Aktualitet

Nënat e viktimave vajtonin në bulevard, Ilir Meta e kalon 21 janarin duke lodruar në borë

Presidenti Ilir Meta e ka kaluar këtë fundjavë në Prishtinë. Ai ka qenën nën shoqërinë e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj. Ka qenë vetë Meta, ai që ka postuar fotot pikërisht në 21 janar, 7 vite nga tragjedia në protestën e opozitës së atëhershme, në të cilën u vranë 4 protestues me urdhër të qeverisë Berisha-Meta.

Nënat e viktimave vajtonin në bulevard, Ilir Meta e kalon 21 janarin duke lodruar në borë Read More »

Kryemadhi: Të protestojmë me 27 janar për Shqipëri europiane

Monika Kryemadhi nuk ndalon në takime në gjithë Shqipërinë. Kryetarja e LSI-së,Monika Kryemadhi zhvilloi sot një takim me strukturat e kësaj force politike në njësinë 11.

Kryemadhi ju bëri sërish apel qytetarëve për tu bërë pjesë e protestës së27 janarit. Sipas saj kjo protestë bëhet për të pasur një Shqipëri më të mirë, dhe se do të ishte mëkat për këdo që do të qëndronte indiferent.

‘Të dalim dhe të protestojmë në 27 janar,përballë asaj fasade që është e kalbur. Ne mund të mendojmë se kemi shumë të drejtë dhe besojmë tek arsyet tona. Ne besojmë që të luftosh për një sistem drejtësie të barabartë nuk është mëkat. Ne besojmë se për të gjithë njerëzit që nuk kanë mundësi ekonomike dhe të luftojnë për tu bërë si gjithë të tjerët nuk është mëkat. Netuam që të gjitha institucionet të jenë të barabarta. Mëkati më i madh i yni është të rrimë indiferentë ndaj kësaj që po shohim. Vdekja e një kombi është kur ne varfërohemi shpirtërisht. Ju bëj thirrje që në 27 janar të harrojmë flamurin politik dhe të marrim pjesë në atë protestë,për të treguar se duam Shqipërinë. Ne dhe sot pas 27 viteve tranzicion kemi akoma luftë klasash, në atë që janë pro qeverisë dhe ata që janë kundër qeverisë’, tha Kryemadhi.

Kryemadhi: Të protestojmë me 27 janar për Shqipëri europiane Read More »

“Pse o Zot mi merr njerëzit më të mirë”, postimet prekëse të miqve të Arielës që u vra nga 23 vjeçari

Nje krim pasioni tronditi kryeqytetin kete te diele, ku nje 23 vjeçar qelloi me arme zjarri dhe e la te vdekur vajzen qe dashuronte, 21 vjece. Ngjarja ndodhi pak para ores 15:00 prane Fakultetit te Mjekesise. Djali ka qëlluar edhe veten po me armën e zjarrit dhe ndodhet në reanimacion në gjendje të rëndë.

Sipas policise, paraprakisht dyshohet se shkak per ngjarjen e rende ishte kerkesa per lidhje, e refuzuar nga vajza.

Burimet thanë se Aldison Belulaj, dhe Ariela Murati, ishin nga fshati Zharrëz i Patosit, dhe te dy kishin mbaruar studimet në gjimnazin ‘Sotir Capo’, ne Zharrez, raporton “Panorama”.

Ngjarja ka lene te shokuar jo vetem miq e te aferm te vajzes dhe familjes se saj, por edhe mbare opinionin publik. Ja disa nga postimet prektese të të njohurve te Arieles ne FB:

“Pse o Zot mi merr njerëzit më të mirë”, postimet prekëse të miqve të Arielës që u vra nga 23 vjeçari Read More »

Ngjarjet janë të të gjithëve, duhet të reagojmë

Ngjarjet e oreve te fundit ne vendin tone ngrene nje pikepyetje te madhe! A reagon shoqeria shqiptare sa dhe si duhet? Ne fakt vrasjet, plagosjet apo rrahjet jane kthyer vitet e fundit gati ne nje fenomen te zakonshem, e ku te gjithe po pajtohemi me to sikur te jene asgje.

Ndersa shohim perpara syve tane qe ikin jete te rinjsh per nje debat ordiner, per nje grindje pa vlere, apo per nje ‘dashuri” qe vec e tille nuk mund te quhet, te gjithe zgjedhim vetem te komentojme me dy fjale me pas, por asnjehere te reagojme.

Fatkeqesisht edukimi me brezin e ri ka rene ne nivele tejet te uleta dhe problemi nis nga familja, shkolla dhe grupi shoqeror qe perben te teren. Nje nga shqetesimet me te medha qe kane sot familjet shqiptare jane sfida qe po u ben “teknologjia”, e ku femijet nuk jane me te kontrolluar. Te njejtin problem e vuan edhe shkolla, e cila nga ana e saj duhet thene fatkeqesisht e ka humbur misionin e vet edukues, por edhe parandalues.

Mjafton nje vezhgim i thjeshte per te kuptuar se ne shume prej ketyre institucioneve mesuesit shkojne sa per te kryer oret e punes qe u siguron pagesen mujore, ndersa roli i psikologut eshte thuajse inekzistent. Shume shkolla nuk e kane nje dhome te mirefillte psikologu, ku te mund te diskutohet me nxenesit per problemet qe ato kane, per “rendesen” e perditshme psikologjike qe mund tu vije nga familja, shoqeria, apo mjedisi ne teresi qe i rrethon.

Ky eshte nje defekt i madh. Po ashtu shoqeria shqiptare ka humbur, apo duhet pranuar fatkeqesisht ndoshta edhe nuk e ka patur kurre, ndjenjen e te reaguarit, per te mos e pare problemit e tjetrit si te “tjetrit”, por si problemin e te gjitheve. Dhuna mund te jete larg por edhe afer nesh, prandaj ndoshta kjo eshte koha per te kthyer te gjithe syte tek adoleshentet qe po rriten ne nje “re” te zeze, qe perpara syve te tyre nuk i le te shohin, por i nxit te reagojne ne gjaknxehtesi, shpesh me pasoja fatal. Jo vetem ata, por edhe me te rriturit. Ne kete mes rolin kryesor se pari e ka familja, me pas shkolla, shoqeria, media e te gjithe sebashku te mund te ndalim nje plage qe po rritet, e rrezikon te dale jashte kontrolli duke na bere te humbim “pacientin” qe jemi te gjithe “ne”!

Ngjarjet janë të të gjithëve, duhet të reagojmë Read More »

Lejon shitjen e thikave moderne online:Akuzohet Instagram

Rrjeti social Instagram është akuzuar rëndë pasi lejon përdoruesit që të reklamojnë thika që duken si buzëkuq apo krehër.

Dyqani online, Alien Outfitter, i bazuar në Karolinën e Veriut shet thika që tërheqin femrat pasi duken si produkte kozmetike.

Sipas TheTelegraph, thikat shpesh blihen në Amerikë dhe transportohen në Britani, gjë që është e ndaluar.

Importimi i kaq shumë thikave është ilegal dhe zotëruesi i shitjeve online do përballet me ligjin për veprimin kriminal.

Disa thika nuk janë të modifikuara si produkte kozmetike, por shumica kanë dizajne e zbukurime tërheqëse.

Kostoja e tyre konsiderohet e lirë, duke filluar nga 9-11 paund për secilën.

Lejon shitjen e thikave moderne online:Akuzohet Instagram Read More »

Lëvizja e çmimit të kanabisit në Shqipëri, si ka ndryshuar vitet e fundit

Çmimi kanabisit ka pësuar luhatje të vazhdueshme në vendin tonë. Për të treguar se kur ka lulëzuar kanabisi dhe kur ky biznes ka qenë në krizë, në emisionin “Java në RTSH” janë publikuar disa shifra të çmimit të drogës.

Sipas gazetarit Lorenc Vangjeli kjo tabelë tregon se si ka lëvizur çmimi në këtë biznes kriminal. Ky emision ka bërë një qasje tjetër për çështjen e kanabisit. Megjithëse është një biznes kriminal, si çdo biznes, kushtëzohet nga ligjësitë e tregut, nga kërkesa dhe oferta.

Lëvizja e çmimit të kanabisit në vite dëshmon në të njëjtën kohë edhe dinamikën e ofertës së afruar nga kultivuesit dhe trafikantët. Sa më shumë prodhim e stok aq më i ulët çmimi dhe anasjelltas.

Por se si ka lëvizur çmimi i kanabisit në pesë vitet e fundit dhe kush ka ndikuar ne këtë biznes, gazetari Artan Hoxha thotë se: “Fillimisht ishte aksioni antikanabis në qershorin e 2014-ës që çoi në rritjen e shpejtë të çmimit në dy vitet që pasuan. Por superprodhimi i 2016-s krijoi një realitet të ri në tregun europian të kanabisit, bumin e prodhimit “Made in Albania”.

Gazetari Artan Hoxha ka theksuar në fjalën e tij se çështja e drogës është një ndër shkaqet kryesore për rritjen e nivelit të kriminalitetit në vendin tonë.

Lëvizja e çmimit të kanabisit në Shqipëri, si ka ndryshuar vitet e fundit Read More »

Kujdes çfarë blini! AKU konfiskon 284 kilogramë mish të pakontrolluar

Një aksion i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit është finalizuar me konfiskimin e 284 kilogramëve mish, të tregtuara nga subjektet jashtë kushteve të sigurisë ushqimore.

Gjatë aksionit të së shtunës, AKU zbuloi se brenda një furgoni mallrash po transportohej 65 kilogramë mish, i destinuar për konsum njerëzor. Furgoni me targa 3012 B, që drejtohej nga Kristo Mukades, u bllokua, ndërsa subjekti u gjobit me 300. 000 lekë.

Po kështu, gjatë inspektimit të një restoranti në Tiranë, inspektorët e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit gjetën dhe sekuestruan 21 kg mish keci pa vulë dhe certifikatën veterinare. Pas sekuestrimit të mishit, ndaj subjektit u vendos masa e gjobës 200.000 lekësh.

Inspektoret e AKU, në një dyqan tregtimi mishi ne Paskuqan, me administrator Artis Lala, konstatoi 198 kg mish pa certifikatën veterinare dhe vulë. Për këtë arsye, AKU gjobiti subjektin me 300.000 lekë, si dhe konfiskoi mishin, një frigorifer dhe veglat e punës.

Aksioni i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit u shtri edhe në Fier, Vlorë e Gjirokastër.

Kujdes çfarë blini! AKU konfiskon 284 kilogramë mish të pakontrolluar Read More »

Vlora qyteti i dy ngjyrave:Atje ku shkrihet kaltersia e detit me gjelberimin e perhershem

Vlora është një nga qytetet më të bukur të Shqipërisë dhe ka me se të krenohet. E quajtur si “Qyteti i flamurit’’, “qyteti me dy dete” apo “porti jugor i Adriatikut’’ ajo konsiderohet si perla e turizmit shqiptar, me brigjet e saj, Karaburunin, Sazanin, Llogoranë, kalanë e Kaninës, Lagunën e Nartës, plazhet e shumtë, monumentet, njerëzit, prodhimet e tokës dhe të detit. Vlora zë një vend të merituar në historinë e Shqipërisë duke gëzuar edhe statusin e qytetit hero.

Qyteti ku u martua Skëndërbeu, ku u shpall Pavarësia e Shqipërisë, arenë e luftërave për liri dhe qëndresës shqiptare, Vlora ka edhe një status tjetër si atelje natyrore e piktorëve, vatër e artistëve dhe urë lidhëse e Shqipërisë me botën.  Të vizitosh Vlorën, do të thotë t’i japësh vetes privilegjin e të shijuarit ndjesinë më të këndshme e më mbresëlënëse  të shijes së mirë, humorit gjithnjë në nivele të larta dhe natyrës së mrekullueshme. Duke zgjedhur Vlorën për pushimet tuaja, natyrisht që do të bëni një zgjedhje inteligjente por duhet të keni parasysh se Vlora është një qytet magjik që ta bën të vështirë kthimin. E ashpër në dukje, me shkrepa e natyrë të sertë mes detit të trazuar, ajo ka njëkohësisht një zemër të butë, njerëz të dlirë si dielli, ushqim të shëndetshëm e karakteristik e mbi të gjitha një lloj sugjestioni të pashpjegueshëm që të bën për vete me përmbajtjen plot shije. Natyra e rrëmbyer e lebërve, është njëkohësisht e nxehtë por edhe mikpritëse, plot dinamizëm e dëshirë për jetën, karakteristika këto me efekte ngjitëse që do t’ju rrëmbejnë edhe juve për të shijuar gjallërisht ditët plot jetë të verës vlonjate. Por mos harroni se Vlora nuk është e bukur vetëm në verë. Përveç atraksioneve të shumta kulturore dhe historike, ju mund të vizitoni në çdo stinë të vitit detin e saj të mrekullueshëm, panoramat e të cilit krijojnë momente të papërsëritshme kënaqësie dhe relaksi.

 

Vlora ndodhet në J-P të Shqipërisë përgjatë bregdetit të ulët të Adriatikut dhe atij shkëmbor të Jonit. Me një sipërfaqe prej 1609 km2 dhe një popullsi prej 200 000 banorësh, rrethi i Vlorës kufizohet në veri me Fierin, në lindje me Mallakastrën dhe Tepelenën, ndërsa në jug me Sarandën dhe Gjirokastrën. Në perëndim ujërat e ngrohta të Adriatikut dhe Jonit lagin një vijë të larmishme  bregdetare, ku mund të ndeshësh laguna, gjire, ishuj, gadishuj dhe plazhe të shumtë. Vlora është rrethi ku alternohen midis tyre të gjitha format e relievit, si ai i ulët fushor, kodrinor dhe malor. Relievi përbëhet nga fusha e Myzeqesë së Vlorës , luginat e Dukatit dhe Shushicës, disa masive kodrinore, malësia e Kurveleshit dhe vargmalet Shashicë-Lungarë-Cikë (2045 m), si dhe Gribë-Çipin-Pleshevicë. Hidrografia përfaqsohet nga rrjedha eposhtme e lumit Vjosa, lumi i Vlorës apo i Shushicës, përroi i Dukatit, etj. Pjesë të tjera të hidrografisë së pasur janë edhe dy liqenet detare të Nartës dhe Orikumit, si dhe një sërë përrenjsh malorë.

Klima është tipike mesdhetare me verë të nxehtë dhe të thatë dhe dimër të butë dhe të lagësht, ku gërshetohen ndikimi zbutës i detit në perëndim dhe ai i relievit malor në lindje.Temperaturat mesatare arrijnë në 16o, ku ajo e korrikut dhe janarit kapin shifrat 24 dhe 6 gradë celcius. Klima regjistron 2000 orë rrezatim diellor në vit, ndërsa reshjet bien përgjithësisht në formë shiu dhe pjesërisht në formë dëbore në malet e larta. Sasia maksimale e tyre arrin në shpatet e maleve të larta shifrën 2405 mm.

Qyteti i Vlorës është qendra administrative e Qarkut. Ai shtrihet buzë gjirit detar me të njëjtin emër duke nisur nga pusi i Mezinit në veri dhe deri në Ujin e Ftohtë në jug. Githsej me një sipërfaqe prej 30 km 2 qyteti ka një gjatësi veri-jug prej 19 km dhe gjerësi lindje-perëndim prej 16 km.

Rezultate imazhesh për foto qyteti i vloresRezultate imazhesh për foto qyteti i vloresRezultate imazhesh për foto qyteti i vloresRezultate imazhesh për foto qyteti i vloresRezultate imazhesh për foto qyteti i vloresRezultate imazhesh për foto qyteti i vloresRezultate imazhesh për foto qyteti i vloresRezultate imazhesh për lungomare vlore

Vlora qyteti i dy ngjyrave:Atje ku shkrihet kaltersia e detit me gjelberimin e perhershem Read More »