Aktualitet

Kush është ministri shqiptar që u fëlliq publikisht në BE pasi nuk dinte asnjë fjalë anglisht

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë në Kosovë duket se ka kaluar një moment shumë të sikletshëm në një samit të BE-së, për shkak se nuk di asnjë fjalë anglisht.
Bajram Hasani ka promovuar ditë më parë turizmin e Kosovës para ministrave të vendeve të BE-së, por duket se ka dalë bllof me gjuhën angleze.

Ndërkohë po promovonte turizmin e Kosovës, samiti hasi një problem pasi nuk kishte përkthim nga gjuha shqipe dhe ministrit Hasani iu kërkua të vazhdojë fjalimin e tij në gjuhën angleze ose ndonjë tjetër gjuhë zyrtare.

Por Hasani dukej se nuk dinte asnjë nga gjuhët zyrtare.

Në pamundësi të vazhdonte fjalimin e tij në gjuhën angleze, ministri vazhdoi në shqip derisa kolegu pranë tij mori përsipër të përkthejë në anglisht për të tjerët.

 

Kush është ministri shqiptar që u fëlliq publikisht në BE pasi nuk dinte asnjë fjalë anglisht Read More »

Politikanët shqiptarë të gjithë së bashku në seancën solemne në Kuvendin e Kosovës, Rama: Ma falni…

Kuvendi i Kosovës mbajti sot seancën solemne për nder të 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Te pranishëm në Prishtinë janë ish-kryeministri Sali Berisha, presidenti Ilir Meta, kryeministri Edi Rama, kreu i opozitës Lulzim Basha dhe kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi.

Kryeministri Rama ka mbajtur një fjalë përshëndetëse me kete rast.

“Ma falni shmangien e historisë në këtë fjalim përshendetës”, tha nder te tjera Rama.

Politikanët shqiptarë të gjithë së bashku në seancën solemne në Kuvendin e Kosovës, Rama: Ma falni… Read More »

FBI ‘shqiptare’ nis punën me dosjet e para, struktura që pritet të ‘shkundë’ krimin në Shqipëri

Një ekip special përbërë prej 30 personash ka nisur punën zyrtarisht për zbardhjen e dosjeve të bujshme.

Kjo strukturë tashmë e vendosur në ambientet e ish-Ministrisë së Shëndetësisë ka nisur nga puna dhe pritet që shumë shpejt të jap rezultatet e para.

Fokusi i kësaj strukture janë goditja e parave të përfituara nga aktivitet kriminale, trafiku i narkotikëve dhe zbardhja e dosjeve të harruara ku prej tyre ka dhe vrasje të bujshme.

Kjo strukturë pritet që javën e ardhshme të prezantohet dhe zyrtarisht nga ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj ndërsa anëtarët e saj janë përzgjedhur me konkurs dhe kanë kaluar fazën paraprake të kontrollit të pasurisë dhe integritetit moral e profesional.

FBI ‘shqiptare’ nis punën me dosjet e para, struktura që pritet të ‘shkundë’ krimin në Shqipëri Read More »

Marrëveshja është mbyllur, Kryeministri i Greqisë jep dritën jeshile. Por a do të zemërohet Turqia?

Mes Greqisë dhe Shqipërisë për përcaktimin e kufirit detar, duket se së shpejti do të ketë një marrëveshje pasi tashmë të dy shtetet kanë kërkuar zyrtarisht hapjen e negociatave.

Burime diplomatike pranë Ministrisë së Jashtme greke i kanë konfirmuar Top Channel se kryeministri grek, Aleksis Tsipras ka autorizuar fazën finale të negociatave për shportën e çështjeve të pazgjidhura mes Greqisë dhe Shqipërisë.

Sipas këtyre burimeve, dy ditë më parë, kryeministri grek ka dhënë dakortësinë dhe fuqinë ekzekutive për minisitrin e Jashtëm dhe ekipin negociator grek, për të kaluar në fazën e shkrimit të marrëveshjeve mes dy vendeve.

Mësohet se në Kretë, në Korçë, por edhe gjatë takimit të fundit që dy ministrat e Jashtëm kishin në Bullgari, janë detajuar edhe pak prej pikave me të cilat dy palët nuk kishin një pozicion përfundimtar. Top Channel ka mësuar se tashmë konsiderohen të mbyllura marrëveshja e detit, ku palët kanë detajuar çdo pikë të saj, madje kanë dakortuar edhe në hartë për ndarjen e re të vijës bregdetare dhe të zonës ekskluzive ekonomike.

Lidhur me këtë, pala jonë ka bërë kujdes, me qëllim zbatimin e përpiktë të së drejtës ndërkombëtare, duke bërë kujdes që të mos “mërzisë” edhe aleatin e madh të Shqipërisë, Turqinë.

Marrëveshja është mbyllur, Kryeministri i Greqisë jep dritën jeshile. Por a do të zemërohet Turqia? Read More »

Vajza me emrin Pavarësi, sot mbushi 10 vjeç

Vajza që u lind pak minuta pasi Kosova u shpall shtet i pavarur, është rritur dhe është bërë shumë e bukur.
Pavarësie Sopa, vajza që u lind më 17 shkurt 2008 në ditën kur Kosova u bë shtet i pavarur, sot ka mbushur 10 vjet.

Ajo ishte foshnja e parë e lindur në shtetin e ri, vetëm 15 minuta pasi ish-Kryeministri Thaçi paraqiti Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës.

Vajza me emrin Pavarësi, sot mbushi 10 vjeç Read More »

Kosova 10 vjet e pavarur

Kosova feston 10 vjet pavarёsi: Por problemet nuk janё pakёsuar. Vendi ka nevojё pёr reforma. Impulset pёr to duhet tё vijnё nga brenda dhe nga jashtё vendit, mendon Vilma Filaj-Ballvora. “E gjitha qё ne kemi ёshtё pavarёsia” ёshtё pёrgjigjia lakonike e njё studenti nga Kosova duke iu pёrgjigjur pyetjes, se si ndihet njё i ri nё shtetin mё tё ri tё Evropёs. Me kёtё ai ka shprehur thelbin e problemit: asgjё nuk funksionon si duhet nё Kosovё. Kosovarёt kanё shkruar histori kur 10 vite mё parё pas konflikteve disa dhjetёra vjeҁare shpallёn me njё proces paqёsor pavarёsinё e vendit tё tyre tё ndihmuar edhe nga shumё organizata ndёrkombёtare. Euforia e atёhershme ishte e papёrshkrueshme dhe dёshira e madhe pёr tё ndёrtuar shtetin e tyre qё e kishin ёndёrruar prej njё kohe tё gjatё.

Por bilanci dhjetё vite mё vonё ёshtё deziluzionues: Ekonomia ka mbetur nё vend numёro, papunёsia ёshtё e lartё, mbizotёron varfёria, korrupsioni dhe nepotizmi nё ekonomi, rinia nuk ka asnjё perspektivё. Pasojat fatale janё qё nё vitet e fundit ka pasur largime masive njerёzish nga vendi nё drejtim tё Perёndimit.

Ende jo njё „vend i prosperuar”

Ku ёshtё problemi? Pse nuk ёshtё  bёrё njё „vend i prosperuar” Kosova pavarёsisht se atje ёshtё investuar aq shumё para duke pёrfshirё njё angazhim tё madh ndёrkombёtar? Pёr kёtё ka shumё arsye: Nga njёra anё faktori ndёrkombёtar: Kosova edhe pse vepron zyrtarisht si njё shtet i pavarur, vendi nuk ёshtё njohur nga shumё vende anёtare tё OKB-sё dhe ёshtё akoma nёn kontrollin ndёrkombёtar. Misioni i OKB-sё, UNMIK ёshtё akoma instanca vendimtare nё administrimin e vendit. Ushtarёt e KFOR-it nёn komandon e NATO-s duhet tё kujdesen pёr sigurinё nё vend. EULEX-i, misioni i BE-sё pёr  shtetin ligjor kujdeset pёr ndёrtimin e shtetit ligjor. Qёllimi i kёtyre misioneve ёshtё tё mbёshtesin ndёrtimin e shtetit nё Kosovё. Megjithatё jo rrallё strukturat ndёrkombёtare dhe ato vendase pengojnё njёra-tjetrёn. Pёrveҁ kёsaj raste tё korrupsioneve masive tё ndihmёsve nga jashtё e kanё dёmtuar rёndё imazhin e tyre. Njё vend nuk mund tё jetё njёkohёsisht i pavarur dhe tё drejtohet si njё protektorat.

Dialog dhe pёrҁarje

Nga ana tjetёr Serbia: Beogradi akoma nuk e njeh pavarёsinё e Kosovёs. Prej shumё vitesh ndёrmjetёson BE-ja dialogun mes Prishtinёs dhe Beogradit pёr tё normalizuar marrёdhёniet. Por bisedimet dёshtojnё nё mёnyrё tё pёrsёritur nё kёrkesat maksimaliste tё tё dyja palёve. Ndёrkaq BE-ja e ka vendosur si kusht pёr hyrjen nё BE tё Serbisё dhe Kosovёs njё marrёveshje zyrtare. Megjithatё bisedimet nuk avancojnё.

Filaj-Ballvora Vilma Kommentarbild AppVilma Filaj-Ballvora

Dhe kosovarёt vetё: Zhvillimi i vendit karakterizohet nga kriza tё brendshme qё e paralizojnё atё. Shumё vendime tё rёndёsishme nuk arrijnё tё kalohen nё parlament. Kёshtu pёr shembull ligji pёr Gjykatёn Speciale ndёrkombёtare qё do tё zbardhё krimet e luftёs sё shqiptarёve ndaj serbёve, nuk pranohet nga disa parlamentarё. Por kёto procese janё tё domosdoshme pёr proceset e pajtimit nё vend. Po ashtu ka mbetur ende pezull aprovimi i ligjit pёr marёveshjen tashmё tё pёrfunduar pёr kufirin me Malin e Zi, pengesa kjo pёr liberalizimin e vizave.

Qё nga mbarimi i luftёs nё vitin 1999 politika dominohet nga ish-komandantё tё UÇK-sё: presidenti aktual Hashim Thaҁi, dhe Ramush Haradinaj, i cili nё Shtator 2017 u zgjodh pёr herё tё dytё kryeministёr. Por dueti Thaçi-Haradinaj me sjelljen e tyre herё me dashuri e herё me urrejtje pёr njёri tjetrin e ka demtuar politikёn. Rivalitetet dhe ambiciet politike tё tё dyve janё shumё tё mёdha. Pas luftёs ata u brohoritёn si heronj. Edhe sot ata gёzojnё mbёshtetje nё popull. Por njёkohёsisht zёrat kritikё ndaj tё dyve po shtohen gjithnjё e mё shumё.

Duhen ndёrmarrё reforma

Koha nuk pret: stanjacioni si njё situatё afatgjatё e dёmton Kosovёn dhe tё gjithё rajonin. Dhe nga kjo Evropa mund tё ketё akoma mё shumё probleme. Europa ёshtё „destinacioni i Kosovёs” pёrbetohen Thaçi, Haradinaj e tё tjerё. Por tё bёhesh pjesё e Evropёs do tё thotё qё fillimisht tё pёrmbushen me sukses detyrat e pёrcaktuara tё brendshme.

Qёllimi pёr tё qёnё pjesё e Evropёs do tё mbetet veҁse njё ёndёrr nё qoftё se nuk do tё ketё njё reformё politike dhe ekonomike nё Kosovё. Impulsi pёr kёtё duhet tё vijё si nga brenda ashtu edhe nga jashtё. Pёr kёtё nevojiten nga njёra anё koncepte qё ofrojnё zgjidhje dhe nga ana tjetёr njё elite drejtuese aktive. Kosovarёt vetё nuk mund t´i largohen pёrgjegjёsisё. Por edhe Serbet duhet tё bashkёpunojnё dhe tё lёnё resentimentet e vjetra. Nga Evropa pritet: ajo duhet t´i vendosё kushte kushte tё qarta Prishtinёs dhe Beogradit, por njёkohёsisht tё japё mё shumё stimuj.

Kosova 10 vjet e pavarur Read More »

Arrestimet po vijnë!

27 vjet pluralizëm dhe demokraci në zhvillim, por shumë pakherë kemi parë ndëshkime të politikanëve. Por tashmë duket se koha e artë për ndëshkim po mbërrin në Shqipëri, ndonëse ka një rrezik; mundet të kthehen në revanshe politike, duke na kujtuar kohën e arrestimit të ish-kryeministrit Fatos Nano në korrik 1993. Pushteti i asaj kohe, drejtuar nga demokratët, me mbështetjen e ambasadorit amerikan Rajerson, i cili dilte dhe bërtiste përditë krah Berishës se “arrestoni liderin e opozitës”, duke krijuar një kaos të vertetë politik në Shqipëri.

Burime shumë të besuara pranë Prokurorisë dhe Ministrisë së Brendshme thanë për “Koha Jone” se ndëshkimi i krimit të organizuar do jetë prioritet këtë 6-mujor të këtij viti, por pa harruar edhe luftën ndaj korrupsionit. Megjithatë prioritet maksimal këto muaj do jetë arrestimi dhe nxjerrja para drejtësisë i grupeve kriminale të rrezikshme. Në disa raste ka përgjime dhe fakte se një pjesë politikanësh janë përgjuar në biseda telefonike apo në takime me këto elementë kriminalë, çka do të çojë në hetime të këtyre emrave VIP nga politika. Ndaj priten surpriza, thonë të njëjtat burime. Nuk specifikuan emra konkretë, për arësye hetimi, por me një garanci gati absolute pohuan se do ketë supriza nga lidhje e botës së krimit me politikën. Në qershor këto dosje të stërmbushura do t’ia kalojnë BKH dhe SPAK-ut.

Akuza e opozitës ndaj kryeministrit Rama se po mbyll dosjen e ish-ministrit Tahiri si dhe po bën çdo tentativë për të shpëtuar disa ish-ministra apo ministra nga hetimi e arrestimi, e komplikon shumë besueshmërinë e këtyre arrestimeve.

Në qershor mendohet se do jetë ngritur edhe SPAK-u dhe BKH, organe të cilat do kenë shumë punë gjatë sezonit veror. Nga qershori deri në dhjetor të këtij viti mendohet nga burimet në fjalë se do jetë mbyllur “plani i arrestimeve” për këto pesë vite!

Ambasadori amerikan Donald Lu, si dikur në vitin 1993 ish-ambasadori Rajerson, po kërkon ndëshkim të politikës dhe bën shumë mirë. Por duhet që prokuroria të jetë e barazlarguar nga politika dhe të mos krijohet precedenti i rrezikshëm i vitit 1993.

Prangat duhet të kërcasin si në pozitë ashtu dhe në opozitë , kushdo që ka kryer krime apo korrupsion, por jo të telekomanduara nga kryeministri Rama. Duhet që vetë kryeministri të frikësohet kur kalojnë sirenat e policisë në Bulevard, atëhere kemi reform në drejtësi.

Arrestimet po vijnë! Read More »

Drejtori i Policisë së Shtetit nga Shkodra: Prioritet goditja e grupeve kriminale

Nga Shkodra, Drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu prezantoi tre prioritetet e policisë në Shkodër, por jo vetëm.

Sipas tij fokusi kryesor për vitin 2018 do të jetë goditja e grupeve kriminale.

Veliu: Fokusi kryesor do të vazhdojë pandërprerje goditja e veprimtarisë së grupeve kriminale në kuadër të operacionit forca e ligjit. Prioriteti i dytë do të jetë lufta dhe goditja që do ti bëhet evidentimit të numrit të personave të cilët janë evidentuar gjatë viteve të kaluara si persona të cilët kanë ushtruar aktivitetin e kultivimit të lëndëve narkotike dhe minimizimi në maksimum të sipërfaqeve të mbjella me bimë narkotike dhe të numrit të bimëve narkotike.

Kryepolici tha se në Shkodër ka persona që ushtrojnë aktivitet kriminal, po nuk mund të konsiderohet si vend problematik.

Veliu: Në Shkodër kemi persona që ushtrojnë aktivitet kriminal, ashtu si policia është duke i goditur dhe duke i ndëshkuar në bashkëpunim me prokurorinë e rrethit.

Në Shkodër u prezantua edhe drejtori i ri i policisë vendore.

Drejtori i Policisë së Shtetit nga Shkodra: Prioritet goditja e grupeve kriminale Read More »