Aktualitet

A janë trazuar ekulibrat e mafias në Shqipëri?

Mafia e drogës, e abuzimit me pronat e patundshme dhe e të gjitha maskarallëqeve tjera në Shqipëri është vënë në alarm pas thellimit të hetimeve për dosjet e rënda të cilat presin të shkojnë në gjykatë dhe të ‘përkthehen’ në vite burgu për abuzuesit.

Dosja e 613 kg kokainë të kapura në Maminas, si dhe 3.4 milionë euro të sekuestruara në portin e Durrësit kanë trazuar ujërat. Ndaj mafia e politikës dhe e shtetit është në alarm.

Operacionet e zhvilluara së fundmi tregojnë se mafia shqiptare është një ndër aktoret kryesore ndërkombëtare. Nuk operon gjithmonë brenda përbrenda Shqipërisë, kryesisht operon jashtë Shqipërisë dhe megjithëse paraja shpeshherë pastrohet ose investohet në Shqipëri.

“Pjesa më e madhe e parave vijnë këtu. Sigurisht, jo të gjitha, sepse ato edhe i qarkullojnë në vende të ndryshme të botës për të mbajtur rrjetet e tyre, por zakonisht paratë i investojnë në vendin e tyre, pasi ky është vendi që njohin më mirë, ku kanë dashur gjithmonë të kenë një hotel të mirë në Tiranë, apo një vilë shumë të bukur në Vlorë.

Prandaj shihet dhe është e dukshme që këto pará kthehen, pasi pastrohen sigurisht dhe këto pará mjaftojnë për gjithë jetën. Atëherë, atë çfarë duhet të shohë publiku shqiptar është se Shqipëria është bërë si një vend i sigurt, si një parajsë e sigurt për mafiozët duke i dhënë pará policisë apo duke u bërë të paprekshëm, duke investuar shumë në partitë politike, duke investuar shumë në polici, duke investuar shumë në kompani private sigurimi, të cilat marrin në punë shpesh herë ish-policë.

Ky është një problem shumë i madh sepse influencon shumë në politikën e vendit, i bën gjërat më të vështira për të zbatuar ligjin. Kur ke biznese me miliarda parash, politikanët i shohin këto pará si mundësi, madje iu sulen atyre për të mbajtur partitë e tyre politike. Në Serbi sigurisht që ndodh e njëjta gjë, por paratë pastrohen përmes oligarkëve që jetojnë aty. Miroslav Mishkoviç, për shembull, është akuzuar tani për pastrim parash, por ai ka një dekadë të tërë që e bën këtë gjë, përpara ka pasur pastrim parash për Sllobodan Milosheviç.

Nga njëra anë kemi paratë dhe nga ana tjetër kemi drogën, dhe pikërisht aty ku janë paratë, është edhe rreziku. Sigurisht që droga është një biznes shumë fitimprurës, janë miliarda e miliarda dollarë që vijnë në këtë rajon dhe një pjesë e mirë e tyre shkon në investime të ligjshme, një pjesë në investime të paligjshme dhe një pjesë në politikë. Ky është sistemi i ngritur në vite, prej të cilit vështirë se del dot”,  shprehej në një intervistë për mediat shqiptare Drew Sullivan./Pamfleti

A janë trazuar ekulibrat e mafias në Shqipëri? Read More »

Thojini lamtumirë qeseve plastike, nga sot nisin gjobat! Kush i nxjerr në qarkullim do përballen me këtë gjë

Një korriku shënon fundin e përdorimit të qeseve plastike në kryeqytet. Me ligj, çdo subjekt që i prodhon dhe nxjerr ato në qarkullim, gjobitet me 1-1.5 milionë lekë. Por, kjo nuk do të thotë që shqiptarët do t’iu rikthehen trastave.

Drejtoresha e Mjedisit, Klodi Marika, thotë se në këtë fazë nuk është synimi te penalizimet, se sa te ndërgjegjësimi.

“Nuk është se do të dalim si një task-forcë, që të marrim direkt masat apo të vendosim gjoba. Megjithatë, masat duhet të jenë shtrënguese për vetë faktin që natyra ka filluar të reagojë keq ndaj gjithë këtij mbiprodhimi të qeseve kundrejt mjedisit”.

MASAT

Prodhuesit, importuesit dhe tregtarët duhet të ruajnë informacionin për qeset plastike për jo më pak se 36 muaj, me qëllim identifikimin e tyre, në të kundërt do të penalizohen.

Ndërkohë që fushata ndërgjegjësuese ka dy muaj që ka nisur, Këshilli i Ministrave i ka dhënë dy muaj kohë biznesit të rinovojë teknologjinë, ndërsa janë bërë jo pak takime informuese me grupet e interesit, prodhues e importues të qeseve, duke i paralajmëruar se do të ketë penalizime në rast se nuk i binden vendimit.

Sipas Këshillit, çdo qese duhet të jetë e gjurmueshme. Duhet të ketë të gdhendur firmën e prodhimit dhe të ketë material të degradueshëm në masën mbi 56 %. Por parashikohen edhe përjashtime, siç janë qeset për përdorim higjieno-sanitar dhe ato që përdoren në spitale. Qeset plastike janë bërë armiku numër një i mjedisit në mbarë botën.

Iniciativa që ka ndërmarrë Shqipëria është në koherencë me nismat globale për të ndaluar përdorimin e produkteve plastike. Sipas të dhënave, në vendin tonë përdoren mbi 1 milion qese në ditë.

Thojini lamtumirë qeseve plastike, nga sot nisin gjobat! Kush i nxjerr në qarkullim do përballen me këtë gjë Read More »

Revista zvicerane / Shqipëria, vendi i lirë që të kujton Karaibet !

Revista zvicerane “TravelNews” që i dedikohet turizmit profesional dhe gjithë të apasionuarve pas udhëtimeve rendit Shqipërnië në kalendarin e saj të vendeve që duhen vizituar.

Duke renditur disa prej vendeve më të veçanta të planetit me muajt më të përshtatshëm për t’i vizituar “TravelNews” e lidh Shqipërinë me muajin qershor në një artikull që i dedikohet udhëtimeve për vitin 2018.

Shqipëria, vendi që kufizohet me detin Adriatik në perëndim është mi e lirë se sa Kroacia dhe pret më pak turistë se sa Mali i Zi.

Ajo ofron verietet mbreslënës vargmalesh dhe zonash arkeologjike në të cilat koha nuk ka ndryshuar.

Përveç florës dhe faunës shumë të pasur, Shqipëria është gjithashtu shtëpia e shumë parqeve kombëtare.

Çmimet e hoteleve janë jashtëzakonisht të lira, plazhet nuk janë të mbytura me turistë dhe yjërat e kristaltë janë njësoj si vendet që ëndërron të vizitosh në Karaibe.

Nga ana tjetër 300 ditë diell flasin vetë, atëherë përse të mos udhëtosh për në Shqipëri?

 

Revista zvicerane / Shqipëria, vendi i lirë që të kujton Karaibet ! Read More »

Del një super lajm: Kërkohen puntorë nga Shqipëria, janë 50.000 vende të lira pune në këtë shtet të Europës

Ministri gjerman i Shëndetësisë Jens Spahn do të kërkojë ndihmë në Evropën Juglindore për zgjidhjen e problemit me mungesën e personelit në shëndetësi. Në veçanti në Kosovë dhe Shqipëri ka një potencial shumë të lartë të fuqisë së re punëtore, deklaroi ai për gazetën gjermane “Bild am Sonntag”.“Përgatitja e personelit atje është shpesh më e mirë se sa mendojmë ne”, tha Spahn. “Por ka shumë probleme të mëdha me dhënien e vizave”. Politikani i CDU-së thotë: “Ajo që nuk mund të kuptoj fare është se këta persona të përgatitur dhe të shkolluar duhet të presin shpesh deri në dhjetëë muaj për një vizë për Gjermani. Këto procedura duhet të përshpejtohen.” Edhe njohja e diplomave zgjatë tepër gjatë, mendon ministri.

“Duhet të kërkojmë edhe jashtë vendit”

Spahn pohon se Gjermania ka nevojë për rreth 50.000 persona që punojnë në shëndetësi dhe sektorin e përkujdesjes për të moshuarit. “Duhet të kërkojmë ndihmë në vendet jashtë Gjermanisë.” Në Gjermani nuk ka më gati asnjë spital apo institucion për përkudjesjen që të mos ketë fuqi punëtore nga vendet tjera.

Ministri i Punës Hubertus Heil (SPD) planifikon të fusë të drejtën që të huajtë të marrin vizë për gjashtë muaj me qëllim që të kërkojnë punë në Gjermani. “Të huajt që duan të punojnë në sektorin e përkujdesjes do të duhej të marrion vizë për gjashtë muaj dhe të vijnë në Gjermani. Kushti: ata nuk mund të marrin asnjë cent nga sistemet sociale, e nëse as pas gjashtë muajve nuk kanë gjetur ndonjë vend pune, atëherë duhet të kthehen në vendin e tyre”, tha Heil për të njëjtën gazetë. Me rëndësi është që Gjermania më në fund të nxjerrë një ligj të mirë për ardhjen e organizuar të migrantëve.

“Aksionet e koncentruara

Spahn ka bërë të ditur para disa ditësh se ai, ministri Heil dhe ministrja e Familjes Franziska Giffey (SPD) do të nisin një “Aksion të koncentruar për përkujdesjen”. Partitë e Unionit dhe socialdemokratët kanë rënë dakord në programin e tyre qeverisës që të përmirësojnë kushtet për përgatitjen profesionale, informimin dhe përmirësimin e kushteve të punës në këtë sektor. Heil ka bërë të ditur se rrogat për personat që punojnë në fushën e kujdesit për të moshuarit të rriten dukshëm deri në mes të vitit të ardhshëm. Të tre ministrat kanë dhënë së bashku intervistë për gazetën “Bild am Sonntag”.

Del një super lajm: Kërkohen puntorë nga Shqipëria, janë 50.000 vende të lira pune në këtë shtet të Europës Read More »

Kodi Rrugor sërish drejt ndryshimit, këto janë shoferët që përfitojnë

Shkon sërish drejt ndryshimit Kodi Rrugor. Dhe pse në fuqi prej më pak se një viti me rregullimet e fundit që u bënë, në parlament janë propozuar sërish ndryshime të Kodit Rrugor.

Sipas materialit të siguruar nga Report Tv këtë herë është propozuar ndryhimi në Kod në lidhje me penalitetet që aplikohen për drejtuesit me patenta të huaja që qarkullojnë në vëndin tonë si dhe heqia e kompentecave për rikthimin e këtyre patentave nga institucioni i prefektit.

Përaktësisht propozohet ndryshime në nenin 127 që prekin pezullimin e lejes së drejtimit. Propozuesi i këti ndryshimi në Kod rezulton se është deputeti socialist Pjerin Ndreu, ndërsa ende s’ka një datë se kur do të kalojë për votim në parlament.

Por çfarë parashikohet të ndryshojë?
Report Tv është interesuar pranë strukturave të policisë rrugore ku rezulton se ky ndryshim bëhet për t’i krijuar lehtësira pushuesve nga Kosova, Maqedonia dhe më pas turistëve të tjerë të cilët ndëshkohen për shkelje rrugore në Shqipëri. Aktualisht pas çdo ndëshkimi atyre u hiqet patenta njësoj si shoferëve shqiptarë dhe është institucioni i prefektit që ka tagrin e kthimit.

Ndërsa me ndryshimin e propozuar kërkohet që të aplikohet gjoba maksimale dyfish i vlerës së përcaktuar në kod për shkeljen e konstatuar të paguhet gjoba, e më pas çdo drejtues ta marrë automatikisht patentën pa iu bllokuar.

Janë këto dy ndryshimet e propozuara: 3/1. Kundër masës së pezullimit të lejedrejtimit lejohet ankim, brenda 20 ditësh, tek organet përkatëse të drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor. Kjo drejtori merr masa brenda 30 ditevë në vijim. Kur ankesa gjykohet e drejtë, të interesuarit i kthehet lejedrejtimi.

3/2. Lejedrejtimi pezullohet nga organi epror i agjentit të policise që ka tërhequr lejedrejtimin dhe për lejedrejtimet e lëshuara nga një shtet i huaj, pezullimi i parashikuar në dispozitat e ketij neni konvertohet në pagesën e një shume që është sa dyjishi i masës administrative maksimale të parashikuar për dispoziten e shkelur.

Kodi Rrugor sërish drejt ndryshimit, këto janë shoferët që përfitojnë Read More »

Drejtoria e Tatimeve jep njoftimin e rëndësishëm

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve sjell në vemendje se data 10 korrik 2018 është afati i deklarimit të librave të shitjes dhe blerjes për tatimpaguesit me qarkullim 2-5 milionë lekë, të përfshirë në skemën e TVSH-së që prej datës 1 Prill 2018.

Tatimpaguesit, duhet të mbajnë në konsideratë se të dhënat e blerjeve dhe shitjeve regjistrohen në librat e shitjes dhe blerjes në baza mujore.

Dorëzimi i librave kryhet në mënyrë elektronike, nëpërmjet sistemit e-Filing, nëpërmjet llogarisë së deklarimit elektronik që ka vetë subjekti, në rubrikën “Librat e Shitjes dhe Blerjes”. Brenda datës 10 Korrik duhet të deklarohen librat e shitjes dhe blerjes për periudhat tatimore Prill, Maj dhe Qershor.

Në Librin e Shitjes, tatimpaguesi, duhet të regjistrojë në mënyrë kronologjike çdo faturë tatimore shitjeje të lëshuar prej jush, si dhe përmbledhjen e qarkullimit ditor të memorizuar të pajisjes fiskale në një shifër të vetme mujore. Po kështu, në Librin e Blerjes, tatimpaguesi regjistron çdo faturë blerje malli me dhe pa TVSH, sipas kolonave përkatëse.

Totalet e të dhënave, të regjistruara në librat e shitjes dhe blerjes, plotësohen në rubrikat përkatëse të Deklaratës mujore të TVSH-së, e cila është e thjeshtuar. Ajo dorëzohet po në mënyrë elektronike, nëpërmjet sistemit e-Filing. Deklaratat e muajve Prill, Maj dhe Qershor duhet të dorëzohen brenda datës 16 Korrik 2018.

Për çdo paqartësi apo problem, ju mund t’i drejtoheni shërbimit Live Chat ose të telefononi në numrin e gjelbër pa pagesë 0800 00 02 të Qendrës së Thirrjeve. Një operator do t’ju ofrojë asistencë në kohë reale, nga e hëna në të enjte ora 08:30-18:00 dhe e premte ora 08:30-16:00.

Administrata Tatimore, ju fton të vizitoni edhe “Këndin e Asistencës”, i dedikuar për biznesin e vogël, që ndodhet në sportelet e Shërbimit për Tatimpaguesit në të gjithë vendin.

Drejtoria e Tatimeve jep njoftimin e rëndësishëm Read More »

Reagon Maks Velo kundër Berishës: Ku shkoi fondi grek për Teatrin i dhënë në qeverisjen e PD?

Artistët kanë vijuar edhe sot protestën e tyre kundër shembjes së Teatrit Kombëtar.

Gjatë fjalës së tij, arkitekti Maks Velo ka kërkuar llogari jo vetëm nga qeveria, por edhe nga PD dhe nga ish kryeministri Sali Berisha.

Maks Velo është shprehur se në kohën e qeverisë Berisha ka ardhur një fond nga Greqia për Teatrin, por sipas tij nuk dihet ku shkoi.

“PD po të kishte dashur e kishte bërë teatrin, kushdo që vjen shan atë që ka ikur.

Nuk jep asnjë llogari për ato që ka bërë vetë. Në kohën tuaj ka ardhur një fond nga Greqia për Teatrin.

Ku është ai fond? Berisha ka interes për këtë veprim, pse nuk ka reaguar asnjëherë.

Teatri ka qenë gjithmonë një qendër e sigurimit, kanë qenë të dyja klasat.

Teatri i ri është një teatër në ajër, është një teatër urë është i vetmi në botë”- ka thënë Maks Velo./Tema

Reagon Maks Velo kundër Berishës: Ku shkoi fondi grek për Teatrin i dhënë në qeverisjen e PD? Read More »

Mos e humbisni mundësinë e vizës! Ministri gjerman: Gjermanisë i duhen shqiptarë sa më shpejt të jetë e mundur

Ministri i Shëndetësisë Spahn dhe kolegët e tij kritikojnë procedurën e stërzgjatur për viza pune në Kosovë dhe Shqipëri. Ata paralajmërojnë ndryshime.

Ministri gjerman i Shëndetësisë Jens Spahn do të kërkojë ndihmë në Evropën Juglindore për zgjidhjen e problemit me mungesën e personelit në shëndetësi. Në veçanti në Kosovë dhe Shqipëri ka një potencial shumë të lartë të fuqisë së re punëtore, deklaroi ai për gazetën gjermane “Bild am Sonntag”. “Përgatitja e personelit atje është shpesh më e mirë se sa mendojmë ne”, tha Spahn. “Por ka shumë probleme të mëdha me dhënien e vizave”.

Politikani i CDU-së thotë: “Ajo që nuk mund të kuptoj fare është se këta persona të përgatitur dhe të shkolluar duhet të presin shpesh deri në dhjetëë muaj për një vizë për Gjermani. Këto procedura duhet të përshpejtohen.” Edhe njohja e diplomave zgjatë tepër gjatë, mendon ministri.

“Duhet të kërkojmë edhe jashtë vendit”

Spahn pohon se Gjermania ka nevojë për rreth 50.000 persona që punojnë në shëndetësi dhe sektorin e përkujdesjes për të moshuarit. “Duhet të kërkojmë ndihmë në vendet jashtë Gjermanisë.” Në Gjermani nuk ka më gati asnjë spital apo institucion për përkudjesjen që të mos ketë fuqi punëtore nga vendet tjera.

Ministri i Punës Hubertus Heil (SPD) planifikon të fusë të drejtën që të huajtë të marrin vizë për gjashtë muaj me qëllim që të kërkojnë punë në Gjermani. “Të huajt që duan të punojnë në sektorin e përkujdesjes do të duhej të marrion vizë për gjashtë muaj dhe të vijnë në Gjermani. Kushti: ata nuk mund të marrin asnjë cent nga sistemet sociale, e nëse as pas gjashtë muajve nuk kanë gjetur ndonjë vend pune, atëherë duhet të kthehen në vendin e tyre”, tha Heil për të njëjtën gazetë. Me rëndësi është që Gjermania më në fund të nxjerrë një ligj të mirë për ardhjen e organizuar të migrantëve.

“Aksionet e koncentruara”

Spahn ka bërë të ditur para disa ditësh se ai, ministri Heil dhe ministrja e Familjes Franziska Giffey (SPD) do të nisin një “Aksion të koncentruar për përkujdesjen”. Partitë e Unionit dhe socialdemokratët kanë rënë dakord në programin e tyre qeverisës që të përmirësojnë kushtet për përgatitjen profesionale, informimin dhe përmirësimin e kushteve të punës në këtë sektor. Heil ka bërë të ditur se rrogat për personat që punojnë në fushën e kujdesit për të moshuarit të rriten dukshëm deri në mes të vitit të ardhshëm. Të tre ministrat kanë dhënë së bashku intervistë për gazetën “Bild am Sonntag”.

Mos e humbisni mundësinë e vizës! Ministri gjerman: Gjermanisë i duhen shqiptarë sa më shpejt të jetë e mundur Read More »