Aktualitet

“Ishin duke u kacafytur”, flet burri që pa vrasjen e Arielës me plumb në kokë

Vrasja e Ariela Muratit ka ndodhur ne nje rruge dhe ne nje orar qe ne zone ka pasur levizje dhe deshmitare te shumte.

Keta te fundit tregojne se e reja qe humbi jeten ne spital pas plumbit ne koke, u përlesh me Aldison Belulajn para se ai të nxirrte nga brezi një pistoletë pa leje dhe ta qëllonte.

Në pak sekonda, ai qëlloi edhe veten, para shumë dëshmitarëve, njëri prej të cilëve e rrëfen kështu ngjarjen para kameras së Televizionit Klan.

“Ai e goditi njëherë këtu, ishin duke u kacafytur. Ishin edhe dy vajza të tjera, njëra e mbante kështu në gjoks vajzën kur u vra. Debatonin që këtej ata rrugës. Dëgjova që u shti dy herë me pistoletë, pashë vajzë që ra atje, pashe dhe vajzën që ra në drejtim këtej.

21-vjeçarja, studente e Juridikut, ishte me të motrën dhe një vajzë tjetër dhe po shkonte në shtëpinë që kishte me qira pranë Universitetit të Mjekësisë, kur Belulaj, studenti i Infermierisë, u doli përpara. Por dy vajzat e tjera nuk mundën ta shpëtonin.

Një dëshmitar tjetër i tha Televizionit Klan se një shofer që kishte parë vajzën duke u konfliktuar me Aldison Belulajn kishte tentuar të ndërhynte, por kur kishte parë armën, ishte tërhequr.

Sipas hetuesve autori i krimit dhe viktima kanë përshkuar një distancë prej rreth 40-50 metra së bashku duke u konfliktuar dhe debatuar.

Sapo ka mbërritur pranë hyrjes së Universitetit të Mjekësisë, 23-vjeçari Belulaj ka nxjerrë armën. Ai vazhdon të jetë në gjendje të rëndë.

“Ishin duke u kacafytur”, flet burri që pa vrasjen e Arielës me plumb në kokë Read More »

Rama “i përvishet” komentuesit: E lëshon komentin si qurrat në trotuar

Kryeministri Edi Rama duket se është lodhet nga komentet negative të ndjekësve të tij në rrjetet sociale. Ditën e sotme, ai i ka kthyer përgjigje komentuesve që e kritikojnë në lidhje me naftëtarët apo edhe çështje të tjera të mprehta që janë në diskutim ditët e fundit.

Një prej tyre e kritikon për vendimin që ka marrë qeveria për lejimin e varreve greke. Komentuesi thotë se ky është turp dhe tregon çfarë ka ky komb. Por nuk ka munguar përgjigjja dhëmbë për dhëmbë e Ramës, me të njëjtën gjuhë.

Komentuesi:
 Edi Rama do u japësh leje grekëve e në territoret e tjera të ngrihen varre për ata që u futën si pushtues anadollako jot Bushati. Le të japë e leje për varrezat e serbeve e malazezëve në fushën e Shkodrës. Turp-Turp çfarë halesh ka ky komb.

Kryeministri Rama: Si çdo komb, ka edhe ky qorrat e vet që s’duan të shohin, shurdhët që s’duan të dëgjojnë dhe dembelët që s’duan të mendojnë, po një gjë më thuaj ti mua: Mirë s’do të shohësh të vërtetën, as ta dëgjosh kur ta tregojnë, po pse përton edhe të mendosh kur flet për këtë temë dhe e lëshon komentin këtu sikur po lëshon qurrat në trotuar jo fjalët në mexhelis?🤧

Rama “i përvishet” komentuesit: E lëshon komentin si qurrat në trotuar Read More »

Gjendja e 23-vjeçarit, mjeku jep detajet. Mund të vdesë nëse…

Mjeku i Spitalit të Traumës Jorgo Margo, që ka nën vëzhgim 23-vjeçarin Aldison Beluli që vrau Ariela Muaratin dhe më pas qëlloi veten ka pohuar se gjendja e tij është e rëndë dhe se rrezikon vdekjen nëse truri vazhdon ënjtjen.

Mjeku tha se pacienti ka 2 plagë në kokë që kanë shkaktuar jo pak dëme, duke folur për dëmtime të kockave të fytyrës dhe edemë të trurit.

“Pacienti ka dy plagë të cilat kanë shkaktuar jo pak dëme tek i sëmuri. Kemi thyerje të kockave të fyturës, kemi dëmtime të bazës së kraniumit, të rrënjës së hundës dhe dëmtime intrakraniale ose të trurit. Është një zonë e madhe hemorragjike nga ana e djathtë por më e dëmshme është edema e gjithë trurit.
Nuk është problemi se i ka kaluar plumbi por është në rrezik sepse procesi i ënjtjes ose edema i merr jetën. Nëse kjo vazhdon truri mbyt veten dhe këtu është edhe vdekja”, tha shefi i reanimacionit, në Spitalin e Traumës.

Ai nuk ka saktësuar nëse bëhet fjalë për dy plagë hyrëse me plumb, ndërsa tha se nga mjekët po bëhet gjithçka që është e mundur.
“Ne pamë që ka dy vrima, dy plagë me dy plumba, por janë probleme më tepër balistike, që ka kush i interpreton ne na takon të flasim për ato dëmtime që janë të rënda. Flasim për një prognozë jo të mirë. Është trajtuar që në ardhje, ka qëndruar në urgjencë deri në mëngjes. Është i intubuar me frymëmarrje të drejtuar. Sot në mëngjes ka shkuar në reanimacion, të shpresojmë që të mos progresojë enjtja e trurit. Është në koma, nuk ka lëvizje. Është vendosur menjëherë në komë me ilaçe. Këtu nuk mungon asgjë, nuk besoj se transferimi jashtë do të sillte përmirësim.”, tha Margo.

Gjendja e 23-vjeçarit, mjeku jep detajet. Mund të vdesë nëse… Read More »

“Mafia e plehrave do na helmojë tokat”, çfarë tha fieraku që i dhunuan babanë në protestë

Protestat e banorë të fshatit Verri në Fier ka pasuar me përplasje të banorëve të zonë me policinë. Ata kanë protestuar ditën e sotme kundër ndërtimit të inceneratorit, duke u shprehur se “Mafia e plehrave do t’i helmojë tokat”.

Si pasojë e përplasjeve me policinë, ka pësuar lëndime një prej protestuesve. Djali i tij, Neritan Delibashi, thotë se protesta ka qenë paqësore, por ditën e sotme në zonën e projektit janë futur me dhunë dhe me polici mjetet për realizimin e punës.

“Po zhvillohej një protestë paqësore në fshatin Verri për mbetjet për inceneratorin që do të ndërtohet në atë zonë. Ne kundërshtojmë mbetjet që do të vijnë. Jemi banorë ët zonës që e kundërshtojmë këtë incenerator pasi jemi në distancë të afërt. Tani problemi është se shteti kërkon ta bëjë me doemos atje, pa na pyetur ne fare, pas asnjë lloj konsulte. Ata vendosin vetë më dhunë, me force policie. Sot kanë futur mjetet në zonë. Ne po protestonim paqësisht dhe babain tim e shtynë, e rrëzuan. Për momentin unë po protestoja diku tjetër, dhe sa e pashë që ishte shtrirë në tokë e hipëm në një makinë dhe e sollëm në spital”, thotë një prej protestuesve në fshatin Verri.

“Mafia e plehrave do na helmojë tokat”, çfarë tha fieraku që i dhunuan babanë në protestë Read More »

Në këto momente ajo duhet të ishte në leksion”, pedagogu i Arielës mesazh prekës

Erlis Hereni ishte Pedagogu i Ariela Muratit, studentes 21 vjeçare te vrare dje ne Tirane ne nje krim pasioni qe ka tronditur mbare opinionin publik.

Ai shprehet se është një këmbanë alarmi për shoqërinë shqiptare ajo që ndodhi ditën e djeshme dhe duhet ndërhyrë menjëherë.

“Në momentin që bëmë intervistën, Ariela duhet të  ishte në mësim, në sallën 307 duke bërë leksion, lëndën e Procedurës Civile, e cila është lënda që thotë se mosmarrëveshja midis njerëzve, nuk zgjidhen në asnjë vend tjetër përveçse në gjykatë” shprehet Hereni për “Report tv”.

Pedagogu pranon se është një ironi e hidhur kjo që ka ndodhur dhe një kambanë alarmi për shoqërinë shqiptare.
“Ka nevojë për ndërhyrje emergjente  që nga arsimi fillor deri në atë para universitar”

Pedagogu thotë gjithashtu se është edhe një problem tjetër që duhet zgjidhur, denoncimi dhe turpi për të denoncuar.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=DRXWwa6xG88?version=3&rel=1&fs=1&autohide=2&showsearch=0&showinfo=1&iv_load_policy=1&wmode=transparent]

Në këto momente ajo duhet të ishte në leksion”, pedagogu i Arielës mesazh prekës Read More »

Impianti i plehrave. Përplasje mes Policisë dhe banorëve të Vërrisë ne Fier

Projekti i ndërtimit të impiantit të mbetjeve në Fier ka shkaktuar përplasje mes policisë dhe banorëve. Banorët e fshatit Vërri kanë dalë sot në protesë duke kërkuar bllokimin e punimeve.

Gjatë protestës, policia e Shtetit siç mund ta shihni në videon e mëposhtme, konfortohet fizikisht me banorët. “Bravo Policia, ky është shteti ynë, këta të vrasin”,-dëgjohet të thotë njëri prej banorëve.

 

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=g6fi7fdb-80?version=3&rel=1&fs=1&autohide=2&showsearch=0&showinfo=1&iv_load_policy=1&wmode=transparent]

https://youtu.be/g6fi7fdb-80

Impianti i plehrave. Përplasje mes Policisë dhe banorëve të Vërrisë ne Fier Read More »

Naftëtarët e Ballshit – Ramës : Do ta mbash premtimin që na ke bërë?

Naftëtarët e rafinerisë së Ballshit i kanë thënë në sy kryeministrit Rama kërkesat e tyre, për të cilat kanë protestuar vazhdimisht. Pasi kanë protestuar disa ditë më parë përpara prefekturës së Fierit, ata janë shprehur se do të nisen sërish me këmbë drejt Tiranës, në mënyrë që kërkesat e tyre të zgjidhen.

Nisur nga kjo situatë, paraditen e sotme, kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një telekonferencë me naftëtarët e Ballshit dhe Fierit, për të dëgjuar drejtpërsëdrejti kërkesat e tyre.

Naftëtarët thonë se prej muajsh nuk kanë marrë pagesat, si dhe nuk u janë paguar kontributet shoqërore.

Në nisje të takimit virtual, kryeministri Rama u ka thënë naftëtarëve se mund të kërkojnë një interpelancë me ministrin e Energjisë, apo edhe me qeverinë sipas rregullave dhe ligjeve, për të parashtruar problematikat e tyre.

Pas kësaj, disa prej naftëtarëve që merrnin pjesë në takimin virtual kanë shprehur kërkesa e tyre. Njëri prej naftëtarëve i ka kërkuar kryeministrit Rama që të mbajë premtimet që u ka bërë.

Teksa kanë parashtruar kërkesat e tyre, naftëtarët kanë kërkuar vijimin e punës në rafineri garantimin e pagave dhe sigurimeve shoqërore të prapambetura, si dhe zbatimi i statusit të naftëtarit.

Naftëtarët e Ballshit – Ramës : Do ta mbash premtimin që na ke bërë? Read More »

Ardit Gjebra: Më fal Ariela

Ariela Murati u vra ditën e djeshme pasi refuzoi sërish dashurinë e Aldison Belulit, por me sa duket 23 vjeçari nuk ishte përgatitur për një tjetër “jo” dhe e ka qëlluar për vdekje disa herë me pistoletën që kishte marrë me vete.

Ngjarja e ditës së djeshme tronditi mbarë opinionin publik shqiptar, duke patur parasysh faktin se flitej për një vajzë vetëm 21 vjeçare, e cila humbi jetën në mënyrë tragjike. Pas vrasjes së vajzës Aldo Beluli ka qëlluar veten me armë dhe ndodhet në gjëndje kritike për jetën.

Mbi tragjedinë që ndodhi dje ka shkruar edhe moderatori i njohur Ardit Gjerbrea, i cili ka zgjedhur të postojë një foto të të ndjerës dhe një mbishkrim të shkurtër, por mjaft domethënës.
Gjebrea shkruan vetëm dy fjalë: Sorry Ariela (Ndjesë Ariela)

Mesazhi i Gjebreas nënkupton dhe motivin e vrasjes dhe sjelljen e të riut i cili vrau një 21 vjeçare thjesht sepse ajo nuk e dashuronte atë.

Një sjellje që nuk shkon shumë larg pragut të mentalitetit maskilisht në vend, një mentaliteti që mund të përmblidhet në shprehjen se “nëse nuk të kam unë, nuk do të të ketë askush tjetër”

Image

Ardit Gjebra: Më fal Ariela Read More »