Moti i keq po ndjehet veçanërisht në Vlorë, aty ku deti nga ngritur dallgët në 7 ballë.
Qytetarët vlonajtë thonë se prej 24 orësh Vlora po përballet me një furtunë që kishte kohë pa u dukur.
“Ka 24 orë që rajoni i Vlorës po bombardohet nga një fortunal që kishte vite pa u dukur. Deti ngre dallgë 7 ballë, kurse Era po kap shpejtësinë 140 km orë, aq sa duhet të ecësh me kujdes se mund të përplasesh diku. Degë pemësh të thyera gjithandej…”, shkruan një prej qytetarëve vlonjatë ndërsa ndan edhe këtë foto nga qyteti bregdetar.
Përkeqësimi i motit, reshjet e shumta dhe era e fortë, kanë detyruar Policinë Rrugore që të marrë një seri masash për të parandaluar aksidentet rrugore ose ngjarje të tjera.
Në këtë kuadër, Policia e Shtetit ka porositur sot shërbimet në territor:
Të bëhet një organizim dinamik i shërbimeve të policisë rrugore në përputhje me situatat e trafikut dhe të kushteve atmosfrike me qëllim parandalimin e ngjarjeve.
Punonjësit e policisë rrugore në shërbim të pajisen me mjetet e nevojshme për kryerjen e shërbimeve të policisë rrugor.
Mjetet e shërbimit të policisë rrugore të jenë në lëvizje të vazhdueshme, në raste të vecanta të ndezin dhe mjetet e sinjalizimit shtesë e të patrullojnë të gjitha akset rrugore, duke ju tërhequr vemendjen përdoruesve të rrugës, për zbatimin e normave të sjelljes në rrugë.
Të bashkëpunohet me Entet Pronar të Rrugës dhe Nënkontraktorët për vënien në gadishmëri të mjeteve për mirëmbajtjen e rrugëve dhe të ndihmës në rrugë.
Në zonat ku mund të bien rreshje bore, mjetet rrugore të jenë të pajisura me zinxhirë dhe të kërkohet vendosja e tyre në rastet kur rruga është e mbuluar me borë dhe ka prani të akullit në sipërfaqen e rrugës.
Të raportohet herë pas here për gjendjen e rrjetit rrugor dhe masat e marra për mirëmbajtjen e rrugëve, duke mbajtur kontakte me grupet që veprojnë në terren, duke marrë në kohë informacionet dhe masat parandaluese.
Për gjendjen e rrugëve dhe trafikut rrugor në tërësi, të njoftohet salla e drejtimit në DPPSH dhe sipas drejtimeve me specialistët e Sektorit të Sigurisë Rrugore në Drejtorinë e Policisë Rrugore.
Shërbimet e policisë rrugore të rrisin prezencën në rrugë për të orientuar rrymat e trafikut rrugor, për të shmangur bllokimet e rrugëve dhe parandalimin e ngjarjeve rrugore.
Padyshim që ajo është një nga ministret e “preferuara” të kryeministrit Rama.
E pavarësisht kritikave të pakta, kryeministri Rama i ka dhënë për dy mandate Mirela Kumbaros postin e ministres së Kulturës, gjë të cilën me krenari e konstatoi edhe vetë profesoresha e ftuar në një emision mëngjesi të disa javëve më parë.
Ama sot Kumbaro është bërë objekt talljesh në rrjet për shkak të drejtshkrimit të gjuhës shqipe. Ministrja ka “shpikur” një fjalë të re si “derregullimi” duke sfiduar edhe vetë penëartin Ismail Kadare, i njohur për neologjizmat e tij. Por krahas kësaj, në vetëm një fjali, ministrja ka bërë një mori gabimesh.
Ministrja Kumbaro e Kulturës shkruan: “Arsimë” kur duhet “Arsim”; shkruan “mis” kur duhet “mos”…
Shkronjën “ë”, fjalori i Mirela Kumbaros nuk e njeh fare…
Statusin plot gabime të Kumbaros e ka shpërndarë vetë ministrja në faqen publike të saj si dhe drejtoria në varësi, Sarandë. Pas kësaj, sigurisht kanë nisur ta shpërndajnë edhe ndjekës të shumtë në rrjet duke u marrë me faktin që një ministre kaq e rëndësishme nuk i kushton rëndësi gjuhës së bukur shqipe!
Eni Vasili tashmë do të jetë në transmetim edhe ditën e enjte me emisionin e saj “Studio e Hapur”, krahas ditës së hënë dhe të martë.
Në një intervistë për Panorama Plus, ajo i është përgjigjur disa pyetjeve rreth emisionit e jo vetëm.
Në intervistën e pak ditëve më parë te “Panorama plus”, Fevziu pohoi se në gazetari ka mjaft gjobvënës. Ju, a jeni pjesë e këtij grupi dhe nëse jo, për kë mund ta ketë pasur?
Gjobat vihen që dikush të marrë në këmbim diçka që i duhet dhe që nuk i takon. Unë nuk disponoj asgjë të tillë në jetën time. Do vazhdoj të paguaj kredinë për shtëpinë dhe kjo nuk më shqetëson aspak, edhe pse habit disa kolegë. Unë nuk e di për kë e ka pasur Fevziu, por di të them që këta lloj gazetarësh, nuk e kanë rrugëtimin e gjatë. Duken interesantë fillimisht për pronarët e televizioneve, por, më pas, edhe këta të fundit e kuptojnë se nuk iu duhet një biznes brenda biznesit të tyre.
Do të ishte një shërbim i madh për opinionin publik, të na ndihmonit të kuptojmë se si mund ta dallojmë një gazetar gjobvënës nga një i ndershëm?
Lakmuesi i vetëm për këtë është publiku. Ai i seleksionon mjaft mirë dhe në fund vendos kë duhet të besojë…
Dhjetë mijëra njerëz nga Ballkani Perëndimor punojnë në të zezë në Gjermani. Në shumë raste kushtet e punës janë të vështira. Shpesh ata mbeten edhe pa para. Industria mashtruese e “ndërmjetësve” lulëzon.
Oferta e punës që iu bë Dino Mehiçit tingëllonte shumë joshëse. Ai duhej të paguante vetëm 200 euro për dhomën nëpërmjet një transferte bankare, dhe duhej të shkonte në Gjermani me shpenzimet e veta. Atje, në fshatin Spiegelau të Bavarisë, e priste një vizë pune dhe një vend pune në sektorin e teknologjisë informative. I riu nga Bosnja nuk u mendua dy herë dhe u nis për Bavari.
Por realiteti ishte krejt ndryshe. Shtëpia ku do të banonte ai ishte një rrënojë, veç tij aty banonin edhe 50 punëtorë të tjerë nga Bosnja, Serbia dhe Kroacia. Shtrati i fjetjes në dhomën e mbushur cyt më cyt kushtonte jo më 200, por 500 euro. Vendi i punës nuk ekzistonte fare. Dino kishte frikë se do të përfundonte si punëtor ilegal në ndërtimtari. Kur “ndërmjetësi” i kërkoi edhe pasaportën, ai vendosi të kthehej menjëherë në Bosnjë.
Gjurmët të çojnë në Ballkan
Dino Mehiç në fakt quhet ndryshe. Por ai ishte i gatshëm të fliste për Deutsche Welle-n vetëm nëse nuk do t’i tregohej emri i vërtetë. Sikurse edhe shumë të tjerë që kanë pasur fatin e tij, ai ndiehet i nëpërkëmbur, meqë është bërë pre e rrenave të rëndomta. Por nga ana tjetër, secili prej punëtorëve ilegalë kanë shkelur ligjet gjermane duke rrezikuar që, nëse kapet, t’u ndalohet hyrja në hapësirën Schengen. Veç kësaj ,ata kanë frikë nga ndërmjetësit e tyre, të cilët thuhet se janë të organizuar dhe të rrezikshëm.
Që kjo frikë nuk është pa baza, këtë e dëshmoi edhe rezultati i një kontrolli të befasishëm që u bë para disa ditësh në landin Nordrajn Vestfalen. Si pasojë u arrestuan tetë persona që bënin fatura të rreme për qindra firma ndërtimi në Gjermani. Firmat ua dërgonin paratë me bankë, ndërsa ata ua kthenin sërish në dorë, duke mbajtur një komision deri në dhjetë përqind. Me paratë e mara në dorë ata paguanin punëtorët ilegalë. Evazioni fiskal i shkaktuar në këtë mënyrë kap shumën prej së paku 35 milionë euro. Ndër të arrestuarit janë edhe tre serbë dhe një boshnjak. Hetuesit konfiskukan edhe armë, ndër të tjera dy armë automatike antitank, para dhe disa automjete.
Gjurmët e krimit të organizuar të çojnë në Ballkanin Perëndimor. Policia tatimore gjermane, që është përgjegjëse për punën ilegale, nuk parapëlqen të japë statistika. Por sipas një raporti në “Welt am Sonntag” (Gusht 2017), ku citohej një raport konfidencial i Doganës, vetëm në gjysmën e parë të 2017-ës ishin hapur 65.755 procese gjyqësore kundër punës ilegale. Shifrat reale mendohet të jenë shumë më të larta. Sipas raportit, në Gjermani punohet kryesisht në ndërtim dhe në gastronomi në të zezë. Ndër dhjetë vendet, prej të cilëve vijnë punëtorë ilegalë në Gjermani, janë edhe asiprantët për anëtarësim në BE: Serbia, Bosnja-Hercegovina, Maqedonia, Kosova dhe Shqipëria.
Kërcënim me padi
Darko Sekulic (26) nga Valjevo e Serbisë mund të flasë shumë për këtë temë. Nëpërmjet firmës sllovene “Sluger”, ai ka punuar si bojaxhi në Austri dhe Gjermani – pa letra. “Katër shtretër në një kontejner, aty duhej të flinim. Na jepnin 50 euro në javë për të ngrënë – por ato nuk na dilnin. Nuk kisha kontratë pune. Ne kishim nënshkruar diçka, por askush nuk e dinte se çfarë ishte.”
Kur Darkoja e publikoi në facebook përvojën e tij, atij iu lajmëruan shumë bashkëvuajtës që ishin mashtruar në të njëjtën mënyrë nga firma e tij. Mashtruesit e kërcënuan me dhunë, raporton Darko, dhe prandaj ai e denoncoi rastin te policia serbe dhe sllovene. “Unë do të këmbëngul në zbardhjen e çështjes. Ka dëshmitarë që dinë gjithçka”, i premton ai DW.
Dosja e tij ështe edhe në tryezën e Goran Zrniçit. Presidenti i shoqatës “Delavska svetovalnica”, një organizatë sllovene, që merret me të drejtat e punëmarrësve, thotë, se naiviteti i punëmarrësve të dëshpëruar nga vendet e varfra të Ballkanit është jashtëzakonisht i madh. “Ka nga ata që janë mashtruar disa herë dhe kërkojnë ndihmën tonë. Këta punëtorë duhet ta kuptojnë se është në interes të tyre dhe të familjeve të tyre që të informohen më mirë,” thotë Zrnic për DW.
Megjithë përpjekjet e përsëritura, kompania “Sluger” nuk ishte e gatshme të jepte një prononcim për DW. Në të kundërt, agjencia ndërmjetësuese “Fortuna Personal”, e cila nga shumë punëtorë, duke përfshirë këtu edhe Dino Mehiçin, përshkruhet si “aparat mashtrues”, thotë se është me mijëra punëdhënës në kontakt dhe se mjafton jetëshkrimi dhe të dhënat personale dhe vendi i punës jashtë është thuajse i sigurt.
“Fortuna Personal” organizon transportin, ofron kurse gjuhe dhe merret me dokumentet e nevojshme”, shkruan Sanja Kovaç, e cila i bën reklamë firmës në rrjetet sociale dhe vetë prezantohet sikur jeton në Berlin. Por ajo vetë përshkruhet prej shumë punëtorëve si mashtruese. “Janë thashetheme të përhapura nga konkurrenca”, i thotë ajo DW. “Ju paralajmëroj se do t’ju padisim, nëse do ta përmendni emrin e firmës tonë në ndonjë kontekst negativ”, na shkroi Kovaç.
“Kapitalizmi i egër”
Firma ofron një platformë kontakti edhe për punëmarrës nga Serbia, megjithëse ajo nuk bën pjesë në listën e kompanive të liçensuara për punësim në Gjermani. Në listën e verifikuar edhe nga ministria e punës e Serbisë janë 105 agjenci ndërmjetësimi. “Shumë shpesh qytetarët e gjejnë vetë vendin e punës jashtë, pa ndërmjetësim. Atëherë rreziku është i madh që të jenë të pambrojtur”, i përgjigjet ministria pyetjes së DW.
Policia tatimore gjermane merret me luftimin e punës ilegale, por punëtorët e mashtruar dhe të papaguar mbeten në mëshirë të fatit. “Nëse ndonjërit nuk i jepet rroga, ai duhet të hedhë në gjyq punëdhënësin. Ne nuk mund të bëjmë asgjë”, thotë Klaus Salzsieder, nga policia tatimore. Edhe në qoftë se punëmarrësi dëbohet nga Gjermania, sepse nuk ka letra, ai prapë ka të drejtë ta hedhë në gjyq punëdhënësin e tij”.
Mbrojtësi i të drejtave të punëtorëve, Zrniç, thotë se as vendet e Ballkanit e as Gjermania nuk luftojnë sa duhet kundër këtyre “tutorëve”, kështu i quan ai mashtruesit dhe ndërmjetësit e punës ilegale. “Të parët duan të eksportojnë njerëzit e tyre, të tjerët duan vetëm t’i shfrytëzojnë. Ky është kapitalizëm i egër i gërshetuar me politikën.”
Serbi Darko Sekuliç dëshiron të kthehet prapë në Gjermani. Ai tani punon si larës makinash në Serbi. Me rrogën që merr nuk arrin ta ushqejë të gjithë familjen. Përpjekja e tij e dytë në Gjermani do të jetë legale, premton Darko. “Unë tani po shkoj në një kurs gjuhe dhe pastaj do të aplikoj. Gruaja ime dhe unë jemi kopshtarë. Kemi dëgjuar se për këtë punë ka kërkesë në Gjermani.
Reshjet e shiut kanë përfshirë të gjithë hapësirën gjeografike të Shqipërisë, ndërsa disa qarqe kanë sasi më të mëdha reshjesh.
Instituti i Gjeoshkencave bën me dije se qarqet e Kukësit, Vlorës dhe Gjirokastrës kanë “ka mundësi vërshimesh të shpejta nga përrenjtë malorë, kjo kryesisht përgjatë ditës së sotme (e shtunë, dt.03) dhe me ulje të rrezikut përgjatë ditës së nesërme (e diel, dt.04). Në këto qarqe është vendosur edhe shenja e rrëshqitjeve të tokës.”
Për shkak të intensitetit të lartë të reshjeve mund të krijohen probleme në zonat urbane, kjo në varësi të gjendjes së kanalizimeve.
Parashikimi:
Sot pasdite (e shtunë, dt.03) priten reshje në të gjithë territorin, që në qarqet Kukës, Vlorë dhe Gjirokastër do të jenë intensive, lokalisht shumë intensive. Në pjesën tjetër të qarqeve do të jenë mesatare ose intensive, por lokalisht deri shumë intensive. Nesër (e diel, dt.04) reshjet do të jenë të dobëta. Reshjet do të jenë në formën e dëborës 700 metra mbi nivelin e detit, ndërsa në Veri-Lindje në zona të kufizuara edhe më poshtë se ky nivel (shënim: në rastin e reshjeve të dëborës, 1 mm reshje = 1 cm dëborë e re)
TEMPERATURAT
Nesër (e diel, dt.04) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 7 / 12
në vendet e ulëta: 6 / 11
në vendet malore: -1 / 5 °C.
ERA
Sot (e shtunë, dt.03) era pritet të fryjë mesatare, ndërsa në bregdet deri e fortë. Nesër (e diel, dt.04) ajo do te fryje e dobët, ne bregdet deri mesatare.
Qeveria greke ka vendosur që të shtyje lejen e qëndrimit për emigrantët edhe për 5 muaj të tjerë.
Lejet që kishin skaduar pas 18 dhjetorit tashmë do të kenë vlefshmëri deri më 28 shkurt të këtij muaji.
Shkak për këtë vendim të qeverisë greke është bërë defekti që ka nxjerrë nga funksioni sistemin kompjuterik të Ministrisë së Emigracionit në shtetin fqinj.
Kësisoj rreziku që shumë emigrantë do të ktheheshin në persona me status të paligjshëm, kanë kohë për të rinovuar lejet e tyre të qëndrimit, një lajm i mirë ky posaçërisht për shqiptarët e shumtë që jetojnë në Greqi.
Kompania amerikane OSIS, njoftoi të enjten se Komisioni i Shkëmbit të Aksioneve në Bursë (SEC) ka filluar hetimet ndaj saj lidhur me dyshimet për shkelje të ligjit që i ndalon ushtrimin e praktikave të biznesit duke korruptuar zyrtarë të huaj.
Kompania po ashtu bëri të ditur se Departamenti i Drejtësisë, përmes zyrës së Prokurorit Federal të Distriktit Qendror të Kalifornisë ka kërkuar informacione nëse OSIS i është përmbajtur ligjit që ndalon praktikat korruptive.
Firma OSIS bëri të ditur se agjencitë federale po hetojnë bazuar mbi raportin e firmës investuese Muddy Waters, që e akuzon kompaninë për pagim ryshfetesh zyrtarëve shqiptarë për konçesionin që ka fituar në këtë vend.
OSIS e bëri publik njoftimin për hetimet të enjten, gjatë dhënies së informaconit për gjendjen financiare të kompanisë. Çmimi i aksioneve të saj ra menjëherë ndjeshëm me rreth 20% pas mbylljes së bursës. Në Shqipëri OSIS vepron përmes firmës Rapiscan.
Në dhjetor të vitit të kaluar, Carson Bloc, drejtori i firmës investuese Muddy Waters dhe autori i raportit që ngre akuzën se OSIS e ka fituar kontratën konçesionare në Shqipëri përmes korrupsionit, i tha Zërit të Amerikës se në bazë të hetimeve të saj, kontrata konçesionare me Shqipërinë, që kapte një vlerë prej 150 – 250 milionë dollarë, ishte siguruar duke e shitur gjysmën e vlerës së kontratës, 49% të saj, për vetëm 4.5 dollarë, tek një kompani shqiptare, ICMS, gjoja për kontributin e saj, kryesisht në ndërtim, për aktivitetet e kompanisë.
Historiku i konçesionit në Shqipëri fillon në vitin 2013. Në atë kohë qeveria e Shqipërisë miraton një kontratë konçesionare me vlerë deri në 250 milionë dollarë për skanimin e kontenierëve. Firma fituese e kontratës është kompania amerikane Rapiscan, degë e firmës “OSI Systems”, ose OSIS, sipas inicialeve të tregëtimit në bursë.
Në Shqipëri, Rapiscani, është regjistruar me emrin S2 Albania. Por vetëm disa muaj pas nënshkrimit të konktratës, Rapiscani, ose S2 Albania, i kalon 49 për qind të kuotave, një firme shqiptare të njohur me inicialet ICMS, në pronësi të Olti Peçinit, me profesion mjek. Partneriteti, në bazë të ligjeve këtu në Shtetet e Bashkura, duhej të pasqyrohej në dokumentet financiare të firmës OSIS, si një kompani që shkëmbehet në bursë.
Kontrata u kritikua në Shqipëri si nga biznesi për tarifat e larta për skanimin e ngarkesave, por edhe nga opozita e asaj kohe. Kjo tërhoqi vëmendjen e firmës investuese Muddy Waters Research, e cila filloi hetimet e veta dhe zbuloi se firma OSIS e kishte mbajtur të fshehtë kalimin e 49 për qindësisht tek firma ICMS dhe për më tepër, ky 49 përqindësh, me një vlerë mbi 100 milionë dollarë, ishte blerë për vetëm 4 dollarë e gjysmë.
Pas hetimeve të mëtejshme, Muddy Waters, në një raport të botuar javën e kaluar, arrin në përfundimin se firma OSIS e ka fituar kontratën në Shqipëri përmes korrupsionit, duke u dhënë ryshfet zyrtarëve shqiptarë.