Aktualitet

Parlamenti sot në foto. Nga sherri i Bashës te SMS-të e Ramës

Fotot e mëposhtme të agjencisë LSA tregojnë disa nga momentet pikante të seancës së kësaj të enjte në parlament.

Ndër to bie në sy përplasja e Lulzim Bashës me gardën, teksa tentonte të bllokonte Edi Ramës, si dhe qëndrimet e kryeministrit gjatë kohës që në Kuvend flasin deputetët e opozitës.

Parlamenti sot në foto. Nga sherri i Bashës te SMS-të e Ramës Read More »

U detyrua të lëjë burrin dhe fëmijët për të punuar në Gjermani, infermierja nga Hasi rrëfen jetën si emigrante

Të rinjtë shqiptarë që emigrojnë në vendet e perëndimit, për shkak të kushteve të vështira ekonomike këtu, janë të shumtë.
Një mundësi e mirë është edhe ajo për infermierë të rinj në Gjermani. Mijëra të rinj largohen çdo vit me shpresën se do të sigurojnë të ardhurat për t’u rikthyer këtu e për të përballuar jetesën. Një prej tyre është edhe Antigona Mazrreku nga qyteti i Hasit.

Ajo ka lënë bashkëshortin dhe fëmijët në këtë qytet të vogël dhe është nisur e vetme për në Frankfurt të Gjermanisë.

Ajo ka rrëfyer për GSH se ishte paga e pamjaftueshme ajo që e detyroi të emigrojë pa familjen për në shtetin gjerman.

Nëna e dy fëmijëve e cila jeton në një dhomë të vogël në vendin e huaj ka treguar:

Unë jam 28 vjeç dhe në vitin 2009-2012 kam ndjekur studimet për degën Infermieri e Përgjithshme në Fakultetin e Infermierisë së Përgjithshme, filiali i Kukësit, pjesë e Universitetit të Tiranës. Kam arritur të ushtroj profesionin tim si infermiere për 4 vite në poliklinikën e Hasit ku mbuloja sektorin e Check-up-it. Por pavarësisht punës së palodhur si infermiere, paga ime ishte shumë e ulët, vetëm 325 mijë lekë të vjetra në muaj.
Unë jetoja me bashkëshortin, prindërit e tij, si dhe me dy fëmijët e mi e fatmirësisht shtëpia është e jona, por shpenzimet e tjera ishte shumë e vështirë që t’i mbuloja në një kohë që im shoq ishte i papunë. Kështu që e gjithë kjo situatë e vështirë më bëri që të lija familjen time dhe të merrja vendimin për të shkuar në Gjermani e për të provuar fatin aty.”

Përsa i përket mënyrave se si Antigona ka ikur, 28-vjeçarja ka treguar:

Në internet shpeshherë kontrolloja në faqe të ndryshme që ofronin punësim për infermierë në Gjermani. Pasi aplikova, nuk vonoi shumë përgjigjja dhe më kërkuan skanimin e diplomës, listën e notave, licencën e ushtrimit të profesionit si dhe plan programin e shkollës.Unë në Tiranë kisha bërë disa kurse gjermanishteje e kisha arritur ta mbroja në nivelin B1. Vlen të theksoj faktin që gjuha këtu në Gjermani nuk është kusht i domosdoshëm pasi mund të përzgjidhesh e pranohesh edhe në rastin kur nuk e di fare gjermanishten. Shpenzimet në total kanë arritur shifrën 600 euro dhe në 27 janar 2018, pas aprovimit të ambasadës gjermane, u nisa sërish ku arrita së pari në Shtutgart e qëndrova për 2 ditë te disa të afërmit e mi, ndërsa në 29 janar të këtij viti kam qenë në Frankfurt, qyteti në të cilin edhe punoj. Prej një muaji punoj si ndihmës infermiere në Frankfurt, 8 orë në ditë me turne, dhe paga këtu është 1800 euro në muaj. Ndërkaq, punëdhënësi më siguron një dhomë e një banjo, ku përfshihet edhe ushqimi e në total të gjitha shkojnë 500 euro, të cilat në fund zbriten nga paga mujore. Ndërkohë 309 euro në muaj i mbajnë për njehsimin e diplomës, e pasi të përfundojë njehsimi brenda 5-6 muajsh, mund të punoj ku të dëshiroj si infermiere. Nëpërmjet kësaj agjencie, të jepet mundësia që të zgjedhësh qytetin ku dëshiron të jetosh apo punosh. Lodhem shumë e qëndroj 8 orë në këmbë, por jam shumë e kënaqur me punën, dhe me kushtet që më ofron ky shtet.

U detyrua të lëjë burrin dhe fëmijët për të punuar në Gjermani, infermierja nga Hasi rrëfen jetën si emigrante Read More »

Kjo është sfida e re në Instagram, që po ‘çmend’ rrjetin

Telefonat smart në përgjithësi, dhe rrjetet sociale në veçanti, po dominojnë çdo ditë e më shumë jetën tonë. Jo vetëm që shpenzojmë shumë kohë duke lundruar në rrjet por edhe fiksohemi pas gjërave që shfaqen vazhdimisht.

Sfida të ndryshme në Instagram shumë shpejt bëhen virale dhe na pushtojnë të gjithëve, siç ishte ajo e sfidës më akull, “ice bucket challenge”.

Më e fundit është sfida “paper challenge”. Fillimisht ajo nisi mes ikonave të fitnes-it, ndërsa tashmë është përhapur gjerësisht në rrjetet sociale.

Njerëz të ndryshëm vendosin në tokë një letër, të cilën duhet ta kapin me gojë, pa e prekur me duar ndërkohë që njërën këmbë e mbajnë në ajër.

Duket e lehtë por në fakt është e vështirë për ta arritur.

Image

Kjo është sfida e re në Instagram, që po ‘çmend’ rrjetin Read More »

Festë në familjen Tahiri

Saimir Tahirit me sa duket nuk ia ndjen fare se ç’thonë për të. Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, është tërhequr nga jeta publike që prej momentit kur u publikua dosja me përgjime e italianëve dhe ndaj tij nisën hetimet. Reagimet e tij publike janë të rralla. Sot ai ka publikuar në Facebook një video të shkurtër nga  surpriza që i kishte bërë të birit të tij, Drinit, i cili feston 7 vjetorin e lindjes.

https://www.facebook.com/saimir.tahiri/videos/10216037247984388/?t=0

Festë në familjen Tahiri Read More »

Dhjetëvjetori i Pavarësisë së Kosovës në “Jerusalem Post”

Gazeta e madhe izraelite “Jerusalem Post” (versioni i saj në hebraisht) i ka kushtuar një artikull analitik 10-vjetorit të krijimit të shtetit të Kosovës, ku thekson se “dita e Pavarësisë u festua përfshirë midis të tjerave edhe me një paradë të forcave ushtarake dhe të policisë, si dhe me një pritje shtetërore”, të shoqëruar ndër të tjera edhe me një foto të këngëtares me famë botërore, Rita Ora, nga koncerti i saj në Prishtinë.

“Më 17 shkurt 2008, parlamenti i Kosovës deklaroi Pavarësinë në mënyrë të njëanshme nga Serbia, nëntë vjet pas luftës 78-ditore të NATO-s kundër Serbisë, që i dha fund edhe gjakderdhjes kundër shqiptarëve etnikë”, shkruan gazeta izraelite.

117 shtete e kanë njohur shtetin e Kosovës, përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe shumicën e fuqive Perëndimore, ndërsa 80 të tjerë nuk e kanë njohur ende si shtet të pavarur, përfshirë Rusinë dhe Kinën. Gazeta nënvizon faktin se ende nuk e kanë njohur pesë shtete të Bashkimit Europian: Spanja, Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Qipro.

“Ne mësuam të jemi vetvetja, ne i mbijetuam një dekade me sfida, gabime dhe suksese, tani ne jemi gati për udhëtimin tonë drejt së ardhmes, dhe ne i kujtojmë sakrificat që ka bërë populli ynë”, citon citon Ynet.co.il një pasazh nga intervista e Kryeministrit Ramush Haradinaj të dhënë për prestigjiozen amerikane, “Uashington Post”.

“Kosova është vendi më pro-europian, më pro-amerikan dhe më pro-perëndimor në Ballkan. Ne jemi krenar për këtë fakt”, citon gazeta izraelite Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

“Dekada e dytë e Pavarësisë do të fokusohet në mirëqenien ekonomike të qytetarëve të Kosovës”, citon Ynet.co.il kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.

Izraeli Sot

Dhjetëvjetori i Pavarësisë së Kosovës në “Jerusalem Post” Read More »

Edi Rama luajti për t’u bërë lajm botëror dhe u bë!

Deklarata e kryeministrit Edi Rama në Prishtinë për një “president të përbashkët Shqipëri-Kosovë” e ka vendosur Shqipërinë në një pozitë jo komode përballë partnerëve ndërkombëtarë. Pas Bashkimit Europian që kritikoi i pari deklaratën e Ramës dhe bëri thirrje për kujdes, dje ka ardhur reagimi i Ambasadës së SHBA në Tiranë. Një reagim i ashpër, që krahasuar me mbështetjen e madhe që diplomacia amerikane i ka dhënë qeverisë “Rama” këto vite, duket si një shuplakë e fortë. Ambasada thekson se është zhgënjyer nga retorika e Edi Ramës në Kosovë dhe se deklarata për bashkimin mes Shqipërisë dhe Kosovës është e padobishme dhe dëmtojnë marrëdhëniet në rajon.

“Ambasada e SHBA mbeti e zhgënjyer nga deklarata e Kryeministrit Rama mbi Shqipërinë dhe Kosovën me rastin e 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Gjuha e shkujdesur që aludon për bashkim është e padobishme dhe dëmton marrëdhëniet e Shqipërisë me vendet fqinje. Ne i bëjmë thirrje udhëheqësve që të jenë fqinjë të mirë dhe të lënë mënjanë gjuhën ndarëse të së shkuarës”,– thuhet në reagimin e Ambasadës.

Reagimi i SHBA vjen pas deklaratës së Kryeministrit Rama në Prishtinë, të cilën e cilësuan “gafë të pafalshme”.  Kryeministri shqiptar, në pritjen zyrtare të 10-vjetorit të Pavarësisë, në Kuvendin e Kosovës tha se “Kosova dhe Shqipëria do të kenë një politikë të jashtme e jo veç ambasada dhe përfaqësi diplomatike të njëjta, por pse jo, një president, simbol të unitetit kombëtar dhe një politikë kombëtare të sigurisë”. Në të vertetë kryeministri Rama mjeshtërisht gjeti një mënyrë për tu bërë lajm botëror si dhe për të larguar vëmëndjen nga problemet ekonomike e politike në Shqipëri. Por nuk parashikoi reagimin amerikan. Atë që vjen nga BE as që ia ndjen Ramës, por kur Uashingtoni lëshoi reagimin nëpërmjet ambasadës në Tiranë, kjo e vë në pozitë të vështirë kryeministrin. Reagimi ndaj këtij qëndrimi të gabuar diplomatit ishte i menjëhershëm në Prishtinë dhe në Tiranë. Ideja e bashkimit kombëtar, në këtë fazë te zhvillimeve të rajonit dhe e thënë nga një kryetar qeverie dëmtoi Kosovën dhe politikën e saj për tu bërë pjesë  e OKB dhe normalizimin e raporteve më Serbinë. Beogradi ishte i pari që reagoi ndaj fjalimit të Ramës duke e etiketuar si zyrtarizmin e idesë për “Shqipërinë e Madhe”. Më pas në Greqi, mediat dhe qarqet zyrtare e cilësuan këtë qëndrim si pjesë të “ekspansionit shqiptar në Ballkan dhe trazimin e rajonit”. Mediat ndërkombëtare aludonin se një qëndrim i tillë i Tiranës hap konflikte direkte mes të paktën 4 shteteve në rajon; Serbisë, Maqedonisë, Greqisë dhe Malitë të Zi. Shkurt, një deklaratë e Edi Ramës rrezikon që të kthej Ballkanin në kaos, por dëmi real është mbi Kosovën dhe negociatat e saj me Serbinë. Në mënyrë direkte, Rama i dha mikut të tij, Aleksandër Vuçiç një argument më shumë për të luajtur “basketboll politik”. Teza e bashkimit Shqipëri-Kosovë hidhet për konsum publik nga Edi Rama në momentin që Serbia kërkon ndarjen e veriut të Kosovës, pikërisht me argumentin e “Shqipërisë së Madhe”. Por informacionet janë që kjo ide ka ardhur nga “Sulltani”, Presidenti Erdogan, i cili ka interesa të forta në Ballkan, aq me tepër që po luan poker me Rusinë, por nga një set e bën edhe me SHBA.

Gjithsesi të martën Edi Rama u tërhoq nga deklarata. Tërheqjen e bëri njëlloj si për deklaratat e ditës politike në Tiranë. Tha se deklarata ishte imagjinatë e tij, nuk e kishte seriozisht dhe se fjalia ishte nxjerrë nga konteksti, kryesisht nga mediat. Në fakt, deklarata është cituar siç e ka thënë Edi Rama dhe nëse mediat e kanë nxjerrë nga konteksti, të njëjtën gjë nuk mund ta bënte BE dhe SHBA. Problemi është se deklarata u bë nga Kryeministrit me vetëdije të plotë. Jo rastësisht fjalimi u mbajt në Kuvendin e Kosovës, në kohën kur mediat ndërkombëtarë dhe gjithë diplomatët e huaj po ndiqnin seancën e 10-vjetorit të pavarësisë.  Gjithashtu, kryeministri e dine se çfarë pasojash do të sillte për Shqipërinë kjo deklaratë dhe çfarë reagimesh do vinin nga ndërkombëtarët. Ishte një “gafë” e bërë më dashje. Edhe pse në Tiranë mediat afër Ramës e paraqitën si diçka që nuk duhej marrë seriozisht, pasi kryeministri këtë stil oratorie mbart, dëmi u bë njëlloj. Në Serbi dhe Greqi qëndrimi i kryeministrit Rama po përdoret dëshmi e politikës konfliktuale të Shqipërisë. Ky argument nëse mund të përdoret edhe kundër hapjes së negociatave. Duke ditur gjithë këto pasoja që dëmtojnë Kosovën dhe Shqipërinë, pyetja që shtrohet është çfarë fitoi Edi Rama me këtë qëndrim? Shpjegimi për një shërbim direkt ndaj politikës serbe është pak i besueshëm. Edi Rama luan më mirë se Vuçiç.

E vetmja arsye që e detyroi Ramën të thotë këtë fjali që zgjoi Ballkanin e dremitur është shmangia e vëmendjes ndaj krizës reale në Shqipëri. Kryeministri ia doli të tërheq vëmendjen nga hallet problematike të qeverisë së tij, por me një kosto të madhe për Kosovën dhe Shqipërinë. Kryeministri luajti në ditën e Kosovës për t’u bërë lajm botëror. Dhe ia arriti, duke rënë të gjithë në kurthin e lojës së tij për të qenë lajm dite.

Edi Rama luajti për t’u bërë lajm botëror dhe u bë! Read More »

Operacioni anti-drogë: Goditet rrjeti i trafikimit në Turqi, arrestohet një shqiptar dhe një kosovar

Si rezultat i një operacioni anti-drogë në Stamboll janë sekuestruar 200 kg kanabis e tipit skunk dhe janë arrestuar dy persona, një shtetas i Shqipërisë dhe personi tjetër shtetas i Kosovës, transmeton Anadolu Agency.

Ekipet e drejtorisë për luftën kundër drogës nisën një operacion pasi morën informacione se një rrjet i drogës ishte përgatitur të shpërndante në vend një sasi të madhe të lëndës narkotike të sjellë nga jashtë vendit.

Gjatë operacionit, në rajonin Küçükçekmece janë arrestuar personat me inicialet D.R. shtetas i Kosovës, dhe J.A, shtetas i Shqipërisë.

Operacioni anti-drogë: Goditet rrjeti i trafikimit në Turqi, arrestohet një shqiptar dhe një kosovar Read More »

Pas situatës së rënduar të reshjeve në qarkun e Vlorës, Drejtoria e Rajonale e Kultures Kombetare ka ne focus

Pas situatës së rënduar të reshjeve në qarkun e Vlorës, Drejtoria e Rajonale e Kultures Kombetare ka ne focus inspektimet në monumente. Sipas kreut te DRKK Vlore Orgest Feimi monumentet nuk kane pesuar demtime por inspektimet per mirëmbajtjen e tyre vijojne

Punonjësit e D.R.K.K-Vlorë kane marre pjese ne mirembajtjen e mjediseve ne Kalanë e Mavrovës, inspektimet kane perfshire Bashkinë Selenicë dhe Himarë, teksa konstatimet , gjendja e Urës së Slapit në Drashovicë, Urës së Brataj në Brataj, Urës së Frëngut në Gjorm dhe Ujësjellësit të Vranishtit.

Fotografia e ONETV VLORA

Pas situatës së rënduar të reshjeve në qarkun e Vlorës, Drejtoria e Rajonale e Kultures Kombetare ka ne focus Read More »