Aktualitet

Rama ironizon premtimin e PD-së: Unë ‘shoku’ i oligarkëve u kam marrë 1 miliardë, këta Robin Hood-ët do t’i ulin taksat

Në fjalën e mbajtur sot kryeministri Edi Rama e konsideroi taksën e sheshtë të Partisë Demokratike një “fa ntazmë kë rcënuese” për të gjithë ata që fitojnë më pak se 1.2 milionë në muaj.

Kreu i qeverisë bëri një bilanc të taksave që ka vjelë nga të pasurit në 8 vite.

Rama ironizoi opozitën që e konsideron si “shërbëtor të oligarkëve”, duke u shprehur se “Robin Hood-ët tua ulin në 9 për qind”, duke shtuar se në këtë mënyrë do të kenë të njëjtën barrë si “furra e bukës ashtu edhe ndë rmarrja e oligarkut”.

“Dua të ndalem te rikthimi në skenë e një fantazme kë rcënuese për të gjithë ata që marrin më shumë se 300 mijë dhe më pak se 1.2 milionë, taksa e sheshtë. Taksa e sheshtë është rre ziku më i afërt, sepse me taksën e sheshtë të propozuar nga KÇK, të gjithë ata që kanë një pagë deri në 1.2 milionë do të duhet të paguajnë më shumë se sa paguajnë sot. Dëgjoni një shifër lemeritëse se çfarë u ka barë taksa e sheshtë atyre që paguhen më pak se 1.2 milionë”.

“Kur ne shporrëm taksën e sheshtë hapëm një kapitull të ri për të ardhurat personale të 97 për qind të të punësuarve, të cilëve u kemi lënë 12.5 miliardë lekë në xhep. Ne 8 vjet janë 100 miliardë që nuk i ka mbledhur më shteti, por i ka lënë në xhepin e çdo të punësuari. Le ta bëjnë vetë llogarinë, të tërë ata që e kanë pasur pagën nën 1.2 milionë në xhep, se sa i linin shtetit nga paga, dhe sa i lënë nga viti 2014″, tha Rama.

“Vijnë këta edhe u thonë Shqipëria fiton po na dhatë votën, prandaj do na jepni 9 për qind taksë. Oligarkëve nuk do tu marrin më 15 për qind siç u marrim ne sot, por do tu marrin njësoj si ata që fitojnë më pak. Kjo është taksa e sheshte, vë në të njëjtën barrë fiskale edhe më të dobëtit, që fitojnë më pak, edhe më të fortët, që fitojnë më shumë”.

“Për dikë që fiton 500-600 mijë lekë 9 për qind janë shumë. Po si ka mundësi në këto kohë kaq të vështira, këta kanë guximin që të thonë që Shqipëria fiton duke u ulur nga 15 për qind në 9 për qind, taksën ndaj atyre që mi kanë hedhur mua në kurriz”.

“E mbi të gjitha si mund të tallen deri në fund më ata të verbuar dhe të shurdhuar politikisht, më ata që mendjen e kanë tapë dhe i votojnë akoma. Unë shoku i oli garkëve u kam marrë në këto dy mandate mbi 1 miliardë taksa, dhe këta me ngritën si shërbëtor të tyre, ndërsa këta Robin Hood-ët do t’ua ulin në 9 për qind. Si fu rra e bukës si ndërmarrja e oligarkut 9 për qind!”, – tha Rama.

Rama ironizon premtimin e PD-së: Unë ‘shoku’ i oligarkëve u kam marrë 1 miliardë, këta Robin Hood-ët do t’i ulin taksat Read More »

Gërdeci, 13 vite nga k rimi shtetëror/ Balla: Do rihapet h etimi

Kur bëhen plot 13 vite nga shpë rthimi i tm errshëm në Gërdec, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla kërkon edhe një herë rihapjen e he timeve. Ai i referohet vendimit të Gjykatës amerikane që rr ëzoi pretendimet e Shkëlzen Berishës i cili pretendoi si m ashtrime faktet e përmbledhura në librin “Ar mët dhe Çunat” të Guy Laëson dhe ekranizimin “Qentë e Luf tës”, të cilat aku zonin Shkëlzen Berishën si i përfshirë në trafik ndërkombëtar ar mësh.

“Edhe pse drejtësia shqiptare ka dë shtuar deri më sot ta he tojë plotësisht, vendimi pak kohë më parë i drejtësisë amerikane konfirmoi përfshirjen dhe fajësinë e Shkëlzen Berishës dhe të Sali Berishës në ma sakrën e Gërdecit. Vendimi i gjyk atës amerikane mbetet referues për ri-hapjen e h etimit për k rimin shtetëror në Gërdec.

Një Gjykatë Apeli në SHBA rrë zoi pretendimet e Shkëlzen Berishës duke u shprehur se faktet e përmbledhura në librin “Ar mët dhe Çunat” të Guy Laëson dhe ekranizimin “Qentë e Lu ftës”, të cilat akuz onin Shkëlzen Berishën si i përfshirë në trafik ndërkombëtar ar mësh. Shqiptarët e dinë se Shkëlzen Berisha u akuz ua publikisht dhe u mor në pyetje në fshehtësi nga prokurorët për këtë çështje, për ngritjen e një magazine të paligjshme de montimi ar mësh, shpër thimi i të cilës shkaktoi kri min shtetëror të Gërdecit.

Pro kuroria asokohe, e vendosur nën thundrën e Sali Berishës, edhe pse me prova, nuk guxoi t’i komunikojë aku zën. Gjyqtarët amerikanë në vendimin e tyre, kanë konfirmuar Vendimin e Gjykatës së Floridas, duke u shprehur se Shkëlzen Berisha nuk solli prova që rrë zojnë faktet e publikuara dhe “nuk solli argumente të bazuara përmes të cilave të mbërrinte në përfundimin e se gjykata e distriktit (Floridas) abu zoi duke mos i dhënë kohën e duhur për të sjellë provat.” Ky vendim gjykate edhe pse i karakterit civil, përmban në brendësi indiciet për ri-hapjen e he timit ndaj Shkëlzen Berishës lidhur me përfshirjen e tij në atë tra gjedi të rëndë”, shkruan Balla.

Gërdeci, 13 vite nga k rimi shtetëror/ Balla: Do rihapet h etimi Read More »

Me lot në sy e moshuara, tregon dh unën që po përjeton nga vajza dhe dhëndri

Në seancën e ndërmjetësimit “Shihemi në Gjyq” tek E Diela Shqiptare kanë qenë dy motra, ku kanë treguar një gjendje serioze dhe të rëndë që ka përfshirë gjithë familjen. Ato tregojnë se nëna dhe vëllai i tyre invaldi dhu nohen nga motra e tyre Dhurata e cila ka hyrë në shtëpinë e tyre duke supozuar që është pronë e saj. Këtë histori e ka treguar dhe Eni Çobani me detaje dhe shprehet e rev oltuar që ngjarje të tilla të ndodhin në një familje.

“Kemi një familje me 5 anëtarë, zonjën Xhuma, mamaja e këtyre dy vajzave e cila ka sjellë në jetë 5 fëmijë, 4 vajza dhe një djalë. Fa tkeqësia më e madhe e familjes është djali Gazmenti i cili është i nvalid, me Kemp, është me një diagnozë shumë të rëndë, me prapambetje mendore. Unë kam patur fatin e mirë ta takoj personalisht, kishte një dashuri të veçantë për mua dhe Arditin, na ndiqte shumë, por dh imbja më e madhe ishte e asaj nëne e cila vetëm lotoi gjatë kohës që ne biseduam, duke më thënë “zonja Eni, a mund të rr ihem unë me këtë djalë” dhe të them të drejtën, nuk arrij ta besoj që nëse zonja Dhurata të dh unojë atë vëlla të sëmurë dhe nënën e cila kishte relativisht një moshë të madhe përkundrejt dëshirës së saj që në këtë banesë mos hyjë asnjë anëtar i kësaj familje.

Pra as Fëllënza, as Rudina dhe as Violeta. Dhurata është vertet një anëtare e familjes, por është vetëm një, ndërkohë që kjo banesë ka 5 anëtarë. Zoti Asllan Alimadhi që është bashkëshorti i Dhuratës i cili sipas Fëllënzës dhe zonjës Xhuma, kryen dh unë si stematike ndaj këtyre njerëzve, jo vetëm që është e papranueshme, por është dhe e pa dëgjuar që si mund të rrihet një grua në atë moshë bashkë me një fëmijë i nvalid.

Fëllënza ka ikur nga familja, është nënë me fëmijë, me bashkëshort dhe i është përkushtuar nënës dhe vëllait me aq mundësi sa ka dhe ky njeri është vetëm në rajonin e po licisë. Për këtë do më thotë me shumë pastërti shefi i ko misariatit të Vorës, për arsye të cilat zonja Fëllënza qëndron në mënyrë të vazhdueshme pranë rajonit të po licisë, ndërkohë që Dhurata vazhdon qetësisht jetën me një pretendim, që ajo është pronare e kësaj banese. Çfarë firme ke hedhur ti Fëllënza për Dhurata Alimadhin? Sepse shqetësimi i Rudinës është ky, thotë unë vij nga Italia dhe me del Asllani, pra kunati dhe më thotë mos hyr në shtëpi se është shtëpia e tij”, është shprehur Eni Çobani..

Rudina tregon edhe momentin kur burri i motrës i ka thënë të zhd ukej nga shtëpia ku qëndron e ëma sesa ai ishte bërë pronari i shtëpisë. Ajo kishte ardhur nga Italia për të takuar nënën dhe vëllain inv alid në vitin 2011 dhe kur përballet me kunatin, ai ia bën të qarta duke ia ndaluar ardhjen dhe qëndrimin në shtëpi. /tvklan.al

Me lot në sy e moshuara, tregon dh unën që po përjeton nga vajza dhe dhëndri Read More »

Basha: ‘Do të kemi një kryeministër të dijes, unë ja di vlerën dijes se është ajo që më ka hapur rrugën’

Me rastin e Ditës së Verës, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha zhvilloi sot disa takime elektorale në qytetin e Elbasanit.

Gjatë një takimi me disa të moshuar, Basha i premtoi se do të jetë kryeministri i një ekonomie më të mirë për shqiptarët, pas 25 prillit. “Do të kemi një qeveri të ekonomisë, një kryeministër të ekonomisë që të kujdeset që shqiptarët ta përballojnë koston e jetesës. Do të kemi një kryeministër të dijes, unë ja di vlerën dijes se është ajo që më ka hapur rrugën. Këtë ju siguroj sot”, tha Basha.

Basha në Elbasan me rastin e Ditës së Verës është takuar me përfaqësues të familjeve të vjetra të qytetit.

“Sot si Ditë Vere dhe ditë shprese që të gjithë bashkë më 25 prill do ti japim fund kësaj të keqe. Thirrjes për ndryshim po i përgjigjemi ne. Thirrja vjen nga çdo shtëpi dhe familje. Dita e Verës është dita kur shpresa thyen fri kën siç e thyen pranvera dimrin. Në Elbasan do të vendoset në piedestal qytetaria. Të bëhemi të gjithë bashkë që në 26 prill të festojmë edhe njëherë ditën e Verës, ditën e ndryshimit”, tha Basha.

Gjithashtu kryedemokrati është ndalur edhe tek çështja e kulturës, ku theksoi se Teatri Kombëtar do të ndërtohet aty ku ishte dhe siç ishte.

“Trashëgimia kulturore është mbytur nga babëzia. Mbrojtja e trashëgimisë kulturore do të jetë parim absolut. Unë e ndjej si thirrje për ti prirë betejës për këtë ndryshim. Ti prijë betejës për ndryshimin”, deklaroi Basha sot nga Elbasani./NOA.al

Basha: ‘Do të kemi një kryeministër të dijes, unë ja di vlerën dijes se është ajo që më ka hapur rrugën’ Read More »

Basha i përgjigjet Ramës pas sh errit në Elbasan

Sh erri fizik mes militantëve sot në Elbasan është shoqëruar me replika mes dy liderëve të partive kryesore në vend, Edi Ramës dhe Lulzim Bashës.

Kryedemokrati Lulzim Basha i është përgjigjur kryeministrit Rama, pasi ky i fundit tha se Basha nuk është lider, por i emëruar nga Berisha dhe Meta në krye të opozitës, prandaj të paktën duhet të bëhet burrë.

Në një komunikim me video-selfie teksa kthehej për në Tiranë, Basha shprehet se Rama duhet t’i lërë provokimet.

Basha tha se “burrë nuk të bëjnë b andat por dashuria dhe përkushtimi për atdheun”.

“Sot është një ditë feste është Dita e Luleve që është simboli kuptim plotë i thyerjes së dimrit me verën. E pra 14 Marsi i sotëm na ndan pak nga 25 prilli që do të jetë”, tha Basha.

Kryedemokrati thotë se incidentet sot në Elbasan, i nxiti Rama, pasi ai nuk e dinte se në çfarë ore do të mbërrinte kryeministri në Elbasan, teksa rezultoi që të dy shkuan në të njëjtën kohë, çka futi në një ko nflikt të pazakontë militantët e dy partive, që kishin dalë për t’i pritur, me thirrjet për fitore më 25 prill.

“Ngjarja e shëmtuar që pro vokoi Edi Rama, rrugët ishin edhe më plot pas këtij incidenti të shëmtuar që tregoi se qytetarët nuk e kanë fr ikë. Shqiptarëve u ka dalë fr ikë dhe janë të gjithë bashkë. Burrë nuk të bëjnë ba nditët me psitoletë në brez pa të cilat nuk hyn dot në qytetin e Elbasanit. Nuk të bëjnë dot burrë, burrë të bën përkushtimi ndaj vendit, që ti nuk e ke pasur. Burrë të bën dashuria për vendin që ty të ka munguar në çdo çast”, tha Basha.

“Shqipëria e ka ndarë mendjen, nuk ka ndryshim pa largimin, tënd ndaj mos i provoko shqiptarët. Nuk na tr emb dot ne. Ty dhe një gr ushti ban ditësh dhe oligarkëve u ka ardhur fundi. Më 25 prill largojmë Edi Ramën”, ka qenë reagimi i Bashës, pas kthimit nga Elbasani./NOA.al

Basha i përgjigjet Ramës pas sh errit në Elbasan Read More »

‘Pas një Dimri të gjatë e të vështirë, Pranvera po vjen furishëm!’/ Politikanët urojnë festën e Ditës së Verës

Politikanët kanë uruar sot për Ditën e Verës. Duke publikuar një foto në natyrë, Presidenti Meta shkruan:

“Pas një Dimri të gjatë e të vështirë, Pranvera po vjen furishëm! Gëzuar Ditën e Verës”.

Për kryeparlamentarin Ruçi, kjo festë është e kufizuar për t’u organizuar sipas traditës, për shkak të pandemisë.

“Dita e Verës, për herë të dytë, festohet në stinë të vështirësuara nga pandemia. Por kjo e keqe që ka goditur planetin dhe Shqipërinë, gjithashtu, na ka kufizuar fizikisht dhe materialisht, por jo shpirtërisht. Pandemia nuk depërton dot në zonat e jetës shpirtërore, të cilat janë të mbrojtura nga dashuria për jetën, prirjen për lumturi dhe besimi se në të ardhmen me ditë më të mira.

Le të gëzojmë bashkarisht këte ditë, të mblidhemi rreth tryezës brenda vatrava familjare dhe të urojmë e besojmë se pas kësaj Vere, pandemia do të jetë një kujtim”, shkruan Kryetari i Kuvendit.

“Gëzuar Ditën e Verës”, ka qenë urimi i shkurtër i Kryeministrit Rama.

Festa është uruar edhe nga kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha

“Gëzuar ditën e verës qytetarëve të Elbasanit dhe gjithë Shqipërisë”, shkruan Basha. /noa.al/

‘Pas një Dimri të gjatë e të vështirë, Pranvera po vjen furishëm!’/ Politikanët urojnë festën e Ditës së Verës Read More »

Premtimi i Ramës nga Elbasani

Kryeministri Edi Rama ju bashkua këtë të diel festimeve tradicionale që mbahen në qytetin e Elbasanit, me rastin e Ditës së Verës.

Ai mbërriti në të njëjtën kohë me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ndërsa kjo shkaktoi edhe in cidente mes militantëve.

Rama ishte i shoqëruar nga deputetët socialistë dhe nga kryetari i bashkisë së Elbasanit.

Pasi dë noi in cidentin, duke thënë se ato u nxitën nga opozita, Rama vizitoi panairin tradicional të ngritur në bulevardin kryesor dhe u përshëndet me banorë dhe sipërmarrës të zonës që kishin ekspozuar prodhimet e tyre tradicionale.

Në një kohë kur kjo festë nuk po kremtohet si zakonisht për shkak të pandemisë, edhe urimi i kreu të qeverisë ishte që vera të jetë më e lehtësuar sa i përket situatës me koronavirusin. Gjatë një prononcimi për mediat, Rama tha se qeveria po bën maksimumin për të garantuar vaksinim sa më intensiv.

“Unë jam këtu për të respektuar një traditë të kësaj feste që është kthyer në festë kombëtare prej kohësh. Jam këtu për t’i uruar të gjithë pa përjashtim, pa dallim bindjesh politike, pa dallim besimesh apo prejardhjesh që të kenë një festën të gëzuar dhe të kenë një verë të gëzuar. Unë dhe ne po përpiqemi çmos që vera të jetë një verë e lehtësuar nga pesha e rëndë e situatës së imponuar nga armiku i padukshëm. Jemi duke bërë çmos që të garantojmë një vaksinim sa më intensiv duke sjellë sasi të konsiderueshme vaksinash”.

Pas mjekëve, dje nisi vaksinimi i mësuesve, ndërsa së shpejti Rama premtoi se do të vaksinohen edhe pensionistët dhe kategoritë e tjera të popullsisë, duke premtuar se në verë situata do të jetë shumë më e lehtësuar se ajo aktuale.

Rama u shpreh se qëllimi është që të realizohet vaksinimi i popullsisë njësoj si shumë vende të tjera të BE-së.

“Është në rendin e ditës sime sa hap sytë dhe është mendimi i fundit përpara se të fle ato orë të pakta që të garantojmë dozat e konsiderueshme dhe ë vaksinojmë në mënyrë të konsiderueshme që vera të jetë si kjo ditë e bukur dhe që e ardhmja e afërt të jetë e çliruar nga makthi dhe goditjet që virusi bën në familjet e njerëzve tanë dhe deri duke marrë edhe jetë njerëzish”.

“Kjo është arsyeja pse jam këtu dhe kjo është A dhe Zh e ditës sime, të bëjmë këtë verë, një verë sa më të lehtë dhe ta çajmë rrethimin e virusit as më shumë as më pak, por në të njëjtën kohë si në shumë vend të BE-së”, tha kryeministri Edi Rama./NOA.al

Premtimi i Ramës nga Elbasani Read More »

Përp lasja e simpatizantëve të PS-PD/ Basha: ‘I them kryeministrit, mos guxo të k ërcënosh qytetarët e Elbasanit me b anditë që të rrethonin’

Pas përpl asjeve fizike të simpatizantëve të PS-së dhe PD-së në Elbasan ka reaguar kryetari i Partisë Demokratkike, Lulzim Basha.

Në komunikim me mediat, ai tha se Kryeministri u shqërua sot në Elbasan nga ba nda me pi stoleta në brez.

“Pas takimit u vonova pak sepse më thanë se kishte pasur një incident. Unë do të vazhdoj me axhendën time dhe nuk do të ndaloj sepse Shqipëria ka ndaluar boll për 8 vite. Kështu që më ndiqni. Me qetësi. E kemi ditë feste me qytetarinë e Elbasanit. Nuk mund të na ndalë dhe nuk do të na ndalë më dhu na. Është ditë feste, ditë shprese, kur dielli do të fillojë të shëndërrisë, edhe më fort në 25 prill.

Për një kohë shumë të gjatë ky qytet është mbajtur në vend numëro, nga ushtruesit e dhu nës sot, nga ba ndat e Elbasanit, që njihen me emër dhe mbiemër dhe që me pistoletë në brez shoqëronin kryeministrin në ikje”, tha Basha.

Për Kryeministrin kishte këtë thirrje:

“I them kryeministrit, mos guxo të kë rcënosh qytetarët e Elbasanit me ba nditë që të rrethonin, me ar mët e paligjshme në brez. 14 marsi është e luleve, është dita e Verës, dita e shpresës. Është dita kur pranvera e mposht dimrin.

Kështu të bëhemi të gjithë bashkë për ndryshimin që duan qytetarët e Elbasanit. Thirrja ime është kundër dhu nës, kundër provokimeve nga dhu na. Nuk ka shans që Edi Rama dhe bandat e tij ta mbajnë pe ng Elbasanin, siç e kanë mbajtur 8 vite pe ng, kjo merr fund më 25 prill. Ju uroj nga zemra Gëzuar Ditën e Verës”, vijoi kryedemokrati.

Ai u shpreh se nuk kishte dijeni mbi orarin e vizitës së Kryeministrit në qytetin e Elbasanit. /noa.al/

Përp lasja e simpatizantëve të PS-PD/ Basha: ‘I them kryeministrit, mos guxo të k ërcënosh qytetarët e Elbasanit me b anditë që të rrethonin’ Read More »