Aktualitet

Skandali i ministres së Ramës, publikohet dosja që implikon Etilda Gjonajn

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj përveç sulmeve të opozitës për ekstradimin e “financierit” të Habilajve në Itali, tashmë i ka dalë në dritë dhe një tjetër skandal.

Sipas raportit,  pavarësisht informacioneve që ka, ajo vazhdon të lejojë në detyrë si notere Natasha Xhaçka, nënën e Ministres së Mbrojtjes  Olta Xhaçka për shkak të ndërhyrjes së kësaj të fundit, e cila e ka marrë licencën në moshën 56 vjeçare në kundërshtim me ligjin nr 7829/1994 “Për noterinë”, i cili në nenin 2 në mënyrë taksative ndalon marrjen e licensës për ata që janë me pak se 26 vjeç apo më shumë se 55 vjeç dhe në rast se konstatohet marrja e licencës në kundërshtim me ligjin dhe vërtetohet atehëre në bazë të nenit 6 pika (d), kjo licensë i hiqet.

E njëjta rrugë është ndjekur edhe me noterë të tjerë si Bujar Xhaxho, noter i Dhomës së Noterisë Gjirokastër, Mehmet Berisha noter i Dhomës së Noterisë Tiranë si dhe Nexhla Këllezi, notere e Dhomës së Noterisë Tiranë, kanë mbushur moshën e pensionit.

Sipas raportit, Gjonaj, ka dhënë instruksione që pavarësisht se ka mbushur moshën për pension të vazhdojë ushtrimin e detyrës noterja Meri Çala, notere e Dhomës së Noterisë Tiranë.

Vajza e saj  dhe ajo notere vijon në kundërshtim me ligjin profesionin e noterit, megjithëse jeton në Francë pranë burrit të saj ambasador të rilindur

Së fundmi skandali  ka gjetur pasqyrim edhe nga mediat e tjera,  ndërkaq nuk ka munguar reagimi i ish kryeministrit Sali Berisha.

Në një postim në rrjetet sociale, Berisha shkruan “Për ndrikullat Xhaçka ligji nuk ekziston. Mami i Oltës, Natasha merr liçencën e noteres dhe ushtron profesionin në kundërshtim flagrant me ligjet e vendit. Shoqja e Oltës, ndrikulla e drejtësisë Gjonaj bllokon hetimin”.

Skandali i ministres së Ramës, publikohet dosja që implikon Etilda Gjonajn Read More »

E bujshme : Kush është ministri i fuqishëm i Ramës që pritet të përfundojë në prokurori

Ministri aktual i Transporteve Damian Gjiknuri pritet që ditën e hënë të paraqitet në prokurorinë e Krimeve të Rënda, për të dëshmuar lidhur me abuzimet financiare që janë bërë nga ish-drejtuesit e ARRSH në rrugën Tiranë-Elbasan.
Burime pranë kësaj prokurorie thanë Gjiknurit i është dërguar një fletë-thirrje dhe se është caktuar që prezenca e tij për të dëshmuar në prokurori, të jetën ditën e hënë.

Kujtojmë që Gjiknuri pritet të pyetet në prokurori në cilësinë e personit kallëzues, pasi në fillim të muajit Janar 2018 ministri ju drejtua me një kallëzim kryeprokurores së përkohshme Arta Marku. Pas një muaj nga ky kallëzim, prokurorja e çështjes Elisabeta Imeraj ka urdhëruar arrestimin e tre ish-zyrtarëve të Autoritetit Rrugor Shqiptar.

Ish-drejtori Dashamir Xhika dhe dy ish-drejtorët e menaxhimit të projektit të rrugës Tiranë-Elbasan, Albens Alite dhe Aksel Qurduka. Të tre personat e arrestuar janë marrë në pyetje nga prokuroria e Krimeve të Rënda dhe se asnjëri prej tyre nuk e ka pranuar akuzën e “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Grupit të strukturuar kriminal”.

Verifikim me ekspertë në terren

Mësohet se për llogari të hetimit prokuroria e Krimeve të Rënda do caktojë inxhinierë ndërtimi në teren, për të kryer një ekspertizë lidhur me punimet e rrugës Tiranë-Elbasan, e cila nuk ka përfunduar ende, pavarësisht se punimet e saj kanë nisur që në kohën kur kryeministër ishte Sali Berisha, dhe ministër Transporti i ndjeri Sokol Olldashi. Për këtë rrugë janë arrestuar dhe po gjykohen dy ish-drejtorët e Përgjithshme të Rrugëve.

Pas nisjes së hetimeve për këtë rrugë, Prokuroria ka vendosur që të ngrejë një grup pune të përbërë nga ekspertë ndërtimi, me qëllim monitorimin në teren të rrugës. Ekspertet që do të caktojë Prokuroria do të bëjnë një vlerësim nëse mendimet e bëra në tenderin për këtë rrugë kanë qenë apo jo të nevojshme. Grupi i ekspertëve do të vlerësojë gjithashtu dëmin ekonomik të shkaktuar dhe se do të kontrollojë dokumentacionin e punimeve reale.

Në prokurori dëshmoi dhe Qëndro

Kreu i ARRSH, Afrim Qendro ka dëshmuar ditën e premte në Prokurorinë e Krimeve të Rënda në lidhje me hetimet që po zhvillohen për abuzimet në rrugën Tiranë-Elbasan. Qendro u fut në Prokurori rreth orës 11:00 dhe doli një orë më pas, ndërsa u shpreh për mediat se dëshmoi për atë që kishte dijeni për çështjen e rrugës Tiranë-Elbasan.

“Dhashë shpjegime për rrugën Tiranë-Elbasan në cilësinë e detyrës që kam. Jam gati që të dëshmoj përsëri nëse do të thirrem nga prokuroria”-deklaroi ai. Afrim Qendro nuk shoqërohej nga avokat, ndërsa u pyet në cilësinë e personit që ka dijeni për rrethanat e hetimit që po zhvillohen për abuzimet në ndërtimin e rrugës. Afrim Qendro ka qenë ish-zv/ drejtor i ARRSH në kohën që drejtues ishte Dashamir Xhika i arrestuar për dy dosje, të Gjinarit dhe Tiranë-Elbasan.

Afrim Qendro dëshmoi pas dy ish-ministrave të LSI, Haxhinasto dhe Dervishaj. Për dosjen e rrugës Tiranë-Elbasan është arrestuar ish-drejtori i ARRSH, Dashamir Xhika, por edhe Albens Alite e Aksel Qurduka, drejtori dhe ish-drejtor i Njësisë së Menaxhimit të Projektit të rrugës Tiranë-Elbasan, të cilët janë pyetur më parë në lidhje me hetimet. Hetimet nga prokuroria nisën pas kallëzimit nga KLSH në 2016 për dëm ndaj shtetit me vlerë 54 mln euro për abuzime në rrugën Tiranë-Elbasan, por që janë ripërsëritura në një kallëzim të dytë të ministrit Gjiknuri në 2017.

E bujshme : Kush është ministri i fuqishëm i Ramës që pritet të përfundojë në prokurori Read More »

Mosmarrëveshja Mane-Kastrati dhe paniku i kryeministrit Edi Rama

“Rumors” është një shprehje shumë e zakonshme ndër analistët e Bursave, në mbarë botën e zhvilluar të biznesit. Në shqip, “rumors”, term klasik i lajmeve të pakonfirmuara, të fushës së biznesit në botë, përkthehet: “Zëra”…

Dhe “zërat” që qarkullojnë në botën e mbyllur të 1001 sekreteve të biznesit shqiptar, flasin për një ftohje të rëndësishme ndërmjet dy biznesmenëve më të mëdhenj shqiptarë: Saimir Manes dhe Shefqet Kastratit.

Ftohja ndërmjet tyre, sipas “rumors”(zërave), ka filluar me çështjen e Hotel Sheratonit, ku burimet thonë se të dy biznesmenët, kanë qenë në konkurencë për ta blerë, por duket se Kastrati, ka qenë në atë rast një hap përpara. Dhe e ka përfunduar blerjen dhe operacionin përkatës financiar në mënyrë të rrufeshme.
Këtu dhe ka filluar ftohja.

Dihet që zoti Mane dhe zoti Kastrati, kanë patur 2 vitet e fundit një proces interesant bashkëpunimi financiar dhe investimesh të përbashkëta, sidomos në fushën e ndërtimit në kryeqytet.
Mirëpo duket se ftohja ndërmjet tyre, ka prekur edhe këto projekte bashkëpunimi, duke krijuar sipas “rumors”, një klimë mosbesimi të ndërsjellë dhe ndoshta një bllokim të proceseve investuese të përbashkëta.

Kjo dhe e ka alarmuar kryeministrin Rama, sepse dihet roli financiar shumë i madh që kanë të dy kompanitë e stërmëdha: “Balfin” dhe “Kastrati Group”, në ekonominë e rrënuar shqiptare.

Përveç kësaj, kryeministri është shqetësuar se, nëse “Balfin” dhe “Kastrati Group”, prishen ndërmjet tyre dhe fillojnë një betejë të ashpër konkurence, pozicioni i tij, ndaj Manes dhe Kastratit, bëhet më i paragjykuar dhe më i vështirë…

Mosmarrëveshja Mane-Kastrati dhe paniku i kryeministrit Edi Rama Read More »

Prefekti i Qarkut Vlore , Flamur Mamaj takime pune ne Sarande

Në kuadër të një bashkëpunimi sa më të ngushtë me të gjitha institucionet, Prefekti i Qarkut Vlorë, ka zhvilluar një vizitë dy ditore në Bashkinë e Sarandës, me qëllim njohjen e problematikave dhe zgjidhjen e tyre, si dhe mbarëvajtjen e punës në përgjithësi.

Takimi i parë është zhvilluar me Drejtorin e sh.a Ujësjellës Sarandë Z. Sheme Lulo, ku u diskutua për aksionin e rëndësishëm të ujit, implementimi i të cilit është shtrirë në të gjithë vendin, nën një vëmendje të vecantë të qeverisë shqiptare. Sipas Dr. të këtij institucioni nga data 1 Shkurt 2018 janë hedhur në sistem 302 procesverbale, kryesisht biznese të mëdha, me faturim mbi 5.000.000 lekë, ndërkohë që janë nisur për procedim penal dhe janë gjobitur 10 biznese për lidhje të paligjshme.

Takimin e dytë , Prefekti Mamaj, e ka realizuar me Drejtuesit e Drejtorive Qëndrore në nivel lokal. Fokusi i këtij takimi konsistonte në njohjen e problematikave që hasen në përditshmëri dhe zgjidhjen e tyre për një mbarëvajtje të punës. . Vëmendje e vecantë iu kushtua diskutimit të performancës së administatës, zgjidhja e qytetarëve dhe eleminimi i burokracive.

Takimi i tretë u zhvillua me Këshilltarët e Këshillit Bashkiak të qytetit të Sarandës. Në këtë takim Prefekti i Qarkut Vlorë theksoi mbështejtjen e tij në funksion të ligjshmërisë së vendimeve. ’. Një tjetër shqetësim i përbashkët i Këshilltarëve ishte rendi dhe siguria në qytet, për zgjidhjen e të cilit u kërkua që në mbledhjen e radhës të jetë prezent dhe Drejtori i Policisë.

Fotografia e ONETV VLORAFotografia e ONETV VLORA

Prefekti i Qarkut Vlore , Flamur Mamaj takime pune ne Sarande Read More »

Ditë të acarta po vijnë, Siberia sjell të ftohtin drejt nesh

Muajin e fundit na ka pushtuar një mot mjaft i lëkunduar .

Kemi pasur ditë të ngrohta, më pas shi dhe tashmë sërish po shijojmë rrezet e ngrohta të diellit.

Por mesa këtë fundjavë, ditëve të bukura u erdhi fundi.

Sipas Meteoalb një valë e ftohtë do të godasë pjesën më të madhe të Europës, dhe kjo masë ajri shumë e ftohtë do të zhvendoset nga Siberia drejt Rusisë duke u zgjeruar përtej Uraleve gjatë fundjavës.

Ndërsa, të hënën dhe në vijim, vala e acartë shtrin ndikimin në pjesën më të madhe të kontinentit Europian duke zbritur në deri në Italinë Qendrore dhe gjithë gadishullin Ballkanik.

“Kjo pritet të jetë ngjarje e jashtëzakonshme atmosferike për shumë zona të Europës jo vetëm për faktin se do sjellë temperatura ekstremisht të ulëta në shumë qytete Europiane por më tepër për faktin se ngjarje të tilla vrojtohen rrallë në periudhat e fund-dimrit.

Kurse këtë të premte moti do të vijojë të dominohet nga kthjellime dhe vranësira të shpeshta, teksa zonat lindore rrezikohen nga reshje të pakta shiu.

Temperaturat e ajrit rriten të premten duke variuar nga 3 në 18°C. Era do të fryjë mesatare deri e fortë gjatë mbrëmjes.

Por të shtunën temperaturat do të ulen mesatarisht me 2 gradë Celcius në të dy ekstremumet ditore ,”- shkruan Meteoalb.

Ditë të acarta po vijnë, Siberia sjell të ftohtin drejt nesh Read More »

Ndaluan ambulancën për delegacionin, i gjen belaja dy policët

Policia e Shtetit reagon nje dite pas videos skandaloze postuar ne media ku dukeshin 2 efektivë të Policisë Rrugore të Tiranës, të cilët në Bulevardin Dëshmorët e Kombit nuk i kanë dhënë përparësi një ambulance me sirena të ndezura për të mbajtur të hapur rrugën për një delegacion qeveritar.

Policia thotë se paraprakisht deri në një analizë të plotë të gjithë dinamikës së ngjarjes, verifikimit nëse ambulanca ka qenë në urgjencë, detyrimeve të shërbimeve të Policisë Rrugore për rastin bazuar në Kodin Rrugor, për dy punonjësit e Policisë Rrugore në detyrë ka nisur hetimi disiplinor.

Ndaluan ambulancën për delegacionin, i gjen belaja dy policët Read More »

Fieri gati për shpërthimin e radhës me tritol, ja godina që do të hidhet në erë

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit do të kryejë nesër në orën 12.00 prishjen e objektit të pestë me shpërthim të kontrolluar në qytetin e Fierit. Objekti është pesë kate i lartë, ndërkohë që në trupin e tij janë hapur 300 furrnella (vrima) ku do të vendosen 5 kilogramë lëndë plasëse.

Prej ditësh IKMT është duke punuar në qytetin e Fierit në kuadër të projektit të rehabilitimit të lumit Gjanica dhe qëndrës së Fierit. Operacioni i nesërm është gjithashtu pjesë e këtij plani.

Specialistët e IKMT thanë se kanë marrë masat e sigurisë për kryerjen pa asnjë dëm të shpërthimit.

Fieri gati për shpërthimin e radhës me tritol, ja godina që do të hidhet në erë Read More »

Skandali me tokat, kush është gruaja që “fundosi” zyrtarët e Hipotekës dhe tregoi skemën

Ka qenë një grua, me funksion protokolliste pranë Hipotekës në Kavajë, njeriu që “fundosi” zyrtarët që abuzuan me pronat  në Kavajë.

Aida Gjoci, ka treguar skemën e plotë se si shkelej ligji nga punëtorët e ZVRPP-së, që regjistronin pyjet si toka are.

Gjoci është gjithashtu nën hetim për këtë skandal në Hipotekën e Kavajës. Skema korruptive e Kavajës ka vënë nën hetim 6 punonjës të hipotekës në Kavajë, përfshirë ish-kryeregjistruesin Seid Cikalleshi dhe pasuesin e tij në detyrë. Të dy zyrtarët janë të arrestuar për shpërdorim detyre.

Prokuroria e Kavajës pretendon se sipas të dhënave të grumbulluara, rezulton se të gjithë punonjësit e Hipotekës, kanë qenë pjesë e të njëjtës skemë korruptive duke administruar akte pronësie të falsifikuara.

Skandali me tokat, kush është gruaja që “fundosi” zyrtarët e Hipotekës dhe tregoi skemën Read More »