Jetesa në Shqipëri është vështirësuar tej mase, por edhe puna në të zezë jashtë vendit nuk është bërë më e lehtë. Megjithatë, të shumtë janë shqiptarët që e shikojnë të ardhmen e tyre në një vend tjetër, me shpresën për një jetë më të mirë.
Tepër i lartë ka qenë numri i shqiptarëve që janë larguar nga veni gjatë muajit janar të këtij viti.
Sipas të dhënave zyrtare, vetëm në muajin janar të 2018, nga Shqipëria janë larguar 74997 qytetarë.
Numri i qytetarëve shqiptarë të dalë nga territori i Shqipërisë, gjatë muajit Janar 2018, është 448.103. Krahasuar me Janar 2017, ky numër është rritur 20.8 %.
Popullsia në Shqipëri ka filluar të tkurret me ritme të shpejta në vitet e fundit. Për shkak të ndryshimeve demografike, shtimi natyror i popullsisë ka pësuar rënie të vazhdueshme.
“Monitor” ka përllogaritur numrin e vdekjeve dhe të lindjeve për 1000 banorë sipas qarqeve, bazuar në të dhënat e publikuara nga INSTAT.
Gjirokastra është qarku me numrin më të lartë të vdekjeve për 1000 banorë në vend. Sipas të dhënave të përpunuara, për vitin 2017 numri i vdekjeve për 1000 banorë në Gjirokastër ishte 13, ndërsa lindjet vetëm 9. Qarku i Gjirokastrës ka hendekun më të gjerë për sa u përket lindjeve dhe vdekjeve natyre për 1000 banorë. Treguesi i shtesës natyrore të popullsisë për këtë qark është negativ.
Qarku i Gjirokastrës përfshin këto bashki: Bashkia e Dropullit; Bashkia e Gjirokastrës; Bashkia e Këlcyrës; Bashkia e Libohovës; Bashkia e Memaliajt; Bashkia e Përmetit; Bashkia e Tepelenës.
Qarku i dytë me shtesë natyrore negative është Korça, ku gjatë vitit 2017, vdekjet për 1000 banorë ishin 10, ndërsa lindjet 9.
Në Qarkun e Korçës përfshihen këto bashki: Bashkia e Devollit; Bashkia e Kolonjës; Bashkia e Korçës; Bashkia e Maliqit; Bashkia e Pogradecit; Bashkia e Pustecit.
Me diferencë negative të shtesës natyrore ishte dhe Qarku i Vlorës, ku për çdo 9 vdekje për 1000 banorë, kanë lindur vetëm 8 foshnje.
Qarku i Beratit renditet i treti për numër më të lartë të vdekjeve për 1000 banorë. Gjatë 2017-s vdekjet për 1000 banorë ishin 10, po aq sa dhe lindjet.
Qarku me numrin më të ulët të vdekjeve për 1000 banorë është Tirana. Gjatë 2017-s për çdo 1000 banorë ndërruan jetë 6, ndërsa lindjet ishin 11.
Qarqet me lindjet më të larta për banorë
Kukësi dhe Dibra janë qarqet të cilat kanë shënuar numrin më të lartë të lindjeve për 1000 banorë. Gjatë 2017-s, ky tregues për të dy këto qarqe ishte 14, ndërsa vdekjet për 1000 banorë ishin 8. Shtesa natyrore e këtyre qarqeve është më e larta.
Lezha është një tjetër qark ku lindjet për 1000 banorë kanë qenë relativisht të larta, krahasuar me qarqet e tjera. Për 1000 banorë gjatë 2017-s janë regjistruar 12 lindje dhe 8 vdekje.
Qarqet e tjera me normë të lartë lindshmërie janë: Tirana, Durrësi dhe Elbasani, ku ky tregues ishte 11 lindje për 100 banorë.
Si po tretet popullsia e Shqipërisë
Në vitin 1990, në Shqipëri u regjistruan 82 mijë lindje dhe 18 mijë vdekje. Shtesa natyrore e popullsisë ishte rreth 64 mijë persona, sipas statistikave të INSTAT. Vdekjet arritën në 22 mijë, me një rritje prej 22% në raport me 1990. Si rrjedhojë e rënies së lindjeve dhe rritjes së vdekjeve, shtesa natyrore e popullsisë ra në mënyrë dramatike në vetëm 8,637, që është niveli më i ulët historik, të paktën 100 vitet e fundit, që nga viti 1920, kur është kryer censusi i parë në Shqipëri. Në krahasim me vitin 1990, shtesa natyrore e popullsisë ka rënë me 86.5%.
Mariglen Saliaj është punonjësi i morgut në spitalin e Fierit, i cili është denoncuar ditën e djeshme, pasi akuzohet nga qytetarët se ka hapur janë agjenci funerale, me qëllim për të favorizuar biznesin e tij në raste vdekjesh.
Për të vërtetuar shkeljet, qytetarët dërguan dhe një video në “Fiks Fare”, ku punonjësit e agjencisë funerale të punonjësit të morgut, Mariglen Saliaj, vihen re duke nxjerrë një pacient nga ambulanca në Urgjencën e Spitalit të Fierit, edhe pse prania e mjeteve dhe personave të agjencive funerale në ambientet e spitaleve është e ndaluar me udhëzim të ministrit të Shëndetësisë, që në korrik të vitit 2015.
Sipas videos, punonjësi i agjencisë funerale shoqëron pacientin nga ambulanca deri brenda në Urgjencë, në prani të mjekëve, familjarëve dhe rojeve private, e askush nuk i tërheq vëmendjen. Për të vërtetuar nëse personi që denoncohet me video nga qytetarët është punonjës i agjencisë funerale në pronësi të Saliajt, “Fiks Fare” dërgoi bashkëpunëtorët në Fier, ku arriti të filmojë të njëjtin person brenda ambienteve të zyrës funerale, teksa u shërbente klientëve si punonjës i kësaj agjencie.
U pyet edhe drejtoresha e Spitalit të Fierit, Nevila Shuke, e cila tha se ka marrë ankesa për punonjësin Mariglen Saliaj, i cili është me funksion pranë Mjekësisë Ligjore. Sipas saj, me juristin e drejtorisë kanë bërë verifikimet dhe ka rezultuar se ai ka të regjistruar në QKR një agjenci funeralesh. Për këtë arsye kanë nisur menjëherë procedurat për shkarkimin e tij dhe brenda një kohe të shkurtër do të largohet nga detyra.
“Fiks Fare” siguroi edhe dokumentet përkatëse për këtë rast. Nga informacionet zyrtare rezulton se, Mariglen Saliaj është emëruar me detyrë projektor në Laboratorin Anatomo-Patologjik panë Spitalit Rajonal Fier, që në vitin 2016.
Punonjësi Mariglen Saliaj, me funksion pranë Mjekësisë Ligjore, njëkohësisht është përfshirë edhe në biznesin e agjencive funerale, por për 6 vite rezulton se kompania e tij vijon punën në të zezë, pavarësisht se që prej vitit 2012 ka pezulluar aktivitetin pranë autoriteteve shqiptare
Gazetari i Shqipëria Ime, Indrit Murati ka udhëtuar drejt Kroacisë për të takuar dhe ofruar mbështetjen e të gjithë shqiptarëve Ballist Morinës,
për burgosjen e padrejtë që i është bërë.
Ballist Morina është shqiptari që ngriti dronin me flamurin shqiptar në stadiumin e Beogradit në nëntor të 2014-ës. Që atëherë ai është përballur me sfida të ndryshme, veç urrejtjes që ka fituar nga serbët.
Ballisti u arrestua në qershor të vitit të kaluar në Kroaci dhe që atëherë është përfolur shumë për një ekstradim të mundshëm të tij drejt Serbisë.
Sapo stafi ynë iu drejtua burgut u prit mirë nga policia kroate, madje një nga gardianët foli shqip dhe tha: ‘Cka po bani shqipe, a jeni mirë? Pistoletën lejeni tek shtëpia’.
Në takimin e realizuar brënda burgut në Kroaci, Ballisti u shpreh me plotë gojë: ‘Nuk jam penduar fare për dronin, madje nëse do të kisha mundësi do ta bëja dhe 100 herë të tjera.
Ballisti është mirë nga ana shëndetësore, por ndihet paksa i harruar nga shqiptarët, por që nuk ju vë faj duke parë hallet e mëdha që ato kanë.
Pret që të lirohet në prill dhe të marrë azilin në Kroaci, por u shpreh i bindur që cfarëdo që të ndodhë në duart e serbëve nuk do bjerë kurrë i gjallë.
Sjellja e policisë kroate me Morinën është shumë e mirë, madje ato e kanë përgëzuar për aktin e kryer në stadiumin serb, të gjithë e njohin Ballistin dhe e respektojnë.
Ne urojmë që Ballist Morina të lirohet sa më shpejt nga burgu dhe të shijojë lirinë që e meriton plotësisht.
Përveç Elbasanit, Fierit dhe Tiranës, një incenerator i katërt pritet të ndërtohet në qytetin e Përrenjasit.
Janë investitorët britanikë, ata që kanë marrë projektin në duar, duke shqyrtuar mundësitë e financimit, ndërkohë që vlera e tij arrin në 10 milion euro.
Gjithçka është bërë me dije nga kreu i Dhomës Britanike të Tregtisë dhe Industrisë, Zenel Hoxha, i cili ishte i ftuar në studion e TV SCAN për të folur mbi takimin e zhvilluar me përfaqësues të bashkive në vend dhe parlamentarëve e investitorëve britanikë.
Hoxha është shprehur për Tv Scan:
Shqipëria ka hedhur hapa të rëndësishëm sa i përket menaxhimit të mbetjeve urbane dhe unë mendoj që duhet të shikohen zona periferike sepse kudo banojnë qytetarë dhe mbetjet janë prezente. Tashmë teknologjia krijon mundësinë pavarësisht nga volumi i mbetjeve mund të përpunohen edhe ato në volume më të vogla sepse thashë në qytete të vogla ke më pak se sa bëhet fjalë për Fierin, Elbasanin, Tiranën.
Kështu që është parë me interes dhe ata po shikojnë një nga projektet më interesante për ta është në Bashkinë e Përrenjasit. Kam parasysh teknologjinë që përdoret në zemër të Londrës pra në disa zona të saj ku askush nuk sheh se çfarë ndodh atje. Bëhet fjalë për një teknologji shumë të lartë. Më lejoni të theksoj se ku është prezenca britanike është teknologjia më e lartë dhe shqetësimet pothuajse zero për çfarëdolloj iniciative që marrin ata për të investuar. Kështu që as nuk bëhet fjalë. Vlera e këtij projekti shkon në dhjetë milionë euro”
Ndërtimi i inceneratorëve, si një mënyrë për gjenerimin e energjisë përmes djegies së mbetjeve urbane është konsideruar nga ekspertët si rrezik për ambientit, por edhe për industrinë e riciklimit.
Disa regjistrime të kryera nga zyrat e bashksië së Tiranës përgjatë një proteste të opozitës para zyrave të bashkisë tregojnë se cfarë inati dhe urrejtje kanë zyrtarët e bashkisë së Tiranës ndaj njeërzve që marrin pjesë në tubim.
“motërq**. q**fsha kurven” dhe shraje të tjera të rënda dëgjohen nga disa zyrtarë që po resgjitronin nga zyrat e Velisë protestën e qytetarëve.
“Fiks Fare” ka denoncuar mbrëmjen e kësaj të enjteje skandalin e radhës për abuzimet e stafit mjekësor, ku një punonjës morgu në Fier ka hapur një agjenci funerale, me qëllim për të favorizuar biznesin e tij në raste vdekjesh.
Pas skandalit në Spitalin e Sarandës, qytetarët e Fierit u ankuan në “Fiks Fare” se punonjësi i Mjekësisë Ligjore, Mariglen Saliaj ka hapur një agjenci funerale afër Urgjencës së Spitalit, duke shtuar rastet e abuzimeve që kryhen nga stafi mjekësor.
Për të vërtetuar shkeljet, qytetarët dërguan dhe një video në “Fiks Fare”, ku punonjësit e agjencisë funerale të punonjësit të morgut, Mariglen Saliaj, vihen re duke nxjerrë një pacient nga ambulanca në Urgjencën e Spitalit të Fierit, edhe pse prania e mjeteve dhe personave të agjencive funerale në ambientet e spitaleve është e ndaluar me udhëzim të ministrit të Shëndetësisë, që në korrik të vitit 2015.
Sipas videos, punonjësi i agjencisë funerale shoqëron pacientin nga ambulanca deri brenda në Urgjencë, në prani të mjekëve, familjarëve dhe rojeve private, e askush nuk i tërheq vëmendjen.
Për të vërtetuar nëse personi që denoncohet me video nga qytetarët është punonjës i agjencisë funerale në pronësi të Saliajt, “Fiks Fare” dërgoi bashkëpunëtorët në Fier, ku arriti të filmojë të njëjtin person brenda ambienteve të zyrës funerale, teksa u shërbente klientëve si punonjës i kësaj agjencie.
Për këtë konstatim, “Fiks Fare” pyeti edhe drejtoreshën e Spitalit të Fierit, Nevila Shuke, e cila tha se ka marrë ankesa për punonjësin Mariglen Saliaj, i cili është me funksion pranë Mjekësisë Ligjore. Sipas saj, me juristin e drejtorisë kanë bërë verifikimet dhe ka rezultuar se ai ka të regjistruar në QKR një agjenci funeralesh. Për këtë arsye kanë nisur menjëherë procedurat për shkarkimin e tij dhe brenda një kohe të shkurtër do të largohet nga detyra.
“Fiks Fare” siguroi edhe dokumentet përkatëse për këtë rast. Nga informacionet zyrtare rezulton se, Mariglen Saliaj është emëruar me detyrë projektor në Laboratorin Anatomo-Patologjik panë Spitalit Rajonal Fier, që në vitin 2016.
Ndërsa nga të dhënat në Qendrën Kombëtare të Biznesit rezulton se ai është administrator dhe pronar i 3 subjekteve me aktivitet në fushën e shërbimeve funerale. Një prej këtyre subjekteve është edhe “Genti & KE”, që ndodhet pranë spitalit. Megjithatë, një prej këtyre bizneseve është i çregjistruar dhe dy të tjerët janë të pezulluar. Deri në këtë pikë, gjithçka duket e rregullt.
Por, procedurat për shkarkimin e tij për konflikt interesi kanë nisur pikërisht më 27 dhjetor 2017 dhe një prej bizneseve, që tashmë janë pezulluar, në atë datë ka qenë aktiv. Pezullimi i këtij biznesi, sipas QKB-së është bërë më 29 dhjetor 2017, bazuar në kërkesën e bërë nga Mariglen Saliaj, më 28 dhjetor 2017.
Pra, veprimet janë kryer pas datës 27 dhjetor, kur kishin nisur procedurat për shkarkimin e tij për konflikt interesi. “Fiks Fare” vërtetoi se, veç këtij biznesi, që është pezulluar në fund të dhjetorit, edhe subjekti tjetër i Gentian Saliajt, pikërisht “Genti & KE” vijon aktivitetin, pavarësisht se rezulton i pezulluar që më 4 janar 2012. Pra, punonjësi Mariglen Saliaj, me funksion pranë Mjekësisë Ligjore, njëkohësisht është përfshirë edhe në biznesin e agjencive funerale, por për 6 vite rezulton se kompania e tij vijon punën në të zezë, pavarësisht se që prej vitit 2012 ka pezulluar aktivitetin pranë autoriteteve shqiptare.
SHBA gati për hetimin e çdo zyrtari të korruptuar ne Shqiperi, qoftë ky edhe ish-prokurori i përgjithshëm.
Vizion Plus ju drejtua selisë diplomatike amerikane në Tiranë, nëse ka mbërritur ndonjë kërkesë nga organi i akuzës për informacionet mbi të cilat flet Departamenti Amerikan i Shtetit lidhur me Adriatik Llallën. David Muniz, i ngarkuari me punë i ambasadës dha këtë përgjigje:
“Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është gati të bashkëpunojë me çdo hetim të zyrtarëve të lartë të korruptuar“.
Kjo tregon edhe njëherë vendosmërinë e Uashingtonit për të luftuar korrupsionin, e mbi të gjitha rastet ku janë të përfshirë “peshqit e mëdhenj”.
Departamenti Amerikan i Shtetit e shpalli pak ditë me parë si person të padëshiruar Adriatik Llallën dhe familjarët e tij, duke i ndaluar hyrjen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ky vendim i firmosur nga Sekretari i Shtetit Rex Tillerson, erdhi pas informacioneve të mbledhura, sipas të cilave Llalla ishte i përfshirë në korrupsion gjate kohës që ushtronte detyrën e Prokurorit te Përgjithshëm.