Aktualitet

Basha në Vlorë: ‘Vlonjatët më premtuan që në 25 prill, nuk do dalin në det pa hedhur votën për ndryshim’

Kryedemokratin Lulzim Basha pas një takimi me peshkatarët ka prezantuar pikat e planit të tij për t’i ardhur në ndihmë këtij sektori.

“Subvencionimin 100% e rrjetave dhe ndërtimit të një tregu peshku kudo në qytete bregdetare që prodhimi i tyre të mos shkoj kot dhe djersa e tyre të kthehet në mirëqenie për ta. Kemi mundësi të arta për ta kthyer peshkimin në një degë të rëndësishme, Nëpërmjet turizmit dhe peshkimit, Greqia doli nga kriza.

Financimin e infrastrukturës së mirëmbajtjes, aty ku do të shërbejnë, që shpenzimet që bëjnë në Greqi Itali, t’i bëjnë në Shqipëri. Grante për të përmirësuar flotën e peshkimit. Më premtuan që në 25 prill, nuk do dalin në det pa hedhur votën për ndryshim”, tha Basha.

Basha në Vlorë: ‘Vlonjatët më premtuan që në 25 prill, nuk do dalin në det pa hedhur votën për ndryshim’ Read More »

Cfarë ndodhi në ‘Opinion’/ Blendi Fevziu pezulloi emisionin

Gazetari Blendi Fevziu ka pezulluar emisionin “Opinion” për më shumë se 15 minuta, në pritje për të sqaruar juridikisht një çështje të ngritur në emision.

I ftuar për të diskutuar lidhur me veprimet e fundit të presidentit Meta, Nënkryetari i LSI Luan Rama ka ngritur një objeksion për pjesëmarrjen në panel të zotit Blendi Gonxhe.

Sipas Ramës, prania e zotit Gonxhe ishte e paligjshme, për faktin se kodi zgjedhor e ndalon pjesëmarrjen e përfaqsuesve të administratës në debate publike ku janë pjesë subjekte apo përfaqësues të partive politike.

Në këtë moment, gazetari Fevziu ka kërkuar të ndërpresë emisionin ose anulim të tij, deri në sqarimin zyrtar të situatës, pasi nuk do të organizonte një emision të jashtëligjshëm.

Vetëm pasi ka marr një konfirmim zyrtarisht, që pjesëmarrja e zotit Gonxhe nuk ishte e paligjshme, emisioni “Opinion” ka vijuar me de batin.

Gjithashtu gazetari Fevziu pohoi se në studion e tij nuk do të ketë deri në 25 Prill, persona të ftuar të përzgjedhur nga partitë politike.

Pjesë nga diskutimi në studio

Blendi Fevziu: A do ta mbyll? E mbyllim po deshët se kam gati emision tjetër?

Luan Rama: Dua unë të jem korrekt me ligjin.

Blendi Fevziu: Do ta lëmë?

Luan Rama: Jo nuk do ta lëmë, unë dua të bëjmë debat.

Blendi Fevziu: Po si do ta bëjmë debatin, 3 me 1?

Blendi Gonxhja: Unë jam përfaqësues politik, sepse emërohem direkt nga Kryeministri. Në një farë më mënyre nuk jam përfaqësues i PS.

Blendi Fevziu:Përfaqësuesit e partive që sot, që vijnë me leje partie dhe unë nuk e di se kë më sjell partia, nuk i pranoj më. Unë po marr njerëz që kanë bindjet e tyre politike, kanë angazhimet e tyre politike, mbrojnë k auzat e tyre, por nuk i marr si përfaqësues partie. Mund të mbaj balancën e opinioneve për këtë dal garant, por përfaqësues partie që sjell partia derr në thes, këtë nuk e bëj. Do ta mbyll de batin, s’ka problem.

Luan Rama: Mos ma keqkuptoni objeksionin tim.

Blendi Fevziu: Gonxhe do të largohesh? I jap Maznikut gjithë kohën

Blendi Gonxhja: Nuk gjej dot një zëvendësues për ju, pa…

Cfarë ndodhi në ‘Opinion’/ Blendi Fevziu pezulloi emisionin Read More »

Specia në rr ezik zh dukjeje harron edhe këngën e tij/ ‘Të ruajmë këngën e zogut’

Një zog i rrallë këndues është aq i k ërcënuar sa që ka filluar të h umbasë edhe aftësinë për të kënduar.

Shkencëtarët thonë se regent honeyeater, një zog që dikur ka qenë i kudondodhur në Australinë juglindore, tani është në kategorinë e specieve të rre zikuara me vetëm 300 individë të mbetur në botë.

“Ata nuk kanë shansin që të shoqërohen me të tjerë zogj të llojit dhe të mësojnë këngën e tyre”, shpjegon doktor Ross Crates.

Ai, bashkë me një ekip kërkuesish, po përpiqen tani të ruajnë këngën e zogut përmes përpjekjeve për ti mësuar zogjve të zbutur, në kafazë, këngën e të afërmve të tyre të eg ër…

Kërkuesit nuk u angazhuan në këtë projekt për të studiuar këngën e zogut, por thjeshtë për ti gjetur ata. Por, sic tregojnë ata, zogjtë janë bërë shumë të rrallë në zonë. Gjatë kërkimit, sidoqoftë, ekspertët filluan të dallonin se zogjtë këndonin këngë të çuditshme…që nuk ngjasonin aspak me këngën e tyre. Ata, kur cicëronin, e bënin si speciet e tjera.

Zogjtë këndues i mësojnë këngët e tyre në të njëjtën mënyrë si njerëzit mësojnë të flasin. E në një kohë kur këta lloj zogjsh po humbin 90 për qind të habitatit, dhe ekzemplarët e mbetur janë shpërndarë gjerësisht, cka edhe ka bërë që zogjtë meshkuj të mos mund të gjejnë meshkuj të tjerë dhe të dëgjojnë këngët e tyre. ndaj ata përfundojnë duke mësuar këngët e specieve të tjera. Si pasojë, kënga natyrale e tyre është zh dukur në 12 për qind të popullatës të mbetur.
/NOA.al

Specia në rr ezik zh dukjeje harron edhe këngën e tij/ ‘Të ruajmë këngën e zogut’ Read More »

Rama thirrje Bashës: ‘Virusi nuk njeh të majtë e të djathtë, por g odet nga të katër anët’

Nga Fieri ku ishte sot, kryeministri Edi Rama ironizoi takimet elektorale të kryedemokratit Lulzim Basha.

Rama prezantoi sot kandidatët për deputetë në qarkun e Fierit.

Kryeministri shtoi se ndryshe nga rregullorja anti-Covid, ka mbledhur shumë njerëz.

Rama i bëri thirrje Bashës që të heqë dorë nga dëshira për të mbledhur njerëz, pa marrë parasysh rr ezikun. – “Virusi nuk njeh të majtë e të djathtë, por g odet nga të katër anët”, tha Rama.

Kryeministri tha se nga partitë mund t’i bëhet një kërkesë Komitetit Teknik të Ekspertëve që të rritet numri i grumbullimeve, para se të shkelet rregullorja. “Ne mund të shkojmë në zgjedhje me vetëm 10 vetë në çdo takim”, tha Rama duke shtuar se si ndryshim, “PD mbledh shumë njerëz për fitore imagjinare”.

“Ngjitur e ngjitur me njëri tjetrin për të përshëndetur karvanin e fitores imagjinare e atyre që pasi e hu mbën çdo shans të shkuarën, kërkojnë një shans të ri që nuk kanë për të marrë. Shqiptarët nuk duan më të eksperimentojnë rikthimin e PD në pushtet dhe të çfarë PD-je. Që sot është e përfaqësuar nga skuadra më e keqe, më e dobët, më absurde e 30 viteve”, u shpreh Rama.

Kryeparlamentari prezantoi emrat e kandidatëve ku konfirmoi se dy prej tyre mungonin, përfshirë edhe ish-kryeministrin Bashkim Fino, i cili është aktualisht i infektuar me Covid.

Drejtuesi politik i PS në Fier, Gramoz Ruçi, ka zbuluar se veç Bashkim Finos edhe një tjetër kandidat i socialistëve për deputet është infektuar me Covid. Bëhet fjalë për Nimet Musaj, aktualisht deputet në Kuvend nga opozita e re. Ruçi iu uroi shërim të shpejtë të dy kandidatëve, ndërsa prezantoi një e nga një të gjithë kandidatët e tjerë.

Listën e PS-së në qarkun e Fierit e kryeson zv.Kryeministri, Erion Braçe.
/NOA.al

Rama thirrje Bashës: ‘Virusi nuk njeh të majtë e të djathtë, por g odet nga të katër anët’ Read More »

Lulzim Basha nga Kalaja e Rozafës: Jemi kockë e fortë, do të fitojmë në 25 prill, bashkë do largojmë Ramën

Lulzim Basha ditën e sotme është zhvendosur në Shkodër. Pas takimeve në kryeqendrën e veriut, lideri demokrat ka përcjellë një mesazh me një video-selfie nga Kalaja e Rozafës.

“Ju përshëndes nga Kalaja e Rozafës. Rreth meje ndodhet panorama e Shkodrës, kësaj perle që rrethohet nga tre lumenj. Shkodrës, pranë liqenit më të madh të Ballkanit, vetëm pak milje nga bregu i detit dhe Velipoja.

Shkodra e bekuar nga bujaria e Zotit. Shkodrës nuk i mungon asgjë nga Zoti dhe njerëzit. Shkodra do i paraprijë ndryshimit që mezi e presin të gjithë shqiptarët. Do të punojmë për të gjithë njerëzit dhe jo një grusht njerëzish.
Shkodra nuk mund të mbetet peng i Edi Ramës, do ta largojmë me votë për të nisur ndryshimin e madh. Jemi kockë e fortë dhe së bashku do të fitojmë në 25 prill” ishte mesazh i tij.

Lulzim Basha nga Kalaja e Rozafës: Jemi kockë e fortë, do të fitojmë në 25 prill, bashkë do largojmë Ramën Read More »

Gazetari i përgjigjet apelit të Cakajt për babanë: ‘Dhuroj unë gj ak, a jeni gati të merrni gj akun e një r ebeli kundër Rilindjes?’

Ish-ministri Gent Cakaj ditën e sotme ka bërë thirrje për ndihmë për babanë e tij, të cilit i duhet plazmë gjaku e grupit A pozitiv, pasi është i infektuar me COVID.
Gazetari Ylli Dylgjeri me anë të një postimi në rrjetet sociale është shprehur i gatshëm që të japë gja kun e tij, edhe pse u pushua nga puna për një poezi që kishte bërë për Gent Cakajn.
Por gazetari ngre pyetjen se a është i gatshëm Cakaj që ta marrë gj akun e një re beli kundër Rilindjes?

Postimi i plotë:

Z. Cakaj!

Kam Unë gj ak A+ mbi 50 antitrupa. Jam gati të të dhuroj sa të duash, megjithëse prej mëse dy vjetësh

po mas rrugët pa punë, sepse u pushova për shkak

të një poezie meme që bëra për ju.

Unë jam gati ta fal, dhe ta jap gj akun. Ju a jeni gati

te merrni gj akun e një r ebeli kundër Rilindjes?

Apo nuk të le kryeministri…?

Po e deshe, te lokali “Akropoli” në bllok më ke.

Gazetari i përgjigjet apelit të Cakajt për babanë: ‘Dhuroj unë gj ak, a jeni gati të merrni gj akun e një r ebeli kundër Rilindjes?’ Read More »

Entuziasmohet Julian Deda: Lul Basha n’Shkoder, si n’shpi t’vet. Se Shkodra asht dashni, babush je njish

Julian Deda ka ndarë një foto gjatë takimit mes babait të tij dhe kreut të PD-së , Lulzim Basha sot në Shkodër.

Basha preferoi të pinte një kafe me aktorin e madh të humorit, Zef Deda.

Nuk e ka fshehur entuziazmin Julian Deda, rreth këtij takimi në një lokal të Shkodrës, si dhe të bisedës që u transmetua publikisht mes Bashës dhe kolosit të humorit shqiptar.

“Lul Basha n’Shkoder, si n’shpi t’vet. Se Shkodra asht dashni”, shkruan Julian Deda.

Ai ka masur edhe një mesazh për të atin. “Babush, njish je”.

Julian Deda veçse aktor njihet për mbështetjen e hapur karshi PD-së.
/NOA.al

Entuziasmohet Julian Deda: Lul Basha n’Shkoder, si n’shpi t’vet. Se Shkodra asht dashni, babush je njish Read More »

Meta: Shp opullimi është drama më e madhe, që po i ndodh vendit

Presidenti Ilir Meta ngriti sot sërish shqetësimin rreth shpopullimit që po i bëhet vendit.

“Shp opullimi është drama më e madhe, që po i ndodh vendit”, tha Meta, duke iu referuar një tjetër raporti, kësaj here i Komisionit Ekonomik për Europën në Kombet e Bashkuara.

Sipas këtij raporti bëhet me dije se Shqipëria kryeson listën e vendeve, që kanë përjetuar rritjen më të madhe të emigracionit në vitin 2020, pavarësisht situatës së pandemisë.

“Sipas këtyre konkluzioneve mesatarja e të larguarve në vitin 2020 ishte mbi 550 qytetarë për 100 mijë banorë, një tendencë dukshëm në rritje në krahasim me vitin 2015 kur treguesi ishte rreth 350 emigrantë për 100 mijë banorë”, tha Meta.

“Ndaj duhen shumëfishuar përpjekjet e të gjithë aktorëve jo vetëm për t’i thënë NDAL SHPOPULLIMIT, por për programe konkrete e realiste, që u krijojnë mundësi më të mira qytetarëve e sidomos të rinjve”.

“Të bëjmë gjithçka, që shqiponjat të qëndrojnë dhe të kthehen në folenë e tyre dhe Shqipëria të ngrihet lart, atje ku e meritojnë ëndrrat dhe sakrificat e shqiptarëve”, tha kreu i shtetit duke iu referuar edhe një artikulli të “Monitor” rreth këtij raporti. https://www.monitor.al/okb-shqiperia-vendi-me-rritjen-me…/

Meta: Shp opullimi është drama më e madhe, që po i ndodh vendit Read More »