Aktualitet

Kryeministri Rama shpall qeverinë e re (emrat)

Zv kryeministër do të jetë Arben Ahmetaj, i cili do të mbajë po ashtu sërish postin e ministrit për Rindërtimin. Ministër i Jashtëm do të jetë sërish Olta Xhaçka. Ministër i Mbrojtjes sërish do të jetë Niko Peleshi. Ministër i Drejtësisë, Ulsi Manja. Ministër i Brendshëm do të jetë sërish Bledi Çuçi. Mbetet ministre e Kulturës, Elva Margariti. Qëndron ende në qeveri Belinda Balluku si ministre e Infrastrukturës.

Ministre Bujqësie do të jetë Frida Krifca që deri dje ishte drejtore e agjencisë AZHBR.

Mirela Kumbaro rikthehet në qeveri si ministre Turizmi.

Delvina Ibrahimi do të jetë ministre e Financave.

Edona Bilali emërohet ministër për Biznesin dhe Sipërmarrjen.

Bora Muzhaqi emërohet ministër shteti për Rininë dhe Fëmijët

Milva Ekonomi emërohet ministër shteti për Standardet dhe Shërbimet

Ministër shteti për lidhjet me Parlamentin, Elisa Spiropali

Evis Kushi do të mbetet ministre e Arsimit.

Ogerta Manastirliu mbetet ministre e Shëndetësisë

Kryeministri Rama shpall qeverinë e re (emrat) Read More »

Gazetari zbulon emrat surprizë të qeverisë së re

Ditën e nesërme kryeministri Edi Rama pritet të publikojë emrat e ministrave për qeverinë e re, ku deri më tani të sigurt e ka vendin vetëm Ministrja e Shtetit për Parlamentin, Elisa Spiropali.

Sipas gazetarit Muhamed Veliu, në qeverinë “Rama 3” mund të ketë emra surprizë, por bie në sy që shumicën e ministrive do t’i drejtojnë femrat.

Megi Fino, vajza e deputetit të ndjerë Bashkim Fino aktualisht zëvendës ministre e Punëve të Jashtme, mund të jetë një prej prurjeve të reja nga Edi Rama në skuadrën e tij qeverisëse.

Adea Meidani, vajza e ish presidentit socialist, Rexhep Meidani e shkolluar në Paris me një eksperiencë pune në Londër e specializuar për taksat ndërkombëtare, shihet si një kandidate potenciale nga Edi Rama, për t’i besuar drejtimin e Ministrisë së Ekonomisë gjithnjë nëse do t’i shkojë skenarit të ndarjes të Ministrisë së Financave nga Ekonomia.

Elziston mundësia e ristrukturimit të Ministrisë së Punëve të Jashtme, duke e kaluar Integrimin si ministri më vete, ku kandidati më potencial për ta drejtuar është diplomati i karrierës, Zef Mazi aktualisht krye-negociator i Shqipërisë me Bashkimin Europian.

Ora 10:00 e të enjtes do t’i japë fund edhe dilemës nëse Olta Xhaçka do të vijojë të drejtojë diplomacinë shqiptare, apo do të jetë e para grua, të cilës i besohet Ministria e Punëve të Brendshme. Një emër surprizë është edhe Anisa Ruseti, e cila mund të shfaqet në drejtimin e çështjeve sociale.

Sipas gazetarit Muhamed Veliu, emrat e përzgjedhur për ministritë e Brendshme, Drejtësisë dhe Mbrojtjes duhet të marrin fillimisht “OK” nga ambasada amerikane.

Gazetari zbulon emrat surprizë të qeverisë së re Read More »

E papritur/ Disa ditë para nisjes së legjislaturës së re jep dorëheqjen deputeti i Partisë Socialiste

Lefter Koka befason, disa ditë para nisjes së legjislaturës së re, të dekretuar sot nga Presidenti Ilir Meta për më 10 shtator. Deputeti i Partisë Socialiste, që braktisi LSI gjatë kuvendit të kaluar, ka zyrtarizuar dorëheqjen. Pra, nuk do të jetë deputet i parlamentin e ri. Dorëheqja e radhës kjo, pas asaj të Mark Markut nga PD. Ja çfarë shkruan Koka në tekstin shopjegues të kësaj vendimmarrjeje:

“2 dekada më parë me përgjegjësi të lartë publike, mora përsipër të garoja për të qenë zëri qytetarëve durrsakë. Në këtë rrugëtim plot sfida, suksese e padiskutim dhe dështime, pata fatin të dëshmoj fuqinë e besimit, si dhe dinjitetin e njerëzve që punojnë çdo ditë me ndershmëri dhe përkushtim për një të ardhme më të mirë.

Në morinë e sf idave me të cilat ky rrugëtim të përball është gjithmonë e vështirë të ndalesh një moment dhe të vlerësosh se kur është koha e duhur për të mbyllur një cikël. Sot është dita që rrugëtimin tim politik ta vijojnë ata mijëra bashkëpunëtorë të mitë, që më bënë fitues për vite me radhë dhe që mbase nuk kam mundur asnjëherë t’i falenderoj sa duhet. Sot, e ardhmja u përket atyre!

Me këtë vendim timin është njohur institucionalisht si Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ashtu edhe Kuvendi i Shqipërisë. Së fundi, mirënjohje të madhe për mundësinë, besimin dhe privilegjin e jashtëzakonshëm që më është dhënë t’i shërbej me përkushtim qytetit, vendit dhe njerëzve që dua!

Shqipëria është padyshim sot një vend më i mirë se dje, është vendi plot dritë shprese, që na përket të gjithëve”.

E papritur/ Disa ditë para nisjes së legjislaturës së re jep dorëheqjen deputeti i Partisë Socialiste Read More »

Dasmorët ‘zbrazin xhepat’ në valle! Erion Braçe:’Kultura miz erabel e gju ajtjes me lekë të nuses e dhëndrit,madje duke ua ngjitur me pësht ymë në ball’

Dasmorët “zbrazin xhepat” në valle! Erion Braçe:

Zv.kryeministri Erion Braçe shkruan i rev oltuar për paratë që hidhen në valle, tashmë traditë e dasmave shqiptare. Ai i quan këto veprime “kulturë mi zerable” dhe thotë se dasmorët nuk kanë respekt për paranë.

“Nuk di kush e futi kete “tradite” mes dasmave shqiptare, por ka me shume se 10 dite qe dikush mi poston keto pamje. Dhe nje gje mendoj; Sa pak respekt ka per njeri tjetrin ne kete vend, mundesine e panundesine e tij, qofte ky dhendri apo ajo nusja”, shkruan Braçe.

Postimi i Braçes:

Hare e madhe! Dasma gjithandej!

Dhe patjeter; kultura miz erabel e gjuajtjes me leke te nuses e dhendrit, madje duke ua ngjitur me pesht yme ne ball, vijuar me he dhjen e lekut ne ajer ne kercim e siper per te deshmuar statusin e parashumit ne mes te shoqerise e krushqise, shoqeruar nga nje muzike e tm errshme!

Nuk di kush e futi kete “tradite” mes dasmave shqiptare, por ka me shume se 10 dite qe dikush mi poston keto pamje. Dhe nje gje mendoj; Sa pak respekt ka per njeri tjetrin ne kete vend, mundesine e panundesine e tij, qofte ky dhendri apo ajo nusja!

Por edhe sa pak respekt ka per TE ARDHURAT, parane ne kete vend!! Nuk di c’jane keta qe gjuajne me para apo “bejne spektakel” me para neper keto dasma; Por nje gje e di fare mire: Nuk kane respekt per mundin, djersen dhe parane e ardhur prej tyre!

Dasmorët ‘zbrazin xhepat’ në valle! Erion Braçe:’Kultura miz erabel e gju ajtjes me lekë të nuses e dhëndrit,madje duke ua ngjitur me pësht ymë në ball’ Read More »

Ja kur mblidhet Parlamenti i ri/ Presidenti Meta njeh zgjedhjet dhe nxjerr dekretin

Parlamenti i ri do të mblidhet me 10 shtator. Ky është dekreti i nxjerrë nga presidenti Ilir Meta. Pas mbylljes së të gjithë procesit zgjedhor të 25 prillit, Meta ka dhënë dakordësinë e tij për të thirrur Parlamentin, edhe pse më parë kërcënonte se nuk do të mblidhte Kuvendin e ri, nëse zgjedhjet nuk ishin sipas standardeve.

“Ditën e premte, në datë 10 shtator 2021, ora 10:00, thirret për t`u mbajtur mbledhja e parë e Legjislaturës së X-të të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë”, thuhet në dekretin e presidentit.

Pas këtij akti i hapet rruga mbledhjes së Parlamentit dhe zgjedhjes së drejtuesve të rinj të Kuvendit, pasi deputetët të jenë betuar. Më pas sfida tjetër do të je të formimi i qeverisë së re dhe votëbesimi në Parlament.

Vendimi i plotë

D E K R E T

PËR THIRRJEN E MBLEDHJES SË KUVENDIT TË PORSAZGJEDHUR TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

Në mbështetje të nenit 65 pika 1, 67 pika 1, dhe 93 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, pas zhvillimit të zgjedhjeve të përgjithshme për Kuvendin e Republikës së Shqipërisë të datës 25.04.2021, rezultati përfundimtar i të cilave është shpallur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përmes Vendimit nr. 21, datë 13.07.2021, të Komisionit Rregullator, si dhe në kushtet kur Legjislaturës së IX-të të Kuvendit, i përfundon mandati në datën 09.09.2021,

D e k r e t o j:

Neni 1

Ditën e premte, në datë 10 shtator 2021, ora 10:00, thirret për t`u mbajtur mbledhja e parë e Legjislaturës së X-të të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Nr. Dekretit 13207

Tiranë, më 01.09.2021

Ja kur mblidhet Parlamenti i ri/ Presidenti Meta njeh zgjedhjet dhe nxjerr dekretin Read More »

‘Kam një apel për gjithë Shqiptarët që kanë makina të bukura, ose me adoptoni, ose më mësoni zanatin tuaj’

Ditet e fundit po qarkullon ne rrjetet sociale nje video ku nje vajze italiane tregon eskperiencen e saj ne Shqiperi.

“Kur isha ne Shqiperi, pash qe shumica e Shqiptareve preferonin Mercedes dhe Audi, dhe jo makina dosido, por makina me vlere 100 mije euro. Mendoja se makina ime Audi a4 i vitit 2010 ishte e bukur, por u gabova. Kam nje apel per gjithe Shqiptaret qe kane makina te bukura, ose me adoptoni, ose me mesoni zanatin tuaj”.

‘Kam një apel për gjithë Shqiptarët që kanë makina të bukura, ose me adoptoni, ose më mësoni zanatin tuaj’ Read More »

Meta nuk u reziston dot petullave: ‘Petulla katuni me të ik truni’

Presidenti Ilir Meta vijon të shijojë pushimet e tij në bregdet.

E teksa ka bërë një ecje buzë detit pasditen e sotme, Meta nuk ka mundur tju rezitojë petullave që shiten anës rrugës.

Kreu i shtetit ka postuar një foto ku shihet, teksa mban në dorë petullat dhe shkruan “pe tulla katuni me të ik truni”, siç është e shkruajtur edhe mbi kjoskën ku shiten petullat.

“Petulla katuni me të ik truni”. Pas një ecje të gjatë buzë detit, nuk mund t’u rezi stoja petu llave si të gjysheve tona, nga duart e këtyre njerëzve të thjeshtë punëtorë, që shërbejnë me kaq dashuri” shkruan Meta në postimin e tij.

Meta nuk u reziston dot petullave: ‘Petulla katuni me të ik truni’ Read More »