Aktualitet

‘Ky vend njihej si Koreja e Veriut të Europës, sot jeni shndërruar në aleate të SHBA. 30 vite më parë Shqipëria u çlirua’

Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim, foli në 30 vjetorin e lidhjes së marrëdhënieve diplomatike me Shqipërinë në pranis të minstres së Jashtme, Olta Xhaçka.

Kim vlerësoi reformat e viteve të fundit, duke i dhënë qeverisë një notë kaluese.

“Sot shënohet një moment shumë i rëndësishëm. Për 50 vite kem qenë të ndarë dhe kemi ruajtur lidhjet me anë të zemrave. Më 15 Mars 91 e bëmë zyrtare. Jam e nderuar të jem ambasadorja e SHBA në Shqipëri. Reformat që ju keni bërë nga dita në ditë. Mendoj se nëse do I krahasonim këto 3 vite duhet të pranojmë këtë ndryshim pozitiv që ka ndodhur”, tha Kim.

Diplomatja amerikane në Tiranë bëri edhe një krahasim mes vendit tonë dhe Koresë së Veriut.

“Ky vend njihej si Koreja e Veriut të Europës, sot jeni shndërruar në aleate të SHBA. 30 vite më parë Shqipëria u çlirua. Gjatë viteve ne kemi punuar së bashku për një gamë të shumë ndryshimeve. Është një kënaqësi të shohësh si e kemi mbështetur njëri tjetrin në kohë shumë të vështira”.

Yuri Kim shprehue dhe konsideratat e larta të marrëdhënieve mes dy vendeve në 30 vitet e fundit.

“Jemi të kënaqur që amerikanët kanë ardhur në Shqipëri jo vetëm si diplomatë. SHBA i ka ofruar Shqipërisë 1.1 mld dollar ndihma. Si pjesë e këtij kontributi USAID ka mbështetur reformat të rëndësishme”.

“Shqipëria është në prag të anëtarësimit në BE dhe SHBA janë krenarë të ju mbështesin ndërsa bëni përpjekjet e nevojshme”.

“Vendimi i marsit të shkuar është dëshmi i përparimeve që Shqipëria ka bërë. Anëtarësimi i Shqipërisë në BE do lehtësojë shumë gjëra.

“Angazhimi ynë i përbashkët për sigurinë mishërohet brenda aleancës së NATO-s. Presim me kënaqësi të qëndrojmë krah për krah në 30 vitet e ardhshme dhe më tej”.

“Udhëheqja e OSBE në vitin 2020 është dëshmi e kontributeve që Shqipëria mund të japë. Ka qenë nder për mua të drejtoj ekipin e ambasadës së SHBA në 14 muajt e fundit. Nuk kam dyshim që së bashku Shqipëria dhe SHBA do vazhdojnë të përparojnë drejt vizionit të përbashkët. Pres të shoh atë që mund të arrijmë së bashku në 30 vitet e ardhshme”, tha Yuri Kim.

‘Ky vend njihej si Koreja e Veriut të Europës, sot jeni shndërruar në aleate të SHBA. 30 vite më parë Shqipëria u çlirua’ Read More »

Zëdhënësja e re mbledh gazetarët, të gjithë pa maska dhe grumbull në kafe

Zëdhënësja e re e Partisë Domakratike ka nisur menjëherë nga puna intensive që i është besuar këto ditë.

Ish – “Miss Albania” , Floriana Garo u kthye nga Zvicra për të nisur një karrierë të re politike, pas postit që i besoi kryetari i PD-së, Lulzim Basha, në fushatë.

Garo mblodhi sot gazetarët që mbulojnë PD-në në kafen pranë selisë blu.

Duket se ajo, ashtu si edhe gazetarët, kanë harruar masat anti-Covid. Floriana Garo mblodhi në kafe 12 gazetarë, të gjithë pa maskë dhe pa mbajtur distancë sociale. Rregullorja në fuqi nuk lejon grumbullimet e më shumë se 10 personave, madje ata duhet të mbajnë medoemos maskë dhe të ruajnë distancën.

Në rrugë po licia gjobit me qindra çdo ditë.

“Një kafe shume e kendshme me gazetaret që mbulojnë PD! Kënaqësi të dëgjoja mendimet e secilit për situatën”, tha Floriana Garo.

/NOA.al

Zëdhënësja e re mbledh gazetarët, të gjithë pa maska dhe grumbull në kafe Read More »

Basha nga Shkodra: ‘Edhe 40 ditë kanë mbetur nga ndryshimi’

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ndodhet sot në Shkodër.

Kryedmeokrati është pritur nga qindra qytetarë me thirrje “Rama ik” .

Prej disa ditësh kreu i dmeokratëve ka nisur turneun e takimeve në qytete. Në të njëjtën formë Basha është pritur edhe në qytete të tjera të vendit.

Basha e cilësoi si të jashtëzakonshme pritjen e sotme në Shkodër.

Ai tha se Shkodra ka qenë mjë frymëzim për të.

Nga Shkodra Basha foli për programin e PD-së, duke vënë theksin tek arsimi.

“Rama lekët ua dha paratë oligarkëve. Ne do të subvencinojmë tarifat e studentëve për një arsim më cilësor.”

Kreu i PD-së takoi dhe bisedoi me qytetarë të ndryshëm, ku premtoi ndihmë për bizneset që kanë nevojë si kudo në këtë kohë pandemie, si dhe për qytetarët në nevojë, të cilët shtoi se kanë mbetur në mëshirë të fatit.

“Kriza shkoi edhe më keq gjatë pandemisë, se në Maqedoninë e Veriut he Kosovë, sepse Rama iu dha paratë pesë personave. Ne kemi programin me pesë pikë, për të ndihmuar njerëzit”.

Lideri i PD-së foli për disa nga prioritetet që tha se do të vihen në zbatim, menjëherë pas ardhjes në pushtet, pas zgjedhjeve të 25 prillit.

“Edhe 40 ditë kanë mbetur nga ndryshimi”, tha Basha.

Basha nga Shkodra: ‘Edhe 40 ditë kanë mbetur nga ndryshimi’ Read More »

Kryetari i PD-së Lulzim Basha në kafe me Zef Dedën: ‘Do të jem jo vetëm kryeministër i ekonomisë. Edhe i arsimit dhe dijes, artit, kulturës dhe sportit’

Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka zhvilluar sot takime të shumta me qytetarë të Shkodrës.
:
Basha është ulur në kafe me aktorin e madh të humorit, Zef Deda, dhe me bashkëshorten e tij. Ndërsa jashtë lokalit brohorisnin me qindra qytetarë për fitoren e madhe.

Duhet theksuar se pavarësisht entuziazmit, Basha u tregua i kujdesshëm, duke mbajtur maskë ashtu si edhe të pranishmit që i takoi, por edhe në thirrjet drejtuar të pranishmëve.

“Faleminderit nga zemra Shkodrës për këtë mikpritje të jashtëzakonshme. Nga Shkodra ka nisur gjithmonë dita e bardhë për Shqipërinë. Sa herë vijë këtu mahnitem me bujarinë, mençurinë e shkodranëve. Ju falënderoj nga zemra për këtë sinjal të fuqishëm.

“Ju lus merrni masa e distancës dhe maskat për pandeminë. Duhet të kujdesemi se në fillim do të mp oshtim Covidin e madh”, iu drejtua Basha qytetarëve.

“Do të jem jo vetëm kryeministër i ekonomisë. Edhe i arsimit dhe dijes, artit, kulturës dhe sportit” tha Basha në takim me Zef Dedën dhe bashkëshorten e tij.

Kryedemokati shtoi se programin e hartuar nga ekspertët për artin dhe kulturën do ta prezantojë shumë shpejt.
/NOA.al

Kryetari i PD-së Lulzim Basha në kafe me Zef Dedën: ‘Do të jem jo vetëm kryeministër i ekonomisë. Edhe i arsimit dhe dijes, artit, kulturës dhe sportit’ Read More »

‘Pak sekonda për shëndetësinë’/ Rama publikon qendrat shëndetësore në Vlorë para 7 vitesh dhe sot

Kryeministri Edi Rama i ka uruar mirëmëngjesin ndekësve të tij në Facebook me disa investime nga Vlora.
Kreu i qeverisë ka zgjedhur shëndetësinë sot.
Përmes pamjeve, Rama tregon qendrat shëndetësore në këtë qytet para 7 vites dhe si i ka shndërruar qeveria e tij.

“Mirëmëngjes, dhe me këto pak sekonda për shëndetësinë në Vlorë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

‘Pak sekonda për shëndetësinë’/ Rama publikon qendrat shëndetësore në Vlorë para 7 vitesh dhe sot Read More »

De bat mes Dumës dhe Spiropalit/ Duma: ‘Duma: Po moj po.As mamica nuk bëhesh dot pusho tani’

Debati mes znj.Duma dhe Spiropali ka agravuar së tepërmi në emisionin “Log”.

Duma: Unë shplodhem kur shoh këto aeroportet 4D.

Spiropali: Shiheni në prill a do jetë aeroporti apo jo.

Xhafa: Do i sillni kuksianët demokratë për të votuar?

Spiropali: Do i sjellim ata që na kanë sharë më shumë më tha njëri dua biletën vetëm më sill dhe do votoj për ju.

Duma: Prijani biletën me lekët e ko rrupsionit. Rri urtë se ty të ka dalë emri deri te Departamenti i Shtetit.

Spiropali: Grida Duma mos fol kështu se nuk të shkon, nuk je as Palok as Nard as Nokë…

Duma: Po po s’jam se jam Grida Duma dhe ti e di mirë.

Spiropali: Jo s’je Grida je një kombinim mes Palokës dhe Nokës.

Duma: Po moj po. As mamica nuk bëhesh dot pusho tani.

Spiropali: Kthehu te vetja.

Duma: Tani te vetja pusho pusho tani po të them!

Spiropali: Kam bërë punë më shumë se 20 burra mos u bëj qesharake.

Duma: Pa dyshim që ke bërë punë ndaj je kput.

Xhafa: Me cilat para do i sillni kuksianët nga Londra?

Spiropali: Ka shumë mënyra do na dhurojnë kompanitë, mirëpo e rëndësishme është që do jetë aty në prill.

De bat mes Dumës dhe Spiropalit/ Duma: ‘Duma: Po moj po.As mamica nuk bëhesh dot pusho tani’ Read More »

D ebati, çfarë ndodhi në studio/ Bushati heq mikrofonin në mes të emisionit: ‘Ika unë tani, ju keni luajtur nga mend e kokës ‘

Analisti Andi Bushati dhe nën/kryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku janë përpl asur mbrëmjen e sotme në emisionin “Open”, gjatë komentimit të situatës së krijuar një ditë më parë në Elbasan, ku pati një përpl asje mes militantëve të PD-së dhe PS-së.

Bushati i ka kërkuar llogari se përse ka ban didtë në mbështeteje të Ramës që enden të lirë dhe nuk janë në bu rg, ndërsa Mazniku tha se aty kishte flamurë të PD-së gjatë vizitës së Bashës.

Pas përgjigjes së Maznikut, Bushati ka hequr mikrofonin duke tentuar të largohet nga emisioni, pasi e ka cilësuar si “cmenduri” krahasimin e dh unës dhe kr iminelëve me disa flamuj të partisë.

Bushati: Nuk jam dakord me profesorin, e vetmja shpresë e kësaj maxhorance është dh una e cila është e vetmja zgjidhje për të shka tërruar zgjedhjet. Ajo që u bë në 2017 dhe në 2015 do të ten tohet ne makro. Nuk matesh dot me ban ditët duke lexuar libra. Kush kapet në kr im bën të tilla alibi. Kjo pra është më provokuat prandaj ju qël lova. Është kri minale, po futi pra në bu rg se t’i i mbron edhe bëjmë de bat kot tani. I ke tek zyrat e PS ato ba ndidtë. Ata që qël lojnë atje janë njerëzit e Edi Ramës. Ban ditët qël lojnë në mes të qytetit dhe ti më bën mua teori.

Mazniku: Ai parkoi makinën në korsinë e biçikletave, kishte flamurë të PD-së.

Bushati: Si mund të krahasosh flamurin e PD-së me ban didtët. Ika unë tani.

D ebati, çfarë ndodhi në studio/ Bushati heq mikrofonin në mes të emisionit: ‘Ika unë tani, ju keni luajtur nga mend e kokës ‘ Read More »

Paralajmëron Meta: Do reagoj para zgjedhjeve se jemi në mes të Europës! Do të ketë veprime të paimagjinueshme

Presidenti Ilir Meta ka folur në një konferencë për gazetarët në lidhje me dhu nën që ndodhi disa ditë më parë në zyrat e FRD-së, ku ishte i pr anishëm edhe ai.

Meta ka theksuar se do të reagojë para zgjedhjeve në mënyrë të ashpër pasi ndodhet në mes të Europës në mënyrë që të garantohen zgjedhje të lira e të nde rshme.

“Ju mendoni që Presidenti duhet të reagojë pasi të bëhen zgjedhjet? Keni shumë gabim. Do të reagoj shumë përpara. E pësuam njëherë në 2017 duke pritur nga të tjerët që të na garantonin zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Do reagojmë më para se jemi në mes të Europës. Nëse dikush është shq etësuar se presidenti ishte i irr ituar atje dhe njerëzit go diteshin në prezencë të presidentit, nuk do ti nxjerrim emrat se nuk duam të nxisim personat e irr ituar, por nuk ka asgjë që e pe ngon presidentin”, tha Meta.

Nuk ka munguar komenti për krahasimin që bëri Rama ndaj kandidatëve për deputetë në listën e PS dhe të opozitës duke thënë se në vende të tjera do ishin ngritur në këmbë për bu llizmin. Ndër të tjera theksoi se do të ketë veprime të paimagjinueshme për këdo që tenton të te rrorizojë shqiptarët.

“Bu llizëm i marrë, ku vende të tjera do ishin ngritur në këmbë me kohë. Mendon se mund të shtypë një popull të tërë dhe të parafiksojë zgjedhjet me bandat ndërkombëtare dhe kombëtare. Do të ketë veprime të paimagjinueshme për ata që duan të t errorizojnë shqiptarët. Sigurisht që shqetësohet Pr esidenti”, tha Meta.

Paralajmëron Meta: Do reagoj para zgjedhjeve se jemi në mes të Europës! Do të ketë veprime të paimagjinueshme Read More »