Aktualitet

Dynden të huajt; Turistët në Vlorë, por edhe në Gjirin e Lalzit

Kjo fundjavë e parë e qershorit ka sjellë një fluks të madh të pushuesve të huaj që zgjedhin të vizitojnë Shqipërinë. Ata nuk i gjen vetëm në jug, por edhe në Gjirin e Lalzit.

Ndërkohë një destinacion i turisteve të huaj këtë sezon është edhe Vlora. Prenotimet kanë qenë jo vetëm nga vendet e lindjes, ndërsa këtë të diel kanë mbërritur pushues nga Gjermania, Franca, Italia, Anglia, por edhe nga Rusia dhe Ukraina.

“Në Vlorë kam mbërritur sot në mëngjes. Kjo nuk është hera e pare që vij në Vlorë. Më pëlqen shumë plazhi dhe bukuritë natyrore të Shqipërisë dhe në veçanti të Vlorës”, shprehet një turiste.

“Vij nga Londra për herë të parë në Vlorë. Jam e kënaqur nga pamjet që të ofron Vlora, si deti ashtu dhe mali. Fotot ia kam dërguar miqve të mi në Angli. Kam ngelur e mrekulluar dhe i kam bërë ftesë që të vijnë në Shqipëri, se do të gjejnë plazhe të bukura dhe ushqim shumë të mirë”, thotë një turiste londineze.

“Shqipëria duhet të punojë më shumë për turizmin, duhet ta promovojë edhe më shumë bukuritë që ofron Vlora, ndërkohë që ushqimi është njëlloj si në Itali, por duhet punë ende në këtë shërbim. do ishte më mirë që zonat e Karaburunit dhe të Sazanit të mbeten të virgjëra siç janë aktualisht, se nqs këto destinacione do popullohen pa fund, kjo bukuri natyrore do prishet”, thotë një turist italian.

Të huajt nuk preferojnë vetëm plazhet, por edhe zonat historike dhe arkeologjike, si dhe zonat malore si Llogoraja.

Top Channel

Dynden të huajt; Turistët në Vlorë, por edhe në Gjirin e Lalzit Read More »

Bregdeti i jugut, me infrastrukturë të re dhe atraksione të shtuara për turistët

Një ‘vrapim’ në kohë për të kujtuar transformimin e Vlorës, Himarës, Dhërmiut, Vunoit, Jalës që ky sezon turistik i gjen me infrastrukturë të re, hapësira të gjelbra dhe atraksione të shtuara për turistët.

Projektet që po mbështet qeveria shqiptare për rijetëzimin e fshatrave historikë në jug të vendit si dhe investimet në modernizimin e infrastrukturës urbane në qytetin e VLorës, synojnë të ndihmojë në hapjen e vendeve të reja të punës, rritjen e të ardhurave dhe zhvillimin e ekonomisë lokale në zona të përcaktuara në jugun të Shqipërisë, i njohur si destinancioni kryesor turistik me potencial të jashtëzakonshëm për rritjen turizmit dhe ekonomisë së vendit.

Projekti synon të përmirësojë infrastrukturën urbane, të shtojë vlerën e aseteve turistike, si dhe të forcojë kapacitetet e institucioneve për të mbështetur turizmin në nivel lokal.

Rikualifikimi i shtëpive në fshatrat e Himarrës, Vunoit, Dhërmiut e Jalës

Rikualifikimi i shtëpive në fshatrat e Himarës, Vunoit, Dhërmiut e Jalës është pjesë e projekteve të integruara që qeveria shqiptare nëpërmjet Fondit Shqiptar të Zhvillimit po zbaton në Bashkinë e Himarës, me financim të qeverisë shqiptare dhe Bankës së Këshillit të Europës.

Fshatrat tradicionale të rajonit jugor formojnë një shprehje unike të arkitekturës popullore amtare, të dallueshme nga siguria e tyre.

Në mënyrë, që të mbrohet dhe promovohet kjo trashëgimi e çmuar, fondet do të jenë në dispozicion për ”programin e Çative dhe Fasadave”, për të përmirësuar kushtet për ruajtjen e kësaj trashëgimie të rëndësishme kulturore dhe për të siguruar që vlera e kësaj pasurie unike, është e njohur si një mjet për zhvillimin ekonomik.

Objektivi i restaurimit është t’i kundërvihet shkatërrimit dhe/ose braktisjes së shtëpive tradicionale, në favor të strukturave të reja të panjohura

Ballkoni panoramik është atraksioni më i ri turistik që i shtohet qytetit të Vlorës.

I pozicionuar pranë zonës së Ujit të Ftohtë, Ballkoni i Vlorës është i orientuar nga perëndimi dhe prej aty çdo vizitor ka mundësinë të ketë një pamje të plotë të Lungomares dhe të gjithë gjirit të Vlorës.

Pas përfundimit të projektit ‘Lungomare’, rikonstruksionit të ‘Transballkanikes’, unazës së qytetit, rrugës ‘Dhimitër Konomi’ dhe shesheve publike, Fondi Shqiptar i Zhvillimit është duke zbatuar projektin e rikonstruksionit të bulevardit “Ismail Qemali” dhe rikonstruksionin e rrugës së Kaninës.
Ndërkohë është drejt përfundimit rruga e Pyllit të Sodës, që e transformon këtë zonë dikur të lënë pas dore në një në një hapësirë të re turistike.
Ky projekt do të ruajë burimet e mrekullueshme natyrore të Shqipërisë dhe pasurinë e saj të çmuar kulturore duke e bërë turizmin më konkurrues

Investimet e projektit do ta bëjnë më tërheqëse jugun e vendit për vizitorët dhe investitorët privatë, si dhe do të rrisin mundësitë e njerëzve për të gjeneruar të ardhura. Përfituesit kryesorë janë banorët e këtyre zonave dhe turistët, të cilët do të përfitojnë në mënyrë direkte nga shërbimet e përmirësuara të infrastrukturës urbane dhe ato turistike.

Bregdeti i jugut, me infrastrukturë të re dhe atraksione të shtuara për turistët Read More »

Orikum : Aktivitet ne kuader te festes se Republikes se Italise !Organizuar ne Portin e Jahteve

Ashtu sikurse çdo vit, në Portin e Jahteve në Orikum, u organizua aktiviteti në kuader të festës së Republikës së Italisë. Me këtë rast Konsullata e Pergjitshme e Italisë në Vlorë, Luana Alita Micheli, mblodhi dhe beri bashkë të ftuar speciale, italiane dhe shqiptare, ndermjet të cileve personalitete te institucioneve me të larta .

Aktivitetit I parapriu fjala e mirëseardhjës dhe e pershendetjes së konsulles së Italisë në Vlorë, e cila uroi me këtë rast te ftuarit për një miqesi sa me të mirë dhe me te frytshme. Një pershendetje që në qender ka patur mbi te gjitha frytet e miqesise mes Italisë dhe Shqipërise, dy popuj miq dhe afer njeri-tjetrit, ndersa nuk ka munguar urimi dhe nga ambasadori i italisë në Shqipëri.

Eshtë bërë tradite tashme prej vitesh festa e Italisë të mos konceptohet dot pa prezencen e italianeve dhe shqiptareve, te cilet pervecese i lidh ngusht puna, i lidh edhe deshira për të shkembyer eksperiencat e për të lidhur miqesi mes njeri tjetrish. Porti jahteve në Orikum, vendi i perzgjedhur edhe këtë vit për të kremtuar festen e Italisë ka bërë bashkë personalitete shqiptare dhe italiane, ndersa aktivitete, për këtë date të rendësishme të republikës italiane, startuan prej dates 1 qershor, për tu mbyllur me mbremjen gala të së dielese në mbremje.

Orikum : Aktivitet ne kuader te festes se Republikes se Italise !Organizuar ne Portin e Jahteve Read More »

Pse duhet të frikësohen shqiptarët nga qeveria e re italiane?

Në këtë shifër të madhe personash që ende s’i kanë mbyllur problemet me autoritetet italiane, por edhe më në përgjithësi në politikën që qeveria Conte do të ndjekë ndaj statusit dhe procesit të integrimit të emigrantëve në shoqërinë italiane, qëndrojnë shumë të panjohura në të ardhmen e afërt, edhe për ne shqiptarët.
Shkruan Skënder Minxhozi

Me Italinë s’kemi pasur kurrë probleme. Ky është një përcaktim që me shumë gjasë i përshtatet realitetit të marrëdhënieve Tiranë-Romë që nga momenti i hapjes së Shqipërisë dhe hyrjes së saj në familjen e kombeve europiane.

Krejt ndryshe nga Greqia, me të cilën kemi një dosje problemesh të të gjitha përmasave, të cilën po e negociojmë edhe sot me dyer të mbyllura, me Romën marrëdhëniet kanë mbetur “të shkëlqyera”, sipas termit që kanë përdorur ndër vite të gjithë shtetarët e dy vendeve kur u është dhënë rasti, megjithë ndryshimet e shpeshta të qeverive në të dy anët e Adriatikut.

Pritëse e një numri të madh emigrantësh ekonomikë shqiptarë, avokate e bindur e integrimit të vendit tonë në BE dhe mbështetëse e stabilitetit shqiptar edhe në momente të zymta të historisë tonë, italianët janë shfaqur tek ne herë si shembulli për t’u marrë, herë si investitorë, herë si ushtarë të ngarkuar me thasë mielli në misionet e shumta humanitare ku Italia na ka ndihmuar pas trazirave në tokën shqiptare.

E megjithatë në këto orë kjo marrëdhënie solide dypalëshe rreth 30 vjeçare, pritet të vihet në një provë tinzare dhe të paprecedent. Megjithëse i kemi ndjekur demarshet për krijimin e qeverisë së re italiane si një episod i rradhës i krizës politike endemike italiane, duket se këtë herë duhet të tregohemi diçka më të kujdesshëm se herët e tjera.

Sepse nga Prodi tek Berlusconi, apo nga D’Alema tek Ciampi, diferencat në qëndrimin ndaj Shqipërisë ishin milimetrike dhe thuajse të padukshme. Por qeveria Conte, në të cilën spikat e fortë zhurma që vjen nga poltroni i ministrit të brendshëm Salvini, mund të ketë një kurs ende të panjohur edhe ndaj dosjes italo-shqiptare. Dhe kjo kryesisht në dy drejtime: në qëndrimin ndaj emigrantëve tanë që jetojnë dhe punojnë në Itali dhe ndaj kursit tonë drejt afrimit me Bashkimin Europian.

E lindur pas një negociate kilometrike mes dy partish anti-sistem, Lega Nord dhe Lëvizja 5 yjet, qeveria Conte pritet të bëjë një kthesë në shumë drejtime. Jo më kot Steve Bannon, këshilltari “famëkeq” i Donald Trump, i deklaronte së fundi shtypit italian se ka këshilluar këto dy parti në hapat e tyre drejt ndërtimit të shtetit “të ri”, të konceptuar mbi parimet e anti europianizmit, antiglobalizmit dhe të një ksenofobie gjithnjë e më të shprehur ndaj të huajve. “Roma është tani qendra e botës”, shprehej Bannon para pak ditësh në kryeqytetin italian.

Ku rri Shqipëria në këtë mes, mund të pyesë dikush me të drejtë?! Shqipëria rri në këtë panoramë të re politike italiane, tek ajo pjesë e vogël që e lidh me kursin e ri të qeverisë Conte, të dominuar nga dy “super” zv.kryeministrat Salvini dhe Di Maio.

Siç dihet lideri i Lega Nord ka pasur prej kohësh qëndrime të ashpra ndaj Europës së Bashkuar dhe të huajve të shumtë që shkelin në vendin e tij. Në programin e ministrisë së brendshme të cilën ai mori përsipër të drejtojë, bie në sy prioriteti i frenimit të flukseve migratore nga Mesdheu, kryesisht nëpërmjet Tunizisë dhe vendeve të tjera të Afrikës Veriore, por edhe përballja me realitetin kompleks të rreth 500 mijë emigrantëve të parregullt që jetojnë sot në Itali.

Në këtë shifër të madhe personash që ende s’i kanë mbyllur problemet me autoritetet italiane, por edhe më në përgjithësi në politikën që qeveria Conte do të ndjekë ndaj statusit dhe procesit të integrimit të emigrantëve në shoqërinë italiane, qëndrojnë shumë të panjohura në të ardhmen e afërt, edhe për ne shqiptarët.

Nga ana tjetër, qëndrimet shpërfillëse dhe shpesh fyese të partive që përbëjnë qeverinë e sotme ndaj Brukselit dhe përgjithësisht Bashkimit Europian, janë një tjetër moment që mund të sjellë modifikime potenciale në qëndrimin zyrtar të fqinjit tonë perëndimor, sa i përket zgjerimit të BE dhe politikës së saj ndaj Ballkanit Perëndimor.

Nëse Italia do të hynte në një kurs përplasjeje me Brukselin në lidhje me temat e mësipërme, vendet ballkanike, ndër to më së pari Shqipëria, do të humbisnin një avokat të hershëm të idesë së shtrirjes së Unionit edhe në gadishullin ballkanik. Në këtë prizëm, deklaratat e fundit të ambasadorit italian në Tiranë, sa pozitive dhe qetësuese për momentin, pritet të konfirmohen nga e para pasi qeveria e re italiane të ketë marrë në dorë frenat e punëve dhe të ketë afishuar vizionin e saj konkret për çeshtjet e mësipërme.

Pse duhet të frikësohen shqiptarët nga qeveria e re italiane? Read More »

Turistët që bëjnë namin duke harxhuar para në Shqipëri. Duhet t’i mbajmë në pëllëmbë të dorës

Kur vjen puna tek turizmi dhe shpenzimet që çdo vizitor bën në Shqipëri, pronarët e hoteleve, shtëpive të pushimit, bareve dhe restoranteve e dinë mirë se çdo turist ndryshon nga tjetri.

Vitin e kaluar, shpenzimet e turistëve arritën 15% të PBB, megjithatë disa grupe janë kontribuues më të mëdhenj se sa të tjerë.

Si grupi më i madh i turistëve, ku 87% vijnë për pushime, shqiptarët nga Kosova janë padyshim edhe ata që i sjellin më shumë përfitime ekonomisë shqiptare. Një shtetas nga Kosova qëndron në Shqipëri mesatarisht 3.8 ditë dhe 83% e tyre qëndrojnë në hotel, ndërsa shpenzimi mesatar ditor për person arrin në 55 euro.

Në numra të ngjashëm llogaritet dhe eksperienca turistike e shtetasve nga Maqedonia, të cilët qëndrojnë në Shqipëri mesatarisht 3.6 ditë dhe 74% e tyre flenë në hotele. Ashtu si turistët nga Kosova, edhe maqedonasit shpenzojnë në vendin tonë mesatarisht 55 euro për person.

Të dy grupet, si dhe turistët nga Mali i Zi, për shkak se janë vende fqinje, preferojnë të vijnë me automjetet e tyre 86-90% dhe pjesa e mbetur me autobus.

Megjithatë, turistët nga Mali i Zi janë më të pakursyer kur vjen puna tek shpenzimet për akomodim dhe argëtim. Shpenzimet ditore për person të një turisti nga Mali i Zi arrijnë në 105 euro dhe 93% e tyre zgjedhin luksin e një hoteli, për një kohëzgjatje mesatare prej 2.7 ditësh.

Malazezët janë kombësia që shpenzon më tepër ndër grupin e 5 shteteve me vizitorët më të shumtë në Shqipëri. Pas tyre ndjekin italianët që prishin 92 euro në ditë për person, por për një kohëzgjatje më të madhe me mesatarisht 6.2 ditë. Më pak se gjysma e italianëve zgjedhin të vijnë me automjetin e tyre, ndërkohë që 28% parapëlqejnë fluturimin me avion dhe 20% kapërcejnë detin Adriatik me anije.

Edhe turistët nga Greqia kanë një mesatare të mirë shpenzimi, prej 78 eurosh në ditë, duke llogaritur që një turist i huaj në vendin tonë shpenzon mesatarisht 63 euro në ditë. Grekët qëndrojnë mesatarisht 3.7 ditë dhe 78% e tyre zgjedhin të flenë në hotel, një raport më i ulët se për turistët nga Kosova apo Mali i Zi.

Ndërkohë, me diversifikimin e ofertës turistike të Shqipërisë dhe shtimin e vizitorëve nga Europa Qendrore, Veriore dhe Perëndimore pritet që të ardhurat për ekonominë shqiptare nga turistët të rriten më tej, duke zënë një vend edhe më të rëndësishëm në bilancin vjetor.

Turistët që bëjnë namin duke harxhuar para në Shqipëri. Duhet t’i mbajmë në pëllëmbë të dorës Read More »

Qeveria e vendosi: Në fund të kësaj jave çdo shqiptar do jetë i detyruar të bëjë këtë pagesë!

ë fund të kësaj jave, Qeveria pritet të paraqesë formën e re të pagesës të taksës për “Rrugën e Kombit”, ku përcaktohen lehtësira për banorët e Kukësit. Deri më tani nuk dihet sesa do të jetë tarifa për qytetarët që do të kalojnë në këtë autostradë.

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj në një prononcim për Indeksonline ka thënë se për këtë çështje nuk ka pasur takime të caktuara. por që është diskutuar shkurtimisht në Samitin e Sofjes.

“Nuk mund të themi që për këtë çështje jemi takuar apo që kemi biseduar eksplicite, por në Samitin e Sofjes ku ishte prezent edhe ministri Gjiknuri e kemi biseduar njëherë në pak sekonda dhe i kam shfaqur mospajtimin tonë për çmimin fillestar që është vendosur nga shteti shqiptar për Rrugën e Kombit”, ka thënë Lekaj.

Sipas tij, këto tarifa janë më të lartat në Evropë dhe nuk përkojnë me gjendjen e ekonomike as të familjeve e as të biznese të të dy vendeve. “Për këto çështje jemi shprehur prej fillimi se do të duhej të konsultoheshim ndërmjet vete, sepse jemi përveçse fqinjë edhe vende me popullatë të njëjtë dhe rrjedhimisht me ndjenja të njëjta”, ka shtuar Lekaj.

I pari i Ministrisë së Infrastrukturës ka deklaruar se dy qeveritë duhet të angazhohen për të zhvilluar gjëra që bashkojnë dy vendet edhe më shumë, e jo gjëra që rrisin ndarjen.

“Po presim që të shohim nëse ka ndryshim dhe sa është ai ndryshim për këtë tarifë rrugore”, ka përfunduar Lekaj. Në Rrugën e Kombit prej disa javësh po vijojnë punimet për të ndërtuar dhe zgjeruar zonën ku do të rinisë të paguhet taksa e kalimit. Përveç sporteleve që ishin ndërtuar më parë dhe që u dëmtuan rëndë nga protesta e banorëve të Kukësit, koncesionari po zgjeron zonën e kalimit me pagesë, në mënyrë që brenda një kohe më të shkurtër të trajtohen më shumë mjete.

Qeveria e vendosi: Në fund të kësaj jave çdo shqiptar do jetë i detyruar të bëjë këtë pagesë! Read More »

Motori i avionit u fik në ajër, pilotja femër bën gjestin heroik që i shpëton të gjithë

Një avion i vogël ka pësuar një ulje të pazakontë këtë të premte në një nga rrugët e Kalifornisë, pasi motori i tij u fik teksa ishte duke fluturuar në ajër.

Pa dyshim, askush nuk u dëmtua pasi pilotja femër përdori të gjitha aftësitë e saj për të ulur lehtësisht avionin në terren në mënyrë të sigurt në Orange County.

Aeroplani u ul në një rrugë në Huntington Beach dhe pilotja shmangu kontaktin me shtyllat, kabujt telefonikë, madje edhe me makinat të cilat të gjitha i hapën krahun në anën tjetër.

Pilotja femër e cila nuk ka pranuar të identifikohet ka marrë gjithë përgëzimet dhe lëvdatat e mundshme për punën fantastike që bëri.

Zëdhënësja e policisë në Huntington Beach tha se pilotja ishte treguar një heroinë e vërtetë pasi shpëtoi njerëzit në bordin e avionit dhe nuk dëmtoi asnjë në tokë.

Ngjarja bëri bujë në mediat lokale, por edhe ato botërore, ndërsa u vlerësua shumë qetësia dhe saktësia në manovrim e pilotes femër.

Motori i avionit u fik në ajër, pilotja femër bën gjestin heroik që i shpëton të gjithë Read More »

Hapni dosjet, boll u çorodit mileti nga çorba e spiunëve! Fahri Balliu quhej “Këndezi”, kush ishte “Çiftelia”, “Vinçieri”

“Të hapen dosjet sa më shpejt. Boll ky milet u helmua dhe u çorodit nga çorba e spiunëve. E papranueshme dhe e neveritshme që ish spiune të sigurimit, të vazhdojnë të krijojnë opinione publike. Kjo shoqëri duhet të pastrohet sa më shpejt nga toksina të tilla publike” , shkruan juristi Romeo Kara, i cili sjell në vëmendje një shkrim të City News, ku identifikohen me emra dhe nofkën “gazetarët spiunë”.

Shkrimi i plotë:

Hapja e dosjeve të ish-bashkëpunëtorëve të sigurimit të shtetit vazhdon të mbetet peng e hapave të ngadalta të politikës. Në fakt, ky bllokim procesi tregon se sa delikat është ky hap që duhet të hidhet nga shoqëria dhe politika.

Për të bërë të mundur hapjen e dosjeve dhe për të treguar se ata janë një hap përpara shoqërisë, të parët që duhet të kërkojnë publikimin e tyre janë gazetarët. Këtu nuk flas për ata që kanë lindur në vitet 80’ apo 90’, por për ata që kanë qenë pjesë e shtypit gjatë atyre viteve dhe që më pas u bënë gazetarë dhe pronarë mediash. Ata të cilët rëndomë sot mbajnë pseudonime si “çiftelia”, “këndezi”, “vinçieri”, “kapteri” etj etj.

Disa prej tyre i shohim të debatojmë si opinionistë nëpër televizione, disa të tjerë të servilosen në parti politike. Një pjesë e mirë e tyre njihen nga shoqëria por një pjesë tjetër jo. A kanë qenë spiunë të ish sigurimit Preç Zogaj, Antrea Stefani, Frrok Çupi, Mentor Nazarko, Artan Hoxha (analisti), Fahri Balliu , Irfan Hysenbelliu apo ndonjë tjetër ?

Ne mund të bëjmë njëmijë akuza dhe mund të themi pseudonime dhe legjenda urbane, por ka vetëm një të vërtetë, ajo fshihet në dosjet e ish bashkëpunëtorëve , të cilat nuk janë hapur ende.

Ka histori që flasin për 120 mijë bashkëpunëtorë dhe vetëm 12 mijë dosje të ngelura. Ka histori se shumë gazetarë janë përkujdesur për zhdukjen e tyre. Në fakt asnjë prej gazetarëve apo botuesve nuk ka hedhur një hap të vetëm për të kërkuar publikimin e dosjeve të tyre. Sot shumë janë personazhe publike, por dje ishin të zhytur në llumin e ish sigurimit të shtetit me raportime dhe sigurime.

Hapja e dosjeve duhet të fillojë nga gazetarët, pikërisht nga ata që dalin cdo ditë në TV, japin mend dhe bëjnë moral, nga ata që shkruajnë në shtypin e shkruar apo portale. Më shumë se sa një proces që të bëhet nga një institucion shtetëror, moralistët e shtypit do të bënin mirë t’i publikonin vetë dosjet. Këtu e kemi fjalën për ata që janë të pastër sepse ata që janë të zhytur në mëkatet dhe krimet e ish-sigurimit, tërheqja nga skena publike është dënimi më i pakët që mund t’ju jepet./Pamfleti

Hapni dosjet, boll u çorodit mileti nga çorba e spiunëve! Fahri Balliu quhej “Këndezi”, kush ishte “Çiftelia”, “Vinçieri” Read More »