Aktualitet

Eksplozivi ndaj Lulzim Kullës/ Të arrestuarit plasin bombën në gjyq: Në Shkodër shkuam për diçka tjetër

Në përpjekje për të hedhur poshtë akuzat si autorë të atentatit me eksploziv të 13 janarit në Shkodër, Endrit Çopja dhe Argel Lulaj bënë një deklaratë të pazakontë në sallën e gjyqit.

Ata thanë se kishin qenë disa herë në Shkodër për të kryer vepra të tjera kriminale, për të cilat në fakt s’ka akuzë ndaj tyre, por jo për atentatin ndaj Lulzim Kullës.

“Kemi qenë disa herë në Shkodër për të blerë kanabis, por jo për të vendosur eksploziv”, kanë thënë dy të arrestuarit, në seancën me dyer të mbyllura që u zhvillua paradite për rivlerësimin e masës së sigurisë, që përfundoi me lënien e tyre në burg pa afat.

Kjo deklaratë u konfirmua si nga përfaqësues të akuzës ashtu edhe nga pala mbrojtëse.

Të arrestuarit mësohet të kenë thënë se nuk i mbanin mend datat kur kanë qenë në Shkoder, ndërsa nuk i bënë publik emrat e personave tek të cilët do të blinin drogën.

Prokuroria dyshon se ky pretendim është vetëm një alibi e të arrestuarve, për të ngritur një version paralel mbi aryset e udhëtimi të tyre në Shkodër.

Megjithatë, nuk është ende e qartë nëse organi i akuzës do ta hetojë edhe këtë version, në mënyrë që të bjerë në gjurmët e organizatorëve të trafikut të pretenduar.

Avokati Genc Gjokutaj, tha jashtë kamerave se organi i akuzës nuk kishte prova që të faktonin pjesëmarrjen e tyre në atentatin ndaj Lulzim Kullës, që la 8 të plagosur.

Ndërsa prokurori Albert Muçaj tha se kishte përgjime të të arrestuarve, të cilat nuk i paraqiti me argumentin se mund të cënonin hetimin. Ai është shprehur gjithashtu se Çopja dhe Lulaj u identifikuan nga pamjet filmike të disa kamerave të sigurisë së zonës ku ndodhi krimi.

Prokuroria pretendon se motorçikleta ku ishte vendosur lënda eksplozive është transportuar me furgon të bardhë nga Elbasani në Shkodër, përpara atentatit.

Çopja, Lulaj dhe Serxho Teta, i akuzuar për moskallëzim krimi, u arrestuan nga policia të enjten e javës së kaluar në Elbasan. Prokuroria dyshon se shkak i atentatit janë pazaret e prishura të drogës.

Eksplozivi ndaj Lulzim Kullës/ Të arrestuarit plasin bombën në gjyq: Në Shkodër shkuam për diçka tjetër Read More »

Izet Haxhia: Berisha, tradhtari që i mbrojta jetën me trupin tim

Izet Haxhia i cili është akuzuar për vrasjen e Azem Hajdarit, pritet që të ekstradohet në Shqipëri.

Ai me anë të një video ka dhënë një mesazh ish-kryeministrit Sali Berisha, duke shpërndarë një video të vitit 1992.

“Pamje te tilla ka pasur pothuajse ne çdo miting te asaj fushate te shpreses per popullin e vuajtar ,qe shpresonte per nje epoke te re ,ku te sundonte ligji ,demokracia ,liria per te gjithe .Por ky tradhetari dhe mashtruesi qe une i mbrojta jeten me trupin tim ,ashtu i pangrene ,i pafjetur por me idealizem te paster ,ishte vrasesi i ketyre shpresave”, shkruan ndër të tjera Haxhia në profilin e tij në Facebook.

Postimi i plotë

Kjo eshte nje vıdıo e vitit 1992 ne fushaten elektorale te 22 marsit .Pamje te tiila ka pasur pothuajse ne çdo miting te asaj fushate te shpreses per popullin e vuajtar ,qe shpresonte per nje epoke te re ,ku te sundonte ligji ,demokracia ,liria per te gjithe .Por ky tradhetari dhe mashtruesi qe une i mbrojta jeten me trupin tim ,ashtu i pangrene ,i pafjetur por me idealizem te paster ,ishte vrasesi i ketyre shpresave .

İshte ky besprere dhe armik i Shqiptareve ,qe na mbushi me urrejtje per vellezrit tane qe kishin bindje te kunderta politike me neve ,qe krijoj perçarje krahinore e fetare ,qe mbushi partine qe e vodhi me dredhite e intrigat e tij epike, me spıune te sigurimit ,spıune te Udb serbe dhe hajdute ordinere .Ketij spiuni dua ti them se po vjen dita qe te ballafaqohem me te perpara drejtesise ,dhe aty perballe meje do ti beje radigrafine e tij te plote te nje krimineli ,te pabesi e tradhetari frikacak..

Mos u mundo qe me ane te kalemshitureve te tu ne media te shpifesh e sajosh genjeshtra qe i ke per profesıon ,,sikur une paskam bere marveshje e pazare me keta narkotrafikantet e perverset qe jane ne pushtet ,ju jeni i njejti brume ,jeni pjelle e te njejtit bark te kulshedres sllavo -komuniste .Ju beni pazare me njeri -tjetrin ,ziheni diten e ndani prene e grabitur nga Shqiptaret naten.Une ne jeten time as nuk kam bere ,as nuk bej pazare me askend ,edhe po te jem para vdekjes apo sikur gjithe jeten ta mbyll ne burg .

Po ku keni dinjetet apo karakter ju o minj halesh te kuptoni nga keto gjera .Burgu eshte per burrat ,ndersa ju e felliqni edhe burgun sepse jeni me keq se laviret …

Izet Haxhia: Berisha, tradhtari që i mbrojta jetën me trupin tim Read More »

Flet mësuesja e parë e Ermal Metës: “U përlota teksa më përmendi emrin, s’e dija që më mbante mend!”

Margarita Feka është mësuesja e Ermal Metes, këngëtari shqiptar që rrëmbeu trofeun e Sanremos.

Sot në pension, zonja Feka ka qene mësuesja e fillores së Ermalit, ndërsa ajo mes emocioneve rrëfen jetën e ish-nxënësit të saj. Margarit tregon fëmijërinë e Ermalit, fillesat e tij në bankat e shkollës dhe talentin për muzikën.

“Ishte një djalë i rregullt, i shkathët. Shumë i përpiktët. Në orën e mësimit qëndronte përballë dhe të dëgjonte me vëmendje. Ishte dhe pak i lëvizshëm por gjithë këtë meritë e ka jo vetëm nga aftësitë e tij, por edhe nga kujdesi i nënës së tij, Mira. Ermali sillej mirë jo vetëm brenda klasës, por edhe jashtë. Ai sillej shumë mirë. Ishte djalë me të gjitha të mirat. Ai vjen nga një familje muzikantësh. E ëma për violinë dhe i ati po ashtu. Dhe mundoheshin që ta kishit djalin shumë të mirë. Ermali ka pasur talent qysh në kopsht.

Para se ti zgjidhnim në shkollën e muzikës, i kontrollonim qoftë nga veshi muzikor. Çdo mësues ndjen një kënaqësi të madhe kur dëgjon për nxënësit e tyre. Vjet kam qenë e shokuar kur fitoi çmimin e tretë. Kur e dëgjova që kishte zënë emrin tim, u ndjeva krenare dhe mu mbushën sytë me lot. Kishin kaluar shumë vite, dhe ai mbante mend emrin tim. Edhe mbrëmë e ndoqa, dhe u gëzova shumë kur këndoi dhe fitoi. Ndaj i uroj që të ecë lartë e më lartë jo në Itali, por në të gjithë botës.”, tha mësuesja.

Por Ermali ka ditur t’ja shpërblejë mundin mësueses së tij të fillores, duke e parë atë pjese te këngës se vitit te kaluar, “Viettato Morire”. Duke thënë se e ka ndjekur me interes te veçantë festivalin e këngës italiane,

Margarita Feka i ka uruar Ermalit suksese të mëtejshme, duke shtuar se pak tij fshihet një zë i rralle, që duhet të dëgjohet në mbarë botë.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=vrTF40ybp-w]

Flet mësuesja e parë e Ermal Metës: “U përlota teksa më përmendi emrin, s’e dija që më mbante mend!” Read More »

Dëbora arrin në 40 centimetra në jug, bllokohet rruga për në Dardhë

Reshjet e dëborës kanë pushtuar veriun dhe juglindjen e Shqipërisë duke zbardhur një pjesë të mirë të vendit. Mësohet se është bllokuar në qarkun e Korçës rruga për në Dardhë.

Mësohet se rruga kalohet vetëm me zinxhirë pasi dëbora ka arritur deri në 40 centimetra.

Dëborë ka rënë për disa orë edhe në Devoll por aksi Korçë-Kapshticë është plotësisht i hapur dhe pa probleme.

Dëbora arrin në 40 centimetra në jug, bllokohet rruga për në Dardhë Read More »

Raporti i MEPJ: Shqipëria i ka përmbushur kushtet për integrimin në BE

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme ka publikuar ditën e sotme raportin për vitin 2017 mbi ecurinë e procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Në raportin e plot të MEPJ-së thuhet se Shqipëria në tërësi ka përmbushur kushtet. Mes të tjerash në dokumentin në fjalë thuhet se ka vijuar procesi i përafrimit të legjislacionit tonë me BE, ndërsa reforma në drejtësi është një nga reformat më të thella të ndërmarra.

Gjithashtu nënvizohet fakti se vettingu ngelet një nga pikat kyçe për hapjen e negociatave, ku shpesh herë është folur për në pranverë do të ketë diçka konkrete.

Raporti i MEPJ: Shqipëria i ka përmbushur kushtet për integrimin në BE Read More »

Zbardhet Pakti me Greqinë, Shqipëria merr blloqet “Joni 1” e “Joni 2”

Top Channel citon “burime diplomatike në Athinë, se marrëveshja e re e detit parashikon ndarjen e hapësirës detare me parimin e vijës së mesit.

Në ngushticën mes dy vendeve, që është 1.8 milje detare, 0.6 milje i takojnë Shqipërisë, 0.6 milje Greqisë dhe 0.6 milje janë ujëra ndërkombëtare. Në pjesët e tjera aplikohet vija e mesit, duke llogaritur edhe një hapësirë për lundrim ndërkombëtar, distanca këto të bazuara në Konventën Ndërkombëtare të Detit.

Përsa i përket zgjatimit të sovranitetit grek me 12 milje, sikundër tha edhe ministri i Jashtem grek, Nikos Kotzias, ajo do të bëhet nga të dy vendet njëkohësisht.

Në marrëveshjen mes dy vendeve, të përfunduar në Kretë, por të detajuar përfundimisht në Korçë sqarohet se llogaritja e 12 miljeve do të bëhet nga ishulli i fundit i banuar në 1913, periudhë që mes dy vendeve është caktuar një vijë e përafërt kufitare.

12 miljet greke do të aplikohen nga ishulli i Otonos dhe Mandraqi dhe jo nga fari i fundit në Veri, si në marrëveshjen e 2009. Marrëveshja do të bazohet në të drejtën ndërkombëtare të detit për përdorimin e fareve, sipas të cilës faret dhe shkëmbinjtë, ose ishujt ku ata janë ndërtuar, i jepen për administrim vendit që i ka ndërtuar.

Statusi territorial i këtyre fareve dhe i ujërave që i rrethojnë ata, nuk referon pikë nisjeje të 12 miljeve, ose vijës së mesit, siç ishte vendosur në marrëveshjen e 2009, me shkëmbin Bakreta në Ngushticën e Ksamilit, duke i dhënë Greqisë 3/4 e hapësirës detare. Pala greke thotë se me mënyrën e re të matjes dhe pikat referuese të vendosura nga Bushati dhe Kotzias në Kretë, Shqiperia rivendos sovranitetin në atë pjesë detare që humbi me marrëveshjen e 2009.

Mes dy vendeve do të ripërcaktohet zona ekskluzive ekonomike. Shqipëria do ta zgjerojë atë në drejtim të perëndimit drejt kuadrateve “Joni 1” dhe “Joni 2”, të cilat në bazë të marrëveshjes së 2009 i merrte Greqia.

Studimet gjeologjike të kryera që në vitet 1960 prej gjeologëve rusë dhe shqiptarë, por edhe kërkimet e kryera në vitet 2013- 2015 prej kompanive norvegjeze, konfirmojnë se atje gjendet naftë dhe gaz, si vazhdim i fushës naftëmbajtëse Patos-Marinëz-Vlore.

Burimet thanë se Greqia dëshiron një zgjidhje sa më të shpejtë të çështjes, pasi dëshiron aplikimin e precedentit të përcaktimit detar me Shqipërinë ta përdorë si bazë në fazën përfundimtare të negociatave për përcaktimin e zonës ekskluzive ekonomike me Izraelin, Qipron, Libinë dhe Egjiptin.

Ky precedent mund të përdoret politikisht prej saj në një negociim të mundshëm për kufirin detar me Turqinë për vendosjen e sovranitetit grek në Egje.

Siç dihet, Greqia ka kontrollin e ishujve në pothuaj gjithë Egjeun të bazuar në Traktatin e Lozanës, çka kohët e fundit kontestohet prej Presidentit turk Erdogan.

Pikërisht “frika” që Athina ka prej influencës së Presidentit turk në politikën shqiptare, e bën këtë marrëveshje edhe më emergjente, theksojnë burimet e Top Channel në Athinë.

Kjo marrëveshje referon një koordinatë për nisjen e punës për kufirin tokësor. Greqia dhe Shqipëria nuk kanë ende një vijë kufitare të përcaktuar vetë, që prej vitit 1914, kur vija ekzistuese u vendos nga fuqitë e mëdha”.

Zbardhet Pakti me Greqinë, Shqipëria merr blloqet “Joni 1” e “Joni 2” Read More »

Patatja mbetet për derrat

Kultivimi në masë i patates në fushën e Korçës është shoqëruar me bllokimin e tregut të shitjeve për fermerët. Tonelata të tëra me këtë kulturë kanë mbetur stok në magazinat e prodhuesve në Njësinë Administrative Pojan. Fermerët për vite të tëra kanë qenë të orientuar drejt mbjelljes së patates pavarësisht se vazhdimisht përballen me vështirësi për tregëtimin e saj.

Situata këtë vit është rënduar edhe më tepër pasi pavarësisht çmimit ata nuk po arrijnë ta shesin dhe puna e tyre po përfundon në ushqim për bagëtitë. Shkak për këtë situatë duket se është konkurrenca pasi importi nga vendet e tjera shoqërohet me çmime më të ulëta

Fermerët së bashku kanë apeluar për zgjidhjen e kësaj situate pasi sipas tyre kanë vetëm një muaj kohë për të tregëtuar pataten, në të kundërt ajo do të kalbet dhe du tu duhet ta hedhin.

Patatja mbetet për derrat Read More »

“Ross” zbarkon në Vlorë, anija ushtarake e SHBA në brigjet shqiptare

Anija e flotës ushtarake amerikane, “Ross” ka mbërritur në Gjirin e Vlorës në kuadër të një nisme për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes SHBA dhe Shqipërisë si dhe përkushtimin e të dy vendeve për stabilitetin në rajon.

Anija do të qëndrojë tre ditë për një program të bashkëpunimit ushtarak dypalësh.

Në ceremoninë e mbërritjes ishin të pranishëm zv/ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi, ambasadori amerikan Donald Lu, si dhe drejtues të lartë të Forcave të Armatosura shqiptare.

Anija “Ross” ka në bord një ekuipazh prej 350 vetë dhe ka qenë pjesë e dhjetëra operacioneve ushtarake, ku më i fundit i tyre në Siri.

Pas Shqipërisë, anija do t’i drejtohet Spanjës dhe më pas SHBA.

“Ross” zbarkon në Vlorë, anija ushtarake e SHBA në brigjet shqiptare Read More »