Aktualitet

Hapet dosja Hajdari, “tmerrohet” familja Berisha, Shkëlzeni sulmon dëshmitarin e pazareve të flliqta të tij

Pas lajmit se gjykata i ka hapur rrugën rigjykimit të dosjes së vrasjes së Azem Hajdarit duke pranuar kërkesën e Izet Haxhisë për ta rihapurdosjen ka reaguar edhe djali i ish kryeministrit Sali Berisha, i dyshuari kryesor sipas Haxhisë i implikuar në vrasjen e bujshme.

Sipas Shkëlzenit e gjithë kjo është një lpjë e Edi Ramës, i cili qëllim të vetëm ka lirimin e kriminelëve.

“Pas lirimit të shumë krimineleve të tjerë, Rama përgatit lirimin e vrasësit të Azemit”.

Sot Izet Haxhia, i cili është i dënuar për vrasjen e Azem Hajdarit me 25 vjet burg, në gjyqin e sotëm në Gjykatën e Tiranës, akuzoi serish ish-kryeministrin Berisha se ka paguar 1 mln euro për eliminimin e tij. “Nëse bëhet rigjykim do ta provoj këtë”- tha Haxhia në gjyq.

Hapet dosja Hajdari, “tmerrohet” familja Berisha, Shkëlzeni sulmon dëshmitarin e pazareve të flliqta të tij Read More »

‘Askush nuk më ka detyruar’, Rama replikon me komentuesit për debatin e ‘nxehtë’

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur qe të sqaroje komentuesit ne profilin e tij ne rrjetet sociale lidhur me temen me te “nxehte” te momentin, ajo e mundesise qe Shqiperia te ngreje kamp per te pritur refugjatët e lindjes. Por kryeministri e mohon kategorikisht që kjo gjë i është kërkuar nga ndonjë vend evropian.

Ndërsa një komentues e ka ngacmuar për refugjatët në “Facebook”, Rama i është përgjigjur me shprehjen se i vjen keq për 100 të mençurit që hidhen në lumë të gjejnë gurin e hedhur nga një budalla.

REPLIKAT
Komentues: Rrofsh zoti kryeministër shume vepër e madhe jam krenar për ty edhe Shqipërinë, por mua një gjë nuk më pëlqen, njerëzit që e shkelin!! Do ishte më mirë ta shijonin 600 mijë sirianët, pakistanezët, iranianët etj. Atje do ishte kryevepër fare.

Dikur kemi qenë edhe ne në vendin e tyre dhe vazhdojmë, por nuk tha njeri JE SUIS ALBANAISE, as nuk na ndërtuan nga një camp as nuk na falen gjë, por çdo gjë e fituam! Budalla je ti që kujton se njerëzit janë budallenj…🍐🍐🍐 mbrapa.!!!

Edi Rama: Domethënë ti që je i mençuri në këtë mes mendon se vërtetë ekziston mundësia që Shqipërisë t’ia kërkojë kush në botë të marrë 600 mijë sirianë këtu eee?! Epo mësoje se nuk na ka kërkuar kush të marrim as 600 mijë, as 60 mijë dhe as 6 mijë!

Domethënë ti që di ku e ka bishtin dardha mendon vërtetë që të ketë në këtë botë qeveri e shtete, që të imagjinojnë ngritjen e një kampi për 600 mijë refugjatë në një vend të vetëm eee?! Epo mësoje se nuk ekziston asnjë shtet apo qeveri në botë që të ketë këtë nivel budallallëku!

Faleminderit që më quan budalla, po një gabim të madh e ke kur mendon se unë i kujtoj njerëzit budallenj, prandaj edhe më vjen keq për 100 të mençurit që siç thotë populli, hidhen në lumë të gjejnë gurin e hedhur nga një budalla

Sepse, mësoje edhe këtë, qëndrimi i Shqipërisë ka qenë e mbetet shumë i qartë: Ne jemi gati të kontribuojmë në një plan europian, ku secili shtet merr përgjegjësinë që i takon, për aq sa i takon, sipas madhësisë e mundësisë😉

Ja kjo është e vërteta e thjeshtë dhe guri që budallai hodhi në lumë, nuk është dardhë or mik, prandaj mos e kafsho fort se të dëmton dhëmbët😀

‘Askush nuk më ka detyruar’, Rama replikon me komentuesit për debatin e ‘nxehtë’ Read More »

Knut Fleckenstein godet Bashën: “Sinjale të qarta, Gjermania pro negociatave”

Ne ndryshim me ato cka deklaroi Lulzim Basha gjate fjales ne seancen e Kuvendit, raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, socialdemokrati gjerman, Knut Fleckenstein, paralajmeron se Gjermania do te shprehet pro dhenies se statusit kandidat per Shqiperine. Nuk jepen negociata me vënie kushtesh për kampe refugjatësh, do të ishte e padrejtë thotë në intervistë me Deutsche Wellen, raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, socialdemokrati gjerman, Knut Fleckenstein.

Deutsche Welle: Zoti Fleckenstein po afrohet finalja e debatit disa javor, do të hapen apo jo negociatat e anëtarësimit BE – Shqipëri?

Knut Fleckenstein: Nuk mund të them saktë, sepse nuk jam anëtar i Këshillit të BE-së, por di që diskutohet, se ç’formë duhet të ketë vendimi përfundimtar, kjo vlen si për Shqipërinë ashtu edhe për Maqedoninë.

Pse po diskutohet ende, ku ka rezerva?

Ka disa rezerva, sidomos nga pala franceze, që Bashkimi Europian duhet të reformohet njëherë vetë më parë, pastaj të bëhen hapa të tjerë. Mendoj se ky është një argument i gabuar, sepse negociatat nuk zgjasin disa ditë, por me vite dhe në këtë kohë mund të kryhen reformat tona të nevojshme për të pranuar vende të tjera.

Si vendos Gjermania? A është pro hapjes së negociatave?

Kam sinjale shumë të qarta nga Zyra e Kancelares dhe nga fraksioni se Gjermania do të thotë një “po” të qartë për negociatat.

Ka edhe një dokument të publikuar së fundmi, se negociatat do të vijnë, por me kushte. Cilat janë këto kushte?

E kam të vështirë të përfytyroj kushte, por natyrisht, nëse mund të flitet për kushte, do të ishte që procesi i vetingut të vazhdojë e që të tregohet, se kjo reformë në drejtësi nuk është thjesht për fillimin e negociatave, por për vetë vendin. Nëse është vetëm kjo, atëherë mund të rehatohem e të buzëqesh.

Por a mund të jetë një kusht tjetër, thënë ndryshe një dëshirë e BE-së, që Shqipëria të pranojë kampe refugjatësh në territorin e saj?

Për këtë nuk kam informacion, por edhe pyetja juaj të thotë, se në këtë samit do të trajtohen çështje të ndryshme, e ardhmja e eurozonës, si ta rregullojmë çështjen e migrimit, dhe për çështjen se si të biem dakord për hapat e tjerë në lidhje me Ballkanin Perëndimor. E në këtë kontekst mund të ketë gjithmonë kompromise mes 28 vendeve të Bashkimit Europian, cilat dalin përtej kufijve të territorit në fjalë. Nuk mund ta përjashtoj, por as nuk e përfytyroj dot, se nuk i njoh detajet.

Ka një plan për ngritjen e kampeve të refugjatëve jashtë BE-së, në media është përmendur Shqipëria dhe Libia. A është Shqipëria ndër këto vende, zyrtarisht qeveria nuk ka pranuar asgjë…

Në të vërtetë nuk njoh emra shtetesh që do të pyeten. Por për këtë vetëm mund të bësh kërkesë. Nuk e besoj, se kjo do të bëhej kusht për hapjen e negociatave, kjo do të ishte plotësisht e padrejtë.

Vetingu ka filluar të veprojë, si e gjykoni zhvillimin e tij deri më tani?

Komisioni Europian, Parlamenti Europian dhe unë vetë shohim një përparim të mirë në këtë proces. Ne e shohim si shpresëdhënëse atë që është filluar. Interesante është se edhe partitë popullore mendojnë kështu, ashtu si socialdemokratët, Të Gjelbrit dhe liberalët. Ka një miratim të gjerë në Parlament dhe Komision dhe shpresoj që edhe Këshilli i BE-së ta vlerësojë këtë.

Vetingu zhvillohet, por paralelisht pati skandale që përfshinë qeverinë, akuzat e ngritura ndaj ish-ministrit të Brendshëm Tahiri, përmendja e vëllait të Ministrit të Brendshëm, Xhafaj në çështjen e drogës, sigurisht askush nuk dënon kolektivisht e vendosin gjykatat, po më e pakta a nuk është kjo një performancë e shëmtuar për një qeveri që trumbeton me të madhe luftimin e krimit të organizuar…

Po, sigurisht që nuk është gjë e mirë, por për këtë janë prokurorët dhe gjykata që të shohin, nëse një ministër, si çdo qytetar tjetër ka shkelur ligjet, dhe nëse është kështu, ai duhet të largohet, nëse jo, nuk ka dënim kolektiv. Për këtë është e nevojshme reforma në drejtësi, që të vendosin gjykata të pavarura dhe të mos ketë vendime favoresh.

Opozita e quan qeverinë Rama të kapur nga krimi dhe se është e korruptuar, qeveria e quan opozitën të dështuar, si mund të flitet për bashkëpunimin e shumëkërkuar, kur pozicionet janë kaq larg njëra-tjetrës?

Nuk dua të përzihem në politikën e brendshme në Shqipëri, por në fund vetë njerëzit duhet ta dinë në zgjedhjet e ardhshme, se kujt i besojnë dhe kujt jo. Ne nuk shpërblejmë qeveritë, nuk bëhet fjalë se do t’i japim Ramës një titull nderi. Por për atë që njerëzve në Shqipëri t’u hapet një perspektivë e vërtetë, jo vetëm fjalë, por veprime konkrete për një të ardhme europiane.

Knut Fleckenstein godet Bashën: “Sinjale të qarta, Gjermania pro negociatave” Read More »

Dalin emrat, ja kush janë tre shqiptarët që prenë hekurat e burgut dhe u arratisën në Greqi

Mediat greke publikuan detaje të reja për bandën shqiptare që ka terrorizuar rajonin e Atikës me grabitje të banesave luksoze. Fjala eshte për një grup kriminal të përbërë nga 5 persona, 3 prej të cilëve u arratisën të martën nga një qeli paraburgimi në Athinë.

Sipas policise, shqiptarët janë identifikuar si: “Panajot Mahmutaj, Radjon Harizi, Endrit Tahiri, Marjus Dedolli dhe Gertian Vrushaj. Të gjithë janë të moshës nga 27 vjeç deri në 47 vjeç.

Prej tri ditësh, policia është vënë në kërkim të 3 shqiptarëve të arratisur. Autoritetet kanë paralajmëruar banorët për rrezikshmërinë e tyre.

Shqiptarët gjendeshin në paraburgim dhe akuzoheshin për 72 grabitje në banesa luksoze dhe mësohet se kanë përfituar deri në 400 mijë euro nga aktiviteti kriminal. Madje dy prej tyre janë përfshirë edhe në trafik droge.

Dalin emrat, ja kush janë tre shqiptarët që prenë hekurat e burgut dhe u arratisën në Greqi Read More »

Hapet dosja e bujshme e Azem Hajdarit, 21 politikanë në ‘fije të perit’

Gjykata e Tiranës vendosi sot për hapjen e dosjes së Azem Hajdarit për të cilën është dënuar me 25 vjet burg Izet Haxhia. Bashkim Nikolla, avokati mbrojtës i Haxhisë, e cilësoi ditë të mirë për drejtësinë vendimin për rigjykimin e klientit të tij. Sipas tij, Izet Haxhia është dënuar me prova të sajuara dhe se ai është i pafajshëm.

“Para se t’ju përgjigjem pyetjes, me këtë vendim që mori gjykata e shkallës së parë Tiranë, është një ditë shumë e mirë për shqiptarët. Përsa i përket aspektit procedurial, do procedojmë më tej me ankimimin. Do provojmë se s’na takon dënimi 25 vjet por pafajësia.

Ka prova Izet Haxhia që është i pafajshëm. Do sqarojmë pozicionet tona. Dosja, politike e qepur keq. Duam të gjykohemi e të rigjykohemi. Dosja është skandaloze. Vetëm dje kemi patur mundësinë ta prekim fizikisht dosjen prej 700 e ca faqeve. Janë mbi 21 politikanë me në krye të parin e vendit qe ka qene ne ate kohe, që janë thirrur për dëshmitarë e s’kanë begenisur.

Kanë patur të gjithë një seli. Sot është ora që drejtësinë ta përfillin të gjithë. Do vijnë të gjithë politikanët. Nëse dje ishin të zënë me punë le t’a bëjnë nesër. Janë dhënë 1 milionë euro për të vrarë Izet Haxhinë. Shkaku madhor ka qenë rreziku për jetën, rrezik permanent për Izet Haxhinë. Më në fund do ketë drejtësi, pa le të përmbyset bota. Kam shumë besim tek drejtësia”.

Hapet dosja e bujshme e Azem Hajdarit, 21 politikanë në ‘fije të perit’ Read More »

Vendimi gjykatës-Të rihapet dosja e Azem Hajdarit. Avokati-Janë dhënë 1 milionë euro për të vrarë Izet Haxhinë

Gjykata e Tiranës vendosi sot për hapjen e dosjes së Azem Hajdarit për të cilën është dënuar me 25 vjet burg Izet Haxhia. Bashkim Nikolla, avokati mbrojtës i Haxhisë, e cilësoi ditë të mirë për drejtësinë vendimin për rigjykimin e klientit të tij. Sipas tij, Izet Haxhia është dënuar me prova të sajuara dhe se ai është i pafajshëm.

“Para se t’ju përgjigjem pyetjes, me këtë vendim që mori gjykata e shkallës së parë Tiranë, është një ditë shumë e mirë për shqiptarët. Përsa i përket aspektit procedurial, do procedojmë më tej me ankimimin. Do provojmë se s’na takon dënimi 25 vjet por pafajësia.

Ka prova që Izet Haxhia është i pafajshëm. Do sqarojmë pozicionet tona. Dosja, politike është e qepur keq. Duam të gjykohemi e të rigjykohemi. Dosja është skandaloze. Vetëm dje kemi patur mundësinë ta prekim fizikisht dosjen prej 700 e ca faqeve. Janë mbi 21 politikanë me në krye të parin e vendit që ka qenë në atë kohë, që janë thirrur për dëshmitarë e s’kanë begenisur.

Kanë patur të gjithë një seli. Sot është ora që drejtësinë ta përfillin të gjithë. Do vijnë të gjithë politikanët. Nëse dje ishin të zënë me punë le t’a bëjnë nesër. Janë dhënë 1 milionë euro për të vrarë Izet Haxhinë. Shkaku madhor ka qenë rreziku për jetën, rrezik permanent për Izet Haxhinë. Më në fund do ketë drejtësi, pa le të përmbyset bota. Kam shumë besim tek drejtësia”.

Vendimi gjykatës-Të rihapet dosja e Azem Hajdarit. Avokati-Janë dhënë 1 milionë euro për të vrarë Izet Haxhinë Read More »

“Drejtësia nuk është më një kufomë”, Izet Haxhia shënon fitoren e parë, e dashura e tij përcjell emocionet nga qelia

Izet Haxhia ka shënuar sot triumfin e parë. Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën e tij për të drejtën e ankimimit të dënimit, dhënë për Izet Haxhinë në mungesë. Pranimi i kërkesës nga gjykata i hap rrugë ankimimit të dënimit të tij dhe rigjykimit të çështjes aq shumë të përfolur të vrasjes së ish-deputetit të Partisë Demokratike Azem Hajdari në vitin 1998. Pas këtij suksesi nuk mund të mungonte urimi i të dashurës së tij, e cila ec pandarë me të në këtë proces.

Postimi i plotë:

Pershendetje!

Keni te gjithe nje perqafim nga Izeti, miq te dashur e besnike! Kjo eshte nje dite e bukur, nje dite shprese, nje dite me ngjyra e me jete! Drejtesia dha shenjat e para qe nuk eshte kthyer ne kufome dhe qe dicka po levize! Sigurisht, kjo eshte vetem etapa e pare e nje lufte te gjate, por kur ke pritur e sakrifikuar 20 vjet jete, si Izeti, eshte me shume se nje fitore! Eshte nje frymemarrje lirie, nje dore qe te shtrengon me bese e burrerin, je tribune gjykate qe te shikon si cdo qytetar tjeter, eshte rigjetja e nje Atdheu qe te ishte mohuar prej vitesh!!

Shpirti im, te me duash keshtu sic me do ti, eshte mrekullia e jetes time! Dhe te te dua keshtu sic te dua, eshte me e madhja e lirive! Jam kaq e gezuar sot, dashuriza ime! Ti e di qe nuk t a leshoj doren ne rrugetimin qe na pret, sado i gjate e i veshtire te jete! Te dua! Me shpresen tek e Verteta, tek Drejtesia, dhe tek Zoti, le te vazhdojme perpara…

Plot te mira per ju, per ne te gjithe!

“Drejtësia nuk është më një kufomë”, Izet Haxhia shënon fitoren e parë, e dashura e tij përcjell emocionet nga qelia Read More »

Shtatë shqiptarë arrestohen me 43 kg kokainë e 234 mijë euro ne Itali

Policia italiane njoftoi se ka shkatërruar një bandë të trafikut të drogës në Vareze. Në pranga kanë rënë 7 shqiptarë dhe 1 shtetas italian qe akuzuar se merreshin kryesisht me trafikimin e kokainës.

Policia italiane ka goditur një bandë të rrezikshme shqiptarësh që merrej me trafikimin e sasive të mëdha të kokainës. Lajmi bëhet i ditur nga mediat përtej adriatikut. Në sajë të hetimeve të quajtuara “Belleza”, agjentët kanë zbatuar urdhërin e prokurorisë së Milanos dhe kanë arrestuar 8 persona, 7 shqiptarë dhe një italian. Identiteti i tyre nuk bëhet i ditur. Megjithatë raportohet se të gjithë këta shtetas ishin rezidentë në Vareze.

Në një operacion të mëparshëm ishin arrestuar 7 persona të tjerë. Gjithashtu ishte sekuestruar mbi 43 kilogramë kokainë, 234 mijë euro dhe 3 makina që ishin përdorur nga korrierët për transportin e sasive të drogës në rajonin e Lombardisë. Mediat shkruajnë se hetuetit kanë bërë të mundur zbulimin e aktivitetit të tyre kriminal falë përgjimeve telefonike dhe ambientalë.

Hetuesit njoftojnë se sasitë e kokainës trafikoheshin nga Holanda për në Itali. Nga të gjithë të arrestuarit, një shqiptar i papunë ka tërhequr vëmendjen e hetuesve. Ai merrej me llogaritë me furnizuesit e kokainës, blerjen dhe transportin e drogës deri në Itali përmes autoveturave të modifikuara.

Pasi hynte në territorin Italian, kokaina magazinohej në Vareze dhe më pas shitej me doza të vogla në Lombardi. Ndërkohë, gjykata ka vendosur masën e paraburgimit për të gjithë të arrestuarit.

Shtatë shqiptarë arrestohen me 43 kg kokainë e 234 mijë euro ne Itali Read More »