Lulzim Basha ditën e sotme është zhvendosur në Shkodër. Pas takimeve në kryeqendrën e veriut, lideri demokrat ka përcjellë një mesazh me një video-selfie nga Kalaja e Rozafës.
“Ju përshëndes nga Kalaja e Rozafës. Rreth meje ndodhet panorama e Shkodrës, kësaj perle që rrethohet nga tre lumenj. Shkodrës, pranë liqenit më të madh të Ballkanit, vetëm pak milje nga bregu i detit dhe Velipoja.
Shkodra e bekuar nga bujaria e Zotit. Shkodrës nuk i mungon asgjë nga Zoti dhe njerëzit. Shkodra do i paraprijë ndryshimit që mezi e presin të gjithë shqiptarët. Do të punojmë për të gjithë njerëzit dhe jo një grusht njerëzish. Shkodra nuk mund të mbetet peng i Edi Ramës, do ta largojmë me votë për të nisur ndryshimin e madh. Jemi kockë e fortë dhe së bashku do të fitojmë në 25 prill” ishte mesazh i tij.
Ish-ministri Gent Cakaj ditën e sotme ka bërë thirrje për ndihmë për babanë e tij, të cilit i duhet plazmë gjaku e grupit A pozitiv, pasi është i infektuar me COVID.
Gazetari Ylli Dylgjeri me anë të një postimi në rrjetet sociale është shprehur i gatshëm që të japë gja kun e tij, edhe pse u pushua nga puna për një poezi që kishte bërë për Gent Cakajn.
Por gazetari ngre pyetjen se a është i gatshëm Cakaj që ta marrë gj akun e një re beli kundër Rilindjes?
Postimi i plotë:
Z. Cakaj!
Kam Unë gj ak A+ mbi 50 antitrupa. Jam gati të të dhuroj sa të duash, megjithëse prej mëse dy vjetësh
po mas rrugët pa punë, sepse u pushova për shkak
të një poezie meme që bëra për ju.
Unë jam gati ta fal, dhe ta jap gj akun. Ju a jeni gati
Julian Deda ka ndarë një foto gjatë takimit mes babait të tij dhe kreut të PD-së , Lulzim Basha sot në Shkodër.
Basha preferoi të pinte një kafe me aktorin e madh të humorit, Zef Deda.
Nuk e ka fshehur entuziazmin Julian Deda, rreth këtij takimi në një lokal të Shkodrës, si dhe të bisedës që u transmetua publikisht mes Bashës dhe kolosit të humorit shqiptar.
“Lul Basha n’Shkoder, si n’shpi t’vet. Se Shkodra asht dashni”, shkruan Julian Deda.
Ai ka masur edhe një mesazh për të atin. “Babush, njish je”.
Julian Deda veçse aktor njihet për mbështetjen e hapur karshi PD-së.
/NOA.al
Presidenti Ilir Meta ngriti sot sërish shqetësimin rreth shpopullimit që po i bëhet vendit.
“Shp opullimi është drama më e madhe, që po i ndodh vendit”, tha Meta, duke iu referuar një tjetër raporti, kësaj here i Komisionit Ekonomik për Europën në Kombet e Bashkuara.
Sipas këtij raporti bëhet me dije se Shqipëria kryeson listën e vendeve, që kanë përjetuar rritjen më të madhe të emigracionit në vitin 2020, pavarësisht situatës së pandemisë.
“Sipas këtyre konkluzioneve mesatarja e të larguarve në vitin 2020 ishte mbi 550 qytetarë për 100 mijë banorë, një tendencë dukshëm në rritje në krahasim me vitin 2015 kur treguesi ishte rreth 350 emigrantë për 100 mijë banorë”, tha Meta.
“Ndaj duhen shumëfishuar përpjekjet e të gjithë aktorëve jo vetëm për t’i thënë NDAL SHPOPULLIMIT, por për programe konkrete e realiste, që u krijojnë mundësi më të mira qytetarëve e sidomos të rinjve”.
“Të bëjmë gjithçka, që shqiponjat të qëndrojnë dhe të kthehen në folenë e tyre dhe Shqipëria të ngrihet lart, atje ku e meritojnë ëndrrat dhe sakrificat e shqiptarëve”, tha kreu i shtetit duke iu referuar edhe një artikulli të “Monitor” rreth këtij raporti. https://www.monitor.al/okb-shqiperia-vendi-me-rritjen-me…/
Në fillim e mora me shaka, por më vonë mendova se shp ifja vërtet e ka jetën e shkurtër, por b alta e saj mund të të bëjë këpucët pis, ndaj meriton një përgjigje.
“Narkod eputeti Vullnet Sinaj kapet në fl agrancë. Blen vo tat me ushqime në Kamëz”, shkruan sot në rrjetet sociale “Doktori dixhital”.
E shoqëron këtë bubu llimë interneti me një video ku duken ca pako me ushqime.
Buzëqesha me këtë status të Doktorit, i cili me siguri e di që unë nuk kandidoj në Kamëz, por në Vlorë.
Pamjet që ai servir i përkasin një fushatë të kompanisë “World Vision”, me të cilën s’më lidh asgjë, e cila shpërndan prej vitesh ndihma për familjet në nevojë.
Kaq e thjeshtë është e vërteta.
Se ku hyjnë votat e mia të Vlorës, me ndihmat e shpërndara nga dikush tjetër në Kamëz, këtë e di vetëm Doktori dixhital.
Ndoshta nuk ka faj për të gjitha më katet e 30 viteve në Shqipëri, por për këtë sh pifje jam i bindur: Fajin e ka Saliu!
Por, jo vetëm ai. Kjo fushatë e mbushur me gë njeshtra e gafa lindi pas një deklarate të një përfaqësuesi të LSI se “po blihen v otat me ushqime”.
Ndonëse e kuptoj dë shpërimin për të bërë politikë me çdo gjë, në situatën kur sondazhet i nxjerrin palë e hu mbur, nuk mirëkuptoj dot që drejtues të opozitës nuk marrin mundimin as të verifikojnë faktet më të thjeshta.
Megjithatë, nuk jam as i pari e as i fundit që bie pre e ak uzave pa bazë nga njeriu që ka qenë 2 herë president e 2 herë kryeministër, por sjellja e të cilit është shumë larg një shtetari.
Sali Berisha është politikani që i ka më shumë b orxhe gjithë Shqipërisë, por sidomos Vlorës.
Simboli i vitit fa mëkeq ’97, njeriu që veshi nënat vlonjate me të z eza do marrë dë nimin përfundimtar më 25 prill.
Urr ejtja e tij patologjike për vlerat patriotike që ky qytet përfaqëson, nuk mund ta për çajë më popullin shqiptar.
Ujkut i kanë rënë dhë mbët e nuk ka fshon më. I them vetëm një gjë: shijo pensionin politik. Koha jote mbaroi!
Kamza, Vlora dhe gjithë Shqipëria dinë të zgjedhin mençur. Dinë të ndajnë politikën e baltës nga politika e çiltër. Dinë të ndajnë shp ifjen e ndasitë nga bashkimi i njerëzve që e duan vërtet këtë vend.
Më 25 prill votojmë për të ardhmen tonë, për mandatin e tretë të Partisë Socialiste. Sepse s’ka kohë për pushim!
Punë, jo shp ifje dhe gjumë!
#SkaKohëPërPushim
#Mandati3PS
Presidenti Ilir Meta ka reaguar sërish për përp lasjen fizike me p olicinë dhe zyrtarët e bashkisë në zyra e FRD-së.
Kreu i shtetit tha se ka shkuar në zyrat e FRD me ftesë të Sali Shehut, dhe sipas tij incidenti ndodhi pasi një “një person civil, i skeduar go det drejtuesin e FRD të Tiranës”.
Kjo ka bërë që presidenti të mos përmbahet dhe në mënyrë të paprecedentë të përpl aset me po licinë.
Nuk provokuam asnjë inci dent. Mua më shoqëronte Panariti, ishte rastësi se kishim lënë një takim me specialiste bujqësie në malin e Dajtit. Ishim rreth shoqëror e miqësor. Kam parë titrat, zoti Shehu me kishte marrë disa herë. Mora zëdhënësin tim dhe i thashë mos hajde, po merru pak të bëjmë një reagim. Kur kam qenë në bulevard. Më mori zoti Shehu, i thashë ‘ore ça po ndodh’. Po mirë i thashë po vij, isha me një makinë të thjeshtë fare. I thashë ngjitemi lart se nuk do sqaroheshim në rrugë. Kishte përpjekje për të më pe nguar mua dhe kur hipim lart në ato momente një person civil, i sk eduar go det drejtuesin e FRD të Tiranës dhe përpl aset me personat që më shoqëronin mua, me fjalor or diner. Aty e kuptova që nuk mund të duroja më se mu kujtuan banorët e Astirit, ata të Bregut të Lumit. Më kapi dhe mua ajo da llga, po shyqyr ishte Panariti që më qetësoi, dhe jo Tedi Blushi,”, ka deklaruar Meta në syritv./noa
Kryeministri Edi Rama në prezantimin zyrtar të programit të PS-së për shkollat dhe universitetin premtoi se do të nisë menjëherë futja e gjuhës angleze që nga klasa e parë, në gjithë shkollat e vendit.
Rama para se të pretendojë një mandat të tretë foli për rritjen e pagave të mësuesve, duke shtuar se ato do të shkojnë deri në 40 për qind më të larta.
Kryeministri gjithashtu u shpreh se ndryshe nga koha kur diplomat jepeshin nëpër magazina, dhe në oborret akademike futeshin të gjithë me mik, sot është ndryshe, por pranoi se nuk situata nuk është shumë premtuese në universitete.
“Askush sot nuk i lëviz dot mësuesit që vendin ta zërë dikush me lekë apo me një mbiemër të njohur, Jam shumë krenar që kur fëmija i një VIP-i nuk e meriton të hyjë në universitet nuk ka shans të hyjë. Apo kur del mbrapa fëmijës së një çobani, nuk ka shans ta parakalojë. Pasi sistemi i hyrjes në Universitet është i pamanipulueshëm”.
Kreu i qeverisë thase më pas fokusimi do të jetë në njohuritë teknologjike dhe dixhitale.
“Gjuha angleze do nisë të mësohet kudo në gjithë shkollat e vendit që në klasën e parë”.
“Është koha që të gjithë të mësohen me gjuhën bazë të komunikimit digjital, qysh sot ne duhet ta pajisim brezin me dijet bazë në të dyja e ta zhdërvjelltësojmë sistemin e ngrirë arsimor në shkenca inxhinieri e matematikë”.
“Bazuar në modelin e parë të ngritur në Tiranë që do zhvillohet më tej te Piramida e diktatorit e kthyer në një epiqendër të Shqipërisë së të ardhmes ne do çelim programin kombëtar 10 vjecar të kodimit për nxënësit e klasave 12-18, e do hapim qendra të specializuara të botës digjitale jo në iphone e ipad por në botën digjitale ku fëmijëve do u prezantohen themelet e saj”.
Qendra e parë është kjo e Tiranës, të tjerat në Shkodër Vlorë, Dibër Korcë Kukës e Berat e hap pas hapi në krejt Shqipërinë.
“Do çelim programin kombëtar për artet e zejet për shkollat e mesme, me kushte e detyra për të usthruar mendjen e duart përmes krijimtarisë në projekte si detyrim që bota e iphone e ipad mos marrë peng mendjen, shqisat e trupin e tyre”.
“Sportet do zënë vend më të rëndësishëm që nga klasa e parë deri në universitet, na duhet një profil i ri i drejtuesit të shkollave”, – tha Rama, i cili nuk kursen as akuzat ndaj opozitës, duke etiketuar Mark Markun dhe Agron Gjenmarkaj, si ‘dy personazhe të njohura për katastrofën arsimore’ në universitete.