Aktualitet

Rama në Greqi: ‘Jam kryeministri më i mirë mes piktorëve dhe piktori më i mirë i kryeministrave, këtu jam i pashoqë’

Kryeministri Edi Rama nuk ka nguruar që të shkëmbejë disa batuta në edicionin e 23-të “Symi Symposium”, organizuar e drejtuar nga ish-kryeministri George Papandreou, në Athinë.

Rama tha se ai është kryeministri më i mirë në botë në pikturë dhe e kundërta, ndërsa shtoi se në këtë pikë tentoi që ta sfidonte George Bush dhe nuk ia doli.

“Faleminderit për atë që më përmende që jam më i miri në botë. Jam kryeministri më i mirë mes piktorëve dhe piktori më i mirë i kryeministrave, këtu jam i pashoqë. George Bush u përpoq, por nuk ia doli sfidës, kështu që deri tani nuk ka askush që më sfidon këtu. Siç e dini ne në Ballkan kemi nevojë të themi që jemi më të mirët në botë për diçka”, tha Rama.

Rama në Greqi: ‘Jam kryeministri më i mirë mes piktorëve dhe piktori më i mirë i kryeministrave, këtu jam i pashoqë’ Read More »

Videot në ‘Tik-Tok’/ KLGJ zbardh vendimin e pezullimit të Kryegjyqtares Enkeleda Kapedani

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka zbardhur sot vendimin e pezullimit nga detyra të kryegjyqtares në detyrë të Elbasanit, Enkelejda Kapedani.

Në vendim theksohet se KLGJ i lë disa detyra Inspektorit të Lartë të Drejtësisë. Së pari, sipas KLGJ, ILD duhet të caktojë një ekspert IT dhe të përcaktojë se kush i publikoi videot e Kapedanit në rrjetin “Tik Tok”.

Gjithashtu, KLGJ i kërkon ILD që të verifikojë sa persona kanë pasur akses për t’i parë videot e gjyqtares, e cila shfaqej duke bërë sfilatë në ambientet e Gjykatës së Elbasanit, ose duke thyer rregullat e qarkullimit rrugor në timon.

Por, detyra më e çuditshme që KLGJ i cakton ILD është dokumentimi i tekstit të këngëve, që shoqërojnë në sfond imazhin e magjistrates, në videon e publikuara në rrjetin e saj të “Tik Tok”.

Videot në ‘Tik-Tok’/ KLGJ zbardh vendimin e pezullimit të Kryegjyqtares Enkeleda Kapedani Read More »

Lajm i fundit/ Caktohen 10 drejtuesit e rinj të prokurorive (emrat)

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka zgjedhur drejtuesit e përkohshëm të 10 prokurorive në të gjithë vendin, pozicione të cilat ende nuk janë plotësuar për shkak të procesit të Vetingut në radhët e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Këshilli vendosi me votë unanime të vlerësojë të përfunduar procedurën e verifikimit të pasurisë dhe figurës për prokurorin Abaz Muça, kandidat për pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat dhe të lejojë kandidatin (Abaz Muça) të vijojë me procedurat e mëtejshme të ngritjes në detyrë për pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Mat.

Pasi u njoh me relacionin e përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës, Këshilli vendosi unanimisht për ndërprerjen dhe përfundimin e procedurës së verifikimit të pasurisë dhe figurës për prokurorin Gentian Stoja, kandidat për pozicionin e Drejtuesit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë.

Me votë unanime, Këshilli vendosi për 9 (nëntë) caktime të përkohshme për një periudhë tremujore, nga data e hyrjes në fuqi të vendimit, si vijon:

Z. Albert Murçaj, në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër;

Znj. Irena Çunoti, në pozicionin e prokurorit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Korçë;

Znj. Afërdita Ndoi, në pozicionin e prokurorit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Durrës;

Z. Ludovik Dodaj, në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Durrës;

Z. Lorenc Mërkuri, në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkalles së Parë Sarandë;

Z. Asllan Bajramaj, në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkalles së Parë Përmet;

Z. Aurel Zarka, në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkalles së Parë Vlorë;

Z. Erion Çela, në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Vlorë;

Z. Gjon Fusha, në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Gjirokastër.

Bazuar në nenet 14 dhe 33 të Ligjit Nr. 96/2016, “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”,i ndryshuar, Këshilli i Lartë i Prokurorisë vendosi me 9 vota pro dhe 1 kundër (z. Vatë Staka), të caktojë përkatësisht Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër dhe Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, që do të shërbejnë si zyra prokurorie për kryerjen e praktikës profesionale për 23 kandidatë magjistratë në profilin “prokuror”, për vitin akademik 2021-2022, dhe të caktojë magjistratët prokurorë udhëheqës për periudhën korrik 2021- qershor 2022, për kandidatët për magjistratë, profili “prokuror”, për vitin akademik 2021-2022.

Magjistrati prokuror udhëheqës bën vlerësimin etik dhe profesional të secilit kandidat magjistrat, profili prokuror, duke u bazuar në kriteret dhe nivelet e vlerësimit, të përcaktuara në ligj.

Pasi u njoh me raportin e përgatitur nga Komisioni i Vlerësimit të Veprimtarisë Etike dhe Profesionale, Këshilli vendosi miratimin e Raportit për analizimin e aftësive profesionale të subjektit të rivlerësimit kalimtar, prokurorit Endrit Bimi. Një kopje e këtij Raporti i dërgohet Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.

Në përfundim të seancës plenare, Këshilli caktoi me short z. Bujar Sheshi, si relator për procedurën e ngritjes në detyrën e drejtuesit, të prokurorit Ludovik Dodaj, kandidat për vendin vakant të Drejtuesit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Durrës, i cili rezulton të ketë përfunduar procesin e verifikimit nga ana e Këshillit.

Lajm i fundit/ Caktohen 10 drejtuesit e rinj të prokurorive (emrat) Read More »

Pasardhësi i Skënderbeut nis peticion online: Netflix të bëjë një serial! Hollivudi nuk e mbajti fjalën!

Arbëreshi Loris Castriota Skanderbegh, pasardhësi i Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu ka iniciuar një peticion online për të xhiruar një film për Skënderbeun në platformën gjigande Netflix.

Ai shkruan se prej vitesh flitet për një projekt filmi hollivudian mbi të, por asgjë konkrete nuk është bërë.
“Mes shumë serialeve të disponueshme në Netflix, do ishte bukur të shihnim një të tillë të dedikuar për heroin e madh europian, duke pasur parasysh he roizmat e tij të jashtëzakonshme që janë një realizim i mrekullueshëm për veprën e tij.

Prej vitesh flitet për një projekt filmi hollivudian mbi të, por asgjë konkrete nuk është bërë. Le të shohim nëse një peticion do të mundë të tërheqë vëmendjen e rrjetit të njohur”, shkruan Loris Castriota Skanderbegh në llogarinë e tij në Facebook.

Pasardhësi i Skënderbeut nis peticion online: Netflix të bëjë një serial! Hollivudi nuk e mbajti fjalën! Read More »

Deputeti i Partisë Socialiste marton vajzën,dedikimi emocionues: Ti ishe gëzimi i parë i familjes!

Në familjen e deputetit të Partisë Socialiste, Xhemal Qefalia sot ka festë.

Lajmin e ka dhënë vetë ai ku shkruan se marton vajzën vajzën, Klarën.

Deputeti ka bërë një postim emocionues, ndersa ka ndarë edhe disa foto nga ky moment.

BIJA IME!

Ti ishe gëzimi i parë i familjes!

Vitet kaluan pa kuptuar dhe sot je veshur e bërë nuse, duke lumturuar e gëzuar Erjonin dhe familjen e tij, por për ne mbetesh sërish Klara e vogël, e dashur dhe e qeshur.

Dashuri e cila nuk do të mungojë kurrë sa të kemi frymën!

Buzëqeshja jote do të jetë sërish frymëzim për ne, për mamin, Leartin dhe Klausin!

Qofshi të lumtur bija babit!”

Po ashtu ka shpërndarë edhe disa foto nga dasma luksoze.

Deputeti i Partisë Socialiste marton vajzën,dedikimi emocionues: Ti ishe gëzimi i parë i familjes! Read More »

SPAK arr estoi 8 zyrtarë të Ministrisë së Brendshme, vjen reagimi i Yuri Kim

Ambasadorja Yuri Kim ka reaguar lidhur me operacionin e SPAK në Ministrinë e Brendshme ku u arr estu an 8 zyrtarë.

“Na vjen mirë të shohim veprimet e SPAK kundër Korrup sionit. Ab u zim i ose ma nipulimi i pr okurimeve publike është njësoj si të vj edhësh të gjithë qytetarët, (përfshirë qytetarët amerikanë, taksat e të cilëve iu japin ndihmë), për të majmur kuletat e vetes ose të “miqve”. Ky është një k rim”, shkruan Kim.

SPAK arr estoi 8 zyrtarë të Ministrisë së Brendshme, vjen reagimi i Yuri Kim Read More »

Ilir Meta ‘br aktis’ Gjirin e Lalëzit, kapet m at në jug këtë fundjavë: Nga majat e… (foto)

Presidenti Ilir Meta ka zgjedhur ta kalojë këtë fundjavë në jug të vendit. Kreu i shtetit ka publikuar një video në rrjetet sociale, ku përshëndet të gjithë ndjekësit e tij.
Me pamjen e bukur të maleve dhe detit të jugut, Meta ka uruar një fundjavë të mbarë.
Urim fundjave nga majat e Rivieres tonë!” shkruan Meta, krahas videos së publikuar. Si duket presidenti ka vendosur të ndryshojë destinacionin e fundjavës, shpesh herë e kemi parë të ndajë në rrjetet sociale, momente relaksi nga Gjiri i Lalëzit.

Ilir Meta ‘br aktis’ Gjirin e Lalëzit, kapet m at në jug këtë fundjavë: Nga majat e… (foto) Read More »

Braçe ka një lutje për berberët dhe parukeritë

Krahashuar me të enjten sot kemi një dyfishim të rasteve me COVID-19, ndërsa është ende m ister nëse në vendin tonë ka mbërritur varianti “Delta”.

Zv/ kryeministri Erion Braçe përmes një postimi në Facebook u lutet qytetarëve që të zbatojnë rregullat për mbajtjen e maskës dhe të vaksinohen, pasi rr eziku nga injektimi i dozës anti-covid është shumë më i vogël krahasuar me infektimin.

“Vaksinohuni! vaksinohuni! Pas me shume se dy muajsh me raste zero me covid 19; sot, ne Kemishtaj ne bashkine Divjake, kemi rastin e pare me kete virus! Rasti eshte i nje gruaje qe zoteron nje parukeri (ambjent i mbyllur e me prani te mjeteve qe pergapin grimca ne ajer me shpejtesi sic thareset e flokeve);
rasti eshte kontakt familjar me nje servis makinash (rasti me kontakte masive per shkak te sherbimit);

rasti dhe gjithe kontaktet e tij familjare jane pa vaksinuar!

Pra; shkelja evidente e rregullave ne ambjente te mbyllura eshte bere shkak per infektim; mos vaksinimi eshte bere shkak per infektim! Sic e dini, Kemishtaj ka vuajtur fort valet e meparshme te infesksionit me shume te semure dhe per fat te keq te vdekur. Ndaj dy lutje kam; zbatoni rregullat:

maska ne ambjente te mbyllura sic parukerite, berberhanet, supermarketet etj;
maskat kudo ku ka grumbullime njerezish;
vaksinohuni, vaksinohuni, vaksinohuni!
rreziqet nga vaksinimi jane shume me te vogla se rr eziqet nga infektimi” shkruan Braçe.

Braçe ka një lutje për berberët dhe parukeritë Read More »