Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mbrëmje foto nga Bypassi i Vlorës. Në foto janë dy të rinj të cilët shihen duke bërë foto në këtë segment.
“Edhe për foto, bajpasi i Vlorës”, shkruan Rama në foton që shpërndan në Facebook.
Bypassi i Vlorës u hap dy ditë më parë, i cili tashmë do të lehtësojë qarkullimin e mjeteve gjatë sezonit turistik, si dhe për të gjithë ata që zgjedhin të pushojnë në bregdetin e jugut.
Kryetari demokrat Lulzim Basha mblodhi sot Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike, pak javë pasi ai mori një mandatë të tretë në krye të forcës më të madhe të opozitës.
Në Pallatin e Kongreseve, Basha u takua me paraardhësin e tij Sali Berisha.
Mes të dyve pati përqafime dhe takim të ngrohtë duke përforcuar bindjen se nuk ka një ngrirje raportesh të dy liderëve demokratë, njëri në pension.
Shikoni në galeri fotot që ju sjell noa.al përmes abonimit në LSA.
Agron Shehaj largohet nga Kuvendi Kombëtar i PD. Ndonëse ishte drejtues politik në Tiranë dhe i ishte parashikuar të mbante fjalim ka refuzuar dhe nuk do të flas.
Kujtojmë se Agron Shehaj ishte një nga kandidatët hu mbës përballë Bashës në zgjedhjet për kryetar në Partinë Demokratike.
Kuvendi Kombëtar i PD-së nisi mbledhjen rreth orës 11:00. Delegatët janë ftuar të miratojnë propozimet e Lulzim Bashës për ndryshimet në statut. Këto punime janë duke vijuar ende dhe pritet të votohet edhe zgjedhja e 300 anëtarëve të rinj të Këshillit Kombëtar, mandati i të cilit u ndërpre para kohe.
“Vetëm 3 minuta e ndajnë turpin, jo nga nderi, por nga dinjiteti i zakonshëm që duhet të ketë një qytet, një komunitet, por dhe një bashki. Ata që luajnë këtu, bëjnë mirë që t’i mbledhin dhe mos t’i heqin të paktën. Ata që duhet ta mirëmbajnë këtë bëjnë mirë që ta pastrojnë dhe para se të lindin dielli, turistë të huaj e shqiptarë që ta shohin këtë pamje që është turp.” kështu është shprehur kryeministri Edi Rama, teksa ka shpërndarë një video ku shihet duke mbledhur mbeturinat në një fushë sporti në qytetin e Vlorës.
Kujtojmë se kryeministri Edi Rama ka pasur ‘përpl asje’ në distancë me kryebashkiakun e Vlorës, Dritan Leli, ku një ndër kritikat është bërë edhe gjendja e qytetit me mbeturinat.
Pasi mblodhi të gjitha mbeturinat e hedhura përtokë, tha se është turp që turistët shqiptarë dhe të huaj të shohin mbeturina përtokë, ndërsa pavarësisht se nuk iu drejtua drejtpërdrejt, shënjestroi kryebashkiakun Leli në mesazhin e tij./Noa.al
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në fjalën e tij, gjatë mbledhje së sotme, sulmoi kryeministrin Edi Rama. Ai tha se Shqipëria me Ramën në krye, është e para në listë për korru psion.
“Kemi de noncuar korru psionin marramendës të këtij regjimi, që duke përfituar nga vakumi i drejtësisë, e çoi Shqipërinë në një tatëpejtë të frik shme, duke e renditur të parën në Europë për korr upsion dhe të dytën në botë për rys hfetin që shërbëtorët dhe ortakët e Ramës u rrë mbejnë qytetarëve dhe sipërmarrjeve.
Miliarda euro dëme ekonomike, të paktën 7 sipas raporteve të KLSH-së, që mund të ishin përdorur për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për fëmijët tanë, shkuan në xhepat e reg jimit Rama-Doshi.
Nga të dhënat e Bankës Botërore dhe BERZH rys hfeti që merr ky reg jim u kushton bizneseve shqiptare 550 milionë euro në vit, ose 1.5 milionë euro në ditë, një shumë tre fish me e lartë se ajo që raportohej në 2013-ën.
Para që mund të shkonin për shkolla, spitale, rrugë, paga më të mira për mësues dhe mjekë, pensione më të dinjitetshme për të moshuarit tanë që meritojnë një pleqëri të bardhë, larg shq etësimeve për faturat përherë e më të kripura të dritave dhe ujit, larg ankthit për ilacet që nuk mund të përballojnë dhe tryezës që bëhet gjithmonë e më e va rfër”, tha Basha
Mbërritja e Sali Berishës në Pallatin e Kongreseve ku po mbahet mbledhja e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike, ka bërë që të pranishmit të shpërth ejnë në ovacione për të.
“Berisha, Berisha…” ishin thirrjet që të kujton mitingjet e dikurshme që mbante kryeministri Sali Berisha me demokratët.
Partia Demokratike ka nisur këtë të shtunë mbledhjen e organit më të lartë vendimmarrës të saj, Kuvendin Kombëtar.
Fjalën hapëse të kësaj mbledhje e ka mbajtur kryedemokrati Lulzim Basha ndërsa më pas do të japin mesazhin e tyre edhe 19 drejtuesit politik të Partisë Demokratike
Dritan Abazoviç që bëri histori duke u zgjedhur shqiptari i parë si zëvendës kryeministër në Malin e Zi, zhvilloi vizitën e parë zyrtare në Tiranë ku u takua me presidentin Ilir Meta, kryeministrin Edi Rama dhe kryetarin e PD-se Lulzim Basha.
I ftuar në emisionin Top Talk, Dritan Abazovic tregoi projektet e diskutuara me kryeministrin Edi Rama.
“Rikonstruksion të hekurudhës, pika dalëse e autostradës së gjelbër dhe ndërtimi i një ure për të lidh Velipojen me Ulqinin”, tha Abazovic.
Zëvendës kryeministri Abazovic premtoi heqjen e kartonit jeshil me vlerë 15 euro për qytetarët shqiptarë që shkojnë në Malin e Zi.
“Ne hoqëm me Kosovën ka për të ndodh edhe me Shqipërinë”.
Ndryshe nga qeveria e mëparshme e Gjukanovic që nuk ishte një mbështetëse e fortë e Shengenit Ballkanit, Dritan Abazoviç e përkrah pa rezerva.
Po licia e Kosovës ka arre stuar sot kryetarin e Partisë Social-Demokrate të Kosovës Dardan Molliqaj, dhe 7 aktivistë të tjerë të kësaj force politike.
Molliqaj është bashkëshorti i Besa Shahinit, e cila ka shërbyer si ministre e Arsimit në qeverinë Rama.
Arrestimet kanë ardhur pas një proteste të zhvilluar para Ministrisë së Drejtësisë ku aktivistë të PSD shkruan me spraj mbi makina fjalën “zhvatës”.
Po licia, nën urdhërat e Kurtit, me përdorim bru tal të dhu nës po dëshiron të shtyp këdo që kun dërshton atë. Zhvatja ndaj qytetarëve nuk guxon të kalojë në heshtje dhe nën kë rcënimin e dh unshëm e brutal të pushtetit, thuhet në reagimin e PSD.
Kurse shtojnë: “Kërkojmë urgjentisht që aktivistet e aktivistët Dardan Molliqaj, Teutë Rrusta, Nol Nushi, Zgjim Hyseni, Qëndrim Sahiti, Frashër Krasniqi, Ali Krasniqi dhe Korab Korça të lir ohen menjëherë nga arr estimi i padrejtë”.