Aktualitet

Uaa, lajm i trishtë për familjen laçiane, xhaxhai mesazh Berishës: Prej 5 ditësh nipi i zhdukur, dyshojmë se…

“Zhduket prej 5 ditesh ne zonen e Nikles i riu Keisi Elion Hysa, narkopolicia hesht per krimin!”. Ky eshte informacioni i fundit qe nxjerr ish kryeministri Sali Berisha, referuar nje mesazhi qe ka marre nga familjari i te zhdukurit. Dyshimet jane se mund ta kene vrare.

Lexoni mesazhin e familjarit dixhital. sb

“Zoti berisha jam nje qytetar nga laci me emrin asllan hysa kam nje problem te jashtzakonshem me dat 5 ora 9:30 kq humbur kontaktet cuni vllajt me emer keisi elion hysa ne zonen e nikles fushkruj dyshoj qe edhe mund te jet vrare policia e shtetit nuk po reagon fare qe nga data 6 korrik eshte eshte bere denoncimi ne komisarjatin e lacit edhe nuk reagojne as laci as kruja ju lutem me ndimoni se spo gjem zgjidhie. Faleminderit”

Uaa, lajm i trishtë për familjen laçiane, xhaxhai mesazh Berishës: Prej 5 ditësh nipi i zhdukur, dyshojmë se… Read More »

Të rinj nga Belgjika, kampingje në Parkun e Qafë-Shtamës

Përsëri Qafë-Shtama në qendër të vëmendjes së turistëve të huaj që vizitojnë qytetin e Krujës dhe bukuritë natyrore të Parkut Kombëtar.

Këtë radhë janë një grup të rinjsh nga Belgjika që kanë ngritur kampingun e tyre në Parkun e Qafë-Shtamës ku do të rrinë rreth një javë. Gjatë kësaj kohe do të angazhohen dhe specialistë të natyrës në AdZM Durrës, që së bashku me grupin e të rinjve belgë, të tjerë pushues që ndodhen në këtë park si dhe të rinj vendas, do të zhvillojnë pastrime, shenjime shtigjesh, dhe ngjitje në maja të ndryshme.

Para disa ditësh këtë park e vizitoi edhe një grup motoristësh nga Polonia që kaluan disa orë aventure në masivin pyjor të parkut.

Qyteti historik i Krujës, Kështjella e Skënderbeut, pazari mesjetar i qytetit si dhe natyra e Parkut Kombëtar të Qafë-Shtamës, presin vizitorë të shumtë vendas dhe të huaj./atsh

Të rinj nga Belgjika, kampingje në Parkun e Qafë-Shtamës Read More »

Sistemi i ruajtjes për herë të parë në gjithë bregdetin

Komitetet e turizmit dhe task-forcat janë në krye të monitorimit të sezonit. Kështu deklaroi në Kuvend, ministri i Mjedisit dhe Turizmit, Blendi Klosi ndërsa njoftoi masat e marra për sezonin turistik.

“Ne sot jemi në mes të sezonit turistik një sezon, i cili ka filluar si rrallë herë shumë kohë më përpara, një sezon i cili është mëse premtues, një sezon i cili është i mbushur me turistë të huaj nga e gjithë bota, por përsëri kemi probleme, përsëri kemi shqetësime, përsëri kemi probleme në të cilat ne duhet të reflektojmë të gjithë së bashku”, theksoi ministri Klosi.

Ministri vuri në dukje se janë të tre parimet bazë “me të cilat ne duam të zhvillojmë turizmin dhe sigurinë e një turizmi cilësor në vitin për të cilin flasim që ka të bëjë me sigurinë nëpër plazhe, ka të bëjë me pastërtinë në plazhe dhe ka të bëjë me realizimin e mikpritjes në plazhet tona”

“Përsa i përket sigurisë, kemi punuar shumë përgjatë gjithë vitit, jashtë sezonit. Kemi bërë takime dhe kemi ngritur për herë të parë pikat e sigurisë, të cilat kanë të bëjnë, me sigurinë në plazhe, me ruajtjen e ujit dhe po ashtu me sigurinë që ka të bëjë me ministrinë e Shëndetësisë, me ruajtjen e jetës, dhe në të treja drejtimet kemi avancime të jashtëzakonshme, krahasuar me një vit më parë, kemi të përcaktuar qartë me Bashkitë, ku do të jenë vendet e mjeteve lundruese dhe falë zotit kemi një sistem i cili po monitoron, nuk kemi asnjë incident në plazhet tona përsa i përket mjeteve lundruese, kemi një reduktim shumë të madh”, theksoi ministri. /atsh

Sistemi i ruajtjes për herë të parë në gjithë bregdetin Read More »

Siguria në plazhe, numër shumë i reduktuar incidentesh

“Kemi një numër shumë të reduktuar të humbjes së jetës krahasuar me vjet në plazhe por përsëri një jetë e humbur na rrëzon gjithë atë çfarë ne themi”, deklaroi ministri i Turizmit, Blendi Klosi ndërsa bëri thirrje që të gjithë aktorët që punojnë për rritjen e sigurisë në plazhe të jenë të bashkuar.

“Duhet të jemi të gjithë së bashku atje, së bashku me pushtetin qendror, së bashku me pushtetin lokal, së bashku me vet poseduesit, operatorët turistikë, të cilët duhet të kuptojnë se kjo është një përpjekje që duhet të vijë nga poshtë-lart”, theksoi Klosi.

Ai foli edhe për sistemin shëndetësor të ndërtuar në vite. “Por”, tha ministri, “këtë vit e kemi në perfeksion numrin e qendrave të ndihmës së parë”.

“Kemi 26 pika ambulatore në të gjithë sistemin e plazheve. E kemi ndërtuar dhe për herë të parë, kemi 18 qendra ambulance të cilat përgjigjen në të gjithë zonën bregdetare në harkun kohor të 7-8 maksimuni 10 minuta”, vuri në dukje ministri Klosi. Të gjitha këto përpjekje, theksoi ai, “na bëjnë të mendojmë se sezoni do të vazhdojë të jetë i sukseshmëm me numër të rritur turistësh, por sa më shumë rritet numri i turistëve aq më shumë shtohet përgjegjësia jonë, aq më shumë shtohet përgjegjësia jonë për të pasur mundësi që të kemi një sezon të diversifikuar”. /atsh

Siguria në plazhe, numër shumë i reduktuar incidentesh Read More »

“Trefazori” i korrupsionit kap shefat e OSHEE, tender 890 milionë lekë për të blerë sinjal interneti, ndërkohë që selia e NATO-s në Ballkan paguan 280 mijë euro

Hapet “diga” e abuzimeve
Ndërsa ka nisur e po vazhdon vetingu për gjyqtarë e prokurorë, në administratë dhe shërbimet publike, po bëhet batërdi abuzimesh me tenderët, që janë të ardhura nga çmimet, shërbimet, taksat, gjobat dhe detyrimet e tjera që paguan populli në shtet!

Një batërdi e tillë, zbulohet në letrat zyrtare të një tenderi “çmendarak”, të shpallur prej Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE). Me këtë tender, drejtuesit e OSHEE po tregojnë se i ka kapur “Treafazori” i korrupsionit, për shkak të vlerës financiare të madhe, për një shërbim që dihet se sa kushton për 1 njësi dhe me shumicë si në rastin konkret që po e porosit OSHEE!
Tenderi që ka përlllogaritur komisioni i OSHEE dhe që është shpallur me firmë e vulë të drejtorit të “shtyllës” së këtij shërbimi shtetëror, kap vlerën 714 milionë lekë pa 20%-shin TVSH, ose 890 milionë lekë me gjithë TVSH!
Kjo vlerë e madhe financiare, do të jepet për blerje të shërbimit të internetit për OSHEE. Sipas njoftimit të shpallur, tenderi do të zhvillohet në datën 13 qershor 2018, ora 14.00, me qëllim që ajo ditë pune e drejtorit dhe komisionit, të mbyllet me këtë tender që kushton sa ndërtimi i një shkolle për 500 nxënës.

Ekspertë të institucioneve të tjera shtetërore, që merren me “punët” e tenderave në blerje shërbimi interneti, thonë se kjo është një pagesë financiare tepër e madhe, që të krijon bindjen e plotë, se “agallarët” që na shesin energjinë elektrike 2-3 herë më shtrenjtë se në vendet e BE, kanë hapur “digën” e abuzimit jo “për të pikuar”, por “për të rrjedhur” zhvatja!

Kjo batërdi bëhet prej tyre me lekët e shitjes me çmim të lartë dhe kamatvonesave po të larta, kur akoma janë në burg e ndjekje penale 457 kryefamiljarë familjesh në ekstrem varfërie. Në OSHEE bëhen tendera babëzie, kur 53 mijë familjeve invalidësh, jetimësh e të sëmurësh mendorë, u zhvatet kamatvonesa sipas përqindjes së vlerës së shtuar në çdo muaj vonesë, për shkak të mos pagimit të faturave.

Në OSHEE “lëshon fijet” e tenderëve korruptivë, ndërsa 91 mijë familjeve në varfëri ekstreme, u është ndërprerë energjia elektike në banesat dhe kasollet ku jetojnë!

Ja njoftimi i OSHEE për tenderin

  1. Emri dhe adresa e autoritetit kontraktor: OSHEE sh.a, Adresa Bulevardi “Gjergj Fishta”, Ndërtesa Nr. 88, H.1, Njësia Administrative Nr.7, 1023, Tiranë., Tel/Fax 042274185

  2. Lloji i procedurës se prokurimit: “E hapur-sherbime” me mjete elektronike.

  3. Objekti i kontratës: “Sherbimi i Internetit”

  4. Numri i referencës së procedurës: REF-69903-05-18-2018

  5. Fondi limit: 74,040,000 (shtatedhjete e kater milion e dyzet mije) leke pa tvsh.

  6. Kohëzgjatja e kontratës ose afati kohor për ekzekutimin: me afat 3-vjecar.

  7. Afati kohor për dorëzimin e ofertave, ose kërkesave për pjesëmarrje: Data 13. 06. 2018, ora 14:00./Pamfleti/

“Trefazori” i korrupsionit kap shefat e OSHEE, tender 890 milionë lekë për të blerë sinjal interneti, ndërkohë që selia e NATO-s në Ballkan paguan 280 mijë euro Read More »

Zbulohen emrat, ja kush ishin dy ministrat te “Havana” kur ndodhën të shtënat me armë

Në disko “Havana” në Dhërmi ku mesnatën e së dielës pati një përplasje me armë, ishin dhe dy ministra të qeverisë “Rama”. Përveç tyre në disko ishte dhe një numër i madh peshuesish që mbetën të terrorizuar pas të shtënave si dhe disa personazhe të njohura në Shqipëri të medias dhe kulturës.

Ministrat që ndodheshin në “Havana” gjatë të shtënave mësohet se ishin Blendi Klosi dhe Niko Peleshi. Dy ministrat që ndodheshin në Dhërmi për një aktivitet qeveritar, pasi kanë konsumuar pije në ambientet e diskos, janë larguar rreth dy orë para se të ndodhnin të shtënat, për t’u akomoduar në pjesën e restorantit që ndodhet afër diskos.

Nga ana tjetër, përveç dy ministrave, në ambientet e diskos “Havana” kanë qenë dhe shumë persona të tjetër të njohur, por edhe çifte me fëmijë të vegjël, të cilët kanë përjetuar tmerr nga ajo që kanë parë me sy në atë që konsiderohet si një prej vendeve që frekuentohet nga të pasurit e kryeqytetit.

Disa orë pas ngjarjes, Policia ka bërë të ditur se ka arrestuar Emiljano Ninën, 23 vjeç, banues në Tiranë, si autorin e të shtënave, duke saktësuar se ka qëlluar në ajër me pistoletë, katër herë. 23-vjeçari u kap nga efektivët e Komisariatit të Himarës, ndërsa lidhur me shkakun e konfliktit, sipas Policisë ka nisur për shkak të një konflikti të hershëm mes tij dhe një personi tjetër në momentin e përballjes në disko “Havana”. Zyrtarisht, nga ana tjetër nuk bëhet i ditur identiteti dhe as inicialet e personit, me të cilin është konfliktuar i arrestuari.

Nga hetimet e policisë konfirmohet se Nina ka qëlluar katër herë në ajër me një armë tip “pistoletë”, të cilën e mbante me vete edhe në momentin kur ka hyrë në ambietet e lokalit. Sipas asaj që konfirmohet nga blutë, mësohet se autori Nina dhe një tjetër person kishin pasur një konflikt të hershëm mes tyre dhe grindja nuk ka lindur në ambientet e diskos.

Autori dhe personi tjetër kishin njohje me njëritjetrin. Personi i paidentifikuar i ka kërkuar llogari Emiljano Ninës për shikimet e shpeshta që i hidhte të dashurës së tij. Kaq ka mjaftuar që mes dy grupeve, që ishin ndarë në dy tavolina, të niste një përleshje fizike, ku nuk munguan as goditje me karrige në drejtim të njëri-tjetrit apo edhe shishe.

Sipas Policisë, Nina e kishte ngacmuar edhe kohë më parë vajzën, ndërsa në ambientet e lokalit është përplasur me të dashurin e saj, duke nisur edhe grindjen e përgjakshme. Pikërisht pas debateve, sipas Policisë, Nina ka qëlluar katër herë në ajër me pistoletë dhe më pas është larguar nga lokali.

I riu u kap vetëm pak minuta pas ngjarjes, pasi nuk ishte larguar nga lokali ku ka ndodhur përleshja dhe të shtënat me armë. Në momentin e ndalimit, atij iu sekuestrua dhe arma me të cilën dyshohet se ka qëlluar në ajër. Emiljano Nina akuzohet tashmë për veprën penale të “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve dhe municioneve” dhe “Prishja e qetësisë publike”. /korrieri/

Zbulohen emrat, ja kush ishin dy ministrat te “Havana” kur ndodhën të shtënat me armë Read More »

Fotot/ Deputetët kapen mat në përfundim të seancës parlamentare, Tom Doshi…

Gjatë seancës së sotme parlamentare, opozitë i është rikthyer bojkotit. Debatet kishin të bënin pikërisht me votimin e seancës së kaluar për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar.

PD e LSI bojkotuan sot seancën duke kërkuar anulimin e votimit të ligjit, pasi e cilësojnë të manipuluar, në qendër të gjithë debatit është vënë deputeti i LSI-së, Robert Bitri, i cili prej kohësh voton si i pavarur.

Ai është fotografuar sot nga LSA-ja bashkë me deputetë e ministra të tjerë, në momentin kur hyjnë e dalin në sallën e Kuvendit. Bitri ecën në drejtim të sallës dhe kokën e mban pas. Nuk dimë nëse pret dikë, por mund të themi që ai është deputeti më i përfolur pas votimit për Teatrin.

Sipas PS-së, Bitri votoi gabimisht me kartën e Vangjel Tavos dhe se kjo ngatërresë ndodhi pasi karta ishte ndryshuar nga dy deputetë të LSI-së. E deri sa situate të qartësohet, apo vetë Bitri të reagojë, atë e shohim disi të menduar, të paktën në foto. Nga ana tjetër Tom Doshi që i shpëtoi një beteje me drejtësinë, shihet teksa bisedon me Bashkim Finon, e më pas fokusohet tek celulari.

Fotot/ Deputetët kapen mat në përfundim të seancës parlamentare, Tom Doshi… Read More »

Milionat e eurove të kapura në Toyota, prokuroria bën lëvizjen e fortë, së shpejti do bëhet nami

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka dërguar letërporosi në 3 shtete, në lidhje me të arrestuarit për çështjen e gjetjes së 3.4 milionë eurove në dy mjete Toyota Yaris.

Mësohet se letërporosia është dërguar në Gjermani, Belgjikë dhe Angli, nga ku pritet të merret informacion i detajuar, në lidhje me aktivitetin e katër shtetasve që mbahen të arrestuar për këtë çështje.

Burimet raportojnë për TCH se letërporosia në Angli është dërguar për Edi Likën, pasi dyshohet se ka të dhëna se është marrë me trafik kokaine.

Para disa ditësh u gjetën plot 3.4 milionë euro në dy mjete Toyota, që futeshin për herë të parë në Shqipëri.

E dyshohet se këto para burojnë nga trafikimi i lëndëve narkotike dhe po futeshin në të zezë në Shqipëri, ndërsa përveç 4 të arrestuarve, janë shpallur në kërkim edhe dy shtetas të tjerë, që mund të jenë pronarët e vërtetë të parave./korrieri

Milionat e eurove të kapura në Toyota, prokuroria bën lëvizjen e fortë, së shpejti do bëhet nami Read More »