Aktualitet

A do të bjerë borë për Vitin e Ri? Ja parashikimet

Do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

Temperaturat të shtunen do të lëvizin ndërmjet -3 deri -1 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet
2-4 gradë Celsius. Të dielen do të ketë ngritje të lehta të vlerave të maksimaleve.

Do të fryjë erë nga verilindja e leht deri mesatare

A do të bjerë borë për Vitin e Ri? Ja parashikimet Read More »

Italianët i ‘zë halli’ për nuse: O shqiptare o hiç fare

Italia vazhdon të mbetet një nga vendet me numrin më të ulët të martesave, por vitet e fundit duket se shumë prej tyre po i hedhin syrë “përtej detit”, për vajza shqiptare.

Madje përgjatë këtij viti martesat e italiave kanë shënuar një rritje me 4600 më shumë se në vitin 2014.

Me sa duket numri i shtetësave italianë që duan “nuse shqiptare”, është rritur tej mase

Sipas të dhënave italianët martohen më së shumti me bjelloruset (8.9 mijë) dhe shqiptaret (8.7 mijë).

Madje kur bie fjala për të zgjedhur njeriun e jetës, shqiptaret janë shumë më të preferuara se ruset.

Italianët i ‘zë halli’ për nuse: O shqiptare o hiç fare Read More »

Lindjet, ja cili qytet mban vendin e parë në Shqipëri

Sipas Institutit të Statistikave të Shqipërisë, INSTAT numri i lindjeve për tremujorin e tretë 2017, rezulton 7.203, duke shënuar një rënie me 20,7%, në krahasim me tremujorin e tretë 2016.

Numri i vdekjeve për tremujorin e tretë 2017 rezulton 4.853, duke shënuar një rritje prej 3,7%, krahasuar me tremujorin e tretë 2016. Gjatë tremujorit të tretë 2017, numri i lindjeve tejkaloi me 2.350 numrin e vdekjeve.

Shtesa natyrore e popullsisë, në tremujorin e tretë 2017, për 12 qarqet e Shqipërisë, regjistron vlerën më të lartë në qarkun e Tiranës, ku numri i lindjeve tejkalon me 1.068 numrin e vdekjeve. Me shtesë natyrore të lartë paraqitet qarku i Durrësit, me 374 lindje më shumë se vdekje, pasuar nga qarku i Elbasanit me 321 lindje më shumë se vdekje.

Në tremujorin e tretë 2017, shtesa natyrore regjistron vlerë negative vetëm në tre qarqe (Gjirokastër, Korçë dhe Vlorë). Vlera më e ulët është regjistruar në qarkun e Gjirokastrës, ku numri i vdekjeve tejkalon me 56 numrin e lindjeve.

Lindjet, ja cili qytet mban vendin e parë në Shqipëri Read More »

Rama ironizon Bashën: Eshtë artist, djalë i mirë

Megjithëse kryeministri Edi Rama i përsëriti komplimentet për kryetarin e PD-së Lulzim Basha si ‘djalë i mirë’ dhe ‘artist’, sot ai tha se nuk janë miq por vetëm shokë.

Gazetarja Marsela Karapanço i kërkoi kryeministrit se cila do ishte dhurata për Bashën, por Rama tha se nuk e ka menduar dhe se nuk ka dhuratë për të.

“Të them të drejtën këtë nuk e kam menduar sepse ai artist është djalë i mirë por nuk jemi miq, kështu që…Jemi shokë. Kështu që nuk kam një dhuratë në adresë të Lulzim Bashës për këtë vit”, tha Rama.

Rama ironizon Bashën: Eshtë artist, djalë i mirë Read More »

Amerikën apo Turqinë, ti ke zgjedhur Erdoganin? Shpërthen Rama: Ç’është kjo pyetje

Votimi i Shqipërisë në OKB nuk ka mbetur as jashtë konferëncës së fundit mediatike të Kryeministrit Edi Rama.

Ka mjaftuar një pyetje që Rama të shpërthejë ndaj gazetarës dhe temës së shumë përfolur duke thënë se Shqipëria është një vend i vogël dhe nuk ka shumë rëndësi në sferën globale.

26145592_1757947404224639_1849942218_o

Pasi u pyet nesë mes Amerikës dhe Turqisë ka zgjedhur Turqinë, Rama u përgjigj duke thënë sese kjo ishte një pyetje e pakuptimtë dhe idiote.

Mes Turqisë dhe Amerikës është një pyetje qe më kujton një fjali të vjetër.

Britania e madhe mos zgjodhi vallë Turqinë?

Ajo është aleti më i ngushtë straetegjik i SHBA, dhe votoi njësoj si unë. Mos zgjodhi edhe ajo Turqinë?

Japonia po ashtu votoi njësoj si unë.

Na bëtë qëndrën e botës, Ç ‘është kjo pyetje idiote?

Përgjgiia ime është shumë e thejshtë, jemi në një katund politik dhe mediak.

Kemi një debat idiot që nuk po diskskutohet në asnjë nga 165 vendet që votuan kundër SHBA.

Kazani jonë zien çfarë ndodhi në Amerikë.

Ne kemi marrë vendimin të ecim përpara , zgjidhja e Shqipërisë ka qënë koherente dhe racionale.

Mbajtëm një pozicion racional!

E kam të qartë sa  e madhe është Shqipëria në glob, nuk kam asnjë iluzion për fuqinë dominante në hartën e botës.

Jemi një vend i vogël që kemi disa pozicione dinjitoze”.

26194155_1757947204224659_542638616_o

26235685_1757947187557994_1170608032_o

Amerikën apo Turqinë, ti ke zgjedhur Erdoganin? Shpërthen Rama: Ç’është kjo pyetje Read More »

7 parashikimet e famshme të Bill Gates që mund të realizohen

Mund të jetë nga nevoja e mendimit në perspektivë ose nga frekuentimi i rrjeteve të një niveli të lartë, gjithsesi Bill Gates më shumë se për pasurinë është i njohur për vizionin e tij të ftohtë për të ardhmen. Milioneri, babai i Microsoft-it ka bërë parashikime të goditura (në vitin 1999 kishte cekur përhapjen e smartfonëve dhe median sociale). Ja disa nga parashikimet që ka sjellë kohët e fundit dhe që nuk duken shumë larg nga realizimi.
Do të zhdukim poliomelitin
Në raportin e tij vjetor të 2013 Gates shpresonte se do të zhduknim poliomelitin brenda 6 viteve. Falë një fushate vaksinuese objektivi për vitin 2019 duket se është i afërt. Në vitin 2016 ka patur vetëm 37 raste të reja të paralizës infantile, në fund të viteve 1800 rastet ishin 400 , ndërsa në vitet 1900 gjatë epidemive sëmundja prekte 400 mijë fëmijë çdo vit. Sipas Gates, poliomeliti mund të bëhet sëmundja e dytë pas lisë që zhduket nga suksesi ynë shkencor.
Pagesat do të jenë virtuale
“Brenda 2030 dy miliardë persona që nuk kanë një llogari bankare do t’i lenë ato mënjanë dhe do të paguajnë me celularët e tyre”, shkruante Gates në letrën e tij vjetore të 2015. Në këtë pikë siguruesit e parasë së lëvizshme do të ofrojnë një gamë opsionesh që nga investimet në financim deri në sigurimet. Realisht shërbime financiare të këtij lloji po përmirësojnë dukshëm jetën në vendet në zhvillim me aktivitet ekonomik me rendiment të ulët, me infrastrukturë bankare akoma të pamjaftueshme. Suksesi i M-Pesa, një shërbim pagesash i lindur në Kenia që falë transferimeve të parave online lehtëson mikrokreditë.
Do të rrezikojmë shumë jetë për bioterrorizmin
Në një konferencë në Monako, Gates tha se një nga risqet më të mëdha për shëndetin global është mundësia e patogenëve që përhapen përmes ajrit, të produkteve sintetike me qëllim terrorizmin, p.sh. një version artificial i virusit të lisë ose e një gripi më të fuqishëm se norma. Sipas ekspertëve një kërcënim i tillë mund të realizohet pas 10-15 vitesh. Në një vit një patogen agresiv mund të infektojë më shumë se 30 milionë persona. Kjo është arsyeja se pse milioneri është në krye të fushatës së vaksinimit.
Robotët do të na vjedhin punën
Në këtë ide Gates është pesimist. Brenda 20 viteve të ardhshëm mund të jenë miliona vende të humbura për shkak të robotëve gjithnjë e më shumë efikasë dhe mjaft të avancuar.
Afrika nuk do të importojë më ushqim
Kontinenti afrikan mund të rritë produktivitetin agrar në 50% brenda 2030, duke u kthyer kështu në vend autonom për ushqimin. Afrika aktualisht importon 50 miliardë dollarë nga jashtë edhe pse 70% e banorëve të Afrikës nënsahariane merren me agrokulturë. Zhvillimi i produkteve më ushqyes, rezistentë ndaj sëmundjeve dhe thatësirës, sipas Gates mund të dyfishojë rendimentin agrar të kontinentit.
Bota do të përdorë energji të rinovueshme
Një nga parashikimet më të pritshme mes atyre të Gates është edhe panorama energjike. Brenda 15 vitesh Toka mund të funksionojë në pjesën më të madhe me energji të pastër. Do të ishte një revolucion ambiental dhe ekonomik. Në disa vende mungojnë energjia elektrike, uji, kështu që në orët e natës duhet të pushojë çdo tip i aktivitetit.
Varfëria kështu si e njohim do të zhduket
Të gjitha këto risi në aspektin digjital, vaksina, agrokulturë do të sjellin fundin e varfërisë brenda 2035. Nuk është utopi, por një problem i përcaktimit. Aktualisht Banka Botërore quan varfëri një buxhet të barabartë ose nën 1.90 dollarë. Në më pak se 20 vjet pjesa më e madhe e popullatës mund të dalë nga ky prag për të hyrë në atë të pagesave të mesatarisht të ulëta meqë nivelet e ndihmave për vendet e emergjencës vazhdojnë ende.

7 parashikimet e famshme të Bill Gates që mund të realizohen Read More »

Kjo është surpriza e motit në Shqipëri për natën e ndërrimit të viteve

Edhe përgjatë ditës së premte do të ketë reshje të shiut dhe dëbore në Shqipëri, ndërsa më tej pritet që radhën ta marrë moti i kthjellët.
Gjatë ditës së premte dhe në mbrëmje pjesa më e madhe e zonës malore do të ketë reshje dëborë dhe pjesa tjetër e territorit. Ndërsa bregdeti dhe ultësira perëndimore do të kenë reshje të pakta dhe të përkohshme.

Por ndërsa në këto ditë po ndjeni të ftohtit, sinoptikanët japin një lajm të keq. Temperaturat e ulëta do të na shoqërojnë deri në fund të vitit. Ndërsa dita e ndërrimit të viteve, pra 31 dhjetori, do të jetë i acartë. Temperaturat parashikohet që të bien edhe më shumë. Kështu që për shumë të rinj që kanë menduar që natën e Vitit të Ri ta kalojnë jashtë duke festuar, bëjnë mirë të vishen trashë.

Dita e parë e 2018 do të rikthej reshjet e shiut në të gjithë territorin e vendit.

Kjo është surpriza e motit në Shqipëri për natën e ndërrimit të viteve Read More »

Cfare i ndodhi Fatmir Xhafës në Elbasan, Policia fshehu incidentin

Mesa duket gjatë vizitës që ministri i Brendshëm Fatmir Xhafa kishte në Elbasan, ka ndodhur një incident. Një qytetare nga Elbasani i ka shkruar ish-kryeministrit Berisha. Policia e Elbasanit dhe as reporterët prezentë në incident nuk kanë transmetuar asgjë rreth këtij rasti. Ja si e tregon historinë vajza e ish-oficerit të ndaluar nga policia:

“Pershendetje dr Berisha! Une qe po ju shkruaj quhem Rovena Çala. Babai im Bujar Çala ish oficer policie i liruar padrejtesisht nga rilindja bolshevike e Edvin Kristaq Rames jeton momente deshperimi te thelle.

Sot Policia e Elbasanit e ka shoqeruar ne polici. Duket pak si e cuditshme por eshte e vertete. Ja arsyeja e shoqerimit: Rreth ores 14.00 ne Teatrin Skampa Ministri i Brendshem Fatmir Xhafa ishte ne nje nga sallat e hotel Turizmit Elbasan. Sapo doli Ministri nga Turizmi dhe ju drejtua makines babai im Bujari i doli perpara duke e pershendetur me stlin sovjetik duke ngritur grushtin lart. Donte ti bente nje urim special per mireseardhjen ne qytetin e Elbasanit.

Me tej babai vazhdoi duke thirrur: “Rrofte Marksizem-Leninizmi! Rrofte diktatura e proletariatit! Rrofte Komiteti Qendror i Partise Komuniste Shqiptare me ne krye shokun Edvin Kristaq Rama! Ministri Xhafa nuk beri ze, por me bishtin nder shale hipi ne makine dhe u largua. Sigurisht kjo skeme u krye ne prani te mjaft policeve civile e me uniforme te cilet nuk vepruan.

Pas kesaj babin tim ne shtepi erdhi e mori nje fugon policie dhe e shoqeruan ne komisariat. Nuk e kuptoj se cfare vepre ka kryer im ate per tu shoqeruar ne polici. Ai nuk shau askend vecse thirri rrofte, rrofte, rrofte… Pershendetje me te kendshme ministri nuk besoj se ka marre ne asnje vend. Shqetesimi me i madh per babin tim mbetet se sic konstatoi ne komisariat disa police ishin te trembur se mund te pezulloheshin nga detyra per mosveprim.

Eh, policet e shkrete nuk dine ç’te bejne. Veçse nje gje eshte e sigurt se policet nuk jane fajtore dhe s’kane pse te ndeshkohen. Ju lutem dr Berisha shperndajeni kete mesazh. Me respekt”.

Cfare i ndodhi Fatmir Xhafës në Elbasan, Policia fshehu incidentin Read More »