Aktualitet

Detaje nga deklarata e ‘Babales’ në Kosovë: Dua azil, në Shqipëri do më vrasin

Autoritet në Prishtinë kanë marrë në pyetje “Bashkëpunëtorin X” të PD, Albert Veliun 24 orë pasi ai kërkoi azil në Kosovë. Një burim nga Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës që shqyrton kërkesat për azil i tregoi Report TV atë çfarë ka deklaruar Albert Veliu.

“Kam frikë për jetën. Nëse me ktheni në Shqipëri do të më vrasin”.
Ky ka qenë deklarimi Albert Veliut që përbën edhe bazën e kërkesës për azil. Së bashku me të birin ai është duke u mbajtur në qendrën e azil kërkuesve.

Drejtoria për Migrim dhe të Huaj në Policinë e Kosovës është duke shqyrtuar kërkesën për azil të Albert Veliut, nëse ajo është në përputhje me nenin 5 të ligjit “Për azilin në republikën e Kosovës ku thuhet se: “Republika e Kosovës mund t’ju japë mbrojtjen e përkohshme personave që duhen mbrojtur, për aq kohë sa ata i ekspozohen një rreziku të përgjithshëm të rëndë”.

Ligji për azilin në Kosovë parashikon që aplikantit për azil, t’i jepet një përgjigje gjashtë muaj që nga dita e paraqitjes së kërkesës. Paraditen e të Hënës Veliu sëbashku me të birin, u ndaluan gjatë një kontrolli normal në zonën e Shtimjes në afërsi të Prishtinës. Rezultoi se ata nuk e kishin kaluar kufirin mes Shqipërisë dhe Kosovës në mënyrë të rregullt.

Hetimet paraprake të policisë së Kosovës kanë zbuluar se Albert Veliu dhe i biri nuk figuronin të riregjistruar në sistemin e kufirit si në atë të Kosovës dhe TIMS në Shqipëri. Kaq ka mjaftuar për policinë e cila ka njoftuar menjëherë prokurorin e gatshëm në Prokurorinë e Prishtinës e cila ka urdhëruar arrestimin e tyre.

Ndaj tyre është ngritur akuza për kalim të jashtëligjshëm kufiri. Po ashtu prokurori i ngarkuar për këtë çështje e ka kërkuar arrestimin edhe për shkak të dyshimeve të tjera. Menjëherë pas arrestimit Veliu i ka deklaruar prokurorit të çështjes se kërkon azil politik.

Detaje nga deklarata e ‘Babales’ në Kosovë: Dua azil, në Shqipëri do më vrasin Read More »

Këto zona të Shqipërisë duhet të bëjnë shumë kujdes sonte në darkë! Nuk e shmangni dot

Sot pritet dominimi i kthjellimeve dhe vranësirave kalimtare deri orët e pasdites kur pritet shtimi gradual i vranësirave në territor, më të shpeshta në lindje dhe juglindje ku priten shira të përkohshëm.

Mbrëmja dhe orët e natës risjellin mot kryesisht të kthjellët në të gjthë territorin shqiptar.

Sipas Meteoalb era do të fryjë e lehtë me shpejtësi 25km/h nga veriperëndimi, ndërsa në det vijon dallgëzimi i ulët.

Temperaturat e ajrit do të ruajnë vlera termike thuajse konstante gjatë mëngjesit por edhe orët e pasdites.

Reshjet

Sot, e martë, dt.29, pritet të ketë reshje të dobëta në pjesën më të madhe të qarqeve. Lokalisht reshjet mund të jenë në formë shtrëngate, kryesisht në zonat kodrinore-malore dhe pranë tyre.

Temperaturat

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 19 / 27 °C

në vendet e ulëta: 18 / 30 °C

në vendet malore: 12 / 24 °C.

Era

Era do të vazhdojë të fryjë e lehtë deri mesatare gjatë orëve të pasdites.

Këto zona të Shqipërisë duhet të bëjnë shumë kujdes sonte në darkë! Nuk e shmangni dot Read More »

“Business Insider”: Tirana mes 19 vendeve më të bukura të Europës

Mes 19 qyteteve më të mira të Europës është përfshirë edhe kryeqyteti shqiptar.

Pas disa medieve botërore, edhe prestigjiozja “Business Insider” sugjeron Tiranën si destinacion për pushimet e kësaj vere.

Shqipëria renditet mes shteteve si Kroacia, Mali i Zi, Portugalia, Spanja, Greqia, Italia, Franca etj.

Neil Cartwright, ekspert turizmi për faqen “Kayak” shprehet se “Shqipëria është një nga vendet më pak të njohura nga vendet e tjera që ndodhen në Europë, por ia vlen të vizitohet për disa fundjava të gjata”.

“Tirana ka ndryshuar shumë vitet e fundit dhe është një qytet fantastik me shumë kulturë, argëtim dhe një qendër interesante politike”, – shprehet ai më tej.

Eksperti shprehet se “… është një qytet i mbushur me ngjyra dhe shumë interesant për të bërë foto që t’i postoni në rrjetet sociale”. /a.g/ ATSH

“Business Insider”: Tirana mes 19 vendeve më të bukura të Europës Read More »

Vlorë : 600 mijë euro investime për aparatura moderne në spital

– Spitali Rajonal i Vlorës është pajisur me aparatura të teknologjisë së lartë, duke ofruar një standard të ri të shërbimit për pacientët, falë investimit prej 600 mijë euro.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu pa nga afër investimet në këtë spital, ku janë instaluar mamografia e re, grafia dixhitale, grafia e lëvizshme, aparati i ri i anestezisë në sallat e operacionit, inkubatorë të rinj në neonatologji e një sërë aparaturash moderne me vlerë 608 mijë euro.

“Pas Durrësit, Gjirokastrës, Dibrës, jemi sot në Vlorë për investimet e mëdha që qeveria po ndërmerr për fuqizimin e spitaleve rajonale, sepse ne kemi një plan konkret për të mundësuar që qytetarët ta marrin shërbimin me cilësi, afër vendbanimit të tyre”, – tha Manastirliu.

Spitali i Vlorës është nga përfituesit më të mëdhenj të programit kombëtar të investimit në spitalet rajonale në aparatura të reja bio-mjekësore.

“4.5 milionë euro po investojmë për të rritur cilësinë e shërbimit në spitalet rajonale për diagnostikimin dhe trajtimin më të mirë përmes aparaturave të teknologjisë së lartë”, – tha Manastirliu.

Përveç investimeve në spital, këtë vit rikonstruktohet plotësisht Poliklinika e qytetit të Vlorës, e cila do të pajiset gjithashtu me aparatura të reja, me rreth 112 milionë lekë investim, çka sipas ministres do t’i ndryshojë faqe poliklinikës në zemër të qytetit të Vlorës.ATSH -TIRANË, 29 maj/ATSH/

Vlorë : 600 mijë euro investime për aparatura moderne në spital Read More »

Më tradhtoi 5 herë, e fala. Gruaja: Të gjeta sms-të e të dashurës

Pas 7 vitesh martesë, me tre fëmijë 30-vjeçarja shkoi drejt divorcit. Ermira Beqo, nëna e tre fëmijëve ka më shumë se dy vite që nuk takon dot të vegjlit e saj, edhe pse në vendimin e gjykatës përcaktohet qartë data dhe ora e takimit mes nënës dhe fëmijëve.30-vjeçarja lidhi kurorë me Besnik Osmanaj në vitin 2009 dhe sollën në jetë 3 fëmijë. Vajza e madhe aktualisht është 8 vjeçe, djali 7 vjeç dhe djali i vogël vetëm dy vjeç. Në fillim gjithçka shkonte mirë mes çiftit, por pas lindjes së dytë, Ermira rrëfen se në familjen e tyre nisi dhuna dhe të ardhurat nuk mjaftonin për të bërë një jetesë normale.

Në dhjetor të 2016, ku djali i vogël ishte vetëm 3 muajsh, çifti kryen divorcin pas konflikteve të vazhdueshme.Në pamundësi të ekonomisë Ermira në mirëbesim ia la fëmijët babait dhe gjykata vendosi një detyrim mujor për nënën, 50 mijë lek të vjetra për çdo fëmijë dhe datat e takimit. Kanë kaluar dy vite nga divorci dhe kjo nënë si ka takuar asnjëherë fëmijët e saj. Ajo tregon se djalin dhe vajzën e madhe e ka parë nga larg vetëm në ambientet e shkollës, pasi nuk ka mundësi tjetër, ndërsa djalin 2-vjeçar nuk e ka parë prej dy vitesh.

Ka nisur dhe një proces gjyqësor për të marrë djalin e vogël të paktën por mundësitë janë të pakta. Ermira tregon se tani është në gjendje të rrisë fëmijët, por ish-bashkëshorti e ka nxjerrë si të paaftë mendore që ajo mos të marrë asnjë fëmijë.Më 24 maj 30-vjeçarja ka qenë në studion e emisionit për të treguar problemet me ish-bashkëshortin për tre fëmijët e saj.Ermira Beqo mori guximin ta bëjë publike jetën e saj, për hir të fëmijëve pasi ka dy vite që nuk i takon.

Ndërkohë në emisionin e sotëm ndodhet edhe ish-bashkëshorti i saj Besnik Osmani dhe ish-vjehrri Qamili për t’u përballur. Ndërsa gruaja kërkon të shohë fëmijët siç e ka përcaktuar gjykata, ish-burri e akuzon se nuk është e aftë për t’i mbajtur dhe se e ka tradhtuar disa herë kur kanë qenë të martuar por e ka falur për hir të fëmijëve.“E kam kapur 5 herë me të dashurin dhe e fala. Herën e fundit erdha në shtëpi nga puna e nuk e gjeta. Ka ardhur në mes të natës me paketë cigare në dorë, fëmijët qanin. E mora në telefon nga komshiu se s’ma hapte telefonin tim, dhe kjo i tha mos i trego burrit”, tregon Besniku i cili vjen nga një tjetër martesë e dështuar për të njëjtat arsye, raporton “BalkanWeb”. Ai tregon ditën kur Ermira iku nga shtëpia dhe thotë se bëri kallëzim në polici dhe më pas e kërcënoi i dashuri i saj në telefon.“Unë erdha në Shqipëri dhe para portës ishte zonja duke folur me komshiun. Komshiu më ftoi për kafe kjo mori çantën e çoi në shtëpi dhe pastaj iku livadheve. Kalamajtë kanë ndenjur në shtëpi me mua deri pasdite. Ika në Durrës bëra kallëzim, i thashë shefit deri të hënën nëse paraqitet mirë, nëse nuk paraqitet do e denoncoj. I dashuri i Ermirës më merrte në telefon dhe më kërcënonte pse bëre denoncim”, tregoi Besniku.

Nga ana tjetër, Ermira i tha ish-vjehrrit se djali i tij ka pasur të dashur dhe i ka lexuar mesazhet. “Shihni djalin tuaj që 5 vjet fliste me dashnoren me mesazhe. E di edhe goca e xhaxhait të tij. I kam parë vetë mesazhet”, tha Ermira.I pyetur nga moderatorja Evis Ahmeti nëse kishte ushtruar dhunë ndaj ish-gruas, Besniku tha se e kishte qëlluar vetëm një herë.“Një herë e kam qëlluar. Doli 4 orë e gjysmë me shoqen pa lejen time”, tha ai, ndërsa Ermira tha se e ka dhunuar disa herë. Ish-vjehrri shprehu ankesa të tjera ndaj nuses. “Unë nuk doja të flisja se këtu më dëgjon gjithë bota. Ermira na ka sjellë shumë probleme por unë nuk doja si baba që të prisheshin sepse meqë ishte ndarë Besniku dhe me gruan e parë”, tregon Qamili.Vetë Ermira tha se do luftojë për t’i marrë fëmijët e saj. “Të tre fëmijët do i marr. Gur do bëhem, në gjykatë do rri e fëmijët do i marr”, tha ajo. Në fund ish-burri dhe ish-vjehrri premtuan se do e lejojnë të takojë fëmijët.

Më tradhtoi 5 herë, e fala. Gruaja: Të gjeta sms-të e të dashurës Read More »

Emrat/ 140 politikanët dhe artistët që morën kredi shteti si të pastrehë

Mbi 140 zyrtarë dhe ish-zyrtarë të lartë, por edhe artistë kanë marrë kredi shteti nga Enti Kombëtar të Banesave. Pra janë trajtuar si të pastrehë. Mes tyre ka edhe emra të njohur, ish-kreu i SHISH Visho Ajazi, këngëtarja Vikena Kamenica, ish-ministri Spiro Ksera, etj. Së fundmi është vendosur që ata të përjashtohen nga falja e kësteve të mbetura të kredive.

Sipas variantit të ligjit të miratuar nga Parlamenti dy javë më parë, nga amnistia do të përfitojnë vetëm familjet e shpërngulura për shkak të ndërtimit të veprave publike dhe në pamundësi financiare.
Amnistia parashikohet në nenin 77, pika 5 e ligjit të të ri për strehimin social. “Familjeve të shpërngulura për shkak të ndërtimit të veprave publike dhe në pamundësi financiare, të cilat kanë përfituar kredi nëpërmjet Entit Kombëtar të Banesave, u falen detyrimet monetare, sipas përcaktimeve në vendimin e Këshillit të Ministrave”, thuhet në ligjin e miratuar nga Parlamenti.

Ndërkaq, varianti i parë i projektligjit, parashikonte përfshirjen në amnisti edhe të kategorive të tjera. Varianti i parë parashikonte: “Familjeve të shpërngulura për shkak të ndërtimit të veprave publike dhe kategorive të tjera në pamundësi financiare, të cilat kanë përfituar kredi nëpërmjet Entit Kombëtar të Banesave, u falen detyrimet monetare, sipas përcaktimeve në vendimin e Këshillit të Ministrave”.

Gjatë shqyrtimit, ligjvënësit kanë hequr togfjalëshin ‘kategori të tjera’, duke e kufizuar amnistinë. Me ‘kategori të tjera’ mund të përfitonin edhe mbi 140 zyrtarë, duke përfshirë deputetë, drejtorë etj., të cilët kanë marrë kredi si të pastrehë nga Enti Kombëtar i Banesave, ndonëse sot posedojnë disa shtëpi luksoze dhe makina deri në vlerën e një banese,raporton Shqiptarja.com. Gjithsesi, në mënyrë përfundimtare, familjet që do t’u falen këstet e mbetura të kredive do të përcaktohen me vendim qeverie.
Zyrtarët dhe ish-zyrtarët që morën kredi:

Një pjesë e listës së më poshte e kanë marrë kredinë si të pastrehë dhe një pjesë tjetër pasi banonin larg vendit të punës, si në rastin e deputetëve. Kjo kategori, trajtohet nga Fondi per zyrtaret e larte dhe nepunesit.

Lista me emra:
Oerd Bylykbashi

Spiro Ksera

Visho Ajazi Lika

Ervin Metalla

Nejla Peka

Gerd Hoxha

Roland Bejko

Dritan Ylli

Endri Hasa

Ndue Paluca

Nikoleta Paluca

Shkëlqim Spahiu

Dritan Reshka

Agron Tufa

Agim Kukeli

Selma Pagria

Krenar Çarçani

Arben Doci

Hasan Metuku

Klodiana Cankja

Kleves Bitro

Marjana Papa

Migena Bakalli

Eva Pustina

Vjollca Serjanaj

Gjovalin Prenga

Ëngjëllushe Dajko

Besnik Çobaj

Diana Troshani

Bashkim Shehu

Aurel Isaj

Ylli Alushi

File Ruka

Zefina Hasani

Paulin Kodra

Ilir Ibrahimi

Shkëlzen Çekrezi

Nezir Haldeda

Fatmir Konja

Donika Capi

Vasil Bicaj

Skënder Uku

Iva Zajmi

Elvis Çefa

Luan Përzhita

Ilir Pecnikaj

Lida Llakmani

Adriatik Alimadhi

Sonila Baka

Marsjola Duro

Edmond Arizaj

Elton Pasku

Marsida Omari

Vasil Curi

Enno Bozdo

Erkand Qerimaj

Kostandina Bezani

Isa Mella

Kujtim Sheshi

Elona Stavri

Arjana Çela

Kastriot Dervishaj

Arber Basholli

Julian Zonja

Xhevahir Spahiu

Majlinda Bozgo

Arben Shkodra

Valbona Vata

Merita Selimi

Bernina Kondi

Aleksandër Cavo

Cercis Durmishi

Flamur Kuçi

Saimir Bala

Kostana Furxhi

Edit Harxhi

Mevlud Matraku

Behar Dibra

Vikena Kamenica

Alban Serani

Manjola Merlika

Ermal Gjinaj

Florjan Nuri

Elvana Tivari

Rezart Tërshana

Enver Bytyci

Erald Elmasllari

Aurel Lamçe

Aljona Mansaku

Sami Nezaj

Flir Mosho

Drita Mandreja

Juljan Haxhiu

Selman Tema

Ermal Zaimi

Ëngjëllushe Llane

Veap Aga

Aneta Ndreu

Rexhep Polisi

Dede Kasneci

Sidrit Malevi

Evelina Koldashi

Haris Murana

Flora Pogace

Mentor Beqa

Esat Hasani

Ilir Kondi

Dorjan Teliti

Abaz Hado

Enkeledi Hajro

Gentiana Bektashi

Denis Gila

Mira Zoto

Ilir Mece

Resmi Hibraj

Rozeta Kuka

Sefer Korbeci

Odeta Kromici

Gjergji Papa

Fatmir Hoxha

Etrid Teliti

Avni Nezaj

Arben Skënderaj

Eduart Ypi

Arben Dollapaj

Gentiana Dorezi

Sabah Jemishta

Josel Pashko

Ramiz Metaliaj

Liljana Mlloja

Endri Mataj

Marjeta Zaimi

Metush Saraçi

Elona Varfi

Endrit Lami

Aleksander Muskaj

Pëllumb Pacani

Apostol Prifti

Emrat/ 140 politikanët dhe artistët që morën kredi shteti si të pastrehë Read More »

Gazetarja ngacmon Ramën: Doni Europën për para, Kryeministri: Nuk ju kushton asgjë

Kryeministri Edi Rama në një intervistë për “France 24” deklaroi se BE-së nuk i kushton asnjë qindarkë hapja e negociatave.

I pyetur për protestën e opozitës, Rama u shpreh se në një vend demokratik kjo është normale, ndërsa shtoi se nëse nuk do të kishte rezultate konkrete KE nuk do të rekomandonte hapjen e negociatave.

Referuar deklaratave të Presidentit Macron për zgjerimin, Rama tha se nuk po kërkojmë që të hyjmë sot në BE, pasi është një rrugë e gjatë që i pret përpara.

Pyetjes së gazetares nëse me hapjen e negociatave po kërkojnë para nga Europa, Rama iu përgjigj duke thënë se ‘Nuk kërkojmë para nga Europa.

Negociatat nuk i kushtojnë asnjë qindarkë Europës’. Largimin e të rinjve nga vendi, Rama e cilësoi si një gjë normale, pasi sipas tij edhe vendet që sot janë të pasura, dikur kanë qenë të varfra dhe lëvizja i ka zhvilluar.

Nuk është një lajm që duhet të zerë faqet e para të gazetave ndërkombëtare. Është jeta e brendshme e vendit, opozita është duke protestuar dhe ka një qeveri që është në fuqi.

Ju nuk do të dorëhiqeni? Të kërkosh dorëheqjen e kryeministrit në Shqipëri kjo ndodh shpeshherë që kur jemi futur në demokraci.

Nuk flas për opozitën, është jeta demokratike e Shqipërisë. Shqipëria ka parë manifestime më të mëdha, kjo është jeta demokratike e vendit dhe është normale.

Kemi shumë rezultate që janë themelore, ndryshe KE nuk do të bënte rekomandimin pa kushte për negociatat dhe jemi të ndërgjegjshëm për të bërë dhe nuk është duke trokitur në dyert e BE për t’u bërë anëtarë, por jemi duke u përgatitur, pasi negociatat do të vijojnë shumë vite.

Është një punë në vazhdim. Europa po vuan nga kriticizmi që vijën nga brenda BE, ka shumë arsye. Europa është duke jetuar një çast që brezi i ri nuk e ka njohur luftën.

Unë nuk isha i vogël, por ministër i Kulturës në kohën e luftës së Kosovës. Nuk bëhet fjalë në fakt për zgjerim të BE, por atë që ka thënë Presidenti francez thellimit të unionit dhe thellim të reformave të vendeve të Ballkanit para se të bëhemi anëtarë, nuk është zgjerim faktik.

Sot nuk bëhet fjalë për anëtarë të rinj, por për të ndihmuar vendet e Ballkanit. Nuk kërkojmë para nga Europa. Negociatat nuk i kushtojnë asnjë qindarkë Europës, por janë rrugëtim për të vijuar reformat.

Ka shumë kapituj dhe reforma që duhet të përmbushim. Largimi i të rinjve? Njerëzit largohen, kthehen sërish, është normale që njerëzit të largohen dhe të kthehen. Nuk na vjen keq, se historia na tregon se vendet më të pasura sot, kanë qenë të varfra dhe më pas kanë ndihmuar familjet e tyre, janë kthyer pas me kulturë dhe kapacitete të reja.

Edi Rama

Kryeministri shqiptar u pyet edhe mbi deklaratën e Presidentit të Turqisë, Erdogan se ka investuar në Shqipëri 3 mld euro. Rama tha se në Shqipëri cdo investitor është i mirëpritur, ndërsa vendi është i orientuar drejt BE-së.

Bëhet fjalë për 30 vite bashkëpunimi, nuk janë 3 mld të ditëve të sotme, ashtu sikur ndodh edhe në vende të tjera, secili ka lirinë për investime, ndërmarrje nga të gjitha vendet mund të vijnë në Shqipëri. Me Turqinë kemi një lidhje miqësore, Shqipëria është një vend i drejtuar drejt BE-së

Edi Rama

Shqipëria ka nisur një tur lobimi për hapjen e negociatave. Deri në fund të qershorit, Franca, Gjermania dhe Holanda janë tre vendet skeptike që duhet të binden nga Tirana zyrtare.

Gazetarja ngacmon Ramën: Doni Europën për para, Kryeministri: Nuk ju kushton asgjë Read More »

Meta, pasi “korruptoi” Donald Lu-në, që e bëri të këndojë e kërcejë “Baftjarin”, tani kërkon të “korruptojë” Zotin. Në krah ka Fahriun dhe “armikun” Doshi

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, mori pjesë në meshën e shenjtë të së martës, në Kishën e Shën Ndout, në Laç. Ka qënë ditë e martë sot, dhe këto ditë janë të shenjta, ku mblidhen mijëra e mijëra qytetarë.

Këtë të martë u’a kishte zënë “Baba Likja”, teksa shkoi për të parë meshën e ngritur nga Kardinad Ernest Troshani. Pas vizitës në kishë, Kreu i Shtetit e dekoroi Kardinalin Ernest Troshani me urdhrin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, me rastin e vitit të Skënderbeut dhe të 90-vjetorit të lindjes së kardinalit shqiptar.

Dekoratën “Nderi i Kombit” kardinali shqiptar Troshani e kishte marrë nga ish presidenti Bujar Nishani, ndërkohë që Ilir Meta e ka plotësuar tërësisht konturin dhe hierarkinë e dekoratave.

Ajo që ka rënë në sy, ka qënë fakti se Ilir Meta po i viziton të gjitha vendet e shenjta, të gjitha kishat, të gjitha xhamitë dhe kudo merr nga një lutje nga njerëzit e zotit. Është shumë për t’u habitur nëse Ilir Meta kërkon vetëm të lajë gjynahet apo ka dhe ndonjë qëllim tjetër, që këto kohët e fundit gjithçka e lidh me fenë dhe ‘njerëzit e zotit’.

Duke qënë se në krah kishte vërtetë ekstreme të marrëdhënieve politike dhe këshillimore, bëhet fjalë për këshilltarin e Bashës dhe botuesin i gazetës “55” Fahri Balliun, një ish komunist kundër kishave dhe xhamive, por që në demokracinë e vonë, nga viti 1992 kaloi me PD.

Fahri Balliu është miku i ngushtë i Ilir Metës dhe njeri ndër këshilltarët më të fortë të tij, aq sa dhe humori i Presidentit varet thjeshtë dhe vetëm nga komunikimi me Faron. Por në krah, shumë larg tij, Meta kishte dhe ish deputetin e PS, tashmë deputet i PSD Tom Doshin, me të cilin është në proces gjyqësor pasi Doshi e ka akuzuar Metën se ka dashur ta eliminojë fizikisht.

Nuk po përmendim ekspertin e vendeve islamike dhe të fesë islame që merrte pjesë në ngritjen e meshës te kisha simbol e shqiptarëve kisha e “Shën Ndout” në Laç, këshilltarin e Metës, Ilir Kulla.

Me sa duket Ilir Meta ka qënë i “blinduar” mirë teksa ka mbërritur në Laç tek Kisha e “Shën Ndout”, ndoshta me qëllimin e vetëm për të “korruptuar” dhe Zotin që t’i falë mëkatet. Pasi me aq shumë mëkate që ka në shpinë, vetëm një Zot “i kurruptuar” mund t’ia falë të gjitha gjynahet dhe të pastrojë deri diku shpirtin e Ilir Metës.

Fundja “Baba Likja” ia del gjithnjë. Kemi besim të plotë se ia del, pasi kur “korruptoi” të pakorruptueshmin Donald Lu, “gjuetarin” e “peshqve të mëdhenj”, teksa e detyroi që të hidhte valle dhe të këndonte nën tingujt e “Baftjarit”, nuk ka asgjë të pamundur për Ilir Metën!

Duke qënë se ambasadori amerikan Donald Lu është ‘Zoti’ për shqiptarët, dhe Zoti i madh dhe të vërtetë në qiell të cilit iu fal sot, i bie që Ilir Meta të ketë “korruptuar” me të vërtetë Zotat e shqiptarëve.

Nuk është pak kjo për një njeri që ulet dhe ngrihet me mendimin se do të jetë në burg për të larë të gjitha gjynahet, por që si fillim u bë President. Hë për hë… Me gjithë “Baftjarin”./Pamfleti.

Meta, pasi “korruptoi” Donald Lu-në, që e bëri të këndojë e kërcejë “Baftjarin”, tani kërkon të “korruptojë” Zotin. Në krah ka Fahriun dhe “armikun” Doshi Read More »