Aktualitet

Meta përpl aset me po licinë Bashkiake: Do t’ju fus në b urg me duart e mia

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka hyrë në ambientet e brendshme të go dinës së partisë Fryma e Re Demokratike për të kundërshtuar vendimin për të nxjerrë jashtë anëtarët e saj.

Aty u përball me p olicinë bashkiake të Tiranës, duke kërkuar me zë të lartë që të largoheshin prej aty pasi do t’i fuste në bu rg me duart e veta.

“Pse dh unoni partinë e opozitës? Dilni përjashta ose do iu çoj në b urg me duart e mia”, u shpreh ndër të tjera Presidenti.

Gjithçka nisi pas një letre që Bashkia e Tiranës ka dërguar në selinë e FRD-së ku kërkohet që kjo godinë të lihet e lirë për shkak se është amortizuar.

Por kjo është kundërshtuar nga zyrtarët e partisë, të cilët e quajnë këtë një sulm politik, pak ditë pas marrëveshjes me PD-në për zgjedhjet e 25 prillit.

Më herët Presidenti Meta u shpreh:

“Jam këtu pas bisedës telefonike të bërë nga kryetari i FRD-së Sali Shehu. Dh unohet nga njerëz pa asnjë lloj autorizimi kryetari i FRD të Tiranës në kushtet kur këtu vjen Presidenti i shtetit.

Po i paralajmëroj edhe njëherë Po licinë Bashkiake dhe atë të Shtetit, të mos përfundoni si pol icët e Mubarakut nën këpucët e popullit shqiptar.

Po i them kr yepalaços së bashkisë bandë se ti e di shumë mirë se çfarë ke bërë me firma dhe pa firma. Ndaj mos iu bind më ur dhrave të të çmendurit, sepse ai do të nxjerrë kartelën me 25 prill ose dhe më parë”. /noa.al/

Meta përpl aset me po licinë Bashkiake: Do t’ju fus në b urg me duart e mia Read More »

Deputetja socialiste: Është nder i madh që të përflitet emri im për Presidente!

Do t’i zërë vendin Ilir Metës? Deputetja socialiste nuk e
Deputetja e PS-së dhe ish-ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli u pyet mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘PolitikON’ për zërat që e kanë përfolur si një kandidate për presidente. Kodheli u shpreh se është një nder edhe të përflitesh për diçka e tillë, dhe kujtoi se ka qenë e para grua që ka drejtuar ministrinë e mbrojtjes.

Kodheli: Unë jam gruaja e parë që kam drejtuar ministrinë e Mbrojtjes dhe jam sot kryetarja e komisionit të politikës së Jashtme dhe njëherësh zv. presidente e asamblesë së NATO-s. I jam falenderuese çdo personi që më ka mbështetur dhe PS-së, e Edi Ramës.

Është nder i madh edhe të të përflitet emri për President të Republikës dhe deri në fund do të jap maksimumin tim për t’i shërbyer atdheut tim, sepse e bëj për një të ardhme që e kam në zemër, sepse e bëj nga këndvështrimi i zemrës.

Deputetja socialiste: Është nder i madh që të përflitet emri im për Presidente! Read More »

Leonardo Di Caprio i bashkohet fushatës për mbrojtjen e Vjosës

“Lumi ‘më i egër’ në Evropë”, Leonardo
Aktori i famshëm Hollivudian, Leonardo Di Caprio i është bashkuar fushatës dhe apelit për mbrojtjen e lumit Vjosa në Shqipëri.
Në faqen e tij në facebook, Di Caprio ka postuar filmin e lumit Vjosa ku i ka ftuar qytetarët që të firmosin peticionin për mbrojtjen e lumit, nga ndërhyrjet e qeverisë, si dhe ndertimi i hidrocentraleve.

Postimi i plotë:

Lumi Vjosa i Shqipërisë është lumi më i madh dhe ‘më i egër’ në Evropë. Nga malet e Greqisë deri në Detin Adriatik në Shqipëri, ai shtrihet në 300 kilometra, plotësisht i lirë nga barrierat artificiale, si dhe digat e hidrocentraleve. Lumenjtë dhe përrenjtë që janë degë të Vjosës janë shtëpia e më shumë se 1,100 specieve të botës së egër, shumë prej të cilave janë të kërcënuara.

Vjosa është kurora e #BlueHeartofEurope dhe njerëzit në të gjithë Shqipërinë duan ta mbrojnë atë përgjithmonë. Ata po i kërkojnë qeverisë së Shqipërisë për të krijuar #VjosaNationalParkNow, i cili do të ishte parku i parë i lumit ‘të egër’ në Evropë.

Qëndroni me ta. Shikoni dhe ndani filmin e ri Vjosa Forever dhe nënshkruani peticionin:

Leonardo Di Caprio i bashkohet fushatës për mbrojtjen e Vjosës Read More »

Fut në furrë 12 ballokume dhe nxjerr vetëm 6/ Gafa e Monika Kryemadhit bëhet virale

Montimi i një video nga regjia e LSI-së duket se ka shkuar keq, sa si gjithnjë i janë kthyer ne bumerang, duke nxjerre ne pah me këtë rast dhe filozofinë qe përshkon tere LSI-ne.

Në pamjet e mëposhtme shfaqet Monika Kryemadhi e cila gatuan 12 ballokume, por kur i nxjerr nga furra ato janë… vetëm 6.
Duke postuar pamjet, botuesi i gazetes “TemA” Mero Baze shkruan: Ja çdo të thotë të jesh me LSI. Fut 12 ballokume në furrë, e nxjerrë 6 prej saj. E paskan çu 50 për qind bakshishin.

https://videosh.duckdns.org/YouPHPTube/video/322/kryemadhi-fut-12-ballokume-ne-furre-e-nxjerr-6-ironia-e-mero-bazes-e-paskan-cu-50–bakshishin?channelName=Shqiptarja1

Fut në furrë 12 ballokume dhe nxjerr vetëm 6/ Gafa e Monika Kryemadhit bëhet virale Read More »

Rama flet për përjashtimin e Dritan Lelit: Kush nuk është gati për t’i dhënë skuadrës, nuk është në skuadër

Kryeministri Edi Rama ka folur per here te pare ne lidhje me perjashtimin e Dritan Lelit nga Partia Socialiste.

Ai ka thene se Leli ka refuzuar te kandidoje per deputet.

“Nuk ka ndodhur asgjë, faktikisht unë i kam kërkuar që të përfshihet në skuadrën e Vlorës, ai ka refuzuar dhe kaq.
Nuk ka pasur asnjë letër dërguar nga unë dhe lexuar nga Damiani, ka qenë një mesazh që unë kam çuar se nuk isha dot dje i pranishëm.

Shumë i shkurtër dhe pa përderisa Leli refuzoi, skuadra do të fitojë pa Dritan Lelin.

Këtu nuk ka asnjë ndëshkim dhe nuk përbën ndonjë problem që duhet të marrim minuta për publikun, është një cështje e brendshme e jona.

Kush nuk është gati për t’i dhënë skuadrës, nuk është në skuadër” tha Rama te “Real Story”.

Rama flet për përjashtimin e Dritan Lelit: Kush nuk është gati për t’i dhënë skuadrës, nuk është në skuadër Read More »

Presidenti Iir Meta: ’25 prilli dita e rizgjimit të Demokracisë, kush kërkon t’jua pr ish festën shqiptrëve do bëhet kur ban’

Presidenti Iir Meta shpesh e ka konsideruar referendum ditën e zgjedhjeve të 25 prillit.

Madje ka paralajmëruar për dë nime të rënda për ata që do gu xojnë të prekin votën e shqiptarëve.

Dhe sot ka deklaruar se do të bëhet ku rban ai që do tentojë të pr ishë festën e shqiptarëve në ditën e rizgjimit të demokracisë, sikundër thotë.

“Jam i sigurt se 25 prilli është dita e rizgjimit të de mokracisë dhe do të jetë një FESTË E MADHE E DEMOKRACISË.

Shpresoj, që të gjithë shqiptarët të bashkohen në këtë festë.

Kush kërkon t’jua pr ish festën, duhet të ketë parasysh se nuk do të ndiejë askush keqardhje që do të bëhet KU RBANI i kësaj feste”, shkruan Meta në Facebook. /noa.al/

Presidenti Iir Meta: ’25 prilli dita e rizgjimit të Demokracisë, kush kërkon t’jua pr ish festën shqiptrëve do bëhet kur ban’ Read More »

Tubimin e kreut të Partisë Demokratike në Kavajë, reagon Po licia e Shtetit

Po licia e Shtetit reagoi për tubimin e kreut të Partisë Demokratike në Kavajë, ku ishin mbledhur qindra qytetarë.

Në reagim thuhet se po licia është e detyruar që të pe nalizojë shk elësit.

Kërkohet nga subjektet politike që të zbatojnë rregullat, që më pas të mos krijohen keqkuptime.

“Po licia e Shtetit shpreh shqetësim për thyerjen flagrante të rregullave anticovid në grumbullimin e disa njerëzve nga ana e një subjekti politik.

Bëjmë thirrje për respektimin e këtyre rregullave nga të gjithë dhe shpresojmë në mirëkuptimin e të gjithëve.

Deri kur rregullat në fuqi do ta ndalojnë grumbullimi e mbi 10 personave, Po licia e Shtetit është e detyruar të pe nalizojë shk elësit.

Por, njëkohësisht duke mos dashur në asnjë mënyrë të hapim shtigje për keqint erpretime, u kërkojmë subjekteve politike bashkëpunim dhe mirëkuptim. Në të kundërt penalizimet me gjobat përkatëse do të jenë të pashmangshme”, thuhet në deklaratë. /noa.al/

Tubimin e kreut të Partisë Demokratike në Kavajë, reagon Po licia e Shtetit Read More »

Merret vendimi/ A do të votojnë personat me kartë identiteti të skaduar

Qytetarët, të cilëve u ka skaduar karta e identitetit do të lejohen të votojnë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Zëvendës ministri i brendshëm, Julian Hodaj thotë se janë marrë masat për të shtuar zyrat ku aplikohet për karta identiteti.

“Ministria e Brendshme i ka marrë të gjitha masat, janë shtuar zyrat, janë shtuar shërbimet, për rinovimin e kartave të identitetit. Janë thjeshtuar procedurat, mjafton që me kartën e skaduar të paraqiten në zyrën e aplikimit”.

Hodaj shton se edhe qytetarët që nuk do munden të rinovojnë mjetin e identifikimit, mund të paraqiten me të vjetrin në qendrat e votimit.

“Është e rëndësishme që të marrin pjesë në zgjedhje sa më shumë zgjedhës të jetë e mundur. Të marrësh pjesë në zgjedhje është më e rëndësishme se formaliteti. Vjet ishte viti që skadoi një numër i madh kartash dhe procesi nuk eci mirë, por justifikohet dhe nga situata e pandemisë.

Edhe ky vit na pengon, por kryeministri tha që qeveria do të marrë çdo hap të mundshëm që të gjithë të marrin pjesë në zgjedhje. Zgjidhja ligjore e mundshme është shtyrja e afatit, çdo kush që ka një mjet identifikimi, qoftë ID, qoftë pasaportë do të marrë pjesë në zgjedhje. Kjo është më e rëndësishme për momentin, të gjithë të kenë të ushtrojnë të drejtët e votës”.

Sipas tij, këtë vit se do të kemi votim biometrik, me shenjën e gishtit, megjithatë pritet vendimi nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. /tch

Merret vendimi/ A do të votojnë personat me kartë identiteti të skaduar Read More »