Aktualitet

Hoqi tumorin nga fytyra, ajo që i ndodhi këtij djali la pa fjalë mjekët

Kishte shprese, por e humbi ate dhe jeten!

Një 14 vjeçar iu nënshtrua një operacioni për të hequr masen tumorale rreth 10 kg nga fytyra e tij.

Emanuel Zayas, bëri operacionin 2 javë më parë ku me sukses e hoqi tumorin por megjithatë nuk arriti të mbijetonte dhe vdiq të premten në një spital në Miami për shkak të komplikimeve.

“Mesa duket stresi psikologjik i kirurgjisë ishte shumë i madh për tu kapërcyer,”-tha kirurgu kryesor Robert Marx.

Djali nga Kuvba lindi me  displasi fibrous polyostotic, një gjendje që  zëvendëson indin me kocka duke shkaktuar deformime të këmbëve, krahëve dhe kafkës.

Gjendja e tij ishte shkaktuar nga një deformim gjenetik dhe nuk dihet se çfarë e shkakton këtë anomali.

Përveç tumorit, ç’rregullimi i tij gjithashtu shkaktoi fraktura dhe deformim në krahun dhe këmbën e tij, gjë që e bëri të pamundur që 14-vjeçari të ecte.

Tumori kishte qenë në rritje që kur ishte 11 vjeç, kur ai mendonte se ishte vetëm një puçërr në hundë, por që në të vërtetë ishte kocka e kafkës duke u rritur nga nofka e sipërme.

Megjithëse tumori ishte jo kanceroz, ishte kërcënues për jetën, sepse nëse vazhdonte të rritej, madhësia do ta mbyste atë dhe pesha do ti thyente qafën.

 

Hoqi tumorin nga fytyra, ajo që i ndodhi këtij djali la pa fjalë mjekët Read More »

Zbuluam mjeken që kujdeset për VIP-at e politikës, nga Kryemadhi te Rama e Bregu

Kur doli herën e fundit në media, nga selia e LSI, Monika Kryemadhi, u shfaq krejt ndryshe nga herët e tjera, me një “look” të kuruar deri në detaj.

Por cili është “sekreti” i transformimit të Kryemadhit? Doktoreshë Silva zbuloi se kujdeset për gjithë familjen e Presidentit Meta, është mikeshë e vjetër e kryeministrit Rama, ish studente e doktor, Berishës dhe mjekja që prej vitesh ndjek edhe shëndetin e Majlinda Bregut.

“Monika, për vetë pozicionin social, jeton një jetë me probleme, jo indiferente ndaj stresit psikologjik dhe fizik. Kjo sjell shpesh një tendencë të një jete jo të shëndetshme. Kjo në fakt vlen për të gjithë pacientët e mi që ndjek në Shqipëri”, thotë për newsbomb.al, doktoreshë Silva.

Ndonëse shume heremetike dhe e kujdesshme për mos të zbuluar më shumë nga çduhet për pacientët e saj, ne kemi mundur t’i marrim një intervistë ekskluizivisht për newsbomb.al doktoreshë  Silva Ruli Shametaj, e cila ka 23 vite mjeke më Republikën e San Marinos, është specialiste në sëmundjet e brendshme e specialiste në kurat antirrudhë. Doktoreshë Silva ka qenë për 20 vjet drejtore e Departamentit Shtetëror të Specialiteteve në spital, 7 vjet drejtore e emodializës dhe e ambulatorit të ipertensionit arterios. Aktulisht, ajo është shefe në Pneumologjinë geriatrike. Ndonëse jeton në Itali, ia ka dalë të ndjekë nga afër pacientët e saj në Shqipëri duke ardhur këtu, së paku çdo tre javë, siç rrëfen vetë doktoresha.

INTERVISTA EKSKLUZIVE PËR NEWSBOMB.AL

Doktoreshë Silva, ju kujdeseni për shëndetin e kryetares së LSI, Monika Kryemadhi… Si ia keni dalë ta transformoni kaq pozitivisht?

Kuroj familjen e Presidentit e shumë pacientë të tjerë përmes vështrimit global 360 gradë , përmes monitorimit të gjendjes shëndetësore, parametrave klinikë, nutrizonale dhe specifike laboratorike. Është ky kyçi i një jete të shëndetshme.

Korrigjimi i defiçiteve në parametra, dieta e balancuar e raporteve të proteinave, karbohidrateve e fibrave si dhe integrimi dhe ologoelement e macrobiotik është një element fondamental.

Gjithashtu dhe integrimi me substanca antioksidantë në raporte të kontrolluara mejësor si kurkuma, vitamina E, C, seleniumi, si me rrugë ushqimore ashtu edhe me infusione endovenoze të cilat reduktojnë stresin organik dhe ndikojnë në jetëgjatësinë e rigjenerimin qelizor. Dieta e kontrolluar, kontrolli i aktivitetit fizik dhe monitorimi frekuent klinik jep rezultatet që janë mëse të dukshme.

Pra ju sapo zbuluat se nuk kujdeseni për zonjën Kryemadhi por për të gjithë familjen Metaj…

Po, dhe jo vetëm…

Në daljen e fundit për media, konkretisht, pasditen e djeshme zonja Kryemadhi u shfaq me shumë kile më pak. Na thoni diçka më specifike! Çfarë keni bërë për ta sjellë kaq në formë? Cila është dieta?

Nuk ka asnjë formulë ideale në mjekësinë serioze. Ka pacientë me parametra e karakteristika individuale që kërkojnë trajtime individuale. Dietë normokalorike, e balancuar dhe e integruar. Një nga elementët kryesorë, jo vetëm me zonjën Kryemadhi është raporti i besimit mes mjekut dhe pacientit. Besimi dhe bashkëpunimi.

Çfarë keni hasur në shëndetin e zonjës Kryemadhi? Çfarë ka specifike në te e që ju po tregoni më shumë kujdes?

Monika, për vetë pozicionin social, jeton një jetë me probleme, jo indiferente ndaj stresit psikologjik dhe fizik. Kjo sjell shpesh një tendencë të një jete jo të shëndetshme. Kjo në fakt vlen për të gjithë pacientët e mi që ndjek në Shqipëri.

Korrigjimi i parametrave të glicemisë, ipertensionit, profilit lipidik, profilit vitaminike dhe emantologjik, ndihmon në riekuilibrimin dhe evitimin e proceseve të rrezikshme kardiovaskulare.

Si dakordoheni bashkë? Sa shpesh e takoni familjen Meta? Si e ndiqni rastin e tyre aq kohë sa jetoni mes Italisë e Shqipërisë?

Unë jam në Tiranë çdo tre javë thuajse pasi ndjek shumë pacientë në Shqipëri prej shumë vitesh.

Për t’u rikthyer te zonja Kryemadhi… A është një paciente e vështirë kryetarja?

Monika hyn te pacientet që plotësojnë çdo rregull të vënë nga unë me fanatizëm.

Dhe cilat janë disa nga rregullat që i keni vendosur?

Nuk ka lista të fshehta. Ka pacientë besnikë dhe të rregullt, dhe mjek specialistë e skrupuloz.

Ju kujdeseni dhe për shëndetin e zonjës Majlinda Bregu, e cila gjithashtu shfaqet shumë në formë. Kush është paciente më “rebele” apo e vështirë, Majlinda apo Monika?

Vështirësia kur kanë besim nuk ekziston më. I vetmi ndryshim është që secila ka karakteristikat fisnike, karakteriale e mjekësore të ndryshme.

Dhe impenjimi im është i ndryshëm në varësi të asaj që dua të arrij, të kuroj apo përmirësoj.

A janë të shëndetshme dy zonjat e politikës?

Janë të kontrolluara e monitoruara siç mendoj që duhet të jenë individët mbi 40 vjeç. Të parandalosh është më mirë se sa të kurosh. Por është koncept i vështirë në Shqipëri, ky.

Si keni rënë në kontakt me personazhet e njohur,  shkuat ju tek ata apo anasjelltas?

Unë jetoj e punoj në Itali dhe kam studiuar këtu për 28 vjet por jam vajzë Tirane dhe vij nga një familje mjekësh. Vajzë e një kirurgu, doceti universitar. Ne tiranasit, edhe pse të ikur mbetemi miq. Natyrisht që më kanë kontaktuar. Jam brez e mikeshë familje e kryeministrit, ish-studente e doktorit, e komshije me Monikën e Majlindën. Kjo është Tirana…

majlinda

Deputetet e PS, Majlinda Bregu, Mesila Doda dhe Arta Dade, gjate nje seance parlamentare, ku eshte diskutuar marreveshja me BE per procedurat e sigurise per shkembimin dhe mbrojtjen e informacionit te klasifikuar./r/n/r/nLawmakers, Majlinda Bregu, Mesila Doda and Arta Dade, during a parliamentary session.
Deputetet e PS, Majlinda Bregu, Mesila Doda dhe Arta Dade, gjate nje seance parlamentare, ku eshte diskutuar marreveshja me BE per procedurat e sigurise per shkembimin dhe mbrojtjen e informacionit te klasifikuar. /r/n/r/nLawmakers, Majlinda Bregu, Mesila Doda and Arta Dade, during a parliamentary session.

ediramaddd

Zbuluam mjeken që kujdeset për VIP-at e politikës, nga Kryemadhi te Rama e Bregu Read More »

Arkeologu shqiptar ia ‘plas’ në fytyrë qeverisë, zbulon mashtrimin me eshtrat e ushtarit ‘grek’ ne Tepelene

Zbulimi i eshtrave të dy ushtarëve grekë ditën e sotme në Dragot të Tepelenës, u cilësua si një arritje historike nga ministria e Jashtme e Greqisë.
Por, duket se zbulimi në fjalë është shitur ndryshe nga se është në të vërtetët.

Të paktën kështu pretendon arkeologu shqiptar Etnor Canaj, i cili përmes një statusi në profilin e tij në ‘Facebook’ thotë se eshtrat në fjalë nuk u përkasin ushtarëve grekë.

Dhe për të vërtetuar këtë, Canaj thotë se duke parë fotot e publikuara të numrit të identitetit është qartë se i përkasin një piloti italian.

Statusi i tij:

Nderkohe ne Dragot te Tepelenes gjeten “Greco-n” e pare (?)

Por:

Medalioni qe shoqeronte ushtarin, fatkeqesisht per ata qe duan eshtra grekosh, i perket ne te vertet nje parashutisti italian dhe me sakt nje parashutisti te nje Reparti Special i Batalionit San Marco.

Ka ekzistuar nje repart special i njohur me siglen “P”

“CAP.LE” eshte shkurtimi i titullit ushtarak “Caporale”.

– Reparti Speciali del San Marco. Battaglione “P” -(P=PARASHUTIST).

Numri eshte numri i ushtarit dhe shkronja “P” eshte per Parashutist, nje repart special italian i parashutisteve te Batalionit San Marco.

Mbiemri “Greco” eshte i perhapur ne Itali dhe jo ne Elladhi.

Por, nuk është vetëm Canaj që thotë se eshtrat në fjalë nuk janë të ushtarëve grekë, pasi në një reagim për Politiko.al edhe ish-ministri i Brendshëm edhe ish-kolonel Dritan Demiraj këmbëngul për të njëjtën gjë.

 

Nisja e gërmimeve erdhi pas marrëveshjes së arritur mes Ministrit të Jashtë të Greqisë Nikos Kotzias dhe Ministrit tonë të Jashtëm Ditmir Bushati.

Vendimin për nisjen e punës për gjetjen e eshtrave të ushtarëve grekë qeveria e vendit fqinj e ka cilësuar si një moment historik. /GazetaExpress/

Arkeologu shqiptar ia ‘plas’ në fytyrë qeverisë, zbulon mashtrimin me eshtrat e ushtarit ‘grek’ ne Tepelene Read More »

Rama jep live në emision lajmin e shkarkimit të drejtorit në Lezhë: U ankua…

Kryeministri Edi Rama teksa ka qene i ftuar sot ne studion e emisionit “5 pyetje nga Babaramo” në Report Tv, dha lajmin live se sot gjate nje takimi qe ka pasur me drejtoret e Shendetit Publik ne Kryeministri, ka shkarkuar drejtorin e Shendetit Publik të qarkut të Lezhës pas nje ankese te nje qytetari qe kishte ardhur ne portalin e bashkeqeverisjes “shqiperiaqeduam.al”.

“Një qytetar nga nje fshat i Lezhës, Domgjon, bën një ankesë në portalin e bashkëqeverisjes dhe thotë në qendrën tonë shëndetësore ku kishin shkuar njerëz edhe për shkak të grpit s’ka drita që kur është hapur qendra shëndetësore. Pranë kabinetit në cdo ministri janë kordinatorët, është një rrjet agjenci e bashkëqeverisjes qe ndjek marrëdhëniet e institucioneve me qytetarët dhe koordinatorët e marrin mesazhin interesohen dhe zbulojnë që qendra shëndetësore e ndërtuar me donacione të huaja që sa ka hapur derën s’ka energji jo se ja ka prerë OSHEE por se s’ka lidhur një kontratë
dhe del që s;është e vetmja qendër shëndetësore etj,. Atehere çfare bëv ky drejtor, ca bën kjo zyrë që paguhet nga taksat dhe nuk informon në mënyrë të vazhdueshme deri në ulërima që ore këtu ne kemi nevojë të lidhim energjinë elektrike??”

Rama jep live në emision lajmin e shkarkimit të drejtorit në Lezhë: U ankua… Read More »

Kandidati për KLGJ preket nga dekriminalizimi

Pas debatesh të gjata Komisioni parlamentar ad-hoc zgjodhi sot anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë Prokurorisë. Për shkak se emrat nuk arritën të merrnin konsensusin e opozitës (4 nga 5 vota të komisionit) kandidaturat që do t’i shkojnë Kuvendit u përzgjodhën me short.

Përveç 6 prokurorëve që zgjidhen me një procedurë tjetër, Këshilli i Lartë i Prokurorisë përbehet nga avokatët: Kozma Jano, Floreta Gjini; nga profesorët: Enejda Sema dhe Mirela Bogdani si dhe nga shoqëria civile u përzgjodh Alfred Balla.

Përveç 6 gjykatësve nga shkallë të ndryshme, Këshilli i Lartë i Gjyqësorit do të përbëhet nga avokatët: Arben Vani, Sokol Lamaj; nga profesorët: Erjon Muharremaj, Ilir Panda dhe nga shoqëria civile u përzgjodh: Altin Hazizaj.

Nënkryetari i këtij komisioni, Oerd Bylykbashi tha se shorti nuk garanton se janë përzgjedhur kandidatët më të mirë, pasi ata nuk kanë kaluar nga Vettingu duke kërkuar që për kandidatët, të bëhet një analizë para se të çohen në Kuvend.

Dhe në fakt, nga emrat e përzgjedhur nga shorti  ka të dhëna për anëtarin e shoqërisë civile në KLGJ, Altin Hazizaj. Për të në raportin e paraqitur nga Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit thuhet se rezulton i padënuar më parë (foto poshtë).

Kështu shprehet edhe vetë Hazizaj në formularin e tij të vetëdeklarimit që mesa duket administrata e Kuvendit e ka marrë të mirëqenë.

Por ndryshe thuhet në raportin e hartuar nga Sektori i Dekriminalizmit në Prokurorinë e Përgjithshme që ka hapur dosje për të gjitha kandidaturat e paraqitura në Kuvend. Në raportin thuhet ndër të tjera se: “Për subjektin Altin Hazizaj ka një dënim penal të formës së prerë brenda territorit të Republikës së Shqipërisë. Subjekti me vendimin nr. 603 datë 24.07.1996 është dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me 5000 lekë gjobë për veprën penale të parashikuar nga neni 236/1 i Kodit Penal “Kundërshtimi i punonjësve të policisë dhe rendit publik”. Këto të dhëna janë të pasqyruara dhe në Dëshmitë e Gjendjes Gjyqësore Nr. 11, datë 20.07.2017, përcjellë nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve me shkresën nr. 3219 prot. datë 20.07.2017”.

Një dënim me gjobë nuk përbën pengesë për të hyrë në administratë apo dhe për tu bërë pjesë e organeve të reja të drejtësisë, por problemi qëndron diku tjetër.

Hazizaj i është përgjigjur me “Jo”, pyetjes nëse ka qenë ndonjëherë i dënuar me vendim të formës së prerë nga një autoritet gjyqësor shqiptar apo i huaj në formularin e vetëdeklarimit. Të gënjesh në formularin e vetëdeklarimit është shkelje ligjore. Kjo thuhet edhe në raportin e Prokurorisë së Përgjithshme që disponon.

“Fakti që në formular, nuk është pasqyruar asnjë e dhënë e përcjellë në lidhje me, vendimin penal të formës së prerë dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë e bën këtë subjekt, të përfshihet në kushtet e ndalimitduke passjellë përjashtimin e menjëhershëm dhe në çdo kohë nga kandidimi/zgjedhja/emërimi apo nga funksioni publik” – thuhet në dokument i cili mbyllet me konkluzionin se: “subjekti deklarues Altin Hazizaj kandidat për anëtar të KLGJ-së nga shoqëria civile, përfshihet në fushën e veprimit të Ligjit Nr.138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.

Tani i mbetet në dorë Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme Arta Marku të vendosë nëse do të kërkojë heqjen e kandidaturës së Altin Hazizajt për anëtar i Këshillit të Lartë të Gjyqësorit.

Kandidati për KLGJ preket nga dekriminalizimi Read More »

Flet xhaxhai i djalit që vrau studentenm thotë atë që nuk i shkonte mendja askujt

Një ditë pas ngjarjes së rëndë ku 23 vjecari infermier Aldison Beluli qëlloi për vdekje Ariela Muratin, 21 vjecaren studente ne vitin e trete ne Fakultetin e Drejtesise tronditi mbarë opinionin, sot në studion e “Rudina” në një intervistë ekskluzive xhaxhai i Aldisonit, Andon Belulaj deklaroi se në dijeni të tij të rinjtë ishin të lidhur, por kohët e fundit kishin patur mosmarrëveshje.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=FZjmkNBCJss?version=3&rel=1&fs=1&autohide=2&showsearch=0&showinfo=1&iv_load_policy=1&wmode=transparent]

“Kam fëmijë vetë, por nuk e duroj dot, më tepër për vajzën se sa për nipin tim. Nuk bëhej kjo, iku ajo kohë. Kjo qe e papritur për ne, kaq di të them unë si xhaxha. Di që kanë patur një lidhje, por dashuria e të rinjve është si fija e flokut, grindeshin, por që të arrinin këtu nuk e mendoja. Aldisoni ka qenë normal. Sipas dijenisë time kanë qenë të lidhur që në gjimnaz. Mosmarrëveshjet kohët e fundit mund të kenë çuar deri këtu ngjarjen.

Vëllai kunata dhe djali kanë shkuar tek shtëpia e vajzës dhe kanë pritur një përgjigje ndoshta deri dje dhe djali pastaj ka ikur. Kur pashë lajmet dje u tmerrova. Nuk e di se kur kanë shkuar prindërit tek familja e vajzës”, tha xhaxhai i Aldisonit, Andon Belulaj.

Flet xhaxhai i djalit që vrau studentenm thotë atë që nuk i shkonte mendja askujt Read More »

Djem vrasës dhe vajza që ndezin cigare fshehurazi, mos u fshihni më, po iu vrasin gjithsesi!

Nga Alma Nikolli
Nuk është një gjë e mirë hiç, por në të gjithë botën ndodhin makabritete. Fatkeqësisht. Unë s’e kam parë gjithë botën, ama siç ka ndodhur përherë, e keqja merr dhenë sa hap e mbyll sytë, sidomos tani në kohën e virtualitetit. Në mediat e huaja lexojmë jo pak herë që fëmijët vrasin prindërit, apo paguajnë njerëz që t’i vrasin për ta, që prindërit përdhunojnë të vegjlit e tyre, që vajzat vrasin të dashurit apo e kundërta. Urrejmë e traumatizohemi dhe duke vijuar rrjedhën e jetës, duke dashur familjarët që kemi në shtëpi, duke qenë të zënë me pagimin e faturave, harrojmë. Harrojmë dhe jetojmë.
Na dhemb më shumë makabriteti në vendin tonë. Për ne, shqiptari është qënia që dhemb apo urrehet më shumë kur vritet apo vret, domosdo. Por nëse në shumë vende të zhvilluara të tilla ngjarje të rënda lidhen me anoramlitete mendore të abuzuesve dhe vrasësve, në Shqipëri në jo pak raste fajtor është mentaliteti.
“Një student infermierie vret studenten e juridikut sepse ajo nuk iu përgjigj dashurisë që ai ndiente për të”.Ndoshta kaq do të mbahet mend nga tmerri që hapi edicionet e lajmeve dje dhe sot, nga dhimbja e përjetshme e dy apo më shumë familjeve. Paragjykohet shumë si “klishe” shprehja “Nuk e vrau ai, por e vramë ne-shoqëria”, edhe pse për mua këto rreshta përfshijnë shumë të vërteta, per aq kohë sa ka ende prindër që shqetësohen kur lindin vajza dhe përderisa pasuritë modeste familjare u trashëgohen djemve.
Djemtë ende rriten me idenë se mund të kenë çfarë të duan dhe se mund ta arrijnë me çdo mjet, kurse vajzat në jo pak raste vijojnë të bëjnë çfarë duan FSHEHURAZI. E ndezin një cigare në tualet apo banjo dhe e fikin po aty. Ende nuk kanë guximin ta pinë para prindërve. Veç dëmit shëndetësor duhet të shqetësohen edhe për dëmin moral, që zakonisht e përballojnë në mënyrën më të dobët: duke u fshehur.
Vajzaaaaaaaaa, mos u fshihni më, po iu vrasin gjithsesi. Jetoni sa të mundni!

Djem vrasës dhe vajza që ndezin cigare fshehurazi, mos u fshihni më, po iu vrasin gjithsesi! Read More »

“Jehoje edhe ti!”, videoja promovuese për Shqipërinë që po mahnit të huajt

Në profilin e tij zyrtar në “Facebook”, ministri Klosi ka publikuar videon promovuese për Shqipërinë. Postimi që ka arritur mbi 1 mijë shikime në 1 orë sjell një panoramë të mrekullueshme të Shqipërisë turistike duke u mbyllur me fjalët “Shqipëria-ndiq udhën tënde”.

 

Video duket se është pëlqyer po aq sa edhe thirrja e ministrit të turizmit dhe mjedisit që shkruan: “Jehoje edhe, ti në profilin tënd” duke u kërkuar të gjithë ndjekësve në rrjetet sociale që ta shpërndajnë sepse siç thotë ai: “Shqipëria meriton vëmendje. Turistët meritojnë Shqipërinë!”.

Dhe thirrja e tij duket se ka funksionuar pasi thuajse në çdo minutë ka një share (shpërndarje) ose nëse do t’i referoheshim fjalës që ka përmendur vetë Klosi, ka 1 “jehonë” për 1 minutë.
Edhe qëllimi i eventit “Od”a me 200 emra të shquar shqiptare jashtë vendit, ishte ngritja e rrjetit të blogerave për promovimin e Shqipërisë turistike.

Grimeri Mario Dedivanovic i cili u nderua me çmim në eventin “ODA”, ka postuar në rrjete sociale, një fotografi me çmimin në duar duke falënderuar të gjithë shqiptarët, Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit, organizatorët për çmimin. “Faleminderit ODA për këtë nder Shqipërisë dhe Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, si dhe gjithë shqiptarëve në gjithë botë për mbështetjen që më japin gjithmonë. Ndjehem shumë krenar”, ka shkruar Mario.

Mario ishte një nga artistët e vlerësuar me çmimin Oda, në eventin me të njëjtin titull, që u mbështet nga ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi. Në këtë event ministri Klosi krijoi edhe Rrjetin e blogerave shqiptarë për promovimin e turizmit në Shqipëri duke vlerësuar një klikim në profilet e VIP-ave më të dobishëm se e dhjetëra panaire, takime zyrtare apo para të shpenzuara për promovim.
Mario Dedivanovic i cili njihet si grimieri personal i Kim Kardashian kishte ardhur pak ditë më parë në Shqipëri për të qenë pjesë e eventit “ODA” që u organizua në Pallatin e Brigadave në Tiranë më datë 20 janar.

“Jehoje edhe ti!”, videoja promovuese për Shqipërinë që po mahnit të huajt Read More »