Aktualitet

“Ringjallet” Nexhmije Hoxha pasi u shpall e “vdekur” : Më thanë zgjohu se…

Pak ditë më parë në media qarkulloi lajmi i vdekjes së gruas së ish- diktatorit, Enver Hoxha, Nexhmije Hoxha.
Edhe pse bëri “xhiron” e mediave ky lajm rezultoi i pavërtetë.

Reaguan familjarë të Nexhmijes që përgënjeshtruan lajmin.

Por në një rrëfim për gazetën “ Dita” Nexhmija flet për herë të parë në lidhje me këtë ngjarje.

Duhet thënë se kjo është hera e dytë që Nexhmijen e “fusin” në varr para kohë.

Ajo ka bërë një letër në formë urimi për shqiptarët dhe jep një përgjigje për lajmin e vdekjes.

Ajo shkruan se ishte nusja e djalit, Pranvera ajo që e zgjoi nga gjumi duke i thënë: Ngjallu se të kanë vdekur para kohe…

Ajo komenton edhe debatin për helmimin e bashkëshortit të saj, arsyet e hedhjes së kësaj teze dhe replika me mjekët Hektor Peçi dhe Isuf Kalo.

“Ringjallet” Nexhmije Hoxha pasi u shpall e “vdekur” : Më thanë zgjohu se… Read More »

Ja çfarë do të ndodhë me trupin e Florencit kur të arrijë në Shkodër

Mesditën e sotme, i mbuluar me flamurin shqiptar, erdhi në atdhe trupi i pajetë i shkodranit 23-vjeçar Florenc Beqiraj.

Beqiraj erdhi i pajetë nga Franca, pasi u dërgua në spital pa shenja jete nga qendra ku ishte ndalur si azilkërkues. Vdekja e Florencit vijon të jetë mister.

Sakaq burime mediatike thonë se trupi i pajetë pritet t’i nënshtrohet edhe një ekspertize mjeko-ligjore në Shqipëri në funksion të zbardhjes së shkaqeve të vdekjes.

Ai do të përcillet drejt banesës së fundit në Shkodër, ku familja Beqiraj ka hapur dyert e mortit prej ditës që mësoi vdekjen e të birit.

Kurse të gjitha shpenzimet janë marrë përsipër nga qeveria shqiptare, që sic bëri të ditur ministri i Jashtëm Ditmir Bushati gjatë vizitës në familjen Beqiraj po bashkëpunon ngushtë me autoritetet franceze për të zbardhur të vertetën e ngjarjes.

Vdekja në rrethana ende të mistershme, që po hetohet nga autoritetet franceze ngjalli reagime të forta dhe protesta në vendin tonë.

Ja çfarë do të ndodhë me trupin e Florencit kur të arrijë në Shkodër Read More »

“Nëse Ilir Meta ndihet i kërcënuar, hapi i hedhur është i kotë, por kuptohet që ai po kërkon

Nga Spartak Ngjela

Nënshtetësia shqiptare që iu dha kryepeshkopit grek të kishës ortodokse autoqefale shqiptare, Janullatos; është një veprim antihstorik.

I.
Një veprim antihistorik ka qënë edhe emërimi i Janullatosit në krye të kishës shqiptare, sepse të shiturit menduan që drobitja shqiptare e kohës do ta shkëpusë besimin kristian shqiptar nga Shqipëria.

Kisha greke ka menduar gjithmonë se, në funksion të greqishtes, ortodoksët shqiptarë do të shuheshin dalëngadalë duke harruar gjuhën shqipe. Ka dy shekuj që shovinismit grek, laik dhe fetar, ortodoksët dhe katolikët shqiptarë i prishin skemën që ka ai kundër autoktonisë shqiptare.
Por ja që nuk e bënë dot.

Shumë krime ka bërë kisha greke kundër shqiptarëve ortodoksë që nuk u mposhtën kurrë për të ruajtur dhe kultivuar gjuhën e shkruar shqipe.

Kisha greke dhe reaksioni i grekëve të Anadollit, shqiptarët i quanin turq, por nuk kishin si t’ia bënin ortodoksëve që ishin më konservatorët për ruajtjen e gjuhës shqipe dhe nacionalizmit shqiptar.
Por, edhe katolikëve, se ata i kishin vdekje fare.

Tani mund të themi se këta ua morën të keqen shqiptarëve dhe gjuhës shqipe. Ata madje i kanë po shqiptarë që flasin shqip edhe në Greqi arvanitasit dhe çamët ortodoksë, që i terroruzuan mbi njëqind vjet për t’iu shuar gjuhën shqipe.

Po pse gjithë ky mllef kriminal kundër gjuhës shqipe? Sepse gjuha shqipe është magjia e gjuhëve ballkanike; dhe është tmerri i të ardhueve në Ballkanin Perëndimor – sllavëve dhe grekëve të Anadollit që kanë pushtuar territoret shqiptare.

ll.
Vetëm një president që nuk e do vendin e tij dhe shkel mbi krimet e shëmtuara që ka bërë kisha greke kundrejt figurave të ndritura të kishës ortodokse shqiptare, dhe kundrejt ortodoksëve të mëdhenj që luftuan për afirmimin historik dymijë vjeçar të kombit shqiptar – vetëm një i tillë, i jep shtetësinë shqiptare një peshkopi grek që prej 25 vjetësh nuk ka pranuar ta japë meshën në gjuhën shqipe.

Jo vetëm kaq.
Janullatosi është autori i denigrimit të figurës së peshkopit Fan Stilian Noli; autorit direkt të autoqefalisë së kishës ortodokse shqiptare dhe figurës së madhe të formimit intekektiv të botëkuptimit real shqiptar.

lll.
Peshkopi grek Janullatos, ka punuar që të anashkalojë dhe t’i humbë rëndësinë e autoqefalisë kishës ortodokse shqiptare.

Nëse Ilir Meta ndihet i kërcënuar nga Reforma në Drejtësi, hapi i hedhur është i kotë, por kuptohet që ai po kërkon ndihmë sa nga Gruevski në Shkup, aq dhe në qarqet reaksionare greke në Athinë. Mund të vejë edhe në Beograd.

Po përse e ka kërkuar këtë nënshtetësi shqiptare një peshkop grek?
Nuk bie kjo si një kërkesë jashtë qëllimit real të një peshkopi kristian?
Ku ka kombësi prifti dhe peshkopi kristian! Ai duhet të jëtë internacionalist – se ky është thelbi i krishtërimit.
Gjithë kjo kërkesë me ngulm për shtetësinë shqiptare e Janullatosit është frikë nga Reforma shqiptare.

Deri tani është shkelur autoqefalia e Kishës Ortodokse shqiptare me një kryepeshkop jo shqiptar. Ai ka ardhur në krye të kishës autoqefale shqiptare si i përkohshëm – kush ia dha përjetësinë?

Vendosja e ligjit dhe krijimi i një shteti realisht shqiptar, nuk mund ta lejonte më Kishën Autoqefale të Shqipërisë me një peshkop jo shqipëtar.

Është frikë në një krah, por edhe ligësi në krahun tjetër.
Ortodoksia shqiptare është kristiane minimumi pesë shekuj përpara grekëve që janë grekë, se këta që kanë ardhur nga Anadolli që të mposhtin shqiptarët në trojet e tyre, as që mund të llogariten.

Autoqefalia ka qenë një nga veprat më të mëdha të mendjes shqiptare; dhe vlerë direkte e Fan Stilian Nolit, sepse elita ortodokse shqiptare është vlerë e madhe e nacionalizmit shqiptar në funksion të gjuhës shqipe dhe autoktonisë shqiptare në Ballkan.

Shihni se çfarë tmerri ka kisha greke nga gjuha shqipe; derisa e ka quajtur atë “gjuhë të mallkuar” dhe ka vrarë, në bashkëpunim me osmanët një numur të madh atdhetarësh e krijuesish të gjuhës së shkruar shqipe.
Dhe, e dini Pse?
Sepse shqipja është gjuha që është folur që në kohë të Jezu Krishtit, dhe me këtë gjuhë është pritur Shën Pali në Durrës, dhe në të gjithë Arbërinë. Se këtu ka mbërritur ai së pari.
Dhe shqiptarët janë krenarë për këtë fakt historik.

Por koha fatmirësisht po punon për shqiptarët. Vazhdimisht po dalin dhe do të vijojnë të dalin dokumentat e fshehura me kast të historisë së shqiptarëve dhe të gjuhës shqipe.

Procesi agresiv për zhdukjen e gjuhës shqipe në Ballkan ka marrë fund. Dinjiteti ndërkombëtar i shqiptarëve dhe gjuhës së tyre të lashtë, tani është në ngritje të pandërprerë. Një peshkop nuk i bën dot më asgjë gjuhës shqipe, le t’i japë sa të dojë meshat në greqisht; por pyetja është: kur je dhe ke qenë kundër gjuhës shqipe dhe,kundër Fan Nolit, lëvruesit më të madh të gjuhës shqipe – përse të duhet shtetësia shqiptare?

“Nëse Ilir Meta ndihet i kërcënuar, hapi i hedhur është i kotë, por kuptohet që ai po kërkon Read More »

Hakerat futen në email privat të Edi Ramës, grupi: Kemi bisedat e tij

Grupi i hakerave shqiptarë i quajtur Anonymous Albania, njofton ne rrjetet sociale se ka sulmuar të gjitha faqet zyrtare të qeverisë.

Kjo sipas tyre, në shënjë proteste për ngjarjet e fundit dhe korrupsionin. “Anonymous Albania” shkruan se ka kërkuar dorëheqjen e qeverisë Rama në 2018 dhe zgjimin e popullit nga gjumi.

Grupi i hakerave shqiptarë ka bërë me dije se ka sulmuar dhe e-mailin privat të kryeministrit duke zotëruar edhe informacione private të tij.

Aktualisht, pavarësisht këtij njoftimi faqet e sipërpërmendura janë duke funsksionuar normalisht, ndërsa thuhet që probleme kanë patur ata që klikojnë nga jashtë vendit.

Hakerat futen në email privat të Edi Ramës, grupi: Kemi bisedat e tij Read More »

Në shkurt pritet arrestimi.Ja kush është politikani që ka fshehur 80 milionë euro pasuri në Londër

Viti 2018 pritet të sjellë arrestimet e para në nivele të lartë në Shqipëri. Ambasadori Donald Lu e paralajmëroi diçka të tillë në fund të nëntorit dhe fillimi i 2018 pritet të jetë mjaft i vështirë për shumë gjyqtarë, prokurorë, deputetë, ministra e ish-ministra. Ndërkombëtarët i kishin shpresat te SPAK, por vonesat me të kanë bërë që t’u soset durimi dhe tani me largimin e Llallës do të nisë goditja e korrupsionit nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Sipas burimeve të sigurta të gazetës, në organin e akuzës po bëhet gati arrestimi i një politikani shqiptar. Burimet thanë se prokuroria është informuar nga shërbimet partnere se një politikan ka arritur të fshehë rreth 80 milionë euro në Londër, para që dyshohet të jenë vënë në mënyrë korruptive.

Të dhënat e para kanë mbërritur në vendin tonë dhe janë duke u kryer një sërë hetimesh e verifikimesh për të zbuluar se për kë emër bëhet fjalë dhe cilat janë mënyrat që janë vënë kaq shumë para. Pritet që rreth muajit shkurt të zbardhet dosja e plotë, ku pritet që të ketë dhe arrestime. Të dhënat për personin në fjalë janë zbuluar në kuadër të një sërë verifikimesh që janë duke kryer amerikanët për politikanët shqiptarë.

Gazeta Sot deklaroi pak ditë më parë se FBI në Tiranë dhe përfaqësues të SHBA kanë kërkuar nga Drejtoria e Pastrimit të Parave të dhëna për të gjithë politikanët, përfshirë deputetë, ministra e ish-ministra. Për të gjithë ata që ka pasur indicie se mund të kenë bërë transferta të dyshimta apo kanë llogari jashtë vendit, janë bërë verifikime. Një burim i rëndësishëm nga Prokuroria e Përgjithshme i tha gazetës se për politikanin në fjalë ka qenë SHBA që ka iniciuar verifikimet dhe gjurmimet i kanë çuar ata në Londër, ku më pas janë vënë në lëvizje autoritetet vendase dhe është zbuluar se bëhet fjalë për 80 milionë euro. Në fund të janarit ose në shkurt, pritet të zbulohet dhe emri si dhe të nisin zyrtarisht hetimet për të, ku nuk përjashtohet arrestimi dhe sekuestrimi i pasurisë.

Asnjë prej politikanëve shqiptarë nuk e ka të sigurt postin. Burime nga Drejtoria e Pastrimit të Parave i thanë gazetës se ndërkombëtarët janë duke i verifikuar një e nga një të gjithë zyrtarët kryesorë të shtetit dhe janë të shumtë ata që pritet të përfundojnë pas hekurave. Dihet tashmë se janë shumë emra që i kanë dërguar jashtë vendit paratë e korrupsionit. Që nga vitit 2011 e deri më sot nga vendi ynë kanë dalë plot rreth 2 miliardë dollarë. Shifrat janë bërë publike nga një raport i “Global Financial Integrity” dhe të dhënat e siguruar nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive.

Sipas raportit, që nga vitit 2011-2015 janë transferuar rreth 1.3 miliardë dollarë. Por nëse bëhet një kërkim në faqen zyrtare të ILDKP, transferta ka pasur dhe vitet e fundit. ILDKP ka paditur në prokurori disa gjyqtarë, deputetë, ish-deputetë dhe ish-ministra për fshehje pasurie dhe transferta jashtë vendit të dyshimta. Po ashtu Drejtoria e Pastrimit të Parave ka bllokuar shumë llogari me qindra mijëra euro. Sa i takon rrugëve që janë ndjekur, Drejtoria e Parandalimit të Pastrimit të Parave ka treguar se paratë dalin në mënyrë tokësore dhe përmes transfertave, ndërsa sipas një raporti të Byrosë së Sigurisë Diplomatike, pjesë e Departamenti Amerikan të Shtetit, paratë fshihen kryesisht në Zvicër dhe vende si Malta, Ishujt Kajman dhe parajsa fiskale. Ndërsa vetë DASH në portin e 2016 thekson se një pjesë e madhe e parave të korrupsionit janë investuar në bregdet.

Në shkurt pritet arrestimi.Ja kush është politikani që ka fshehur 80 milionë euro pasuri në Londër Read More »

Njihuni me fshatin e ‘pushtuar’ nga sëmundja e gjumit dhe seksit

Ata që jetojnë në fshatin e Kalachit, që është në kufirin rus të Kazakistanit, kishin një problem me sëmundjen e “gjumit”. Edhe pse banorët e fshatit kanë fjetur në tre vitet e fundit, ata ishin “gjysmë të zgjuar” duke përjetuar dëshirë të tepruar seksuale, halucinacione dhe zalisje të papritur.

Shkencëtarët nuk mund të interpretonin këtë situatë në fshatin Kalachi. Pas hetimeve të gjata brenda dhe rreth fshatit, u zbulua që ishte një minierë e braktisur uraniumi shkak i incidentit që shndërroi jetët e fshatarëve në një makth të vërtetë.

Gjatë periudhës së Bashkimit Sovjetik, uraniumi u nxor nga qyteti i Krasnogorsk në një rajon afër fshatit Kalachi. Megjithatë, pavarësisht nga braktisja e uraniumit për dekada të tëra, ai vazhdoi të përcillte helm rreth tij.

Teprica e minierave të braktisura të uraniumit në rajon dhe rreth tij është më shumë se 10 herë norma normale e dioksidit të karbonit, që thuhet se ka një ndikim negativ tek njerëzit që jetojnë në rajon. Pas hetimeve të gjata, qeveria e Kazakistanit filloi të ndërmarrë veprime urgjente, pasi u zbulua se sëmundja “e fjetjes” në fshatin Kalachi u shkaktua nga miniera e braktisur e uraniumit. Ka filluar evakuimi i fshatarëve që jetojnë në fshatin Kalachi. Banorët e tjerë të fshatit gjithashtu synojnë të zhvendosen deri në fund të vitit

Njihuni me fshatin e ‘pushtuar’ nga sëmundja e gjumit dhe seksit Read More »

Ndryshon moti, ja si do jetë ditët në vazhdim

Të mërkurën, datë 27 dhjetor 2017, në shumicën e qarqeve priten reshje të dobëta, ndërsa në veri mesatare, deri lokalisht intensive në qarkun e Shkodrës.

Në jug, Vlorë dhe Gjirokastër, ato priten lokalisht mesatare. Në lartësi të mëdha, reshjet do të jenë në formën e borës.

TEMPERATURAT
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 6 °C / 14 °C
në vendet e ulëta: 6 °C / 14 °C
në vendet malore: 1 °C / 7 °C.

ERA
Era ajo do të forcohet sidomos në bregdet, ku do të arrijë shpejtësinë deri në 40km/orë

Ndryshon moti, ja si do jetë ditët në vazhdim Read More »

Një lajm i mirë për familjen e Florenc Beqiraj

Disa ditë pas vdekjes së Florenc Beqirajt, 23 vjeçarit i cili preku zemrat dhe shpirtin e të gjithë shqiptarëve, një lajm i mirë ka ardhur nga qyteti i tij i lindjes, për familjen e të ndjerit.
Këshilli Bashkiak i qytetit ka vendosur që të gjitha shpenzimet për ceremoninë mortore të Florencit, ti kryejë e mbulojë financiarisht vetë Bashkia. Vendimi ka ardhur në mbledhjen e fundit të Bashkisë së Shkodrës dhe vota ka qenë unanime.

Vendimi është mirëpritur nga shkodranët, të cilët po ashtu sikundër në Tiranë, kanë dalë në protestë kundër mungesës së reagimit të qeverisë dhe instancave të shtetit për rastin e Florenc Beqirajt.

Deri më tani mbetet ende e veshur nga një tymnajë mister shkaku dhe mënyra sesi Florenci humbi jetën, duke nisur që nga momenti kur trupi i tij u gjet pa ndjenja dhe me shenja në repartin e strehimit të azilantëve në Francë, e deri tek momenti kur të riut shqiptar i hoqën aparaturat që e mbanin në jetë në spital. Hetimet kanë nisur tashmë dhe pritet që së shpejti e vërteta të dalë në pah.

Kush ishte Florenc Beqiraj:

Florenc Beqiraj ishte i biri i Gëzim dhe Laureta Beqiraj, i datëlindjes 27 shtator 1994 nga Lagja Iliria, Shkodër, vëlla i vetëm i familjes Beqiraj. Ai kishte tre vjet që ndodhej në Francë dhe ishte në proçedura për azil.

Sipas Press Independent Florenci kishte filluar punë si kamerier në një lokal në Marsejë.

Ai është ndaluar nga policia franceze për një mjet identifikimi, dhe për shkak të mungesës së tij ai është shoqëruar në ambientet e komisariatit.

Një lajm i mirë për familjen e Florenc Beqiraj Read More »