Aktualitet

Prokurori i Apelit në Vlorë shkarkohet nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit

Prokurori i Apelit në Vlorë, Enrik Haxhiraj, është shkarkuar nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Mësohet se gjatë seancës për vendimin, ka qenë i pranishëm vetëm avokati i tij.

Haxhiraj ka qenë në hetim për kriteret e pasurisë së tij, ku gjatë seancës dëgjimore të 14 janarit, u evidentuan mungesa financiare në vlera të mëdha, një kundravajtje penale për pushtim toke dhe mosdeklarim burimesh.

Enrik Haxhiraj e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1989, si prokuror në Prokurorinë e Vlorës.

Në vitin 1992 është emëruar si zv/drejtues po në atë prokurori dhe për periudhën 1995-1998 ka mbajtur pozicionin e drejtuesit.

Nga viti 1998 e në vazhdim ai ka punuar për më shumë se dy dekada si prokuror në Prokurorinë e Apelit të Vlorës. /noa.al/

Prokurori i Apelit në Vlorë shkarkohet nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit Read More »

Baton Haxhiu: Në Shqipëri mirëqënia është rritur, s’ka më njerëz që nuk hanë bukë

Analistët Baton Haxhiu dhe Fitim Zekthi janë përplasur mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion” për sa i përket varfërisë në Shqipëri.

Sipas Haxhiut, mirëqënia në Shqipëri është rritur, ndërsa Zekthi u shpreh se akoma në vendin tonë ka njerëz që nuk hanë dot bukë, pork jo është mohuar nga Haxhiu.
Pjesa nga debati:

Zekthi: Këtu ka njerëz që nuk hanë dot bukë dhe ne bëjmë propagandë.

Haxhiu: Nuk ka në Shqipëri njerëz që nuk hanë dot bukë.
Zekthi: Njerëzit janë në çadra.

Haxhiu: Për kokë banori, vec po të tregoj unë ty, 536 mijë homeless (të pastrehë) ka Britania e Madhe, 10-fishi i Shqipërisë.

Zekthi: Krahasimi nuk ka vlerë. Britania i ka 30 mijë paund në vit të ardhurat për frymë, ne i kemi 4 mijë dollarë. Sundimi i ligjit tek ne është shumë i dobët.

Haxhiu: Mirëqenia në Shqipëri është rrit dhe është objektive.

Zekthi: Unë mendoj që Shqipëria jeton në vafëri.

Baton Haxhiu: Në Shqipëri mirëqënia është rritur, s’ka më njerëz që nuk hanë bukë Read More »

‘Kanë thënë se jam injektuar me ujë biologjik në vend të vaksinës’, Rama: Rrini të qetë se…

Kryeministri Edi Rama ka hedhur poshtë pretendimet që në vend të vaksinës ka injektuar ujë biologjik. Nga foltorja e Kuvendit ai u shpreh se të gjitha ata qytetarë që besojë këtë lloj arsyetime duhet të rrinë të qetë.

“Kanë hedhur idenë se jam injektuar me ujë biologjik. Kjo është nivel i lartë analize. I them atyre njerëzve që ndjekin këtë lloj analize të rrinë të qetë.
Përtej të gjitha vështirësive dhe gjithë përpjekje Shqipëria mbetet histori pozitive nëse largqoftë do të kishim po të njëjtat spiatale.

Sot Shqipëria ka një numër fatalitesh dhe nuk i është afruar në asnjë moment skenari katastrofik, që ka ndodhur në vende shumë më të zhvilluara.”- u shpreh Rama.

‘Kanë thënë se jam injektuar me ujë biologjik në vend të vaksinës’, Rama: Rrini të qetë se… Read More »

Kuvendi voton marrëveshjen me Pfizer, çfarë parashikohet për kompanitë e tjera

Deputetët në Kuvendin e Shqipërisë kanë miratuar marrëveshjen me Pfizer për vaksinën e COVID-19.

ABC ka mundur të zbardhë tre aktet normativë që i janë vënë në dispozicion deputetëve në kuvend për votim ditën e sotme, për miratimin e tekstit të marrëveshjes me Pfizer dhe dhënien e autorizimit për zhvillimin e negociatave me kompani të tjera përveç Pfizer, për vaksinat që janë certifikuar nga FDA dhe EMA.
“Akt normativ nr. 1 datë 10.1. 2021 për miratimin e tekstit të marrëveshjes për prodhimin dhe furnizimin nga dhe ndërmjet Pfizer Ekxport B.V. dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, Institutit të Shëndetit Publik dhe ministrit të Shtetit për Rindërtimin, Autorizimin e procedurës për lejimin e hyrjes dhe administrimit të vaksinave anti-covid-19 në Republikën e Shqipërisë si dhe përdorimin e tyre në popullatë

Akt normativ nr.38 datë 31.12.2020 “Për dhënien e autorizimit ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe ministrit të Shtetit për Rindërtimin për zhvillimin e negociatave me prodhuesit e vaksinës Anticovid të cilët janë certifikuar nga Departamenti Amerikan i Ushqimit dhe Barnave dhe Agjencia Evropiane e Barnave për furnizimin e Republikës së Shqipërisë me këtë vaksinë

Për miratimin e marrëveshjes së nënshkruar për “Prodhimin dhe furnizimin ndërmjet Pfizer Export B.V. dhe ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ministrit të Shtetit për Rindërtimin dhe Institutit tyë Shëndetit publik”.

Kuvendi voton marrëveshjen me Pfizer, çfarë parashikohet për kompanitë e tjera Read More »

Meta i përgjigjet me ironi nga Vlora kryeministrit: ‘Jam me fat që nuk isha në Vlorë në kohën që ndodhi përmbytja e madhe se as komardarja s’do më…’

Prej kohësh ka një situatë konfliktuale mes Presidentit dhe Kryeministrit, me Metën dhe Ramën që shpesh thumbojnë njëri-tjetrin në distancë.

Këtë herë kreu i shtetit i është përgjigjur nga Vlora Kryeministrit, që pak ditë më parë tha se “Ilir Meta kërkon komerdare për të shpëtuar”.

Me ironi Meta u përgjigj se aq shumë sa u përmbyt Vlora, as komerdarja nuk do ta shpëtonte.

“Jam me fat që nuk isha në Vlorë në kohën që ndodhi përmbytja e madhe se as komardarja s’do më bënte derman mua dhe faleminderit Zotit që keni shpëtuar të gjithë ju.

Për sa i takon kryeministrit ai sigurisht që do të vinte në Vlorë pasi të dilte dielli”, tha Meta. /noa.al/

Meta i përgjigjet me ironi nga Vlora kryeministrit: ‘Jam me fat që nuk isha në Vlorë në kohën që ndodhi përmbytja e madhe se as komardarja s’do më…’ Read More »

Familja nga Vlora zgjedh një mënyrë ndryshe për të kaluar fundjavën, pas shëtitjes në parkun e Llogarasë të mbuluar nga bora, i ‘fut’ një të larë në det

Në një ditë që temperaturat kanë rënë ndjeshëm dhe të gjithë po turremi drejt ambienteve të ngrohta.

Kjo familje vlonjate zgjedh një mënyrë ndryshe për të kaluar fundjavën.

E gjithë familja, përfshirë edhe fëmijët pas shëtitjes në borën e Llogorasë kanë zgjedhur të provojnë edhe ujin e detit.
Dimri dhe deti për vlonjatët është një lidhje e ngushtë që e shikojmë shpesh, por fakti që tashmë edhe fëmijët po guxojnë të mposhtin temperaturat e ulëta e të lahen në këto ditë të ftohta shihet për herë të parë.

Epo kjo dihet, Vlora është e detit, e vlonjatët dinë ta shijojnë detin në çdo kohë.

Është sportisti i ‘Taekwondo-së’ Përparim Kamberi me familjen që ka zgjedhur ta kaloj keshtu fundjavën.

Familja nga Vlora zgjedh një mënyrë ndryshe për të kaluar fundjavën, pas shëtitjes në parkun e Llogarasë të mbuluar nga bora, i ‘fut’ një të larë në det Read More »

Shqiptari mbetet trokë, çon vëllain në gjyq: Lekët e dëmshpërblimit nga a ksidenti mi hëngri gruaja dhe…

Të ftuar në “Shihemi në Gjyq” tek E Diela Shqiptare kanë qenë dy vëllezër, Hyseni dhe Lefteri. Hyseni nga Berati tregon se dikur kanë blerë një shtëpi në Kuçovë dhe i zbriti prindërit nga Tomori në qytet. Tani vëllai i tij Lefteri do të shesë shtëpinë sepse në 2005 ka pësuar një aks ident në Greqi dhe duhet të paguajë borxhet në spital. Hyseni nuk dëshiron të shesë shtëpinë sepse thotë që prindërit e tij do ngelen jashtë. Përgjegjës për periudhën kur Lefteri ka bërë aksident ka dalë baxhanaku dhe Hyseni i cili jetonte po ashtu në Greqi, është prekur që zgjodhi baxhanakun në vend të vëllait.

Baxhanaku i mori lekët dhe nuk pagoi borxhet që Lefteri kishte në spital, madje Lefteri tregon se e braktisi dhe gruaja duke i marrë 30 milion lekë. Tani nuk ka mundësi t’i paguajë këto borxhe sepse merr vetëm 100 mijë lekë kemp. Nga ky aksident Lefteri ka marrë 200 mijë euro dëmshpërblim por nuk ka asnjë para sepse ia ka marrë baxhanaku.
Eni Çobani: Ku është e gjithë kjo pasuri?

Lefteri: Ma ka marrë baxhanaku. Kam blerë dy shtëpi dhe 7 dynym tokë në ankand në 2014.

Eni Çobani: Me 200 mijë euro të blesh dy shtëpi në Kuçovë, nuk ma merr mendja që mbarohen paratë.
Lefteri: Po mi hëngri gruaja moj mi hëngri gruaja, ku di unë çfarë ka bërë ajo, më ka mas htruar. Brenda muajit bënë shtëpitë e vëllezërve.

Hyseni: Ka marrë 200 mijë euro, pagoi avokatin dhe baxhanakun atje, kur bëhet gjyqi në Greqi ka marrë 200 mijë euro ai dhe 150 mijë euro prindërit e mi. Ato 200 mijë nuk po t’i kërkoj, unë po kërkoj lekët e prindërve.

Lefteri: Pse më prure ti mua këtu, unë kam hallet e mia andej.

Hyseni: Çfarë halle ke ti more, ik mb ytu ku të duash. Unë s’po të kërkoj lekët që hëngre me gruan, unë po kërkoj 150 milion të prindërve. I bleve një palë shtëpi atje dhe tashi do i shesësh prapë ti, po s’të le unë.

Lefteri: Do iki në Greqi të paguaj spitalin, të lidh Kemp andej.

Shqiptari mbetet trokë, çon vëllain në gjyq: Lekët e dëmshpërblimit nga a ksidenti mi hëngri gruaja dhe… Read More »

Kush është 63-vjeçari që nuk pyet për dimrin, lahet në detin e Vlorës duket sfiduar temperaturat e ulëta (emri)

Kastriot Tajari është një 63-vjeçar, i cili sa herë vjen dimri merr iniciativën të sfidojë temperaturat e ulëta dhe të lahet në det.

Sot ishte 2 gradë, e megjithatë ai udhëtoi nga Fieri drejt Vlorës për t’u kredhur në detin e ftohtë. Këtë gjë ai ka vite që e bën, që prej fëmijërisë, ndaj dhe trupi i tij është mësuar ta përballojë të ftohtin e janarit.
Ai thotë se këtë ritual e bën çdo fundjavë. Duke foluar për mediat ai ka thënë se ka pasur raste që është larë dhe në temperatura më të ulëta, në Pogradec me -16 gradë celcius.

Kush është 63-vjeçari që nuk pyet për dimrin, lahet në detin e Vlorës duket sfiduar temperaturat e ulëta (emri) Read More »