – tha Kim.
Në “Opinion” janë publikuar shifrat që tregojnë se kush janë politikanët më të pasur në Shqipëri, me pasuri të deklaruar deri në vitin 2019.
I pari në listë është kryetari i PSD-së, Tom Doshi me 30 milionë euro të deklaruara, ndërsa vendin e dytë e mban ish-deputeti i PD në Vlorë, agron Shehaj, me 23 milionë euro pasuri të deklaruar. Vendin e tretë e mban Agron Çela i LSI, ndërsa të tjerët janë të gjithë deputetë të PS, nga 5.3 deri në 1 milionë euro më i “varfëri”.
Bie në sy emri i deputetit Fate Vela i cili ka 1.4 milionë euro pasuri, por që janë në koleksione artistike.
Partia Demokratike ka shpalosur sot programin ekonomik me të cilin pretendon të vijë në pushtet pas zgjedhjeve të 25 prillit.
Ndërsa foli për objektivat e këtij plani ekonomik, kryedemokrati Lulzim Basha tha se synohet dyfishimi i të ardhurave për frymë.
Po ashtu ai shtoi se do të dyfishohet edhe ndihma ekonomike për të gjitha shtresat në nevojë. Basha theksoi mes të tjerash, se plani ekonomik i PD, synon edhe zhdukjen e varfërisë ekstreme.
“Krijimi i vendeve të punës është jetik për stabilitetin ekonomik dhe çelësi që njerëzit të investojnë tek vetja e tyre dhe fëmijët e tyre. Unë angazhohem të rris pagën minimale dhe ta çoj atë në 36 mijë lekë të reja në muaj, – u shpreh Basha. – Zotimi im i para 2 viteve para Bashkimit të Sindikatave Shqiptare, është sot pjesë e planit tonë ekonomik. Rritja e pagës do të bëhet duke krijuar lehtësira për biznesin, duke e mbështetur atë, që jo vetëm të rritet paga minimale, por edhe numri i të punësuarve dhe jo siç ndodh sot, ku për shkak të kostove, taksave, gjobave, biznesi detyrohet të shkurtojë vende pune”.
Basha, tha se ky është një program qeverisje dhe tërësisht i zbatuar, duke theksuar se këto nuk janë premtime, por vetëm angazhime, që sipas tij do të përmbushen në mënyrë të padiskutueshme.
“Një kryeministër që nuk përmbush angazhimet duhet të largohet direkt. Nuk kam ndërmend të fitoj besimin tuaj me gënjeshtra, koha e matrapazëve ka mbaruar. Objektivat e planit tonë janë dyfishimi i të ardhurave për frymë, objektivi ynë kryesor që do të përmirësojë jetën e çdo shqiptari. Angazhohemi ta zhdukim varfërinë ekstreme, nuk do të ketë më familje që vuajnë për bukën e gojës, ujë e drita”.
Kreu i opozitës, tha gjithashtu se në programin ekonomik të PD është edhe heqja e taksës “Rama” për karburantet.
“Për të gjithë operatorët e transportit shqiptar, për çdo pronar automjeti, nga më i riu tek më i vjetri, për të gjithë ata që nuk kanë një automjet, por e ndiejnë pickimin në lëkurën e tyre sa herë iu duhet të udhëtojnë brenda qytetit, nga një qytet në tjetrin, për këdo që e di apo e mëson sot se karburanti është pjesë e çmimit të gjithçkaje që blejnë në treg, dua tua them fare qartë, se prej ditës së parë të qeverisë së re të dalë nga vota juaj më 25 prill, çdo litër karburant do t’ju kushtojë 240 lekë më pak të vjetra sesa ju kushton sot. Taksa “Rama” mbi karburantin do të eliminohet. Këto nuk janë thjesht shifra. Ky është një ndryshim që do të prekë çdo shtëpi, çdo familje, çdo individ”, – tha Basha mes të tjerash. /noa.al/
Presidenti Ilir Meta i ka bërë thirrje Prokurorisë së Posaçme (SPAK) që të nisë menjëherë hetimet për zyrtarët e sekserët shqiptarë të përfshirë në pë rgjimet e An timafias italiane, në lidhje me grupin maf ioz të Ndrangheta-s.
Në një intervistë Meta theksoi se shtimi i kullave në Tiranë në mungesë të kredidhënies, shton dyshimet për burimet e financimit dhe pa strim parash.
“Për çështjen, që është në he tim në Itali, për gjithçka që përmendet Shqipëria, për çdo zyrtar, sipërmarrës dhe sekser shqiptar, padyshim duhet urgjentisht të nisin heti met nga Prokuroria jonë dhe nga SPAK.
Fakti, që kemi një çështje në Itali, ku përmenden shumë raste nga Shqipëria, është mëse i mjaftueshëm, që të het ohet menjëherë edhe në vendin tonë.
Së dyti, është bërë evidente nga të gjitha institucionet ndërkombëtare, që ne jemi një vend mjaft pr oblematik, sa i takon fenomenit të pastrimit të parave.
Njëkohësisht, është e qartë që ka rënë kredidhënia për ndërtimin në përgjithësi dhe se ka një financim të jashtëzakonshëm për ndërtimin e shumë kullave në Tiranë, që vendosin pikëpyetje mjaft serioze për burimet e financimit.
Sikurse jam mjaft i shqetësuar, prej kohësh, për daljen nga shinat kushtetuese të gjithë shtetit. Ky është shqetësimi im kryesor, rivendosja e vendit sa më shpejt në shinat e Kushtetutës dhe të Integrimit Evropian.
Ashtu sikurse jam mjaft i shq etësuar dhe i bre ngosur prej vitesh për fenomenin e shpopullimit të Shqipërisë, për mosdhënien e mundësive të rinjve për të qëndruar në vend, për të mos investuar në edukimin e tyre më cilësor sipas kërkesave të tregut të punës, si dhe për të mos iu siguruar atyre një perspektivë me punë më të mirëpaguar”, tha Meta.
Piktori dhe pedagogu i njohur shqiptar, Vladimir Myrtezai i ftuar dje në emisionin ‘Refleksione’ ka bërë një rrëfim ndryshe. Ndër të tjera Myrtezai bëri një analizë edhe për kryeministrin Rama, i cili prej vitesh bashkëjeton mes profesionit të artistit dhe të politikanit.
Në emision u publikua për herë të parë edhe një foto e Edi Ramës e shumë viteve më parë, ku kryeministri si zakonisht shfaqet i veshur gjithë stil, por ndryshe nga nga ai që e shohim sot.
Publikohet për herë të parë fotoja e kryeministrit Edi Rama
Myrtezai shprehet se Edi Rama është një njeri që eksperimenton në politikë duke e përdorur si instrument vetjak.
Të dielën Andi dhe Tea u larguan nga emisioni ku po merrnin pjesë, pasi donin që lidhja e tyre të vazhdonte jashtë pa prezencën e kamerave dhe publikut. Kështu ata u larguan si çifti i parë që arriti të për’puthej në këtë emisiion. Në ditën që ata vendosën të largoheshin, të dy kishin zgjedhur veshje shumë elegante dhe të bukura, por diçka e papritur ndodhi me fustanin e Teas. Ajo që tërhoqi vëmendjen ishte një e çarë më shumë seç duhej në fustanin e biondes së dashur nga publiku./JOQ
Vijon të paraqitet problematike situata e koronavirusit në Shqipëri.
Nga të dhënat e 24 orëve të fundit, janë raportuar 876 raste të reja, nga 3 mijë e 512 testime.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 179 raste në Tiranë, 72 raste në Vlorë, 59 raste në Elbasan, 56 raste në Durrës, 45 raste në Kavajë, 33 raste në Shkodër, 28 raste në Sarandë, 26 raste në Krujë, Lezhë, Kurbin, 22 raste në Fier, 19 raste në Kukës, 18 raste në Lushnje, Shijak, 17 raste në Berat, Kamëz, Gramsh, 14 raste në Tepelenë, 13 raste në Mirditë, 12 raste në Librazhd, 10 raste në Mat, Delvinë, Dibër, Vorë, 9 raste në Gjirokastër, Malësi e Madhe, Patos, 8 raste në Vau i Dejës, 7 raste në Korçë, Pogradec, Ura Vajgurore, Skrapar, 6 raste në Mallakastër, Peqin, 5 raste në Rrogozhinë, Tropojë, 4 raste në Divjakë, Kolonjë, Kuçovë, Cërrik, Poliçan, 3 raste në Has, Belsh, Prrenjas, 1 rast në Përmet, Roskovec, Himarë, Memaliaj, Këlcyrë.
7 qytetarë e kanë hu mbur betejën me COVID19 në spitalet COVID. 4 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Librazhdi, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Lezha, të moshave 57-87 vjeç.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 503 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 45,383 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 280 pacientë, 20 në terapi intensive nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar./noa.al/