Aktualitet

Shkon në Gjermani për të marrë drejtimin e skuadrës gjermane, e gjen veten pas hekurave të burgut. I zbulohet e vërteta

Një 36-vjeçar shqiptar, emri i të cilit nuk bëhet i ditur thuhet se kishte marrë ofertë si trajner në ligat inferior në Gjermani për të drejtuar ekipin e Regensburg, por mesa duket kjo gjë nuk i ka mjaftuar me kaq. Ai duhej të paraqitej para Gjykatës, pasi akuzohet për trafik të lëndëve narkotike.

Shqiptari ka qenë pjesë e një pazari ku bëhej fjalë për 3 kg kokainë që kapte vlerën e 45 mijë eurove, si dhe nga ana tjetër të 10 kg marjuanë dhe 500 gramë heroine me vlerë 33.5 mijë euro.

Sipas ”Panorama”, arrestimi i tij ka ndodhur pasi policia po e survejonte që prej nëntorit të vitit të kaluar në një lokal që shpesh-herë frekuentohej nga shqiptarët.

“I pandehuri kërkonte të merrte familjen drejt Gjermanisë, për t’u mundësuar një shkollim dhe të ardhme më të mirë,” shprehetalbinfo.ch.

“Por nuk guxoja të veproja ndryshe, pasi rrezikoja lejeqëndrimin në Gjermani,” shton më tej futbolisti profesionit që do të merrte drejtimin e Regensburg.

Shkon në Gjermani për të marrë drejtimin e skuadrës gjermane, e gjen veten pas hekurave të burgut. I zbulohet e vërteta Read More »

Hapja e negociatave, Rama: Nuk ka qënë e lehtë, po kërkojmë thellimin e reformave

Kryeministri Edi Rama, i cili ishte pjesë e panelit të konferencës së organizuar nga Këshilli Europian i Marrëdhënieve të Jashtme mbi Ballkanin Perëndimor dhe Bashkimin Europian, në Paris, theksoi se “ecja përpara drejt objektivit të marrjes së një rekomandimi pozitiv për hapjen e negociatave nga KE, nuk ka qënë aspak e lehtë dhe për mua tingëllon goxha e çuditshme që më pas, vendet anëtare vendosin në pikëpyetje objektivitetitn dhe kapacitetin e Komisionit për të hyrë në detaje dhe për të vlerësuar me besnikëri realitetin”.

I pyetur se sa realiste është perspektiva europiane për Ballkanin Perëndimorë, kryeministri Rama theksoi se “ndodhemi në një fazë në të cilën s’është e lehtë të gëlltitet dallimi mes asaj që në mendojmë për BE-në dhe asaj që jetojmë më BE-në.

Ajo që dua të them thjesht, është e qartë se për disa vende anëtare, problem qëndron në politikën e tyre të brendshme, në ndryshimet brenda shoqërive të tyre e në ngërçet e tyre lidhur me BE-në.

Por kur vjen puna për ti thënë këto ata nxjerrin arsye të tjera dhe kjo është shumë zhgënjyese”, theksoi ai.

Gjatë fjalës së tij Kreu i Ekzekutivit,  u shpreh se Shqipëria është duke kërkuar recetën për thellimin e reformave për ti dhënë vendit instrumentin e vetëm dhe unik të modernizimit, që sipas tij nuk gjendet askund tjetër vetëm në BE.

“Ne po kërkojmë një recetë për thellimin e reformave që do të ndihmojë vendin që të jetë i përqendruar dhe që t’i jap vendit instrumentin e vetëm dhe unik të modernizimit, që nuk mund ta gjejmë diku tjetër.

E kemi thënë disa herë që vendet tona vuajnë shumë nga mungesa e traditave demokratike dhe shtetëformuese, dhe se procesi i integrimit është shumë i dobishëm për ne, jo vetëm sepse do të bëhemi anëtare një ditë, por mbi të gjitha sepse rruga deri në anëtarësimin e plotë do të ndihmojë të modernizohemi më tej.

Ne po kërkojmë recetën dhe inspektimet mbi efektin e “ilaçeve”, madje nuk po kërkojmë prej tyre as të na japin ilaçet, pasi në fund duhet të jemi në gjendje ti prodhojmë vetë ato.

Për kryeministrin Rama hapja e negociatave nuk kushton asgjë në termat financiare dhe nuk ka të bëjë absolutisht me ndonjë zgjerim konkret ditën e sotme.

“Kështu që hapja e negociatave nuk kushton asgjë në terma financiarë, nuk ka të bëjë absolutisht asgjë me ndonjë zgjerim konkret ditën e sotme dhe të na thuash që duhet të presësh sepse, nëse ju japim këtë recetë, disa njerëz në vendet tona do të tërbohen dhe do të flasin për zgjerimin, sepse s’merremi dot me ta, duket një përgjigje shumë e dobët dhe shumë zhgënjyese ndaj nesh.

Do ta përfundoj duke thënë diçka, që ndjesia ime është se disa vende nuk e kuptojnë mirë se për çfarë bëhet fjalë dhe as se përse ne jemi kaq të përkushtuar ndaj këtij procesi.

Besoj se për ne, për të gjithë ne, është një gjë që na bën të jemi kaq të lidhur me këtë proces, fakti që kemi parë luftë.

Për ne lufta nuk është diçka bardh e zi në Netflix, por diçka që e kemi përjetuar në jetën reale, ndaj Europa, për të gjithë ne është një vend ku do të shpëtojmë përfundimisht të ardhmen e fëmijëve tanë, nga fantazmat e së shkuarës”, përfundoi kryeministri Rama./e,caushi/ATSH

Hapja e negociatave, Rama: Nuk ka qënë e lehtë, po kërkojmë thellimin e reformave Read More »

94 mln euro financim për bujqësinë, së shpejti çelet programi IPARD II

“Me një financim prej 94 milionë euro, ende pa çelur negociatat e Shqipërisë me BE, ky i fundit do të mbështesë bujqësinë shqiptare me një program të ri”.

Kështu u shpreh ministri i Bujqësisë, Niko Peleshi gjatë takimit të llogaridhënies me qytetarët në qarkun e Fierit për çeljen e programit IPARD II nga BE.

“Ne kemi mundësinë dhe patëm fatin që të hapim një program shumë të madh të financimit të BE që do të fillojë pas pak javësh. Bëhet fjalë për një financim 94 milionë euro. Është pothuajse sa të gjitha financimet që na kanë dhënë në 25 vite qeverisje”, – tha Peleshi. Sipas ministrit mundësia e financimit tani është shumë madhe.

Programi në fjalë është një bashkëpunim mes qeverisë shqiptare dhe Bashkimit Europian, përmes të cilit synohet financimi më i madh financiar që është bërë ndonjëherë për bujqësinë shqiptare si dhe zhvillimin rural. Krijimi i fermave të mëdha, krijimi i pikave të grumbullimit, nxitja e të rinjve për të investuar në sektorin e bujqësisë, zhvillimi i agro-turizmit si dhe zhvillimi i fshatrave janë ndër prioritetet kryesore të programit.

z.tosku//e.caushi/ATSH

94 mln euro financim për bujqësinë, së shpejti çelet programi IPARD II Read More »

Si e hëngrën “peshqit e mëdhenj” tiganin e drejtësisë shqiptare

Kush e kontrollon sot drejtësinë?

Kjo sigurisht nuk është pyetje që bëhet për gjyqësorin, pushtet nga pavarësia e të cilit duhet të godasë çekiçi i drejtësisë. Por pikëpyetja padyshim që bëhet aty ku qytetarët nuk janë të barabartë para ligjit.

Kjo ndodh në vendet me demokraci të dobët, kësisoj kjo është edhe histori shqiptare. Zakonisht është opozita që akuzon mazhorancën për vënien e sistemit të drejtësisë nën kontroll. Por faktet shqiptare të kohëve të fundit flasin dhe për një peshore tjetër drejtësie pa balancë. A kontrollohet ajo nga të huajt, apo nga te fortet?

Presioni i ambasadorit amerikan i ka dhënë dorë betejës me krimin në politikë, që kur emrat nuk mbetën vetëm në retorikën e akuzës dhe të mohimit. Donald Lu nisi t’i thërriste vetë me emra ata që Shtetet e Bashkuara i konsideronin të lidhur me krimin apo korrupsionin e të cilit duhej të dilnin para drejtësisë.

Por ku janë sot kokat e prera nga dekriminalizimi, pasi ikën nga politika qendrore, apo vendore?

Mark Frroku sapo fitoi lirinë nga gjykata e Fierit. I lirë është edhe Armando Prenga. Arben Ndoka është në shtëpi, por duke mos u munguar socialistëve të Lezhës. Elvis Rroshi po ashtu, edhe pse nuk është më kryebashkiak. Drejtësia nuk ka vendosur ende për të.

Në Kuvend vazhdon Tom Doshi, por Shtetet e Bashkuara i ndaluan hyrjen në SHBA si të përfshirë në korrupsion.

Saimir Tahiri është i lirë pavarësisht deklaratës së fortë të ambasadorit Lu një ditë para këtij vendimi, se po ushtrohej shantazh e ofrohej ryshfet ndaj gjyqtarëve të çështjes.

Për kapjen e peshqve të mëdhenj flitet që prej vjeshtës së shkuar

“Ju shqiptarët keni një shprehje, që peshku i madh e ha peshkun e vogël, por për një herë të vetme le ta hamë peshkun e madh”, deklaronte ambasadori amerikan muaj më parë.

Por disa muaj më pas vlen thënia tjetër e popullit: “peshku në det, tigani në zjarr”./Top Channel

Si e hëngrën “peshqit e mëdhenj” tiganin e drejtësisë shqiptare Read More »

Denoncohet gazeta e famshme greke, “Shqiptarët janë kafshë, ne i bëmë njerëz”

Komiteti i Helsinkit në Greqi ka denoncuar gazetën “Proto Thema” për qëndrime raciste ndaj shqiptarëve.

Reagimi erdhi pas botimit të një shkrimi nga ana e gazetarit Themis Anastesiadhis.

Ai i ka quajtur shqiptarët, “kafshë që erdhën në Greqi në gjendje kafshërore dhe ne i bëmë njerëz”.

Për më tepër, në shkrimin e tij gazetari Anastesiadhis thotë se grekët e kanë vetë fajin që i bënë shqiptarët njerëz.

Menjëherë pas këtij shkrimi, Komiteti i Helsinkit në Greqi vendosi të kryejë denoncimin pranë departamentit kundër dhunës raciste në shkelje të ligjit./Vizion Plus

Denoncohet gazeta e famshme greke, “Shqiptarët janë kafshë, ne i bëmë njerëz” Read More »

Berisha bën denoncimin që nuk i shkonte mendja kujt, ja ç’po ndodh në këtë fshat shqiptar

Merret edhe me denoncime te natyres sociale, pervec atyre politike ish kryeministri Sali Berisha. Ne nje postim se fundmi ne rrjetet sociale, ai sjell shqetesimin e nje banori ne Borsh qe thote se plazhi eshte zene nga diskot e ndertuara buze uji ne rere nga persona te afert me PS qe nuk u thote gje njeri.

POSTIMI

Siçilistet i zene Borshit plazhin me disko te ngritur buze uji ne rere!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital! sb

“Pershendetje ZSali berisha jam nje banuse ne lagjen shkalle te borshit .ju lutem na ndihmoni nuk kemi ku te ulemi ne buze te detit sepse aty ndertohen disko me hekur dhe drase nga antare te flakte te partis socialiste .emrat e personave jan hito lala dhe vasil jani .mund tju nis dhe foro .me falni per shqetesimin por jemi te haruar nga te gjithe ne te partis demokratike .faleminderit dhe me falni.Dhe aji zoteri ka qen ne burge per drog 5 vjet i denuar .ky eshte shteti i edi rames .Emrat e tyre jane Hito lala Jani lala dhe Krenar lala ose ndryshe Vasil jani .faleminderit”

Berisha bën denoncimin që nuk i shkonte mendja kujt, ja ç’po ndodh në këtë fshat shqiptar Read More »

Donald Lu dhe Ilir Meta e “dogjën” me ‘Bajftjarin’, shpërthyen kritikat. Politikani i njohur plas bombën

Pak dite me pare, ne nje aktivitet organizuar nga Presidenti i vendit Ilir Meta, ku ishin te ftuar shume politikane, si dhe ambasadori amerikan ne Tirane Donald Lu, i cili u shfaq ne nje video qe qarkulloi online duke kercyer me ta.

Aty ishte i pranishem edhe kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu i quan zhurmë ‘kukuvajkash’ kritikat në adresë të ambasadorit të SHBA, Donald Lu pasi kërceu këngën e “Baftjarit”.

“Pati një hirezi. Nuk arrij ta kuptoj sesi në këtë vend janë shtuar aq shumë kukuvajkat, sa është bërë e turpshme. Në atë mbrëmje ishte ambasadori austriak, gjermane, serb, grek, hungarez, rumun, malazez, janë të gjithë aty. Donim të tregonim diccka nga kultura jonë, si një vend që jo vetëm grindemi por njëherazi kemi edhe një raport njerëzor për njëri-tjetrin.

Shtrembërimi dhe marrja me një gjë në mënyrë të turpshme. Jo kërceu Lu-ja, meta, Mediu. Aty kanë kërcyer të gjithë, majtas, djathtas, ndërkombëtarë e të gjithë. Ishte një mesazh që ne shqiptarët dimë të gëzojmë me fqinjët, me miqtë tanë. Atë që bëjnë këto komente, që dolën në protestë ditën darkuan në mbrëmje, janë ata që e sulmojnë ccdo ditë opozitën.

Pse dolëm në protestë, pse kërcyem… Jemi shoqëri shumë paragjykuese dhe e ndarë. Ka një rrjet mediatik i cili ndjell vetëm urrejtje deri në ekstrem. Traditën e mikpritjes nuk duhet ta shkelim me këmbë”.

Donald Lu dhe Ilir Meta e “dogjën” me ‘Bajftjarin’, shpërthyen kritikat. Politikani i njohur plas bombën Read More »

Të gjithë shqiptarët duhet të gjejnë 1 zgjidhje. Deri të premten do ju “vlojë” koka

29.05.2018 – Ditëve në vijim fusha stabile anticiklonike do të vazhdojnë të shtrihen mbi rajonin tonë, e nga Afrika veriore një valë e të nxehtit po zhvendoset mbi rajonin tonë, ku në disa pjesë të rajonit do të sjellë edhe temperatura verore me maksimale edhe mbi 30C. Vetëm rreth viseve malore mbeten mundësi për zhvillime të shtrëngatave me shi.

30.05 – Mot shumë i ngrohtë, kryesisht me diell.

31.05-1.06 – Mot shumë i ngrohtë, kryesisht me diell.  Pasdite vonë, rreth viseve malore në perëndim dhe jug të vendit mundësi për riga lokale shiu dhe bubullimë.

2.06 – Mot pjesërisht i vranët, me reshje lokale shiu, që vende-vende do të shoqërohen edhe me bubullimë.

3.06 – Mot pjesërisht i vranët.  Pasdite dhe në mbrëmje priten zhvillime të shtrëngatave të shpërndara me shi.

Temperaturat e ajrit do të vazhdojnë të rriten mbi vlera mesatare.  Minimalet do të sillen nga 12C deri në 14C, e ato maksimale nga 25C deri në 28C.

Do të fryejë erë e lehtë nga verilindja 1-2m/s.

Shtypja atmosferike do të luhatet rreth vlerave normale.

Të gjithë shqiptarët duhet të gjejnë 1 zgjidhje. Deri të premten do ju “vlojë” koka Read More »