Aktualitet

Serbia pëson dëmin e madh, tmerrohen banorët!

Reshjet e shumta të shiut kanë bërë që një pjesë e Serbisë të izolohet për automjete.

Disa nga fshatrat e Beogradit janë përmbytur nga vërshimet.

Në pamjet e publikuara nga mediet serbe shihen dëmet që po kalojnë.

Një moment që është prekur nga televizionet serbe ishte i një personi i cili notonte nëpër rrugët të cilat ishin mbuluar mbi 2 metra me ujë.

Serbia pëson dëmin e madh, tmerrohen banorët! Read More »

Ky çift shqiptar ka çuditur gjithë policinë gjermane me këtë veprim

Kur pa këtë skenar një 16 vjeçar nga Kosova ndërhyri për të mbrojtur bashkëkombasit e tyre dhe sulmoi me një dru babain afgan.

Një përleshje banale mes fëmijëve në një kamp refugjatësh në Hanover ka pasuar me përleshjen e prindërve të tyre me nacionalitete të ndryshme. Siç kumtoi policia gjermane të premten, prindërit e tyre janë përleshur rëndë fizikisht.

Një 44 vjeçar nga Afganistani qëlloi 33 vjeçarin shqiptar. Më pas fëmija 16 vjeçar i afganistanezit qëlloi me thikë 13 vjeçarin shqiptar. Kur pa këtë skenar një 16 vjeçar nga Kosova ndërhyri për të mbrojtur bashkëkombasit e tyre dhe sulmoi me një dru babain afgan. U desh ndërhyrja policore për të ndarë palët në përleshje. Dy afganët pësuan lëndime me prerje.

Hetimet vijojnë, ndërsa dy palët janë ndarë në kampe të ndryshme.

Ky çift shqiptar ka çuditur gjithë policinë gjermane me këtë veprim Read More »

“Trimi ekraneve”, nuk guxoi të kalonte nga “Kulla e Babës”

“Trimi ekraneve”, frikë kanunore nga krimet që ka bërë
Për 3 ditë, Sali Berisha la Tiranën dhe shkoi për relaks maleve nëpër bjeshkët e Dukagjinit, duke shëtitur çdo fshat të asaj zone, ku siç u shpreh me nostalgji, u çmall me trojet e të parëve të tij, shoqëruar nga bashkëshortja, vajza, mbesat, nipërit dhe dhëndri.

Vajza, mbesat dhe nipërit i kërkuan gjysh Saliut, t’u tregonte fshatin dhe shtëpinë ku kishte lindur e ishte rritur deri në moshën 14 vjeç, kur partia e çoi me studime në Tiranë, mbasi kishin dëgjuar prej tij, se kulla e tij në Viçidol, gjatë gjenocidit serb të Milosheviçit në Kosovë, ishte kthyer në “strehë dhe zyrë pune” e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK dhe për këtë shkak, ajo ishte bombarduar 13 herë nga tanket, topat dhe avionët serbë, pandaj dhe Zeni e rikonstruktoi pasi mori “bonusin” nga CEZ-DIA..

Saliu, i vënë në siklet nga kjo kërkesë fëminore, iu shmag duke u justifikuar, se nuk mund t’i çonte dot në Viçidol për të parë “kullën e babës”, sepse do tronditej psikologjikisht e kardio-logjikisht, nga “malli i pashuar që e ka marrë”, pasi ka prej 50 vitesh, qysh prej vitit 1968, kur u fut kollovar në Tiranë, në familjen e Liri Rexhep-Milica Ramoviçit, ish-kolonelë të Regjimentit Special të Ndjekjes në Ushtrinë Serbe!

Qysh atëherë në moshën 24 vjeçare, Saliu ka “hedhur gurin prapa”, për të mos ia parë më as pragun “kullës së babës” dhe Viçidolit, ku u lind e u rrit dhe deri sot që është 74-vjeçar!

Në ditët e qëndrimit në bjeshkë, Saliu shkeli shumë zona e fshatra, por as në vajtje e as në kthim nuk kaloi nga “Kulla e Babës”, paçka se kishte vendosur të shkonte “tinëz”, por për shkak të informacionit të publikuar vetë, ishte njoftuar se “disa vëllezër” tropojanë , kishin planifikuar ta “prisnin për kafe ” dhe kjo e detyroi, që të ndryshonte jo vetëm planin e vizitës turistiko-nostalgjike, por dhe rrugët e lëvizjes.

Kjo ishte arsyeja, që “trimi” i ekraneve televizive Sali Berisha, nuk guxoi të shkelte as në shtëpinë ku është lindur, i detyruar nga frika kanunore e përballjes, me pasojat e krimeve që ka bërë me përçarjet, hasmëritë, nxitjet, kurthet e pabesitë në prita dhe skenarët e vrasjeve të shumta në Tropojë, me bilanc afro 200 viktima në atë zonë!/Pamfleti

“Trimi ekraneve”, nuk guxoi të kalonte nga “Kulla e Babës” Read More »

Rritja çmimit të ujit, protestë para bashkisë së Vlorës: Vendimi i beftë, s’na pyetën

Me një vendim të Këshillit Bashkiak të pak ditëve me parë, qytetarët e Vlorës do ta paguajnë me shtrenjtë çmimin e ujit të pijshëm. Nga 30 lekë që ishte, fatura e çdo muaji tani do të shkojë në 70 lekë për çdo m/3 ujë. Kjo rritje është rënduese për buxhetet e familjeve vlonjate, dhe për ta kundërshtuar atë, abonentët kanë zhvilluar një protestë para godinës së bashkisë.

Sipas tyre, instucioni nuk i ka pyetur ose informuar paraprakisht çka ka sjellë që vendimi të jetë tërësisht i papritur.

Vendimi i këshillit bashkiak do t’i kalohet Entit Rregullutar të Ujit në Vlorë, institucion ky që do të flasë fjalën e fundit në lidhje më këtë çështje. Problem tjetër për këta banorë është se ata nuk furnizohen 24 orë në ditë me ujë të pijshëm./kohajone

Rritja çmimit të ujit, protestë para bashkisë së Vlorës: Vendimi i beftë, s’na pyetën Read More »

Vlora, qyteti ku humori gërshetohet aq bukur me shëmtinë dhe horrorin ! Nga Arben Abazaj

Nga Arben Abazaj:

TE FALA NGA VLORA

Zor se mund te gjesh gjekundi ne bote nje qytet tjeter ku paradoksi dhe humori gershetohen kaq bukur me shemtine dhe horrorin!

Kjo eshte Vlora!

Qyteti qe ka per deputet kryeministrin, qyteti bastion i partise ne pushtet, qyteti qe bashkine e drejton i derguari i vete kryeministrit! Kjo ishte pjesa e humorit!

Qyteti ku mungon uji ne cezma, edhe me dite te tera, qyteti ku se fundi edhe pse uji ne cezma vjen i ndotur, cmimi tij do 2,4 fishohet, qyteti ku papunesia njeh vetem ngritje, qyteti ku rruget dhe lokalet jane skena te egzekutimit makaber te kalimtareve, qyteti ku balta ne dimer dhe pluhuri ne vere jane te paret qe te thone mireserdhe, qyteti nga ku njerezit po marrin arratine!

Kjo ishte pjesa e shemtise dhe horrorit!

Vlora, qyteti ku humori gërshetohet aq bukur me shëmtinë dhe horrorin ! Nga Arben Abazaj Read More »

Pushohet nga puna zyrtarja e lartë shqiptare që u kap duke vjedhur në Bruksel (Emri)

Igballe Cakaj, zyrtarja e lartë shqiptare e cila u kap duke vjedhur në Bruksel është pushuar nga puna. Ajo kishte shkuar për një vizitë zyrtare në selinë europiane dhe teksa hyri në një qendër tregtare për të lerë rroba, disa prej tyre i pagoi ndërsa disa të tjera i futi në çantë.

Cakaj në Bruksel shoqërohej edhe nga ministri Shyqyri Bytyqi. Gjatë momentit që po fuste rrobat në çantë ajo është filmuar nga kamerat e sigurisë, por rojet kanë pritur sa ajo të dilte nga dyqani. Sigurimi më pas kishte ftuar Policinë e cila e kishte intervistuar zyrtaren e MASHT-it, ku më pas është liruar dhe  iu ribashkua delegacionit.

Për më tepër, delegacioni mësohet të ishte alarmuar dhe kishte filluar ta kërkojë atë, pasi nuk kishin pasur informacione për një kohë se ku ndodhej ajo.

Për këtë zyrtare ka raportuar KTV-ja, e cila ka shkruar se e njëjta është ndalur edhe nga policia belge.

Pushohet nga puna zyrtarja e lartë shqiptare që u kap duke vjedhur në Bruksel (Emri) Read More »

Prekën gjithë shqiptarët me historinë e tyre, çifti nga Korça bën gjestin romantik që I përlotën të gjithë

Historia e dy të moshuarve nga qyteti i Korçës, të cilët u braktisën nga djali dhe vajza dhe u lanë të flinin në mes të katër rrugëve, ka prekur mijëra shqiptarë.

Fadil dhe Lumturije Mane u ndihmuan nga shumë njerëz që e njohën rastinpërmes rrjeteve sociale. Ata u sistemuan dje nga Shërbimi Social në Korçë dhe u akomoduan brenda një azili në Kuçovë. Mirëpo mjekët që i kanë vizituar ditën e sotme u surprizuan kur panë një gjest shumë të bukur nga ana e dy të moshuarve.

Ditën e djeshme siç e tregojnë edhe fotot e mëposhtme, krevatet e tyre brenda dhomës ishin larg njëri-tjetrit, kështu që ata kanë vendosur t’i bashkojnë gjatë natës. Ata kanë dëshmuar edhe njëherë se janë bashkë para çdo fatkeqësie që mund t’ju ndodhë në jetë, duke dashur kështu të jenë sa më afër njëri-tjetrit.

Video e tyre u bë virale në rrjetet sociale dhe kanë qenë të shumtënjerëzit që janë solidarizuar me ta duke reaguar kundër veprimit të fëmijëve të çiftit.

Prekën gjithë shqiptarët me historinë e tyre, çifti nga Korça bën gjestin romantik që I përlotën të gjithë Read More »

Vrasja e shoferit të ministrit Xhafaj, reagon Rama: Ata nuk mundën të gjejnë qetësinë, të lotojnë brenda mureve

Ditën e sotme Kryeministri shqiptar Edi Rama ndodhet në Korçë ku po zhvillon turin e llogaridhënies me qytetarët.  Gjatë fjalës së tij ai ka folur edhe për vrasjen e gardistit 31-vjeçar Shkëlzen Qordja mëngjesin e djeshëm.

Rama tha se këto akuza në një tragjedi të tillë, tregojnë nivelin e ulët të sulmeve politike.

“Ngushëllime të ndjera për gardistin që u nda nga jeta pasi mori një vendim ekstrem dhe befasues për të gjithë ne.

Dua të ndaj me familjen të gjithë ndjenjën e  keqardhjes për faktin se përtej tragjedisë dhe dhimbjes së një familjeje për djalin, ata nuk mundën të gjejnë qetësinë për të lotuar brenda mureve të shtëpisë, sepse u gjendën nën rrebeshin  e zi të sulmeve politike, për të njëjtat arsye të mosarsyes që po dërrmojnë politikën tonë.

Agresioni brutal ndaj djalit që u nda nga jeta, përfshirja e tij në një skenar fantazie makabër për të goditur ministrin e brendshëm nuk ka fjalë për të komentuar. Është e neveritshme, e turpshme. Sot kemi një opozitë, pa fe dhe pa atdhe.”, deklaroi Rama

Vrasja e shoferit të ministrit Xhafaj, reagon Rama: Ata nuk mundën të gjejnë qetësinë, të lotojnë brenda mureve Read More »