Aktualitet

Rama: ‘Jam shumë krenar që e kam mik George Soros’

Kryeministri Edi Rama ka thyer heshtjen për herë të parë mbrëmjen e sotme për sa i përket marrëdhënies së tij me miliarderin George Soros.

Rama nuk hezitoi të pranonte që ishte krenar për miqësinë me Soros. Ai tha se në jetën e mëparshme ka përfituar ndonjë përfitim të tipit bursë apo udhëtim nga fondacioni Soros, por tashmë nuk ka lidhje. Ai më tej tha se shqiptarët duhet të jenë mirënjohës për Soros, i cili ka ndërtuar 275 shkolla në Shqipëri në vitet 90 dhe pas vitit 97.

“Miliarderi Soros e di Berishën vetëm si emër dhe nuk e ka fare në radarin e tij të shqetësime. George Soros është një nga njerëzit që shqiptarët t’i jenë mirënjohës,. George Soros ka qenë njeriu që ka investuar duke qenë anti-komunist i thekur, duke qenë një hebre i larguar nga vendi i tij, me paratë e George Soros janë ndërtuar dhe rindërtuar ekzaksisht 275 shkolla. 100 milionë dollarë të investuara në vitet 90 dhe pas vitit 97. Janë në inventar shkollat. Shkoni Shikoni.

Fondacioni Soros ka dhënë mbështetje të tjera, duke ardhur te tërmeti, pandemia. Për reformën ne drejtësi ka biseduar me mua dhe opozitën dhe ka thënë se do mbështes këtë reformë dhe për të lehtësuar konsulentët e huaj. I ka sjellë fondacioni George Soros. Është një njeri që është bërë gogol nga forca konservatore për shkak të influencës që ka. Jam shumë krenar që e kam mik. E kam thëne që e kam mik edhe kur në Shtëpinë e Bardhë ishte armik i Trump. Unë jam mik dhe i Erdogan. Çfarë kam përfituar unë nga Soros. Në jetën e mëparshme kam pasur edhe unë ndlnjë përfitim, jo për të shkuar në ndonjë udhëtim, jo për ndonjë bursë”, u shpreh Rama.

Rama: ‘Jam shumë krenar që e kam mik George Soros’ Read More »

Sarandë/ Në kuadër të o peracionit “Bregdeti ynë”, Vijon shembja e ndërtimeve pa leje

Vijon shembja e ndërtimeve pa leje në Sarandë në kuadër të operacionit “Bregdeti ynë”. Disa ndërtesa, kryesisht një katëshe janë prishur mëngjesin e sotëm nga mjetet e IKMT.

Operacioni “Bregdeti Ynë” nisi në fillim të muajit qershor. Pas ndryshimeve të fundit në Kodin Penal, është ashpërsuar ndëshkimi për ata që ndërtojnë pa leje. Për herë të parë ligji parashikon penalitete jo thjesht për subjektin, por për të gjithë zinxhirin ndërtimor. Për sa i përket kontrollit dhe mbrojtjes së territorit Shqipëria pritet të hyjë në një fazë të re përmes përdorimit të dronëve super-inteligjentë dhe pajisjeve të tjera të teknologjisë së lartë.

(Balkanweb)

Sarandë/ Në kuadër të o peracionit “Bregdeti ynë”, Vijon shembja e ndërtimeve pa leje Read More »

Gjykata e Lartë firmos sot për fatin e Saimir Tahirit, SPAK e a kuzon për t rafik d roge

Ish-ministri i brendshëm Saimir Tahiri dhe ish-kreu i policisë së Vlorës, Jaeld Çela dalin sot para Gjykatës së Lartë. Si ish-ministri dhe ish-polici kundërshtojnë vendimin e Gjykatës së Apelit për K rime të Rënda, për rikthimin e çështjes së tyre për rigjykim.

Gjykata e shkallës së parë e d ënoi Tahirin më 3 vjet shërbim prove për sh përdorim detyre, një a kuzë që nuk ishte ngritur nga Prokuroria.

Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se sot në orën 10:00 një treshe gjykuese pritet të shqyrtojë kërkesën e bërë nga Tahiri dhe Çela, por nga ana tjetër dhe kërkesën e SPAK, që e ka akuzuar për t rafik dr oge.

Tahiri ka mbërritur në Gjykatën e Lartë i shoqëruar nga avokati Maksim Haxhiaj. Ish-drejtori Çela i cili ndodhet në p araburgim nuk është shoqëruar në ambientet e Gjykatës së Lartë. Ai përfaqësohet nga dy avokatët e tij. Gjykata e Lartë nuk ka lejuar prani të gazetarëve, duke u justifikuar me masat anti-c ovid. Pas insistimit të mediave është lejuar një gazetar si përfaqësues i tyre.
(Balkanweb)

Gjykata e Lartë firmos sot për fatin e Saimir Tahirit, SPAK e a kuzon për t rafik d roge Read More »

Rama flet për Soros: Shqiptarët duhet t’i jenë mirënjohës!

Kryeminsitri Edi Rama ka folur me krenari për miliarderin George Soros për të cilin tha se e ka mik, por që nuk ka përfituar asgjë nga ana politikë. I ftuar në “Open”, Rama tha se shqiptarët duhet t’i jenë falenderues Soros pasi ai ka bërë investime dhe ka mbuluar shumëshpenzimenë vendin tonë, duke nisur që nga ndërtimi i shkollave, pandmia, tërmeti dhe Reforma në Drejtësi.

Rama shtoi më tej se ish-kryeministrin Sali Berisha, Soros e njeh thjesht si një emër dhe se planet për ndarjen e Kosovës janë leg jenda kreshnikësh. Në jetën e tij të mëparshme, Rama tha se ka pasur përfitime nga Soros, por jo si politikan.

“Miliarderi Soros e njeh Berishën si emër, se kush është, por nuk e ka në asnjë radar të tijin. Shqiptarët duhet t’i jenë mirënjohës Soros, ka financuar 100 mln dollarë në vitet ’90 dhe pas ’97 në Shqipëri, në 275 shkolla janë shkolla që i kanë rezistuar edhe të rmetit, ka bërë që të diplomohen jashtë vendit 700 studentë shqiptarë. Ka bërë dhe shumë gjëra të tjera për të ardhur në ndihmë për pandeminë, për tër metin.

Patjetër edhe për Reformën në Drejtësi. Ka qenë shumë i qartë kur ka ardhur në Shqipëri, ka thënë që do të paguaj konsulentët e huaj, nuk i ka sjellë Soros, por i ka financuar dhe mbuluar këto shpenzime. Është bërë gogol me qëllim për shkak të infuencës që ka në kampin liberal. Jam shumë krenar që e kam mik dhe e kam thënë edhe kur në Shtëpinë e Bardhë ishte armik me Trump. Unë jam mik edhe me Viktor Orban edhe me Erdogan. Çfarë kam fituar unë? Zero, në jetën politike, në jetën e mëparshme, në një udhëtim, në një bursë apo kështu, kam marrë dhe unë fitimin tim. Plani që Geroge Soros paska plan për të ndarë Kosovës janë legjenda kreshnikësh për njerëz që e kanë gramaturën e fëmijës më të vogël se e fëmijës. Si do ndahej Kosova mçeftas? Si e frenuan? Ku do shkonte plani? Do ndahej natën? Deri në mëngjes do ishte e ndarë?”- tha Rama.

Rama flet për Soros: Shqiptarët duhet t’i jenë mirënjohës! Read More »

A ksident/ Makina përmbyset në rrugë, plagosen tre vajza

Një a ksident u shënua mëngjesin e kësaj të marte në rrugën nacionale Burrel – Skuraj. Një automjet me të cilin udhëtonin 3 vajza u përmbys në rrugë në vendin e quajtur “Ish-pularia”.

Mjeti i cili po udhëtonte drejt Tiranës është perplasur me anën e sipërme të rrugës, ndërsa fatmirësisht nuk ka v iktima. Tre vajzat kanë marrë lëndime jo të rënda dhe u dërguan në spitalin e Burrelit për mjekim.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa paraprakisht dyshohet që a ksidenti të ketë ndodhur si pasojë e humbjes së kontrollit nga përgjumja e drejtueses së mjetit.
(Balkanweb)

A ksident/ Makina përmbyset në rrugë, plagosen tre vajza Read More »

A rrestohet 68-vjeçari, dogji 70 koshere blete të komshiut (emri)

Një 68-vjeçar është a rrestuar në Përmet si z jarrvënës. Ai d ogji një sipërfaqe me barishte në tokën e tij, por z jarri doli jashtë kontrollit dhe mori përpara sipërfaqe toke me bimësi e 70 koshere blete të fqinjit.

Ai ra në p ranga teksa Policia i bën apel banorëve të mos vendosin më z jarre.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Përmet/Vijon puna për identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve të z jarrvënieve.

Dogji me z jarr një sipërfaqe toke me bimësi dhe 70 koshere me bletë, vihet në pranga një shtetas.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Përmet, në vijim të punës për zbulimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve, ndaluan shtetasin N. I., 68 vjeç, banues në fshatin Kosinë, Përmet.

Ky shtetas në datën 27.09.2021 ka ndezur zjarr për djegien e disa barishteve në tokën e tij dhe si pasojë zjarri i favorizuar dhe nga era, ka dal jashtë kontrollit duke djegur një sipërfaqe toke me bimësi dhe 70 koshere me bletë në pronësi të shtetasit R. N.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Përmet, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër apelon për të gjithë banorët, që në asnjë rast të mos shkaktojnë zjarrvënie, pasi do përballen me ligjin. Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe Komisariatin Dixhital, për çdo rast të zjarrvënies apo të paligjshmërisë në tërësi, duke iu garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm.

(BalkanWeb)

A rrestohet 68-vjeçari, dogji 70 koshere blete të komshiut (emri) Read More »

Kryeministrit Rama i bindur: Serbia do t’i kërkojë falje Kosovës se s’ka ku shkon!

Kryeministri Edi Rama është shprehur i bindur se Serbia do t’i kërkojë falje Ksooëvs për krimet e luftës, pas nuk ka ku shkon.
Rama tha se falja nuk mund të vijë direkt, por si pjesë e një marrëveshje mes dy shteteve, pasi historia ka treguar se në të tilla konflikte, asnjë shtet nuk ka pranuar se është agresori.

“Serbia duhet të kërkojë falje, kjo nuk diskutohet. Por si e kërkon faljen Serbia? Serbia nuk ka ku shkon pa kërkuar falje, por falja vjen si përfundim i marrëveshjes, jo si prezumim i marrëveshjes. Nuk ka ndodhur ndodnjëherë në historinë e këtyre kon flikteve që agre sorët të pranojnë që janë agr esorë dhe të kërkojnë falje.

Çështja është e thjeshtë. Ne duhet të krijojmë një atmosferë më të mirë për ata që kanë lindur kur luf ta ka mbaruar. Serbia do ta kërkojë faljen se s’ka ku shkon”, tha Rama.

Kryeministrit Rama i bindur: Serbia do t’i kërkojë falje Kosovës se s’ka ku shkon! Read More »

Edi Rama reagon për herë të parë lidhur me shpalljen “Non Grata” të Berishës

Gjatë fjalës në Kuvend në vitin 2019 Rama deklaroi se ‘Sali Berisha nuk e kalon dot oqeanin për të shkuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës’.

I ftuar në emisionin “Open” kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë lidhur me shpalljen Non Grata të Berishës duke thënë se për shkak të detyrës ai di shumë gjëra dhe pikërisht dinte edhe ndalimin e udhëtimeve në SHBA të Sali Berishës.

“Për shkak të detyrës, unë di edhe gjëra të tjera” tha Rama.

Ndërkohë kryeministri nuk ka preferuar të bëjë komente të tjera megjithatë ai ka theksuar se shpallja Non Grata e Berishës erdhi direkt nga SHBA dhe jo nga ndonjë lobim i mundshëm.

“S’kam asnjë koment për shpalljen e tij non-grata, çdo koment e politizon këtu brenda, ndërkohë që kjo nuk është politikë e brendshme, sikur SHBA dhe DASH të funksiononin me lobime, imagjinoni sa diktatorë me arka me flori e diamantë mund ta kishin blerë Amerikën. Ata mund të blejnë, por nuk blihen. Lobimi atje janë ca fotografi me kongresmenë, disa prej tyre nuk e kanë haberin kush është Shqipëria, ndonjë artikull këtu e atje…nëpërmjet të gjithë miliarderëve, nuk funksionon kështu sepse po të ishte ashtu do të ishin si ne, si gjithë të tjerët. Nuk ndodh, është një përrallë që ua tregon atyre që e besojnë, duke përfituar nga padija, injoranca. Nuk ndodh.” shtoi më tej Rama./noa

Edi Rama reagon për herë të parë lidhur me shpalljen “Non Grata” të Berishës Read More »