Një gjë është e sigurt, Sali Berisha do të kandidojë për deputet në zgjedhjet e 25 prillit.
Por në cfarë qarku ende nuk dihet. Mbrëmjen e sotme në një bisedë në Radarin Informativ në “abc” me gazetaren Jonida Shehu ai tha se vendimi për zonën do të përcaktohet me udhëheqjen e PD-së.
“Unë do të kandidojë, por se ku do ta bëj të ditur së bashku me deputetët e tjerë të PD-së. Zemra ime ka afër shumë vende, por unë do të zgjedh një. Këtë do ta përcaktoj me udhëheqjen e PD-së” tha Sali Berisha.
Grida Duma, ish-deputetja e PD-së ka nisur të udhëheqë fushatën e partisë ku ajo është pjesë, për Tiranën.
Ajo takoi sot në kryeqytet, siç tha vetë, “mësues, profesorë, inxhinierë në pension, e me qytetarë të vjetër të Tiranës”.
Por ndryshe nga vendimi i Komitetit Teknik që vendosi për fushatë të mos grumbullohen më shumë se 10 persona, në një foto gjatë takimeve të sotmë që Grida Duma bëri publike, shihen 12 vetë rreth saj, ose 3 më shumë se numri i parashikuar në rregullore.
Mesazhi i Grida Dumës:
Jeta e përditshme; i ftohti në klasa kur dritaret rrinë hapur për shkak të pandemisë dhe ngrohja mungon, fr ika për jetën me një shëndetësi të rrënuar, ushqimet e shtrenjta, parkimet me pagesë edhe para shtëpisë.
Jeta e përditshme, më e rëndësishmja!
Biseda me mësues, profesorë, inxhinierë në pension, e me qytetarë të vjetër të Tiranës që dinë çfarë thonë dhe si e thonë.
*Njoftim për shtyp i Ministrisë së Mbrojtjes* Ministria e Mbrotjes dhe Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura njoftojnë se dje, në orën 22:40 ora lokale në Afganistan, ka h umbur jetën ushtaraku me inicialet XH. J. Autoritetet e Ministrisë së Mbrotjes dhe Shtabit të Përgjithshëm të FA po bashkëpunojnë me komandën e operacionit për të bërë hetimin e plotë të rrethanave në të cilat ka ndodhur ngjarja. Ministri i Mbrojtjes dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA sigurojnë personelin në mision dhe familjet e tyre se do vijojnë të mbështesin e t’u gjenden pranë për të përmbushur me sukses misionin. Ministria e Mbrotjes, Shtabi i Përgjithshëm dhe gjithë personeli i Forcave të Armatosura i shprehin ng ushëllimet më të ndjera familjes për ndarjen e parakohshme nga jeta të njeriut tyre të dashur.
Pas krijimit të partisë së re nga ana e ish-nënkryetares dhe ish-kryeparlamentares Jozefina Topalli, be teja për Shkodrën pritet të prodhojë një ndër garat me interesante në zgjedhjet e 25 Prillit.
Demokratët krahas socialistëve do kenë përballë Jozefina Topallin, e cila ka vendosur të kandidojë në qarkun i cili historikisht i ka dhënë mandatin e deputetes, por këtë herë ajo do garoje me siglen e forcës së saj politike.
“Po punoj të mbyll listat e kandidatëve në qarqe. Për sa kohë ma lejon kodi të udhëheq në katër qarqe për të maksimalizuar votën. Do jem Shkodër dhe Tiranë, dhe dy qarqe që se kam vendosur ende”, shprehet Topalli.
Kryetarja e Lëvizjes per Ndryshim është e hapur për të bashkuar votat e saj me Partinë Demokratike, por me një kusht, jo me Lulzim Bashën Kryeministër.
“Partia Lëvizja për Ndryshim është rreshtuar në qendrën e djathtë, unë jam e djathtë. Mandatet e mia do i bashkohen së djathtës dhe atyre që votojnë siglën e PD-së për të gjetur dhe negociuar për një kryeministër të pa korruptuar”, tha Jozefina Topalli në TCH.
E rreshtuar kundër Lulzim Bashës, nuk kursen Edi Ramën i cili kohet e fundit e poston ne rrjetet e tij sociale.
Topalli është e bindur se marrëveshja politike mes dy kundërshtarëve politik vijon duke zbuluar aktorin e tretë, i cili i bashkon. “Historia e Ramës dhe Bashës e lidhur dhe e ndërmjetësuar nga oligarkët. I pari që duhet larguar me emergjencë është Edi Rama, se ai ka kapercuar vijën e kuqe. Por përherë gjendet një oligark per t’i bashkuar të dy , të tre në fakt”, u shpreh Jozefina Topalli (fjala për Metën).
Jozefina Topalli është në kërkim të aleancave për largimin e tre kryetarëve, Ramës, Bashës edhe Metës. Negociatat deri me tani janë konkrete me partinë e Astrit Patozit.
/NOA.al
Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se për të mbyllur procesin e fiskalizimit i duhet dhe një mandat i tretë, teksa ka dhënë detaje.
“Edhe një mandat tjetër është i nevojshëm jo vetëm për ta përmbyllur, por edhe për të parë përfitimet e mëdha. Nuk është diçka që e nisim sot, ka illuar, sistemi është në punë, është i ndarë në 3 faza, biznes shtet, biznes biznes, biznes konsumator, marrëdhënien biznes shtet ka filluar të hyjë në sistem. Biznes-biznes do të hyjë në 6 mujorin e dytë dhe vitin e ardhshëm në marrëdhënien biznes konsumator. Është një shtet i tërë në celular, kompjuter, në marrëdhënien mes kompjuterëve. Gjithë marrëdhënie njerëzore kalon në plan të dytë, dhe në plan të parë është marrëdhënia që garantohet nga ndërveprimi kompjuterik. Nëse ne sot blejmë dhe një biznes raporton faturimin 1 herë në 24 orë, nesër çdo transaksion, çdo kush nga ne që do blejë në kohë reale do të pasqyrohet transaksioni në trurin dixhital të tatimeve dhe kjo të bëjë që sistemi i cili ka brenda një kapacitet të provuar të përllogaritjeve dhe të aktiviteteve tregtare të sinjalizojë njerëzit që janë në qendër për biznese apo transankione kur ka diçka që nuk shkon, më pas me ndihmën e sistemin hyhet në analizë, dhe mbi këto baza merret vendimi nëse do i shkohet biznesit nga brenda librat dhe llogarive. Brenda këtij sistemi ka një sistem ndërveprimi që krijon një marrëdhënie konstruktive”, tha Rama.
Kjo foto e një mësuesi nga Mokrra e Pogradec, i cili shihet duke shkuar në shkollë me një tufë drurësh në dorë për të ngrohur nxënësit e tij në këto ditë të acarta, është bërë menjëherë virale.
Kjo foto e një mësuesi nga Mokrra e Pogradec, i cili shihet duke shkuar në shkollë me një tufë drurësh në dorë për të ngrohur nxënësit e tij në këto ditë të acarta, është bërë menjëherë virale.
Bëhet fjalë për mësuesin Maliq Torra. Imazhi i këtij mësuesi i cili së bashku me çantën e punës mban edhe drutë është përdorur për të treguar edhe kushtet e vështira dhe mungesën e ngrohjen në shkollë.
Në tokën ku është menduar ngritja e spitalit rajonal të Fierit kanë mbërritur makineritë e para për ndërtimin e godinës.
Pesë makineri të rënda kanë zbarkuar sot në mëngjes aty ku është planifikuar që brenda tre muajve të përfundojë ndërtimi i spitalit, sipas ‘Ora news’.
Paralelisht punonjësit e OSHEE-së po vendosin shtyllat e elektrikut, që do të furnizojnë spitalin me energji elektrike.
Spitali në Fier pritet të kushtojë 60-70 milionë euro dhe do të financohet nga Turqia.
Përfaqësuesi turk i projektit, i cili ishte në tokën ku pritet që të ndërtohet spitali, ka deklaruar se do të hapen 1200 vende pune.
“Ne presim që të kushtojë rreth 60-70 milionë euro. Presim që në kulmin e vet të punës, të kemi 1000-1200 punonjës minimumi këtu”, deklaroi ai para pak ditësh.
Kujtojmë që ndërtimi i këtij spitali, ka sjellë kundërshtim tek disa familje që preken nga projekti. Ata dolën në protestë pak ditë më parë, pasi sipas tyre, toka nuk po shpronësohet sipas vlerës së tregut.
Ata u shprehën pak ditë më parë se janë kërcënuar nga kryetari i Bashkisë, Armando Subashi, sipas të cilëve, ai u ka thënë se pavarësisht këtyre kundërshtimeve “do ia marrin tokën me forcë, sepse kanë shumicën e Parlamentit”.
Pas protestave të banorëve, ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama, i cili tha në konferencë për mediat se pronarët do të shpronësohen në bazë të një marrëveshje që do të nënshkruajnë me qeverinë dhe se ndërtimi i spitalit nuk është diskutim, por vendim sipas ligjit. /noa.al/
Kryeministri Edi Rama ka sqaruar edhe një herë deklaratat e tij në adresë të Bashkimit Europian, ku sipas tij nuk është bërë një shpërndarje e drejtë për vendet e Ballkanit me vaksinën anti-Covid.
Po ashtu, Rama sqaroi se ambasada franceze gabaoi në notën e protestës, pasi sipas tij nuk bëhet fjalë për dashuri, por bëhet fjalë për shëndetin e njerëzve.
Kreu i qeverisë tha se nuk ka bërë asnjë sherr me Bashkimin Evropian, por deklaratat e tij janë bërë referuar reagimeve të OBSH.
“Unë nuk kam bërë asnjë sherr me BE dhe mua nuk më ndalon askush të them opinionin tim. Mos u merrni me opinionin tim, por me opinionin e OBSH. Nuk ka të drejtë as ambasada franceze, opozita jo e jo dhe shembulli im është ai i OBSH. Lexojeni çfarë ka thënë OBSH për shpërndarjen e vaksinës. Ka thënë jemi në prag të një katastrofe morale”.
“E çfarë thashë unë që u mërzitën këta! Për respektin dhe dashurinë ndaj Francës, unë konkurroj me çdo francez. Është një situatë që është e qartë. Këtu është fjala për të mbrojtur dinjitetin dhe njerëzit dhe kur është fjala për këtë, nuk nuk e kam gjuhën e nënës për të mos folur, duhet të shprehem. Ku është problemi këtu, pse mëzritet BE? – deklaroi Rama. – Duhet t’i themi BE bravo që na harruat dhe na latë jashtë, apo të bëjmë sikur nuk kuptojmë! Ne jemi miq dhe e dimë se çfarë kanë bërë ata për ne.
E ça do me thënë kjo, mos hap gojën për të mos folur për njerëzit e mi pse mërzitet ambasada? Unë kam thënë një fakt për të ilustruar që shpejtësia e vaksinimit nuk është e drejtë. Pse duhet të bëjmë ne operacione sekrete për të sjellë vaksina në Shqipëri”, – shtoi kryeministri. /noa.al/