Aktualitet

Kush është Nertil Qato, shqiptari që shëptoi dy jetë në Itali, ja si e shpërblen kryebashkiaku

Kryebashkiaku i Napolit në Itali, Filippo Nogarin, është takuar ditën e sotme me shqiptarin Nertil Qato.

Takimin e ka kërkuar vet kryebashkiaku pasi Qato ka bërë një gjest human në këtë zonë, duke shpëtuar jetën e dy personave.

Shqiptari Nertil Qato, siç raporton Livorno.it , u zgjua nga gjumi teksa degjoi thirrjeve për ndihmë qe vinin nga banesa ku kishte rënë në zjarr në katin e parë të një ndërtese.

Ai ka marrë shkallën që ndodhej në pjesën e pasme të furgonit të tij dhe u ngjit në banesë, ku shpëtoi fillimisht vajzën 14-vjeçare dhe më pas nënën e saj.

“Dëgjova një shpërthim dhe dola jashtë. Pashë banesën që ishte shembur pjesërisht, flakë dhe tym të zi.

Dëgjova një thirrje për ndihmë dhe nxitova. Vendosa shkallën dhe u ngjita në katin e dytë. Aty nuk dukej gjë për shkak të tymit të zi. Por dëgjova zërin e një vajze, e mora në krahë dhe e zbrita poshtë. Më pas edhe nënën e saj,”ka treguar ai.

Kreu i bashkisë së Livornos, Filippo Nogarin i ka dorëzuar një çmim special shqiptarit dhe i ka premtuar përshpejtim të procedurave për t’u pajisur me leje qëndrimi, madje duke i hapur edhe rrugën për të marrë shtetësinë italiane.

“Nertili ndodhet këtu prej 6 vitesh. Është njeri punëtor dhe ende nuk ka nënshtetësinë sepse ligjet parashikojnë se duhet të ketë të paktën 10 vite leje qëndrimi. Më kujtohet veprimi i presidenti francez që vendoi t’i japë shtetësinë një qytetari nga Mali, pasi shpëtoi një fëmijë. Do doja dhe unë të bëja diçka të ngjashme”- ka thënë kreu i bashkisë së Napolit.

Kush është Nertil Qato, shqiptari që shëptoi dy jetë në Itali, ja si e shpërblen kryebashkiaku Read More »

Misteri i “MP5”, pse shoferi i Xhafajt mbante një armë automatik me silenciator?

Shoferi i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj deri tani zyrtarisht: u vetëvra në makinën e tij brenda ambienteve të Gardës së Republikës.

Shkëlzen Qordja nuk kishte patur më parë as probleme dhe as konflikte për të mbajtur dy armë, një pistoletë të shërbimit dhe një armë automatik me silenciator.

Ngjarja ka disa fakte dhe rrethana që pritet të verifikohen, si tabulatet, telefonatat e fundit të viktimës, pamjet e siguruara nga kamerat e sigurisë brenda ambienteve të Gardës (nëse kanë qenë në gjendje pune), të cilat do zbardhin shumë pikëpyetje mbi ngjarjen.

Një gjë është fakt, i ndjeri u gjet pa jetë me një plumb në kokë. Ngjarje që brenda pak orësh u cilësua si “vetëvrasje”. Këtë herë u përdor një armë policie-ushtrie që mbante, ndërsa nuk dihet se për çfarë arsyeje shoferi i ministrit të Brendshëm përdori këtë armë dhe jo atë të shërbimit që mbante në brez.

Më herët  grupi hetimor ka sekuestruar kamerat e ambienteve të Gardës, por në vendin ku ai qëlloi veten, në garazhin e Gardës së Republikës, nuk ka pasur kamera sigurie. Ambienti që survejohet është ai përtej garazhit të Gardës. Ende nuk dihet ora e saktë e vetëvrasjes së 31-vjeçarit, ndërsa ngjarja u raportuar rreth orës 11:00 të ditës së shtunë.

Ndërkohë, vetëvrasjen e Shkëlzen Qordjas e konfirmon edhe ekspertiza paraprake mjeko-ligjore. Ai vetëqëlluar në pjesën e djathtë të kokës dhe plumbi i ka shkaktuar dëmtime të shumta në kokë, duke e tejshpuar. Sipas mjekëve, Gardisti mund të mbijetonte nëse ndërhyrja e mjekëve do të ishte më e shpejtë.

Misteri i “MP5”, pse shoferi i Xhafajt mbante një armë automatik me silenciator? Read More »

Skandali me bukën, sapo u zbulua se çfarë “helmi” po hamë! Ky eksperiment na ka futur frikën të gjithëve

Buka është ajo që konsumojmë çdo ditë, por mesa duket jemi të mashtruar dhe të pasigurt e ku i dihet se si po na ndikon në shëndet. Top Channel kryen eksperiment me bukën e zezë dhe atë integrale.

E futur në ujë për 60 minuta ajo lëshon ngjyrë, çka do të thotë se gjatë përgatitjes është përdorur ngjyrues ushqimor. Këtë rezultat e konfirmon edhe eksperti i ushqimit Abdyl Sinani.

“Buka nuk duhet të lëshojë ngjyrë. Kjo tregon se ata marri miellin e bardhë dhe i hedhin ngjyrues”, shprehet Abdyl Sinani, që thekson se ka edhe ngjyrues që dëmtojnë rëndë shëndetin e njeriut, deri në kancer.

Skandali me bukën, sapo u zbulua se çfarë “helmi” po hamë! Ky eksperiment na ka futur frikën të gjithëve Read More »

“Djali im është budalla!”, flet nëna e 50-vjeçarit që plagosi tre policët: E shtrinë dhe e lidhën

Nëna e autorit të grabitjes së dyqanit ka thënë se djali i saj është me probleme mendore, prandaj ka kryer aktin e grabitjes. E pyetur nga gazetarët, ajo nuk jep shumë detaje në lidhje me ngjarjen, pasi nuk ishte e pranishme, por thote se djali mund ti ketë qëlluar policët me gërshërë.

Nëna e autorit: I gjetën policët po nuk mi treguan sa para ishin.

Kush i goditi i pari, polici apo djali juaj?

Nëna e autorit: Po nuk isha unë se isha në punë, erdha me vonesë. Po më duket se ata e goditën më parë, kurse ai nuk e di. E goditi një polic, e shtrinë dhe e lidhën, gjaku shkonte lumë dhe e çuan në spital.

Ka pasur thikë djali?

Nëna e autorit: Jo, kishte gërshërët që punonte thuprat

Po me gërshërë i ka gositur policët?

Nëna e autorit: Nuk e di, më gërshërë mbase e ka goditur, kurse ata 4 veta e shtrinë.

Ju e dënoni veprimin e djalit që ka marrë lekë dhe a ka qenë mirë nga ana psikologjike?

Nëna e autorit: Nuk ka qenë mirë ai, ne kemi kaq vite që hamë tek ai dyqan. Ka një javë që ka kaluar, iku nga mendja, se jeton vetëm dhe pa drita. Edhe këtë shtëpina ja bëri vjet qeveria.

Çfarë kërkoni ju?

Nëna e autorit: Mos ma torturojnë djalin, është njeri me probleme mendore, budalla është. Edhe ata e dinin që është i sëmurë, se do ta kishin vrarë me pistoletë./OraNews

“Djali im është budalla!”, flet nëna e 50-vjeçarit që plagosi tre policët: E shtrinë dhe e lidhën Read More »

Asfaltimi i rrugës së plazhit në Orikum: “Gjiknuri po të vjen huri”-Nga Agim Xhafa

Nga Agim Xhafa :

GJIKNURI,PO TË VJEN HURI.

Pardje u hodh një shtresë asfalti në rrugën e Orikumit. U mbushën gropat dhe u harxhuan miliona sa për të thënë se qeveria nuk i ka harruar njerëzit e këtij bregdeti. Që tani plot pjesë të rrugës janë mbuluar nga zhavori i detit që dallgët e hedhin mbi rrugë. E uji,aq më keq i kripuri,është kanceri i asfaltit,e kafshon dhe e kafshon pa pushim.
Dhe shihni se si ngushtohet rruga nga që nuk rregullohet ura sa një pordhë e shihni se si përgjysmohet kalimi i këmbësorëve nga që nuk “gjenden” gjashtë dërrasa të thjeshta,nga ato që çdo mobileri t’i dhuron po ia kërkove.
Në se kjo rrugë do ishte private,psh pronë e Gjiknurit,ai nuk do paguante asnjë lekë dhe firmën do e hidhte në gjyq. Por nga që janë lekët e njerëzve që marrin detin të punojnë nëpër botë,ky ministër nxjerr foto sikur kjo rrugë është bulevard në mes të Parisit.
Për dëmin material dhe për tallje me banorët e pushuesit këtij ministri i shkon shprehja :Gjiknuri po të vjen huri!’ E besoj shpejt do ia shohë majën,vendin ta caktoje vetë.

Asfaltimi i rrugës së plazhit në Orikum: “Gjiknuri po të vjen huri”-Nga Agim Xhafa Read More »

Parandalohet atentati ndaj opozitës, shpëtojnë mrekullisht dy politikanët shqiptarë

Një çift, me origjinë iraniane, është ndaluar të shtunë në Belgjikë me akuzën se po përgatitnin një atentat në Villepinte, në Francë.

Sipas hetuesve, të dy, rreth të 30-ave, synonin të godisnin gjatë një takimi të një grupi të opozitës “Muxhahedinët e popullit iranian”, aktivitet ku ishin të pranishëm edhe ministri shqiptar i Diasporës Pandeli Majko dhe kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu.

Gjatë kontrollit policia ka gjetur 500 gramë eksploziv TATP dhe një detonator në makinën e tyre.

Sipas asaj që shkruajnë mediat lokale, të dy, me kombësi belge, janë banues në Wilrijk, një qytezë pranë Anversës.

Të shtunën çifti është ndaluar teksa në bordin e makinës me të cilën udhëtonte nga policia e Brukselit në një lagje të kryeqytetit dhe është arrestuar pas gjetjes së eksplozivit.

Sakaq, në Francë është arrestuar një bashkëpunëtor i dyshuar dhe po merren në pyetje dy persona të tjerë, ndërsa në Gjermani është ndaluar edhe një person-kontakt i çiftit, një diplomat iranian, i cili punonte në ambasadën e Vjenës në Austri.

Ashtu si çdo vit, opozita iraniane e cila përfaqëson edhe muxhahedinët e ardhur në Tiranë, u mblodh para pak ditësh sërish në Paris, në takimin e tyre më të rëndësishëm, që mbledh delegacione nga e gjithë bota.

“Irani i Lirë” ishte tema e takimit të këtij viti.

Maryam Rajavi, Presidentja e këshillit kombëtar të Rezistencës së Iranit, tha se fitorja është e pashmangshme pasi kryengritja dhe protestat e kanë kaluar tashmë kufirin dhe Irani do të jetë i lirë.

Parandalohet atentati ndaj opozitës, shpëtojnë mrekullisht dy politikanët shqiptarë Read More »

Zbulohet arsyeja pse kanë ngecur hetimet për “Babalen”, përplasje mes dy ministrive

Tre javë pas kërkesës, autoritetet italiane ende s’kanë kthyer përgjigje lidhur me letërporosinë për dosjen ‘Babale’. Nga komunikimet e prokurorisë me palën italiane është konfirmuar se përgjigja do të vonojë për disa kohë për shkak të mungesës në kompetencave.

Nuk dihet ende nëse ekspertimin duhet ta bëjë ministria italiane e Drejtësisë apo Ministria e Brendshme.Pala shqiptare ndërkohë ka përfunduar veprimet paraprake të hetimit, si pyetjet e dëshmitarëve, administrimin e provave dhe kontrollet e tjera. Deri kur pala italiane të kthejë përgjigje,  sipas report TV prokuroria nuk bën dot asnjë veprim.

Caktimi i kompetencave do t’i hapte rrugë hetimeve. Ka patur raste të tjera për ndihmë juridike, dhe Shqipëria ka një histori pozitive bashkëpunimi me Italinë. Përgjigjia e ekspertimit duhet t’i lejë vendin të paktën muajit korrik.

Albert Veliu, i njohur ndryshe si dëshmitari X në dosjen Babalja, ndodhet në Kosovë, ku ndodhet i arrestuar për kalim të paligjshëm të kufirit. Veliu u arrestua në fund të muajit maj në Kosovë bashkë me djalin e tij. Në dëshminë e tij para autoriteteve kosovare, Veliu ka thënë se nëse do kthehej në Shqipëri, kishte frikë se do vritej, prandaj sipas tij azili në Kosovë ishte rruga që kishte ndjekur.

Audio-përgjimi ku personazh kryesor ishte Albert Veliu, prodhoi një debat të gjerë politik. Veliu akuzoi vëllain e ministrit Fatmir Xhafaj, Agron Xhafaj, si pjesë e trafikut të drogës.

Zbulohet arsyeja pse kanë ngecur hetimet për “Babalen”, përplasje mes dy ministrive Read More »

Sapo ka hyrë në fuqi vendimi i fundit i qeverisë shqiptare! Mori fund epoka e përdorimit të kësaj gjëje, fillojnë gjobat “rëndshëm”

A e dini se nga sot do të vendosen gjobat për konsumatorët dhe shitësit që përdorin dhe japin qese plastike? Ka hyrë në fuqi vendimi i fundit i qeverisë shqiptare që i jep fund epokës së përdorimit të qeseve plastike.

Që prej datës 1 korrik do të aplikohen masa ndëshkuese dhe do të penalizohen përdoruesit dhe prodhuesit e tyre. Vendimi i miratuar dy muaj më parë parashikon gjoba me vlerë 10 deri në 15 milion lekësh për ata që i përdorin pas afatit të lejuar.

Sipas vendimit të hyrë tashmë në fuqi parashikohet të hidhen në treg vetëm qeset e riciklueshme me specifika të përcaktuara. Qeset e riciklueshme do të hidhen në treg nën kontrollin e ministrisë.

Sapo ka hyrë në fuqi vendimi i fundit i qeverisë shqiptare! Mori fund epoka e përdorimit të kësaj gjëje, fillojnë gjobat “rëndshëm” Read More »