Aktualitet

Rama flet për tarifën e Rrugës se Kombit: ‘Nuk do të hiqet edhe nëse e kërkon…’

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një përgjigje të prerë kur është pyetur për heqjen e tarifës në Rrugën e Kommit.

Ai u shpreh se ajo tarifë nuk do të hiqet edhe sikur ta kërkojë qeveria e Kosovës, pasi është një tarifë shërbimi brenda vendit tonë.

Pyetje: Kosova mund të kërkojë heqjen e tarifës në Rrugën e Kombit, a do ta diskutoni në mbledhjen e qeverive?

Rama: Atë mund ta kërkojnë, por nuk ka për t’u hequr. Ajo është një tarifë shërbimi, dhe tarifat e shërbimit vendet i kanë brenda përbrenda vendit të tyre. Patriotët që e konsiderojnë këtë hapësirën e një kombi, duhet të paguajnë për rrugën aty ku e përdorin, qofshin patriotë shqiptarë apo të Kosovës./noa.al

Rama flet për tarifën e Rrugës se Kombit: ‘Nuk do të hiqet edhe nëse e kërkon…’ Read More »

Skandal në Fier/ Punonjëset e azilit v jedhin ushqimin e të moshuarve dhe…

Fiks Fare transmetoi mbrëmjen e të hënës një skandal që ndodh në shtëpinë e të moshuarve në Fier, ku punonjës të saj vjedhin ushqimet e të moshuarve. Ndërsa të moshuarit përballen me mungesën e ushqimit, dritave dhe ujt. Menuja e tyre është; domate, kastravec dhe qepë.

Në ambienetet ku jetojnë gratë e moshuara, dhomat e tyre janë të ndotura, fakt të cilin e ka deklaruar dhe drejtoresha e këtij institucioni. Po kështu, përkujdesi shëndetësor mungon për moshat e treta, ndërsa të tjerë të moshuar lejohen të konsumojnë alk.ool në ambientet e kësaj qendre. Drejtuesja e këtij institucinoni dhe punonjësja sociale në vend t’u mundësojnë ndihmë mjekësore të moshuarve me mjekë, ato ua vendosin vetë “diagnozën”.

Në Fiks Fare u ankuan dy të moshuar të këtij azili, pasi u vidhet sistematikisht ushqimi dhe për vaktin kryesor që është dreka hanë vetëm sallatë domate me qepë. Ata kërkuan që të bashkëpunonin me Fiks Fare për të nxjerrë në pah problemet e tyre.

Në fillim ata xhiruan një moment kur të moshuarit konsumojnë drekën dhe si ushqim kanë dy feta bukë dhe një pjatë me domate e qepë.

Njëri prej tyre shihet në video se i kërkon drejtoreshës së institucionit të vizitohet, pasi kishte dhimbje koke dhe i ankohet se kishte tre muaj që ajo e gënjente se do vinte mjekja. Por në video ajo shprehet se doktoresha është me leje dhe nuk është problem se ai s’ka ndonjë sëmundje. Sipas drejtoreshës, z ënka që ka pasur i moshuria me një shoqen e tij në azil i ka shkaktur dhimje koke, pasi e ka përjetuar në mënyrë shumë s tresuese.

Të njëjten gjë i ka thënë edhe punonjësja sociale ndërsa i ka kërkuar të rregullohet me shoqen dhe do jetë shumë herë më i qetë.

Problematikë tjetër që ngrejnë të moshuarit përveç ushqimit dhe shërbimit mjeksorë, janë kushtet e azilit. Pasi u vidhen ushqimet ata janë të detyruar të gatuajnë në dhomat e tyre. Por edhe këtë drejtoresha ua ka ndaluar, pas një kontrolli që i është bërë azilit nga Tirana. ” Ambientet e grave ishin zhul zhul zhul ndaj nga sot e tutje askush nuk do gatuaj në dhomë, nesë doni shkoni hani në lokal” shprehet ajo para të moshuarve.

Pas disa ditësh investigimi, gazetarët e Fiks Fare, kanë monitoruar punonjësit e kësaj qendre, ku hynin me çantat bosh e dilnin me çanta plotë. Ditën e fundit gazetarët mbërritën në këtë institucion në orën 5.00 të mëngjesit dhe pasi panë që punonjësit u futën në azil me çantat bosh, xhiruan njërën prej punonjëseve të turnit të parë. Në cantën e saj ajo kishte një qesë plot vezë të cilat i kishte marrë nga azili. Në momentin që donte të shmangte gazetarët iu thyen në tokë. Po ashtu nuk mungonin as perimet dhe ushqime të tjera duke vërtetuar kështu atë që pohuan të moshuarit.

Pas këtyre xhirimeve gazetarët takuan edhe drejtoreshën e kësaj qendre duke i deklaruar atë çfarë kishin xhiruar e vërtetuar. Në fillim drejtoresha u kërkon gazetarëve shkresë zyrtare. Pas d enoncimit të rastit të vjedhjes nga njëra prej punotoreve, dretoresha u shpreh ” Unë i kontrolloj punonjësit kur lënë turnin, por në dijenin time nuk e di këtë fakt dhe si kam kapur në asnjë rast duke v jedhur. Nëse ju i keni kapur të veprojnë organet kompetente” përfundon ajo./noa

Skandal në Fier/ Punonjëset e azilit v jedhin ushqimin e të moshuarve dhe… Read More »

Rama flet për lidhjen me George Soros: Ja çfarë kam përfituar nga Sorosi…

Kryeministri Edi Rama ka thyer heshtjen për herë të parë mbrëmjen e sotme për sa i përket marrëdhënies së tij me miliarderin George Soros.

Rama nuk hezitoi të pranonte që ishte krenar për miqësinë me Soros. Ai tha se në jetën e mëparshme ka përfituar ndonjë përfitim të tipit bursë apo udhëtim nga fondacioni Soros, por tashmë nuk ka lidhje. Ai më tej tha se shqiptarët duhet të jenë mirënjohës për Soros, i cili ka ndërtuar 275 shkolla në Shqipëri në vitet 90 dhe pas vitit 97.

“Miliarderi Soros e di Berishën vetëm si emër dhe nuk e ka fare në radarin e tij të shqetësime. George Soros është një nga njerëzit që shqiptarët t’i jenë mirënjohës,. George Soros ka qenë njeriu që ka investuar duke qenë anti-komunist i thekur, duke qenë një hebre i larguar nga vendi i tij, me paratë e George Soros janë ndërtuar dhe rindërtuar ekzaksisht 275 shkolla. 100 milionë dollarë të investuara në vitet 90 dhe pas vitit 97. Janë në inventar shkollat. Shkoni Shikoni.

Fondacioni Soros ka dhënë mbështetje të tjera, duke ardhur te tërmeti, p andemia. Për reformën ne drejtësi ka biseduar me mua dhe opozitën dhe ka thënë se do mbështes këtë reformë dhe për të lehtësuar konsulentët e huaj. I ka sjellë fondacioni George Soros. Është një njeri që është bërë gogol nga forca konservatore për shkak të influencës që ka. Jam shumë krenar që e kam mik. E kam thëne që e kam mik edhe kur në Shtëpinë e Bardhë ishte armik i Trump. Unë jam mik dhe i Erdogan. Çfarë kam përfituar unë nga Soros. Në jetën e mëparshme kam pasur edhe unë ndlnjë përfitim, jo për të shkuar në ndonjë udhëtim, jo për ndonjë bursë”, u shpreh Rama./NOA

Rama flet për lidhjen me George Soros: Ja çfarë kam përfituar nga Sorosi… Read More »

‘Rexhep Qosja është një yll i vërtetë!Ai ndricon në tokë.Dija e tij shkëlqen, kthjelltësia e tij qetëson, vizioni i tij udhëheq, dashuria e tij bashkon’

Erion Brace:
REXHEP QOSJA ESHTE NJE
YLL I VERTETE!
NDRYSHE NGA YJET NE QIELL,
AI NDRICON NE TOKE!
Dija e tij shkelqen, kthjelltesia e tij qeteson, vizioni i tij udheheq, dashuria e tij bashkon, shqipja e tij e kulluar-jo thjesht si gjuhe, por si mendim, komunikim, dialog, force, FRYMEZON!
UNE NUK NJOH TJETER NDER SHQIPTARE QE FRYMEZON SI AI!
Lexojeni cfare tha sot:
KOHEZIONI I NJE POPULLI!🇦🇱
🗣”Me njësimin e idealit e qëllimeve politike, shoqërore, kulturore, arsimore etj t’i kontribuojnë një vlere jashtëzakonisht të madhe që e quajnë kohezion i një populli. Kohezion shpirtëror, shoqëror, moral dhe kombëtar. Historia na ka mësuar se kur e arrijnë këtë kohezion, popujt gjithmonë kanë dalë fitimtarë, e kanë mundur ar mikun, kanë arritur qëllimin, idealin. Kohezioni përmban fuqinë një populli. Me kohezion ne do të arrijmë të mënjanojmë një varg vësh tirësish, pe ngesa, të pa priturash, rrezi qesh që i kemi pësuar dikur dhe disa rre ziqe, provo kime dhe sfida të ndryshme që na kan osen ende sot”

‘Rexhep Qosja është një yll i vërtetë!Ai ndricon në tokë.Dija e tij shkëlqen, kthjelltësia e tij qetëson, vizioni i tij udhëheq, dashuria e tij bashkon’ Read More »

Rama: Ta nket dhe helikopterët në veri të Kosovës teatër!

Edi Rama ka komentuar situatën në veri të Kosovës.

Kreu i qeverisë tha se sjelljet radikale serbe janë reagime disporcionale dhe e sheh më shumë si shfaqje teatrale çdo gjë.

“Është reagim disporporcional, dhe akoma më shumë është shfaqja teatrale me ta nke, helikopterë e aeroplanë që nuk kanë asgjë çfarë bëjnë përveç se nxi sin serbët duke i inspiruar në drejtimin e ga buar. Pjesa usht arake është teatralitet, se Kosova nuk është territor pa Zot dhe dihet se pas Kosovës, është një aleancë e tërë usht arake,” tha Rama.

Kryeministri Edi Rama tha se Serbia do t’i kërkojë falje Kosovës se “nuk ka ku shkon”, por tha se Kosova duhet të ulet në tryezën e Ballkanit të Hapur për t’iu bashkuar kësaj nisme.

“Serbia do të kërkojë falje se nuk ka ku shkon, por nuk kemi pse të presim kur do të kërkojë falje, sepse ka shumë aktivitete të tjera kulturore, ekonomike e të tjera për t’u zbllokuar”, tha Rama.

Sipas Ramës, Ballkani i Hapur ele minon historitë me targa. “Ballkani i ele minon këto atavizma dhe i hap rrugë një tjetër qasje drejt së ardhmes më të mirë për njerëzit”, tha Rama.

“Kush është interesi këtu, është që të rrimë të barrikaduar dhe të themi që deri kur të kërkojnë ata fa lje ne nuk lëvizim? Apo interesi që të rrisim hapësirat e prodhimit për njerëzit? Unë po them këtë të dytën”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se Kosova nuk është pro blemi, se pro blemi është Serbia, por se Kosova ka për detyrë që të përpiqet që të krijojë një atmosferë më të mirë për vetë njerëzit e saj. Open, Top-Channel

Rama: Ta nket dhe helikopterët në veri të Kosovës teatër! Read More »

Studentja kosovare kompliment Ramës: Je ikonë e modës!/ Ja si përgjigjet i Kryeministri…

Pjesë e axhendës së Ramës në Prishgtinë ka qenë edhe takimi me studentët. Por ajo që ka tërhequr vëmendjen ka qenë një komplimet që i ka bërë studentja Kryeministrit shqiptar.

Pjese nga biseda ne Prishtine:

Vajza: Përshëndetje, dua të shpreh atë që mendoj sa herë dilni në TV. Jeni ikonë e modës. Komplimenta.

Rama: Kur ti ka dhënë natyra dhe zoti nuk ke nevojë me u saju. Kur ti ka dhënë zoti të gjitha nuk ke nevojë të sajohesh. Vjen nga halli kjo gjë.

Studenti: Përshëndetje, dua t;iu uroj mirëseardhje në Universitetin e Prishtinës.

Rama: Shumë herët u kujtove. Unë po iki tani.

Studenti: Në qeverinë Rama 2 kishit dy ministra nga Kosova, por tani asnjë . Ccfarë ndodhi?

Rama: Do bëhem kosovar vetë këtë mandat të tretë. Mos qeshni se unë po e thashe diccka e bëj. Nuk vij të bëj fushatë këtu mos kini fr ikë.

Organizatori: Ky eshte Libër simbol i studentëve të Prishtinës. Tregon rezistencën e studentëve.

Rama: Shume faleminderit!

Studentja kosovare kompliment Ramës: Je ikonë e modës!/ Ja si përgjigjet i Kryeministri… Read More »

Rama lë studentët pa fjalë me ato që tregon për të shkuarën e tij: “Kam qënë me vath në vesh dhe…

Kryeministri Edi Rama është kthyer pas në kohë se si u fut në politikë, ndërsa pohoi se kurrë nuk e kishte menduar se do të vishte ndonjëherë kostum.

Në një bashkëbisedim me studentë të Universitetit të Prishtinës, Rama tha se nuk do të ishte marrë me politikë nëse do të kishte lindur në një vend europian, apo nëse nuk do të ishin kushtet në Shqipëri.

“Ju dhe njerëzit mendojnë se politikanët thonë atë që nuk mendojnë dhe bëjnë ate që nuk mendojnë dhe bëjnë atë që nuk besojnë, kjo kot s’ka dalë se na ata ka plot. Unë dua t’ju them se e para, unë nuk do të isha marrë me politike sikur të kisha lindur në Franca, Angli apo gjermani, as sdo të isha marrë me politike në Shqipëri po mos të kishte qenë historia, që më përfshi pa menduar se unë një ditë do të vishja kostum. Kur jam përfshirë me politikën kam pasur vath në veshë. Kam pasur dhembët origjinale, se këto që shihni nuk janë, pasi janë të prodhuara nga dentisti. Unë kam pasur flokë më të gjata se sa ju këtë. Shumë vite më parë, pa menduar se do të merresha me këtë punë, dhe rrodhën gjërat, ashtu si thotë shprehja; jeta është ajo që na ndodh, ndërkohë jemi duke bërë plane të tjera. Nuk bëj asgjë që nuk e besoj. Dhe nëse se besoj, s’kam kapacitet që ta ndjek.”, pohoi kryeministri.
(Balkanweb)

Rama lë studentët pa fjalë me ato që tregon për të shkuarën e tij: “Kam qënë me vath në vesh dhe… Read More »

Studenti komplimenton Ramën: “Jeni ikonë e modës”/ Rama: Kur nuk t’i ka dhënë Zoti të gjitha…

PRISHTINË
Në mbyllje të bashkëbisedimit të kryeministrit Edi Rama me studentët në Prishtinë, nuk kanë munguar as batutat. Një studente nuk ka pasur pyetje për kryeministrin shqiptar, por e komplimentoi, duke e cilësuar ikonë të modës. Ndërsa përgjigjja e Ramës ishte se sajohet pasi Zoti nuk ia ka dhënë të gjitha.

Studentja: Jeni ikonë e modës, komplimente se pyetje nuk kisha.

Rama: Dëgjo, e di si është kjo punë. Kur t’i ka dhënë Zoti dhe natyra të gjitha nuk ka nevojë me u saju, por sajohesh kur nuk t’i ka dhënë të gjitha dhe mundohesh të rregullohesh. Vjen nga halli kjo, s’ka lidhje…Por faleminderit.

(Balkanweb)

Studenti komplimenton Ramën: “Jeni ikonë e modës”/ Rama: Kur nuk t’i ka dhënë Zoti të gjitha… Read More »