Aktualitet

Vlorë/ Drejtori i Hipotekës: Masa për kthimin e emigrantëve, denonconi korrupsionin!

Valdrin Pjetri kreu i ZRRP, sot në Vlorë, në zyrat e hipotekës së Vlorës. Largimi i ish drtejtorit Sokol Banaj, me shkelje dhe pas abuzimeve të zbuluara, por edhe masat per sezonin turistik, kanë sjellë Pjetrin në Vlorë. Pas nje takimi të zhvilluar në ambjentet e ZVRRP-se Vlorë, me administraten e këtij institucioni , Pjetri ka dalë në një deklaratë për mediat, ndersa është ndalur në masat për sezonin, që do të konsistoje në shtimin e personelit dhe sportleve, ndersa ka prekur edhe një nga problematikat e nxeheta që kanë të bëjen me abuzimet në këtë institucion.

Pjetri ka prekure dhe temen e ish drejtorit Banaj, i largua pas një kontrolli të ushtruar ku janë evidentuar problematika te ndryshme
ZVRRP mbetet një nga institucionet me problematike, ndersa referuar situates se sezonit, pritet masa shtese edhe kontrolle te vijueshme.

Vlorë/ Drejtori i Hipotekës: Masa për kthimin e emigrantëve, denonconi korrupsionin! Read More »

Vlora e turizmit gjithëvjetor, me pritshmëri optimiste për sezonin e verës

Në 3 vitet e fundit, intensiteti i aktiviteteve argëtuese kulturore e sportive në Vlorë, ka shënuar një rritje të dukshme, duke u shumëfishuar krahasuar me periudha paraardhëse.

Iliana Paparizo, ose Anka sikundër e thërrasin në mjediset artistike në Vlorë, Këshilltare për Turizmin dhe Kulturën në Bashki, nënvizon se, aktivitetet kanë impakt të drejtpërdrejtë në promovimin e vlerave turistike të bregdetit dhe të të gjithë territorit, ndërkohë që krijojnë atmosferë festive dhe tërheqëse për pushuesit dhe turistët e huaj.

“Ne po punojmë për të krijuar produktin turistik “Made in Vlora” dhe për ta shtrirë turizmin përgjatë gjithë vitit”, thekson ajo në një intervistë për ATSH-në.

-Tre ditë më parë, u zhvillua “Opera në Jeans”, që mblodhi në një nga sheshet pranë Lungomares një numër të madh qytetarësh, artdashës vlonjatë dhe pushues. Ishte befasues për ju ky fakt, kjo pjesëmarrje kaq e madhe në një aktivitet disi specifik?

Në fakt, unë do të thosha që ky ishte koncerti i radhës, një nga ato aktivitete të shumta që janë zhvilluar këtë vit në Vlorë. Po e filloj me atë që u zhvillua në datën 14 mars, që ishte një koncert shumë i veçantë , për të vazhduar më pas me gjithë ditët e aktiviteteve që ne zhvilluam në çelje të sezonit turistik. Këtu kam parasysh çeljen zyrtare të sezonit turistik, sepse dua ta ritheksoj se, këtë vit, sezoni turistik real, ka nisur që në muajin prill. Por, ajo që ndodhi të dielën në mbrëmje, “Opera në Jeans”, në bashkëpunim me Teatrin e Operas dhe Baletit, ishte një nga aktivitetet më të mëdha që janë zhvilluar deri tani në qytetin e Vlorës. Kishte një pjesëmarrje mbi 2000 qytetarë artdashës, por edhe mjaft të tjerë që rrinin në këmbë, për shkak se aq ishte kapaciteti i vendeve të ulura që kishim parashikuar. Ishte një pjesëmarrje e pazakontë, në një atmosferë shumë të veçantë, ku ishte i pranishëm edhe kryeministri, Edi Rama, si edhe mjaft turistë vendas e të huaj, mjaft prej të cilëve shprehën vlerësime për këtë aktivitet. Duke shtuar edhe faktin se, vendi i zgjedhur për të, ishte pranë Lungomares, në Sheshin Marina, janë të mjaftueshme për të thënë se, kjo është sot Vlora, ose siç kam dëshirë ta perifrazoj “New Vlora” e turizmit, e aktiviteteve, e profilit festiv, Vlora ndryshe, Vlora e pushuesve nga zona të ndryshme të vendit, e turistëve nga e gjithë bota, e shqiptarëve nga të gjitha trevat.

-Prej tre vitesh ka një shumëfishim të aktiviteteve kulturore në Vlorë, veçanërisht gjatë muajve të sezonit turistik. Kjo është pjesë e strategjisë së Bashkisë për të krijuar amtosferën e përshtatshme për turistët e huaj dhe vendas, apo edhe një mundësi dhe mënyrë promovimi e përfshirjeje?

Në Vlorë mund të shijosh llojet e ndryshme të turizmit, veç atij bregdetar, ku përfshihen turizmi malor, ai i aventurës, turizmi kulturor etj etj. Të gjitha këto së bashku, marrin një vlerë tjetër, duke shtuar edhe aktivitetet që ne bëjmë.

Por, këtu ka edhe një fakt; ndryshimi dhe përmirësimi tërësor i infrastructures. Kjo  është shoqëruar edhe me krijimin e hapësirave të reja, të vendeve të përshtatshme për të organizuar aktivitete të llojeve të ndryshme dhe që krijojnë mundësi të shumta promovimi. Mjafton ta nis me Lungomaren, për të vazhduar me Kinemanë Verore, sheshin më të ri, ish Marina, që ishte një hapësirë tërësisht e harruar deri pak ditë më parë dhe që u shndërrua në një amfiteatër të vërtetë të promovimit të vlerave me “Opera në Jeans”, për të vijuar me terrenet e reja sportive përgjatë bregdetit, me Ballkonin e Vlorës etj etj. Përmes aktiviteteve ne, sigurisht që promovojmë Vlorën. Por, nuk mjaftohemi vetëm me këto hapësira. Mjafton të përmend që, një nga aktivitetet e planifikuara në vijim do të zhvillohet në Kalanë e Kaninës, e cila ka vlera të shumta historike. Pjesë e kalendarit të aktiviteteve të zhvilluara deri tani ka qenë edhe Llogoraja, ku kemi zhvilluar panaire të ndryshme. Kjo pikë turistike malore, pjesë e territorit të Bashkisë Vlorë, ofron mundësi të shumta për kategori të caktuara të turistëve të huaj e pushuesve vendas. Mjafton të përmend faktin se, aty mund të përjetosh edhe ditë shumë të freskëta, apo të përballesh me stinën e vjeshtës, në korrik e gusht, për të evidentuar atraksionin e kësaj zone malore, shumë pranë qytetit dhe detit.

-Pra, ju keni bërë atraktive edhe pjesë të tjera të territorit?

Qëllimi i vërtetë i gjithçkaje që bëjmë është promovimi i Vlorës në të gjitha dimensionet, në të gjithë hapësirën, në të gjithë territorin. Dhe Vlora nuk është vetëm në qytet, por edhe në ish bashkitë, apo komunat e dikurshme edhe në skajin më të largët, aty ku njerëzit krijojnë.

Ne kemi punuar dhe po punojmë për të krijuar një markë të veçantë të turizmit shqiptar, “Made in Vlora”. Është kjo markë që tashmë përfaqëson Shqipërinë kudo në botë dhe që pasqyrohet e reflektohet tek ata mijëra turistë nga vende të ndryshme që zgjedhin të vijnë në Vlorën tonë, në bregdetin tonë, në Vlorën bregdetare dhe atë malore, në Vlorën e detit të kthjellët dhe në Vlorën e traditave kulturore e shpirtërore, në Vlorën e isopolifonisë e të vlerave të kulinarisë. Dhe kjo Vlorë është kudo. Është kjo Vlorë që ne po evidentojmë dhe po i japim vlerë çdo ditë e më shumë dhe që të huajt po e pëlqejnë gjithnjë e më tepër. Prandaj dhe Vlora sot është aq e gjallë, është aq plot, është aq festive, me turistë që shijojnë, që na shprehin vlerësime, që kënaqen në Vlorë, që kanë ardhur e do vijnë. Prandaj dhe ne, me aktivitetet tona jemi shtrirë në të gjithë territorin, në të gjitha llojet e aktiviteteve kulturore e sportive. Mjafton të përmendim se, vitin e kaluar këtu u zhvillua Kampionati Botëror i Fluturimeve me praninë e sportistëve nga 150 vende të ndryshme të botës, nën sloganin “Vlora është Bota”.

-Në këndvështrimin tuaj, cili është impakti që krijojnë aktivitetet në promovimin dhe zhvillimin e turizmit në Vlorë?

Për të ilustruar argumentin tim po ndalem vetëm në një aspekt; hapësirën dhe mundësitë që krijojnë në rrafshin promovues  rrjetet sociale. Prania e turistëve të huaj në aktivitetet argëtuese, kulturore e sportive, i shndërron ato në modele pozitive, në shembuj të një Vlore të gjallë, argëtuese, me mundësi të shumta për të gjithë ata që zgjedhin të pushojnë këtu. Janë këta turistë që i transmetojnë përjetimet e tyre përmes rrjeteve sociale, duke u treguar bashkëkombësve e bashkatdhetarëve, profilin e vërtetë turistik të Vlorës tonë të bukur e mikpritëse, e cila mirëpret këdo që zgjedh ta vizitojë atë. Shtimi nga viti në vit i numrit të turistëve të huaj, ka në themel edhe këtë aspekt që përmenda, krahas edhe faktorëve të tjerë. Në fund të fundit, duhet ta ritheksojmë që, një hapësirë turistike ka nevojë për gjallëri, për atmosferë, për festë, për argëtim.Në të kundërt, bukuritë natyrore mbeten pa vlerë. Nisur nga kjo, ne i kemi mëshuar gjithmonë e më shumë aspektit argëtues e promovues kulturor e sportiv.

…Dhe gjithçka përfundon brenda sezonit?

Në fakt, unë dua të theksoj se, nga ana e Bashkisë po punohet fort me strategjinë e shtrirjes së sezonit, ose më saktë të plotësimit të synimit tonë për një turizëm gjithëvjetor. Vlora ka resurse të mjaftueshme për ta shtrirë turizmin në të gjithë vitin, në të gjitha stinët. Çdo periudhë ofron mundësi të caktuara, të cilat kanë një emërues të përbashkët: Vlorën me kapacitetet e saj, me atraksionet e saj të pakufizuara në kohë e në muaj. Sigurisht, në përputhje dhe në përshtatje me këtë strategji, aktivitetet në vjeshtë e në dimër zhvendosen gradualisht në mjedise të mbyllura, ku salla e Teatrit “Petro Marko”, shndërrohet në epiqendër të tyre. Gjithsesi, përvoja e këtyre viteve, ka treguar se Vlora po konsolidohet gradualisht drejt turizmit gjithëvjetor. Ky fakt na bën krenarë.

-Cilat janë disa nga aktivitetet në vijimësi?

Në datën 22 korrik do të jetë shfaqja e spektaklit të Portokallisë, të cilën qytetarët dhe pushuesit do të kenë mundësi ta ndjekin “live”. Ndërkohë, në datën 14 korrik, do të ketë një tjetër spektakël, por këtë radhë me motoçikleta. Do të jenë rreth 150 motoçiklistë nga vende të ndryshme, që do të bëhen pjesë e këtij spektakli në Lungomare, ku ne besojmë të krijojmë një atmosferë të veçantë sportive dhe ku të pasionuarit do të përjetojnë me siguri emocione.

Më tej, do të jetë Maratona e Këngës, si edhe një aktivitet domethënës në Kalanë e Kaninës, ashtu sikundër edhe shumë e shumë veprimtari të tjera. Siguroj të gjithë pushuesit se, si asnjëherë tjetër, Vlora gjatë këtyre javëve do të jetë e mbushur me aktivitete, ku gjithë secili do të mund të gjejë veten për t’u argëtuar./atsh

Vlora e turizmit gjithëvjetor, me pritshmëri optimiste për sezonin e verës Read More »

Shqipëria, hapa të rëndësishëm për hapjen e negociatave

Në një intervistë për të përditshmen “Albanian Free Press” dhe portalin “Independent Balkan News Agency”, kryeministri Edi Rama komentoi zhvillimet e fundit politike në rajon.

Në këtë intervistë që Rama dha për botuesin e Albanian Free Press dhe themeluesin e IBNA-së, Spyros Sideris, kryeministri shqiptar foli për procesin e integrimit të vendit në Bashkimin Europian, ndaloi mbi datën e fillimit të negociatave dhe takimin që pritet të zhvillohet mes atij dhe Ciprasit si dhe për marrëveshjen që dy palët pritet të nënshkruajnë.

Rama u shpreh gjithashtu për marrëveshjen mes Greqisë dhe Maqedonisë si dhe dha këndvështrimin e tij në lidhje me Kosovën dhe negociatat e saj me Serbinë.

Intevista:

Sideris: Zoti kryeministër, cila është pritshmëria juaj për rrugën e Shqipërisë drejt BE-së?

Rama: Ky është një proces në vazhdimësi.

Ne kemi bërë hapa të rëndësishëm për hapjen e negociatave.

Ne kemi marrë vetëm datën për hapjen e negociatave, që do të ndodhë vitin tjetër, por ne kemi hyrë gjithashtu në një proces të rëndësishëm të fazës analitike, që është faza që fillon pas fillimit të negociatave.

Kjo është një zgjidhje pozitive nëpërmjet të cilës ne nuk duhet të humbasim as edhe një minutë dhe ne duhet të përdorim këto 12 muaj për procesin analitik.

Sideris: Pas marrëveshjes mes Greqisë dhe Maqedonisë, tani jemi duke pritur për marrëveshjen e miqësisë mes Shqipërisë dhe Greqisë. Kur do të takoheni me Aleksis Cipras?

Rama: Besoj se ky takim do të zhvillohet shpejt.

Sideris: Çfarë prisni në lidhje me një zgjidhje mes Kosovës dhe Serbisë?

Rama: Zgjidhja që kemi parë mes Greqisë dhe Maqedonisë dhe gjithashtu zgjidhja mes Shqipërisë dhe Greqisë janë një tregues i mirë se kur ka vullnet, ka një rrugë.

Pavarësisht faktit se zgjidhja midis Serbisë dhe Kosovës nuk është e lehtë për t’u arritur, kam besim se do të vijë. /atsh

Shqipëria, hapa të rëndësishëm për hapjen e negociatave Read More »

Edi Rama mori sot lajmin e radhës, ja kush e çoi për hetime

Do te vendose prokuroria nese do te hetohet ose jo, por kryeministri i Shqiperise Edi Rama eshte kallezuar penalisht kete te merkure.

Ishin kreret e grupeve parlamentarë të PD e LSI qe para pak minutash dorezuan padine në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Ata e paditen Ramen në lidhje me deklaratën e tij për audiopërgjimin e Agron Xhafajt, vëllait të ministrit Fatmir Xhafaj.

“Ne kërkojmë hetim penal ndaj kryeministrit Edi Rama, për fshehje të së vërtetës. Kryeministri manipuloi opinionin publik, duke thënë se disponon përgjigjen e laboratorit ëpr audiopërgjigjen, por deri më sot rezulton se nuk ka një dokument të tillë”, deklaroi Edmond Spaho në dalje nga Prokuroria.

Kallëzimi lidhet me deklaratën e kryeministrit Rama, se kishte analizuar audiopërgjimin në një laborator prestigjoz dhe se kishte rezultuar montazh.

Por e vërteta është se deri më sot Rama nuk ka dorëzuar asnjë dokument që të provojë përgjigjen nga laboratori që mund të ketë analizuar audiopërgjimin që implikon vëllanë e ministrit të Brendshëm, Agron Xhafaj.

Edi Rama mori sot lajmin e radhës, ja kush e çoi për hetime Read More »

Është një projekt shumë ambicioz, ambasadori turk nga Vlora jep lajmin e mirë

Është një nga projektet e reklamuara me se shumti te qeverise shqiptare. Aeroporti i Vlores.

Ambasadori turk Ahmet Joruk, i cili ishte sot në Vlorë, u ndal te projekti i aeroportit të qytetit jugor.

“Vetëm në fazën e parë të punimeve për aeroportin, do të punësohen rreth 1000 persona, ndërsa negociatat kanë mbetur thjesht në diskutimet në nivel teknik”, deklaroi diplomati turk.

Sipas ambasadorit Joruk, konsorciumi që ka marrë përsipër ndërtimin e aeroportit të Vlorës, aktualisht është në ndërtimin e aeroportit të tretë në Turqi, i cili pritet të operojë me 200 milionë udhëtarë në vit.

Në përgjigje të interesimit të gazetarëve, ambasadori Joruk konfirmoi nisjen e fazës së parë të aeroportit të Vlorës, brenda vitit 2018, ndërsa premtoi hartimin e projekteve të tjera për Shqipërinë.

Është një projekt shumë ambicioz, ambasadori turk nga Vlora jep lajmin e mirë Read More »

Mediat amerikane masakrojnë Lulzim Bashën, transaksionet e dyshimta me Nick Muzin…

Ndërkohë që Lulzim Basha ndodhet në një vizitë në SHBA, dy media amerikane kanë raportuar për lidhjet e dyshimta të kompanisë së kontaktuar nga PD për lobim. Bëhet fjalë për “Muzin Capitol Partners”, e cila nënshkroi kontrata lobimi vitin e kaluar, duke marrë deri në 125.000 mijë dollarë në muaj, për të lobuar në emër të Partisë Demokratike të Shqipërisë.

Lidhjet e partnerëve të Muzin Capitol me Bashën nxitën gazetën amerikane “Mother Johnes” për të gjurmuar paratë që qarkullojnë midis firmës dhe liderit shqiptar Lulzim Basha. Partia e Bashës filloi sulmet kundër revistës me pohime e akuza të rreme, duke thënë se reporterët kishin marrë para nga partia socialiste e Shqipërisë e duke fajësuar miliarderin George Soros…”

Kështu ka shkruar media prestigjoze amerikane “NBC NEËS” në një artikull ku zbulon lidhjet e ish këshilltarit të Presidentit Trump, Michael Flynn, sot nën hetim, me firmën e lobimit “Muzin Capitol”, e cila sipas medias, njihet për shërbimin e saj ndaj Lulzim Bashës.

Të njëjtat lidhje janë zbuluar edhe nga gazeta “The Hill”. Michael Flyn po pret vendimin e gjykatës për akuzat që rëndojnë ndaj tij, pasi gënjeu agjentët e FBI-së që po hetonin ndërhyrjet e Rusisë në zgjedhjet e 2016-s. Pak pasi la këtë detyrë, Flyyn nisi detyrën si drejtor i strategjisë globale për një firmë të re lobimi në Ëashington, me emrin “Stonington GLOBAL”.

Edhe pse ky pozicion i ri i Flynn ishte bërë publik në faqen zyrtare të firmës lobuese, Flynn e mohoi duke thënë se ky ishte një keqkuptim. Media amerikane ka zbuluar se në fakt, firma e re është thjesht emri i ri i një firme të vjetër, “Muzin Capitol”, në pronësi të Nick Muzin. Tashmë në këtë firmë “të re” është shtuar një partner i ri, Joseph Allaham, edhe ky me lidhje me Partinë Demokratike.

Lexo.al sjell në kujtesë se partneri i ri “Stonington Global”, biznesmeni me origjinë siriane Joseph Allaham, është njeriu që sipas deklarimeve të bëra në departamentin amerikan të shtetit (shih dokumentin bashkëngjitur) shërbente si konsulent e lobues për Lulzim Bashën, në emër të kompanisë Muzin, në SHBA.

Kujtojmë gjithashtu se në vitin 2016, MIchael Flynn ka pasur një kontratë lobimi me mikun e ngushtë të Lulzim Bashës, Kemal Alptekin me vlerë 15 milionë dollarë, i cili në emër të qeverisë turke lobonte për ekstradimin nga SHBA të Fetullah Gylen. Pikërisht Kemal Alptekin u cilësua nga investigimet e medias si personi që kishte ndërmjetësuar pagesat e Bashës me Muzin.

Kështu, ndërsa media amerikane hedh dritë mbi lidhjet Flynn-Muzin- Basha, ajo ngre akoma më tej dyshime për transaksionet e parave dhe njerëzve që PD ka përdorur, për t’i nxirrë faqen Shqipërisë./lexo.al/

Mediat amerikane masakrojnë Lulzim Bashën, transaksionet e dyshimta me Nick Muzin… Read More »

Pse duhet të shkosh në Valbonë këtë verë/Foto

Shqipëria është një vend plot surpriza duke mahnitur edhe turistin më skeptik. E gjendur mes maleve dhe detit është një vend ku mund të befasohesh nga kultura dhe nga panoramat e saj natyrore.

Peizazhe shumëngjyrëshe, liqene, male të larta, lumenj, lugina, dete, kjo është panorama që ofron Shqipëria për çdo turist të huaj që dëshiron të eksplorojë një vend të panjohur më parë.

Bukuritë e rralla natyrore vijnë të gërshetuara me trashëgiminë kulturore dhe atë historike të trashëguara brez pas brezi.  Të gjitha këto shoqërohen nga tradita mikpritëse e shqiptarëve, një vlerë kjo e njohur  tashmë edhe nga bujtësit e huaj.

Për  turistët e huaj, por edhe për ata vendas, janë disa zona turistike në Shqipëri, që nuk duhen lënë pa u vizituar.

E tillë është edhe Gryka e Valbonës, që gjendet në veri të vendit, në Tropojë.

Rruga deri në Valbonë është një mrekulli më vete me peisazhe pyjore e ujore, male e lugina mbresëlënëse.

Lundrimi me tragetin Koman-Fierzë paraqet një atraksion të vërtetë turistik për këdo që viziton Tropojën në të katër stinët.

Pastaj të pret një luginë e bukur që shtrihet mes bjeshkeve të namuna (të bekuara) duke i ndarë malet shkëmborë për të krijuar këtë panoramë kaq të bukur të natyrës shqiptare.

Edhe emri i saj, Valbonë e thot këtë – Luginë e Bukur… Këtu mund të përjetosh veç bukurive natyrore edhe jehonën e Kreshnikëve, Mujit  dhe Halilit… Sipas eposit, Bjeshkët e Namuna kanë qenë një ndër vendbanimet e tyre, mrizet e zanave.. e plot legjenda të tjera që i dëgjon mes banorëve vendas.

Por, udhetimi për në Valbonë, në liqenin e Komanit është një ndër udhëtimet më të bukura që mund të bëhet, malet e larta përgjatë bregut, plot gjelbërim e shkrepa të thepisur, mes grykash, një udhëtim si në përralla. Më pas mund të akomodohesh në hanet zonës, shtëpitë e banorëve të vëna në shërbim të turistëve, duke ruajtur traditën dhe duke u shërbyer atyre në mënyrë tradicionale.

Zgjohesh dhe nën rrezet e diellit të mëngjesit të shfaqet përball maja e hekurave, grykët e hapura, Maja e Rodit, Mali i Thatë, të gjithë duken sikur prekin qiellin…

Edhe kthimi është një guidë turistike më vete duke kaluar përmes Gjakovës e Prizrenit, duke vizituar qytetet historike të lidhjes së Prizrenit, pazarin, kalanë etj…dhe në mbrëmje je në Tiranë… Këtë verë kushtoja ca ditë Valbonës së bukur…/atsh

Pse duhet të shkosh në Valbonë këtë verë/Foto Read More »

11 korrik Dita Botërore e Popullsisë

Më 11 korrik të çdo viti, organizohet Dita Botërore e Popullsisë.

Qëllimi i kësaj dite është që të fokusohet vëmendja e gjithë botës në rëndësinë e çështjeve të popullsisë. Ideja për këtë ditë lindi kur popullsia e botës arriti në 5 miliardë.
Fokusi i Ditës Botërore të Popullsisë për vitin 2018 është: “Planifikimi familjar është një e drejtë njerëzore”

Planifikimi Familjar

Viti 2018 shënon 50-vjetorin e një konference që u përqendrua në planifikimin familjar. Në vitin 1968 u mbajt Konferenca Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut. Për herë të parë, planifikimi familjar u konfirmua si një e drejtë njerëzore. Deklarata e Teheranit, e miratuar gjatë konferencës thotë se, është një e drejtë themelore e prindërve që të vendosin për numrin e fëmijëve dhe intervalin kohor midis tyre.

Miliona gra, në nivel global, ende nuk përfitojnë qasje në metoda të sigurta dhe efektive të planifikimit familjar. Kjo është arsyeja pse është zgjedhur kjo temë si fokus për vitin 2018.

Sigurimi i një planifikimi të sigurt dhe efektiv i familjes, është një e drejtë themelore e njeriut dhe duhet të jetë një zgjedhje vullnetare, ku në themel duhet të ketë barazinë gjinore.

Sfondi
Vlerësimet aktuale tregojnë se, afërsisht 83 milionë njerëz janë shtesa vjetore në popullsinë e botës. Edhe duke supozuar se nivelet e lindjeve do të vazhdojnë të bien, popullsia globale pritet të arrijë në 8.6 miliardë në vitin 2030, në 9.8 miliardë në vitin 2050 dhe 11.2 miliardë në vitin 2100 sipas projeksionit të mesëm.

UNFPA punon për të mbështetur planifikimin familjar duke siguruar një furnizim të qëndrueshëm dhe të besueshëm të kontraceptivëve cilësorë; forcuar sistemet shëndetësore kombëtare; promovuar politika që mbështesin planifikimin familjar; dhe duke mbledhur të dhëna për të mbështetur këtë iniciativë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në bashkëpunim me UNFPA-në siguron lidership global në rritjen e qasjes në planifikimin familjar, duke mbledhur partnerë dhe duke përfshirë qeveritë për të zhvilluar dëshmi dhe politika, si dhe duke ofruar ndihmë programore, teknike dhe financiare për politikat kombëtare në të gjithë vendin./atsh

11 korrik Dita Botërore e Popullsisë Read More »