Aktualitet

Hakljat kercenojne Berishen – Ja cfare kerkojne.

Tropoja ka qënë pjesa më e dëmtuar nga hakmarrja e Sali Berishës, vetëm e vetëm se njëherë i dolën kundër. Në atë mars tragjik të vitit 1997, kur djemtë e Tropojës, të lodhur nga tekat e Berishës por dhe të tronditur nga përdorimi i tyre kundër Jugut të vendit ku për pak u shkaktua luftë civile vendosën të ngrinin zërin kundër ish Presidentit bashkëfshatar të tyre Sali Rama.

Kjo i kushtoi mbi 200 djem të vrarë të Tropojës për një hark kohor prej dy vitesh, ku më të dëmtuar dolën fisi i Haklajve. Dhe vrasjet e ndodhura në këtë zonë, kanë nisur duke patur si shkak urrejtjen dhe ligësitë e Sali Berishës edhe ndaj popullit të vendlindjes së vet. Ndërsa në Tropojë janë vrarë 200 djem, familja që e ka paguar më shtrenjtë politikën përçarësendhe të përgjakshme të inskenuar dhe realizuar prej Sali Berishës në këtë trevë është familja “Haklaj” e cila vazhdon t’i mbajë të hapura “llogaritë e gjakut” me familjen “Berisha”.

Trazirat e marsit të vitit 1997, bënë që djemtë e familjes Haklaj të bëheshin “sunduesit” e rinj të gjithë Tropojës. Një nga djemtë e “Haklajve”, Fatmir Haklaj, një farmacist në profesion në atë vit drejtonte policinë e Tropojës.

Kjo periudhë është shoqëruar me vrasje. Fuqizimi i Haklajve në Tropojë, ka krijuar xhelozi në fiset e tjera në krahinë. Kjo nuk i pëlqeu ish-kreut të PD dhe ish presidentit Sali Berisha, po nga Tropoja, por që kishte qeverisur gjithë Shqipërinë me dorë të hekurt për pesë vite. Dhe vetë tropojanët e akuzojnë Sali Berishën si njeriun që nisi i pari përçarjen në rajonin etyre, rezultat i të cilës është dhe vrasja e mbi 200 djemve tropojanë në lule të moshës.

Vrasja e parë është bërë në dalje të urës së Milotit, ku viktima është një nga djemtë e fisit “Haklaj”, konkretisht Sokol Haklaj, ndihmësgjyqtar në rrethin e Skraparit.

Pas kësaj vrasjeje, nisën vrasje të tjera të shumta në seri, që kanë lidhje me fisin “Haklaj” të Tropojës. Ndërkohë, vrasja më e bujshme e kryer prej tyre është ajo e deputetit të PD dhe liderit të dhjetorit, Azem Hajdari, më 12 shtator të vitit 1998. Ku janë dënuar nga fisi Haklaj në mungesë, por dhe Jaho Salihi dhe vëllezërit Haxhia për këtë vrasje. Ndërkohë që është bërë e ditur në media se plaku i Haklajve, Muharremi, ka marrë një kasetë nga Azem Hajdari para se të vritej, të shpoqëruar dhe me fjalën e Azemit se vrasësi është Sali Berisha.

Seria e vrasjeve ndaj fisit Haklaj nuk u ndal pas çdo vrasjeje, ku ato akuzonin si skenarist të gjakut të derdhur të djemve të tyre vetëm një person, që quhej Sali Berisha. Më 5 janar 1998, vritet në Qafën e Luzhës, në një atentat me armë zjarri automatike Shkëlqim Haklaj, një tjetër djalë i familjes “Haklaj”. I cili kishte kundërshtuar Berishën në verën e vitit 1997 duke i thënë se nuk do të përdorej më Tropoja prejt tij. Çka shkaktoi dhe zemërimin e Berishës që kërkoj ta sillnin Shkëlqim Hajklajn gjallë  apo vdekur në Tiranë. Pas kësaj vrasjeje, nis pa ndalur “gjurtia” ndaj djemve të tjerë të kësaj familjeje të madhe e të njohur, me kryefamiljar plakun Muharrem Haklaj.

Në 4 gusht 1999, vriten në atentat, në afërsi të fshatit Cërnicë, me mina të telekomanduara Halil Haklaj e Feriz Kërnaja dhe plagoset rëndë Fatmir Haklaj. Vetëm 3 muaj më pas, vritet edhe Fatmir Haklaj. Ai është vrarë më 4 nëntor të vitit 1999, në një pritë në fshatin Bujan, vetëm 50 metra larg shtëpisë së mikut të tij Jaho Salihi.

Hakmarrja ndaj fisit “Haklaj”, nuk është ndalur me kaq. Në 3 dhjetor 2000, është kryer ekzekutimi me snajper, i djalit tjetër Ylli Haklaj. Vrasja e fundit e djemve të familjes “Haklaj” u realizua më 8 maj të vitit 2002, pranë spitalit të Bajram Currit, ku mbetën të vrarë Elez Haklaj dhe i djali i tij, Çelë Haklaj. Të vetmit meshkuj që kanë mbetur gjallë  nga “kulla” e Haklajve janë plaku Muharrem Haklaj dhe djali madh, Hamdi Haklaj, të cilët mbetën gjallë, mbasi u arratisën jashtë Shqipërisë. Ndërkohë që lanë pas kullën dhe varret e shkatërruar të djemve që përçarja dhe hakmarrja Berishës u krijoi dhe u la në Tropojë. Pa përjashtuar largimin e Zylfie Haklajt që vrau dy persona, që dyshohej se kishin gisht në vrasjen e vëllezërve të saj, dhe që tashmë jeton jashtë vendit. Ndërkohë që ka mbetur gjallë dhe një nip i Haklajve. Ai është një 40 vjeçar tashmë, Sokol Haklaj që jeton në Gjermani, një ish komando shqiptar dhe në Gjermani. I cili vjen çdo maj në Shqipëri, në përvjetorin e vrasjes së babait të tij, Cen Haklaj ish drejtor i gjimnazit të Bajram Currit dhe të gjyshit të tij Elez Haklajt. Të cilët janë vrarë të dy bashkë më 8 maj të vitit 2002 nga dora e zgjatur e njerëzve të Berishës, në vijim të konfliktit të përgjakshëm në Tropojë. Ndërsa babai dhe gjyshi i tij, dhe më vonë dhe xhaxhai,  ish ndihmësgjyqtar në Skrapar janë vrarë thjesht dhe vetëm se ishin të afërm të Fatmir dhe Hamdi Haklajt. Dhe Sokol Haklaj sa herë vjen në Shqipëri, në përvjetorin e vrasjes së babait dhe gjyshit të tij apo për pushime, i fut tmerrin Berishës. I cili pasi nxjerr jashtë vendit djalin Shkelzen, vetë mbyllet në shtëpi. Dhe pikërisht për këto arësye, Haklajt por dhe më gjërë kërkojnë nga drejtësia e re hapjen e dosjes së vrasjes së djemve të Tropojës nga Sali Berisha. Ndryshe ata kërcënojnë me vetëgjyqësi. Dhe tashmë që Berisha është dhe pa pushtet, vetëgjyqësia është tepër e rëndë për të./Pamfleti.com

Hakljat kercenojne Berishen – Ja cfare kerkojne. Read More »

Djali shqiptar që çmendi botën, si u kthye në gjeni mashtrimi me kompjuterat, ja çfarë thonë prindërit

Aldo eshte fieraku qe shihni ne foton me lart, i cili cmendi boten me talentin e tij per te mashtruar me ane te kompjuterave.

Në jetën reale Aldo Ymeraj 25 vjeç njihet si një i ri vetmitar dhe i mbyllur. Ai jetonte në Fier mes dy prindërve të ndarë dhe kush është afër tij e di lidhjen e forte me kompjuterin.

Në jetën virtuale ai quhet “Kubanezi”, pjesë e një rrjeti hakerash prej 10 mijë anëtarësh. Por si çdo hakerues në internet të dhënat e tij nuk ekzistojnë, ai nuk ka Facebook dhe as llogari tjetër me këtë emër.
E vetmja foto është ajo e disa viteve më parë përpara se ai të ishte 20 vjeç, në një faqe ku komentet më të shumta i merr nga Ukraina. Djali nga Fieri e nisi duke thyer fjalëkalime në Facebook për të përfunduar në një grup ndërkombëtar të krimeve kompjuterike që vidhte Bitcoin me vlera disa milionëshe, karta krediti dhe llogari bankare.

Por emri i Aldo Ymeraj u bë i njohur për policinë vendase gjatë goditjes së grupit AHG, Albania Hackers Group i cili solli jo pak shqetësim në bllokimin e serverave të institucioneve shteterore dhe mjaft shoqërive private.

Por ky arrestim duket se më pas vetëm sa e perfeksionoi talentin e hackerues-it Ymeraj i cili sipas kësaj skeme rezulton të jetë mes 36 anëtarëve të grupit ndërkombëtar “In froud we trust, “Në mashtrim ne besojmë”.

Aldo Ymeraj u prangos teksa po pinte kafe në një lokal në Tiranë për llogari të një flete arresti të lëshuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që drejtuan në të njëjtën kohë një operacion disa shtetësh për të goditur hakeruesit që besohet se kryenin krime kompjuterike që prej 2010 .

Grupi ku Aldo Ymeraj ishte pjesë ka mundur të vjedhë 530 milionë dollarë, që përvetësoheshin përmes shitjes së të dhënave të vjedhura të kartave të kreditit. Por i riu nga Fieri që prej arrestimit nuk ka thënë asgjë për autoritetet shqiptare ndërkohë që pritet që ai ti dorëzohet drejtësisë amerikane.

Perveç Ymerajt jane edhe 12 të tjerë të arrestuar në Kosovë, Serbi, Itali, Francë, Shtetet e Bashkuara, Australi dhe Britani. Grupi mendohet se është themeluar nga 34-vjeçari ukrainas Svatoslav Bondareko i njohur me nofken “Rektori”, por vendndodhja e tij nuk është zbuluar ende .Nga ana tjetër, rusi Sergei Sergejeviç që mendohet se është njëri nga bashkëpuntorët e tij më të ngushtë u arrestua gjatë pushimeve në Tajlandë.

“In fraud we trust” përdorte një forum në internet ku blinte dhe shiste karta krediti dhe llogari bankare të vjedhura, numra të sigurimeve shoqërore dhe informacione të tjera personale. por siç dyshon Departamenti i Drejtësisë amerikane kjo organizatë ka 10.901 anëtarë.

Djali shqiptar që çmendi botën, si u kthye në gjeni mashtrimi me kompjuterat, ja çfarë thonë prindërit Read More »

Ish-deputeti zbulon sekretet: Meta shtëpi me 20 banjo në Afrikë, Rama me bunker 10 hektarësh

Protesta e bërë ditën e djeshme nga artistët e teatrit dhe fjalët e tyre të ndjera, duket se kanë prekur dhe kanë bërë të reagojë edhe ish-deputeti i parlamentit të Shqipërisë, Eduart Ndocaj.

Në një status referuar deklaratës së Bujar Asqeriut, se politikanët tanë kanë vila e para pa fund, ndërsa për artistët “nuk e çan njeri trapin” dhe se i ndjeri Bujar Lako jetonte në një dhomë prej 50 metra katrorësh, Ndocaj ka treguar disa “sekrete” të politikanëve tanë.

Në vijim të shkrimit të tij, ish-deputeti u quan Ramë, Metën e Berishën, “bandë kriminale”.

Reagimi i plotë i Eduart Ndocaj:

Politika me e pasur dhe me e korruptuara ne bote. PA PUNUAR ASNJE DITE ASNJERI PREJ TYRE.
Ilir Meta ka banesen me 20 banjo e pasuri ne Londer e Afrike te Jugut.

Edi Rama shpin bunkier e 10 hektare ullinj dhe pasuri ne SHBA.

Sali Berisha supermilardier dhe bashke me familjaret nuk din sa shtepi e pasuri kane.

Deputete dhe ish deputetet milardiere dhe pasuru neper bote .

Ministrat e ish-ministrat milardiera dhe pasuri neper bote.

Kurse keto artista te medhenje trajtohen si skllever .

Populli pa pune pa buk pa shpres.

Gazetaret trajtohen si skllever.

Intelektualet si mjeran.

ZGJOHUNI SHQIPTARE BASHKOHUNI KUNDER KSAJ MAFIE POLITIKE TE TRE BANDAVE.

BANDA KRIMINALE RAMA

BANDA KRIMINALE META

BANDA KRIMINALE BERISHA .

Ish-deputeti zbulon sekretet: Meta shtëpi me 20 banjo në Afrikë, Rama me bunker 10 hektarësh Read More »

Meta zihet ngusht, DEA-FBI i kërkojnë Balilin. Nipi i tij kryebashkiak i dha informacion të gabuar policisë

Menjëherë pas zbarkimit të DEA-s amerikane të antidrogës kanë filluar menjëherë përpjekjet për arrestimin e supertrafikantit të drogës Klemend Balili. I njohur si një ndër zyrtarët më të besueshëm të Ilir Metës në jug të vendit, Klemend Balili përbën dhe objektivin numër një të DEA-s amerikane, FBI dhe organeve ligjzbatuese shqiptare për arrestimin e tij dhe dërgimin në qeli.

“Pamfleti.com” shkruajti disa ditë më parë se DEA amerikane e antidrogës është instaluar përfundimisht në Shqipëri dhe do të jetë këtu derisa të goditet përfundimisht banda e drogës e Metës dhe Berishës.

“Binomi FBI-DEA amerikane e antidrogës do të jenë në Shqipëri, në ndjekje të krimit, parave të pista dhe trafikut të drogërave të rënda. Mësohet se në qendër të vëmendjes është plotësimi i dosjes së trafikut të drogës së realizuar nga Berisha përmes ish badigardit dhe ish zv.drejtorit të policisë së shtetit Agron Kuliçi dhe të Ilir Metës të realizuar përmes ish zyrtarit dhe mbështetësit financiar të tij Klemend Balili. Berisha e Meta kanë bërë trafik droge, kokainë e heroinë përmes “delfinëve” të tyre, përkatësisht Agron Kuliçaj dhe Klemend Balili.

klement-balili17

DEA amerikane bashkë me FBI organet ligjzbatuese po punojnë për të bllokuar këtë trafik. Jo pa qëllim dhe kryeprokurorja Arta Marku tha në Vlorë që të mos konsumohen kot me të vegjëlit, por të godasin kokat e trafikut.

Radha i ka ardhur Berishës e Metës, dhe jo vetëm”, shkruajti disa ditë më parë “Pamfleti.com”. Duke nënvizuar se shtëpitë e Metës dhe të bashkëpunëtorëve të tij janë vënë nën survejim për të parë nëse hyn e del Klemend Balili. Njëherësh për të përcaktuar vendndodhjen janë vënë nën përgjim dhe telefonët e tyre. Dhe gjithçka është materializuar ditën e sotme.

Mësohet se policia ka ushtruar një kontroll në banesën e Avni Veizit në Delvinë. Ky i fundit është vjehrri i Klement Balilit, i shpallur në kërkim, pasi akuzohet se është koka e trafikut ndërkombëtar të drogës nga Shqipëria, drejt vendeve të BE. Ky aksioni i policisë është zhvilluar pas dyshimeve se në banesë fshihej vetë Balili, që njihet ndryshe me epitetin “Eskobari i Ballkanit”.

Uniformat blu nuk kanë mundur ta gjejnë të shumë-kërkuarin, por e kanë kthyer gjithsesi përmbys banesën për të gjetur prova. Mësohet se informacioni ka qënë i gabuar dhe është dhënë enkas përmes të besuarve të tij nga Rigers Balili nipi i supertrafikantit të drogës, aktualisht kryetar i bashkisë Delvinë nën siglën e LSI. Mësohet se një informacion i tillë i gabuar është dhënë në kushtet kur supertrafikanti i Ballkanit me sa duket gjendej në jug të vendit. Por jo në Delvinë.

Burimet tona pranë organeve ligjzbatuese bëjnë me dije se është vënë nën përgjim edhe shtëpia që Balilajt i kanë dhuruar zyrtarit të lartë të LSI, ish ministrit të Drejtësisë Ylli Manjani.

Meta zihet ngusht, DEA-FBI i kërkojnë Balilin. Nipi i tij kryebashkiak i dha informacion të gabuar policisë Read More »

Policia kontroll në banesën e vjehrrit të Klement Balilit

Policia ka ushtruar kontrolle në banesën e Avni Veizit, vjehrri i Klement Balilit, i shpallur në kërkim nga policia për llogari të drejtësisë greke.

Banesa ndodhet në fshatin Stjar të Delvinës, ndërsa familjarët pretendojnë se kontrolli është bërë pa praninë e tyre. Kontrolle janë zhvilluar gjithashtu edhe në bizneset e shumta të familjes.

Kontrollet kanë ardhur pasi dyshohet se fshihej Klement Balili, i zhdukur prej disa muajsh që kurse u shpall në kërkim nga policia me kërkesë të organeve greke të drejtësisë.

Balili është konsideruar si “Eskobar” i Ballkanit nën akuzën e furnizimit me kokainë dhe hashash të tregut evropian.

Policia kontroll në banesën e vjehrrit të Klement Balilit Read More »

Lajm i keq për Sajmir Tahirin, Partia Demokratike merr vendimin e rëndësishëm

Një komision hetimor do të ngrihet nga Kuvendi i Shqipërisë lidhur me Saimir Tahirin, ish-ministrin e Brendshëm, i cili akuzohet për lidhje me grupin e Habiljave në trafikun e drogës.

Burime nga Partia Demokratike thanë se komisoni do të ketë si objekt pune, verifikimin e akteve të Kuvendit për rastin “Tahiri” dhe se si u pengua arrestimi i tij.

Po ashtu, do të shqyrtohet procedurat që çuan në ekstradimin e Nezar Seitit në Itali, financierit të grupit të Habilajve, të të vetmit të arrestuar dhe nën hetim në Shqipëri për trafikun e drogës.

Lajm i keq për Sajmir Tahirin, Partia Demokratike merr vendimin e rëndësishëm Read More »

Lajm i keq për ato që kanë euro, Banka e Shqipërisë i shpall ‘luftë’ monedhës

Kursimet në valutë të shqiptarëve arritën një nivel rekord në vitin 2017, sipas të dhënave të publikuara së fundmi nga Banka e Shqipërisë. Depozitat në valutë, pjesa më e madhe e të cilave janë në euro ishin 527 miliardë lekë, ose gati 4 miliardë euro, me një rritje të lehtë prej 0.3% me bazë vjetore.
euro
Në vitin 2015, për herë të parë kursimet në valutë i kaluan ato në lekë, ndërsa në fund të 2017-s, pesha e tyre arriti në 53% të totalit, me rritje një pikë përqindje në raport me një vit më parë.

Më se 10 vjet më parë, në 2016-n, kursimet në valutë të shqiptarëve përbënin vetëm 36% të totalit të depozitave në sistemin bankar në vend. Rritja e shpejtë e tyre vitet e fundit, në një kohë që kursimet në lekë erdhën në rënie për shkak të uljes së interesave të depozitave (sot ato janë më pak se 1% për kursimet 12 mujore) ishin arsyet kryesore që çuan në këtë tendencë.

Emigrantët kanë qenë historikisht burimi kryesor i prurjes së valutës në Shqipëri. Gjithnjë në gusht dhe në dhjetor-janar ka një rritje të depozitave në euro, kohë që përkon me kthimin e emigrantëve në vendin mëmë.

Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, pjesën më të madhe të kursimeve në valutë e zotërojnë individët, me 82% të totalit, ose 430 miliardë lekë, (rreth 3.2 miliardë euro).

Sipas statistikave të fundit të Bankës së Shqipërisë, stoku i depozitave totale në fund të muajit dhjetor ishte 1 trilion lekë, duke rënë me 1.3% apo 13 miliardë lekë (gati 100 mln euro) në krahasim me dhjetorin e 2016-s. Rënia në 2017-n ka ardhur tërësisht si rrjedhojë e uljes së kursimeve në lekë, të cilat u reduktuan me 14 miliardë lekë, ose gati 3%. Kjo është hera e parë që depozitat shënojnë rënie në historinë shqiptare të pas tranzicionit.

Plani i BSH-së kundër euros

Këshilli i Mbikëqyrjes së Bankës së Shqipërisë ka miratuar së fundmi tre masa, zbatimi i të cilave do të frenojë përdorimin e euros në ekonominë vendase.

Masat kanë të bëjnë me kufizimin e kredisë në valutë dhe rritjen e kërkesës për kapital në këtë valutë, duke e bërë euron më të shtrenjtë për t’u mbajtur nga bankat. Këto të fundit do të tentojnë të shkurajojnë depozitat, që janë burimi parësor i financimit të kredive.

Konkretisht, Banka e Shqipërisë ka identifikuar, ka konsultuar me bankat dhe miratoi së fundi disa masa, që përfshijnë:

ndryshimin e normës së rezervës së detyrueshme. Më konkretisht, përcaktohet rritja e normës së rezervës së detyrueshme për detyrimet në valutë në nivelin 12.5% (ishte 10%), dhe ulja e saj për detyrimet në lekë në nivelin 7.5% (ishte 10%). Për bankat ku detyrimet në valutë zënë më shumë se 50% të detyrimeve totale, vetëm për vlerën e ndryshimit pozitiv, norma e rezervës së detyrueshme në valutë rritet në 20%;
rritjen e kërkesës minimale rregullative për vlerën e aktiveve likuide në valutë. Më konkretisht, për aktivet likuide në valutë do të kërkohet që të jenë jo më pak se 20% e detyrimeve afatshkurtra ne valutë (ishte 15%), ndërsa për aktivet likuide në lekë, niveli i raportit do të ruhet në 15%;
rritjen e ndërgjegjësimit të huamarrësve për rreziqet që shoqërojnë huamarrjen në valutë. Më konkretisht, bankave do t’iu kërkohet që: t’i propozojnë huamarrësit një kredi alternative në lekë; ta pajisin atë me një shembull konkret se si ndryshon kësti i kredisë në rastin e nënçmimit të lekut (me vlera të përcaktuara); të ofrojnë opsionin për përdorimin e mekanizmave që zbusin rrezikun e kursit të këmbimit për kredimarrësin, në rastin kur plotësohen kushtet që janë dakordësuar nga banka dhe huamarrësi.

Lajm i keq për ato që kanë euro, Banka e Shqipërisë i shpall ‘luftë’ monedhës Read More »

Rekurs në Gjykatën e Lartë, Krimet e Rënda kërkojnë bllokimin e pasaportës së Tahirit

Prokuroria e Krimeve të Rënda nuk tërhiqet nga kërkesa për bllokimin e pasaportës së ish-Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Në datën 7 shkurt të 2018, në Gjykatën e Lartë është regjistruar rekursi i prokurorisë së krimeve të rënda kundër vendimit të Apelit që i ktheu pasaportën Tahirit.

Baza ligjore që përmend prokuroria në rekursin e saj është pika b e nenit 228 ku përcaktohet se bllokimi i pasaportës si masë sigurie mund të kërkohet kur i pandehuri ësshtë larguar ose ekziston rreziku që të largohet jashtë vendit.

Gjykata e Apelit për krimet e rënda zhblloki pasaportën e ish-Ministrit të Brendshëm në 26 dhjetor të 2017 pas një kërkese të depozituar nga avokatët e tij.

Bllokimi i pasaportës u urdhërua nga gjykata me kërkesë të prokurorisë me 12 dhjetor 2017 pasi Tahiri udhëtoi në Gjermani ndërkohë që ndaj tij kishin nisur hetimet për çështjen e trafikut të drogës së grupit të vëllezërve Habilaj.

Rekurs në Gjykatën e Lartë, Krimet e Rënda kërkojnë bllokimin e pasaportës së Tahirit Read More »