Aktualitet

Mes stuhisë me borë, foto e këtyre dy policëve po bën namin në internet

Si keta dy efektive jane me qindra qe jane shperndare ne te gjithe vendin per t’u kujdesur qe ne rruge te shkoje cdo gje mire, pavaresisht ngricave. Por ne Diber, situata eshte edhe me e renduar per shkak te stuhise se bores dhe te ftohtit. E keto foto publikuar nga policia e Shtetit, kane prekur qytetaret qe ne keto dite sensibilizohen me shume me forcat e policise qe kryejne nje detyre heroike!

“Live nga Dibra

Sakrifice per te permbushur misionin e shenjte, ate ne sherbim te qytetareve.

Ne temperatura – 6 grade e ne stuhi bore.

Policia Rrugore e angazhuar per t’ju ardhur ne ndihme perdoruesve te rruges.

Mes stuhisë me borë, foto e këtyre dy policëve po bën namin në internet Read More »

Harrojeni Facebook dhe Instagram, ky është aplikacioni më i ri që po i çmend të gjithë

Vero është rivali i Instagram që është tashmë në krye të App Store.

Aplikacioni pa reklama i lejon përdoruesit të ndajnë fotot, të shtojnë lidhje dhe të rekomandojnë libra, filma dhe shfaqje televizive tek miqtë.

Ky aplikacion kryeson në Apple që nga java e kaluar, duke sugjeruar se përdoruesit e mediave sociale mund të kërkojnë alternativa për platformat e themeluara të mediave sociale.

Por, me disa përdorues që raportojnë probleme, njerëzit po pyesin nëse pretendimet rreth aplikacionit janë shumë të mira për të qenë e vërtetë.

Vero thotë në faqen e vet në Twitter se “ka krijuar rrugën më të mirë për t’i lidhur njerëzit dhe për të shpërndarë jetën reale online”. Aplikacioni po ashtu në disa postime ka thumbuar direkt Facebookun duke thënë se “nuk duam algoritma, as njohje të të dhënave, vetëm që njerëzit realë të kënaqen duke jetuar jetën e tyre në Vero”.

Dallimi më i madh i Veros me rrjetet tjera sociale është se në murin kryesor shfaqen njoftimet vetëm në renditje kronologjike. Vero për dallim prej rrjeteve tjera sociale është me pagesë, ndërsa së fundmi njoftoi se një milion përdoruesit e parë nuk do të kenë nevojë të paguajnë.

Po ashtu ka njoftuar se për shkak të kërkesës së madhe për regjistrime, po ka probleme teknike.

Harrojeni Facebook dhe Instagram, ky është aplikacioni më i ri që po i çmend të gjithë Read More »

Si të pasurohesh nga ‘Flamuri’? Ja si sportistët dhe politikanët shqiptarë po përdorin patriotizmin për interesat e tyre

‘Në vendin tonë patriotizmi realizohet në rrjete sociale dhe jo duke protestuar, për patriotizëm virtual jemi populli më ‘patriot’ në botë’, kështu u shpreh Indrit Murati i ftuar në emisionin e mëngjesit të Ora News.

Indriti një nga administratorët e medias online Shqipëria Ime, foli për pseudopatriotizmin që mbizotëron në Shqipëri, ku politikanë dhe sportistë e përdorin flamurin vetëm që të nxisin njerëzit për ti mbështetur dhe kështu të marrin përfitime monetare.

‘Shqipëria Ime’ ka qënë iniciatore e shumë protestave të realizuara në Shqipëri dhe ka ngritur kauza pa qëllime përfitimi por vetëm në interesin e shqiptarëve. Murati u shpreh se njeh shumë sportistë shqiptarë të cilët e përdorin flamurin vetëm për interesa të tyre personale, deri në atë pikë sa do ishin të gatshëm të ngrinin dhe flamurin serb po t’iu siguronin të ardhurat e duhura.

‘Lorik Cana është një nga patriotët shqiptarë më të shquar, ai ka refuzuar shumë oferta dhe kurrë nuk ka pranuar të mbajë veshur asnjë ngjyrë tjetër përvec ngjyrave të flamurit. Po ashtu Ismail Morina (Ballisti) është patrioti shqiptar i madh i cili është i gatshëm të flijohet vetëm që mos të përfundojë kurrë në duart e serbëve.’- u shpreh Indrit Murati.

Ndërsa për njeriun e momentit i cili po përflitet këto ditë, Ermal Meta, që fitoi Sanremon në Itali, Murati tha:’Ermali nuk është mbështetur nga shqiptarët në hapat e parë të tij, dhe tani që ai fitoi dicka, ne papritur u bëmë krenarë për të dhe e ngritëm në piedestal, ai kurrë se ka mohuar origjinën, por nuk e ka përdorur atë për të përfituar.’/Shqiperia Ime

Si të pasurohesh nga ‘Flamuri’? Ja si sportistët dhe politikanët shqiptarë po përdorin patriotizmin për interesat e tyre Read More »

Bora ‘mbërthen’ vendin, çfarë surprize ka rezervuar moti?

Kryeqyteti është zgjuar gjysmë i zbardhur këtë mëngjes. Reshjet e dëborës nuk kanë kursyer as Tiranën, por nuk kanë qenë aq të dendura sa në pjesën tjetër të vendit.
Në disa zona dëbora nuk është shkrirë ende, ndërsa bazuar në parashikimet zyrtare të motit, parashikohet të mbizotërojnë temperaturat e ulëta, reshjet më të dendura, por nuk përjashtohet as shiu.

Paraditja mbetet me reshje të pakta shiu e dëbore në Veri dhe Qendër por reshje të përkohshme në Jug të vendit.

Ndërsa pas mesditës dhe deri në mbrëmje reshjet fokusohen kryesisht në zonat Qendrore ndërsa reshje të pakta në Veri dhe zonat Jugore dhe Juglindore.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes e mesditë por në pjesën më të madhe të vendit mëngjesi mbetet në temperatura negative.

Era do të fryjë mesatare, me shpejtësi deri 40 km/h nga drejtimi Perëndimor duke bërë që në det dallgëzimi të ulet në 3 ballë.

Bora ‘mbërthen’ vendin, çfarë surprize ka rezervuar moti? Read More »

Rama jep një lajm të rëndësishëm për furnizimin me energji elektrike

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur sot nje tjeter lajm te mire si urim miremengjesi per ndjekesit e tij ne rrjetin social Facebook. Me nje postim ne faqen e tij ne FB dhe nje video nga nënstacioni i ri elektrik në Çorovodë, Rama ben me dije se ai ka siguruar “furnizimin me cilësi dhe pa ndërprerje të 12 mijë familjeve e sipërmarrjeve të zonës për herë të parë pas 27 vjetësh”.

Mesazhi i Ramës

MIRËMËNGJES 😃 dhe me këto pamje nga nënstacion i ri elektrik në Çorovodë që ka siguruar furnizimin me cilësi dhe pa ndërprerje të 12 mijë familjeve e sipërmarrjeve të zonës për herë të parë pas 27 vjetësh, ju uroj një ditë të mbarë 🌹.

Në tre vitet e fundit janë investuar mbi 1 miliard lekë për rinovimin e rrjetit elektrik në rajonin e Beratit, përfshirë këtë nënstacion; linjën 110 kV Uzonë-Çorovodë; sistemin e monitorimit dhe kontrollit online SCADA; si dhe ndërhyrjet për rikonstruksionin e tërë rrjetit elektrik bashkë me ndërtimin e kabinave të reja. Së shpejti nis puna edhe për nënstacionin e ri të Kuçovës ku bashkë me rrjetin, kabinat dhe fiderat e rinj do të investohen 600 milionë lekë të tjera 👍

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10155600691006523/?t=0

Rama jep një lajm të rëndësishëm për furnizimin me energji elektrike Read More »

Borë edhe në Tiranë, reshjet zbardhin kryeqytetin gjatë natës

R

eshjet e borës kanë zbardhur sot edhe kryeqytetin e vendit, Tiranën.

Sasia e reshjeve të rëna ka qenë e konsiderueshme rreth orës 06:00 të mëngjesit.

Ky parashikim ishte bërë prej disa ditësh nga ana e meterologëve, dhe mesa duket do të jetë një ditë gëzimi për qytetarët. .

Mesdita e sotme deri në mbrëmje fokuson reshjet kryesisht në zonat Qendrore por reshje të pakta në zona të izoluara në Veri dhe Jug.

Temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes e mesditë megjithatë, pjesa më e madhe e venit gjatë mëngjesit mbetet në vlera termike negative.

Borë edhe në Tiranë, reshjet zbardhin kryeqytetin gjatë natës Read More »

Zbulohen emrat : Njihuni me negociatorët që do realizojnë marrëveshjen me Greqinë

Zbulohen emrat e ekipit negociator të palës shqiptare lidhur me marrëveshjen me Greqinë për kufirin detar. Burime  bejne me dije 6 emrat e ekipit negociator te Shqiperise.

Emrat janë:

Ylber Dogjani, komandant i flotës detare

Artur Meçollari nga ministria e mbrojtjes

Aida Hajna, zv drejtoresha e Policisë

Armand Skapi

Arsen Mullahi

Viktor Doda

Pak dite pasi Presidenti Ilir Meta beri publike letren qe i kishte derguar ministrise se Jashtme duke kerkuar pergjigje per disa pika qe ishin te pathena ne kerkesen qe Bushati i kishte derguar Metes per te dhene plotfuqishmerine per negociatat me Greqine, sot behet me dije se MEPJ i eshte pergjigjur kerkesave te kreut te Shtetit.

bushati kuvend

Meta kerkoi detaje per negociatoret, metodologjine dhe objektin e negociatave.

Lajmin e ben me dije vete MEPJ e cila ne nje njoftim te shkurter per mediat, thote:

“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme konfirmon se është përgjigjur të gjitha kërkesave të Presidentit të Republikës”.

Sakaq, mesohet se Presidenca e ka konfirmuar marrjen e letres se ministrit Bushati dhe se po shqyrtohet nga personat kompetente.

Zbulohen emrat : Njihuni me negociatorët që do realizojnë marrëveshjen me Greqinë Read More »

Tensionet Shqipëri-Greqi arrijnë kulmin, shpërthen bomba në konsullatën shqiptare të Selanikut

Duket se negociatat mes dy vendeve per marreveshjen e detit kane futur “xixat” si ne Shqiperi, ashtu edhe ne Greqi.

Te shtunen shoqata Cameria protestoi ne Tirane dhe paralajmeroi se nuk do te ndalet dhe se askush nuk ka shance te heqe emrin Cameri.

Ndersa ne Greqi, ish kryeministrja Dora Bakojanis po e akuzon ministrin e jashten te Greqise per marreveshje te fshehte.

Por nuk dihen nese keto tensione kane lidhje me nje ngjarje te ndodhur mbremjen e djeshme, ku makina e konsullatës shqiptare në Selanik është djegur.

Policia greke ka nisur hetimet.

Paraprakisht dyshohet se asaj i është vendosur një bombë artizanale.

Tensionet Shqipëri-Greqi arrijnë kulmin, shpërthen bomba në konsullatën shqiptare të Selanikut Read More »