Aktualitet

Rrëfimi prekës i 46-vjeçarit: Ngrihet në këmbë të veta pas 21 vjetëve falë recepturës së Hetem Ramadanit dhe ushtrimeve intensive

Sokol Murataj, 46 vjeçari nga Shqipëria, është shembulli më i mirë i asaj se nuk ka asgjë të pamundur në këtë botë.

Historia e jetës së tij përpos që është e dhimbshme, është edhe shumë inspiruese për të gjithë njerëzit.

Kishte qenë vetëm 25 vjeçar kur më 5 gusht 1997 kishte pësuar aksident komunikacioni dhe kishte mbetur me dëmtime në shtyllën kurrizore, të cilat e kishin lënë atë të palëvizshëm, shkruan Telegrafi.

Nga ai moment është dashur të mësonte pothuajse gjithçka nga e para – duke filluar nga përdorimi i karrocës, jetesa me karrocën, ambienti më i përshtatur në shtëpi, në shkollë, punë etj.

Ndonëse ai është njohur me Hetem Ramadanin përmes kurseve të meditimit para disa viteve, ai me recepturën e tij ka filluar vetëm para tre muajve.

Përveç recepturës së Hetem Ramadanit, para pak kohe Sokol Murataj kishte filluar edhe ushtrimet intensive fizioterapeutike.

Nuk shkoi shumë me kombinimin e këtyre dyjave – pra ushtrimeve dhe recepturës së Hetemit – dhe ai arriti që të ngrihej në këmbë për herë të parë pas 21 vjetëve, ndjesi vërtet e mrekullueshme për të.

Nga ajo ditë Sokoli vetëm ka shënuar progres, ndërkaq tani çdo ditë ngrihet në këmbë dhe bën ushtrime të ecjes.

Sokoli thotë se përderisa mjekët vendorë e ndërkombëtarë e kishin mësuar atë si ta përdorte karrocën, Hetem Ramadani e ka mësuar atë si të ecë përsëri!

https://www.facebook.com/telegraficom/videos/2261965560486474/?t=0

Rrëfimi prekës i 46-vjeçarit: Ngrihet në këmbë të veta pas 21 vjetëve falë recepturës së Hetem Ramadanit dhe ushtrimeve intensive Read More »

Skrapar, turistja gjermane bllokohet në kanionet e Osumit, ndërhyn policia

Policia ka arritur të shpëtojë një turiste gjermane e cila kishte ngecur në kanionet e lumit Osum. Më poshtë njoftimi i policisë për ngjarjen.

Pas njoftimit të marrë se në vendin e quajtur “Ura e Blezënckës” në kanione, në lumë, një shtetase e huaj ka mbetur vetëm dhe kërkon ndihmën e Policisë për të dalë nga kanionet, menjeherë u organizuan shërbimet e policisë të Komisariatit Skrapar, për t’i ardhur në ndihmë kësaj shtetaseje.

Forcat policore konstatuan shtetasen gjermane K.P., e cila ishte pushuese sëbashku me shtetasin gjerman H.P. Pasi ishin futur në kanione me varkë, shtetasja K.P., e kishte lënë përgjysëm udhëtimin dhe për pasojë kishte mbetur në lumë. Me ndihmën e punonjësve të Policisë, që përshkuan lumin me not në një gjatësi rreth 300 m, u nxorr turistja jashtë kanioneve pa asnjë problem shëndetësor. Turistët falenderuan punonjësit e policisë të Komisariatit të Policisë Skrapar, për ndihmën e dhënë në kohë reale dhe sakrificën e tyre.

Skrapar, turistja gjermane bllokohet në kanionet e Osumit, ndërhyn policia Read More »

Akërni/ Gjate natës i hynë në shtëpi, i vjedhin televizorin dhe disa . . .!

Njoftim i Policise se Shtetit:

Më datë 02.07.2018, gjatë natës, në fshatin Akërni, është vjedhur banesa e shtetasit D.B., vjeç 39, banues në Akërni, ku kanë marrë 1 televizor dhe disa aksesorë elektrikë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Akërni/ Gjate natës i hynë në shtëpi, i vjedhin televizorin dhe disa . . .! Read More »

Banori i Shushicës referohet në Prokurorinë e Vlorës. Arsyeja: Kapet në Panaja duke . . .!

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS njofton se :

Më datë 04.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Vlorë, për shtetasin B.L., vjeç 64, banues në fshatin Shushicë Vlorë, pasi dyshohet se në Panaja, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Lançini”, pa targë. Neni 291 i Kodit Penal.

Banori i Shushicës referohet në Prokurorinë e Vlorës. Arsyeja: Kapet në Panaja duke . . .! Read More »

Forcat speciale janë mbledhur aty, priten trazira?! Kjo zonë e Tiranës sapo ka ngritur dyshime

Në një kohë që në kuvendin e Shqipërisë vijon ende të diskutohet projektligji i qeverisë për Teatrin Kombëtar, në ambientet jashtë parlamentit ka patur një sërë lëvizjesh.

Një numër i lartë i forcave speciale dhe të ndërhyrjes së shpejtë është parë të “rrethojë” parlamentin shqiptar, ndërkohë që në brendësi të tij po zhvillohen ende diskutime.

Ligji i qeverisë i hap rrugën prishjes së godinës së Teatrit dhe artistët, shoqëria civile dhe opozita janë rreshtuar të gjithë kundër shkatërrimit të kësaj godine.

Në pritje të votimit të ligjit, mesa duket qeveria Rama ka vendosur të marrë masa paraprake në rast të ndonjë trazire jashtë ambienteve të parlamentit, pasi protesta kundër prishjes së Teatrit vijon ende.

Forcat speciale janë mbledhur aty, priten trazira?! Kjo zonë e Tiranës sapo ka ngritur dyshime Read More »

“Po kaloi projektligji, a jeni gati të digjni mandatet?”/ Qytetarëve vënë në vështirësi deputeten e PD, ja si përgjigjet ajo

Pas ndërprerjes së seancës plenare, dy deputetët demokratë Dashamir Shehi dhe Jorida Tabaku iu bashkuan protestuesve jashtë Kuvendit.

Pasi Shehi dhe Tabaku folën përpara qytetarëve, një grua mori fjalën dhe ju drejtua deputetëve të opozitës:

“Nëse kalon ky projektligj, a jeni gati të digjni mandatet?”

Deputetja Tabaku mesa duket nuk e kishte marrë parasysh këtë kërkesë të re të qytetarëve dhe dha një përgjigje që ishte ‘politikisht korrekte’.

“Ne jemi gati të ndërmarrim çdo nismë ligjore brenda dhe jashtë Kuvendit për të mbrojtur teatrin. Jemi gati ta dërgojmë edhe në Gjykatën e Strasburgut këtë çështje. Do të ndërmarrim çdo aksion që do ndërmerrni dhe ju”,u shpreh Tabaku.

“Po kaloi projektligji, a jeni gati të digjni mandatet?”/ Qytetarëve vënë në vështirësi deputeten e PD, ja si përgjigjet ajo Read More »

Apeli i Krimeve të Rënda kërkon ‘arrest me burg’ për ish- ministrin Tahiri

Prokuroria bën rekurs, kërkon “arrest me burg” për Tahirin

Prokuroria e Apelit për Krimet e Rënda bërë rekurs në Gjykatën e Lartë në lidhje me ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.

Prokurorët kërkojnë masën e arrestit me burg për ish-ministrin e kabinetit “Rama 1”, sikurse ka bërë edhe në shkallët e mëparshme, një kërkesë që e ka humbur me faktet e paraqitura përpara gjykatave.

Ish-ministri i Brendshëm Tahiri u la në “arrest shtëpiak” në Shkallën e Parë, e më pas u lirua nga kjo masë në Apel, masq e konsideruar nga organi i akuzës si tepër e lehtë.

Apeli i Krimeve të Rënda kërkon ‘arrest me burg’ për ish- ministrin Tahiri Read More »